
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkuar sot në afërsi të vijës së frontit lindor, ku forcat ukrainase po përpiqen të ecin përpara në luftën kundër rusëve.
Ai takoi trupat dhe shikoi hartat në një dhomë me ndriçim të dobët dhe pa dritare pranë Bakhmutit, ku tha se ishte për të “uruar luftëtarët tanë” në Ditën e Forcave të Operacioneve Speciale.
Edhe pse nuk mundi të zbulonte detaje mbi operacionet e tyre, ai deklaroi se ushtarët po bëjnë “me të vërtetë një luftë heroike”.
Zelensky po viziton shpesh vijat e frontit si pjesë e përpjekjeve për të rritur moralin e ushtarëve.
Ndryshe, raportohet se në brendësi të qytetit të Bakhmutit gjenden forcat ruse gjersa janë rrethuar prej ukrainasve.
Zelenski provokatori i luftes i nxitur nga Amerika eshte futur ne brodrume ne Kiev dhe i dergon keto foto sikur eshte prane Bahk-mutit ku i zbythi ushtria private e mercenareve te Wagnerit. Kerkon t'u jape zemer ushtareve te demoralizuar dhe te shklateruar ne front i jane dhene 80 miliarde dollare ndihma ushtarake dhe perparimi i tyre eshte ne vend numero.
Sepaska me vete çerrin e sumes, korespodentin e gaz. "Tema" per luften ne ukrain!!