"Zhduken" disa ushtarë izraelitë në Gaza, IDF aktivizon 'Protokollin Hannibal'

30 Gusht 2025, 10:07Bota TEMA
"Zhduken" disa ushtarë izraelitë në Gaza, IDF aktivizon

Luftëtarë të Brigadës Qassam të Hamasit kanë tentuar të kapin ushtarë izraelitë në Gaza, raportojnë mediat izraelite.

Forcat e Mbrojtjes sê Izraelit (IDF) po zhvillojnë kërkime intensive, për të gjetur personat e zhdukur.

Sipas raporteve paraprake, disa ushtarë izraelitë kanë humbur jetën gjatë incidentit.

Në përgjigje, IDF ka aktivizuar Protokollin Hannibal, një procedurë ekstreme e sigurisë, që përdoret kur ekziston rreziku që ushtarët të kapen nga armiku.

Zhdukja e katër ushtarëve është raportuar edhe nga Al Jazeera.

Ky incident vjen në një kohë tensioni të lartë në Gaza, pas shpalosjes së planit izraelit për ta pushtuar gjithë Rripin, përfshirë qytetin e Gazës.

Autoritetet izraelite kanë paralajmëruar se situata mbetet shumë e rrezikshme dhe se operacionet për rikuperimin e ushtarëve të zhdukur do të vazhdojnë.

2 Komente

  1. P
    Poseidon

    Me njemije do ta paguajne palestinezet e shkrete nje ushtar izraelit....shkojne drejt ZHDUKJES edhe sipas teorise se Trap... Rrofte. HAMAS palestinezetnuk i llogarit njeri..... .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Putin Kurva

      NdersavEbrejte do ta paguajne per 1000 vite e ardhshem

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje