
Nga Idriz Lamaj
Ndoshta si shumë të tjerë, edhe unë, shpeshherë shfletoj letrat me miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, që nuk janë më në këtë jetë. Duke i shfletuar ato, për një çast shpalosen kujtime që më duket se disa prej tyre mund t’i shërbejnë historisë tonë. Pastaj, kthehem te vetëdija për gjendjen e e sotme të rëndë në atdheun etnik, shkaktuar nga çatrafilimi i politikës shqiptare, e them me vete: “Vallë, çfarë mund të shërbejnë në këtë kohë të zymtë kujtimet e mia për të tjerët ose letrat e njerëzve të vdekur?”
Pa qenë ndjellës ogurzi i pesimizmit, duke menduar si gjithmonë për një të ardhme më të mirë, kthehem tek detyrimet e mia ndaj miqve të mi dhe si një vëzhgues i akullt i kohës, pa asnjë pretendim shërbimi historik, kur më jepet mundësia e botimit, shkruaj atë që kam në mend, gjithnjë të mbështetur në shkrimet dhe në letrat e tyre. Ky parim ndiqet edhe në këtë libër për Xhafer Devën. Xhafer Devën e njoha në person, kemi këmbyer vizita dhe kemi pasë letërkëmbim të dendur.
Kam kaluar ditë pushimi në shtëpinë e tij dhe kam trashëguar të gjithë korrespondencën e Xhafer Devës me Rexhep Krasniqin, shokun e tij më të ngushtë, për mëse 40 vjet. Mbas shumë vjetësh, bisedova në telefon me të bijën dhe dhëndrin e zonjës Deva. Në bisedë e sipër, duke përfituar nga miqësia e vjetër, pyeta për letrat e tij dhe më njoftuan se të gjitha i kishte Qefali Hamdia, mik i familjes së tyre.
Në qershor të vitit të kaluar (2001) shkova në Kenosha, Wisconsin, mysafir i Qefali Hamdisë, për të shikuar korrespondencën e Xhafer Devës, të cilën ia kishte dërguar zonja Deva vite më parë, kur ajo, për shkak të moshës së thyer, po mbyllte shtëpinë e vet për të vajtur në shtëpinë e 5 së bijës dhe të dhëndrit, zonjës Burgl Dagmar dhe Rev. Dennis Logie.
Mbasi lexova pjesën kryesore të letrave, në ato gjuhë që i merrja vesh, mora me vete më shumë se një mijë faqe të korrespondencës së tij, ku përfshihet një periudhë mbi 30 vjet, 1945 – 1978. Xhafer Deva foli dhe shkroi shtatë – tetë gjuhë. Korrespondenca e tij është: shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht dhe serbisht. Letrat dhe shkrimet e Xhafer Devës, me përjashtim të atyre me shkronja të turqishtes së vjetër dhe të serbishtes me shkronja cirilike, kryesisht janë të shkruara me makinë, të mbajtura mirë dhe të renditura si mbas alfabetit, me personat që ai kishte të bëjë.
Aty përfshihen edhe letrat e tij familjare. Ai ruajti me kujdes kopjen e çdo letre që dërgoi dhe çdo letre që mori. Zonjës Oswalda Deva, të bijës Burgl, dhëndërrit Dennis Logie dhe z. Qefali Hamdia me familje, i’u shprehi falënderimet më të përzemërta për besimin që më dhanë. Me mirënjohje të veçantë kujtoj këtu ndihmesën që më dhanë vëllezërit – Kapidan Nue Gjomarkaj dhe Nikoll Gjomarkaj, në përgatitjen e njërit prej kapitujve më të rëndësishëm të këtij libri.
Kapidan Nou, përveç vënjes në dispozicion të lëndës mbi marrëdhëniet e Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’ dhe dërgimin e parashutistëve në Shqipëri e në Kosovë, shqyrtoi bashkë me mua secilin dokument të asaj periudhe, dhe formuluam tekstin në formë bisede; ndërsa Nikolla, deshifroi letrat, transkriptoi dhe përktheu nga italishtja, materialet e papublikuara deri më sot, të cilat u botuan në këtë kapitull.
(Vijon nga numrat e kaluar)
Xhafer Deva në dritën e letrave të veta
Para kapitullimit të Italisë, kam qenë tri herë në Shqipni. Kosova ishte lirue por jo inkorporue me Shqipninë. Ministri i Tokave të Lirueme, ishte i ndjeri Ekrem Vlora. Ishim mysafir të Fuad Dibrës. Jam pâ me shumë “leader” të asaj kohe, si Mit’hat Frashëri (kryetar i ‘Ballit Kombëtar’), Mustafa Kruja (kryeministër) etj. Ndërsa të ashtuquajturit “italofil dhe fashist” përpiqeshin me sigurue ushqimet për popullin. Ballistët bënin politikën e Aleatëve, shpresat ishin që aleatët do të zbarkojnë në Shqipni, etj. Komunistet nën drejtimin e jugosllavëve ishin aktiv dhe kishin sigurue me anë të tyre përkrahjen e anglezëve.
Me kapitullimin e Italisē, gjendja në Shqipni pësoi nji ndryshim me shumë randsi. Gjermanët ishin në dijeni që Italia do të kapitullonte. Kishin marrë masa të duhuna. Brenda orëve, Shqipnia u pushtue. Ishin dy divizione gjermane dhe jo italiane. Mirëpo dikushi, ishte interesue me bâ nji marrëveshje me gjermanët në Beograd. Nji marrëveshje që parashifte inkuadrimin e krejt Kosovës me Shqipninë, mosndërhyrjen e gjermanëve në çështjet e brendshme të Shqipnisë, neutralitetin e Shqipnisë dhe sigurimin e monedhës shqiptare nëpërmjet të derdhjes së arit në Bankën Kombëtare në Tiranë, kushtet që dhanë mundësinë me bâ Asamblenë, me zgjedhë Këshillin e Naltë, Parlamentin dhe qeverinë, etj.
Mirëpo, ‘Balli Kombëtar’, i bindun që aleatët do të fitonin luftën (krejt bota e dinte që Gjermania e kishte humb luftën me hymjen e Amerikës në luftë kundër saj), mbajshin lidhje me misionet angleze, të cilët përkrahshin përfushe komunistët, (shif librin e Brigadierit anglez, ‘Trotzky’ Davies) dhe ndigjojshin BBC (British Bradcasting Company). Budallët e Kosovës (i referohet vetes, I.L.) kishin sjellë nji fuqi në Shqipni. Në saje të kësaj fuqie dhe me disa grupe nacionaliste, jo të ‘Ballit Kombëtar’, me përjashtim të rinisë së Tiranës, disi mundën me vu komunistët në defanzivë dhe me rivu qetësinë dhe sigurinë në Shqipni.
Në qershorin e vitit 1944, të prekun që kosovarët kishin marrë fuqinë e shtetit në dorë, kërkuen me marrë qeverinë në dorën e tyne. ‘Grupit të Kosovës’ nuk i mbeti tjetër, veç se me u tërhjekë në Kosovë. Mbas largimit tonë, qeveria i’u dha Fiqiri Dines. Si mësojmë prej librit të ministrit gjerman, Dr. Hermann Neubacher, hapi i parë i qeverisë së Fiqiri Dines, ishte me i paraqitë nji plan ministrit gjerman me furnizue mbrojtjen e Shqipnisë me 20 tanke, municion përkatës dhe armatim etj., i këshilluem prej misionit anglez në shtëpinë e Abaz Kupit në Krujë, gjâ që nuk ishte pranue prej gjermanëve, nën pretekstin e mungesës së personelit shqiptarë, të stërvitun për përdorimin e tankeve gjermane.
Me dështimin e kësaj kërkese, Fiqiri Dines nuk i mbetet tjetër vetëm me dhanë dorheqjen e Këshillit të Naltë. Mandati i ishte besue Ibrahim Biçakut, mbasi ky kishte besimin gjerman. Me ardhjen e Ibrahim Biçakut në krye të qeverisë, komunistët inkurajohen prej këtij ndryshimit, ringjallen dhe kaluen në ofenzivë. Mbrenda nji kohe të shkurtë, komunistët me shpejtësi marrin qytetet e Shqipnisë. Ibrahim Biçaku as që mundi me ikë. Kishte shpresë që ish-nënpunësi i tij, Enver Hoxha, do t’ia falte atij gjynahet. Ibrahim Biçaku e ka pasë nji fabrikë të cigareve dhe Enver Hoxha ka qenë shitësi i cigareve në degën e Tiranës.
Fati i tij ishte me i falë jetën, por me e mbajtë në burg. Kështu mbaroi Shqipnia e zezë, së bashkut me Ibrahim Biçakun. Mit’hat Frasheri, anglofili i madh, mundi me ikë me ndihmën e gjermanëve prej Shkodre në Itali, t’ue besue se atje do ta prisnin anglezët me lule. Atij dhe disa shokëve të tij, anglezët i dhanë nji çadër në baltë, në kampet italiane.”
Në një letër, Shllaku e pyet Xhafer Devën rreth Anton Harapit dhe tërheqjes së tij nga qeveria. Deva i përgjigjet më 26 dhjetor, 1973: “Nuk e dij burimin e informatave që keni mbi ngjarjet mbas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943, posaçërisht mbi fatin e të ndjerit, pastë dritë, Patër Anton Harapit. Do të përpiqem me shpjegue kronologjikisht ngjarjet e asaj kohe. Kapitullimi i Italisë, dihej mirë prej gjermanëve. Levizjet ushtarake dhe diplomatike gjermane, ishin në vijim e sipër. Miku im, Dr. Hermann Neubacher, i ngarkuem i posaçëm i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Juglindje, kishte mbërri në Beograd dhe me 4 Shtator, m’u dasht me fluturue në Beograd. Sekretari i tij më priti në aeroportin e Zemunit dhe arritëm në Dedinje, në zyrën e Shtabit të Ushtrisë Gjermane, “Juglindje”.
Mbasi që ma shpjegoi arsyen e takimit, u shtruen problemet për diskutim. Aty u përpilue nji program, t’ue përfshi edhe kushtet e qëndrimit gjerman ndaj nji qeverie shqiptare që duhej së shpejti të krijohej në Tiranë, me sigurimin nga ana gjermane, si: pamvarësia, neutraliteti, bashkimi i tokave shqiptare me Shqipninë e 1913-ës, anulimi i të gjitha ligjeve të imponueme gjate okupacionit italian; çâshtja monetare, d.m.th., mosnderhymja e ushtrisë gjermane në çashtjet e qeverisë shqiptare, etj. U parapa edhe krijimi i nji Kuvendi, që ma vonë u emnue Asamble.
Pa humbë kohë, unë u nisa për Mitrovicë dhe vazhdova rrugën për Prizren, (me automobil). Aty bâna nji mbledhje me qëllim me krijue organizatën e mbarë tokave shqiptare, me emnin Lidhja e Dytë e Prizrenit. Me 8 shtator, natën, mbrrina në Shkodër. Aty u mor vesh kapitullimi i Italisë. Vazhdova rrugën për Tiranë së bashkut me sekretarin e Dr. Neubacher, Dr. Stärker. Në Tiranë u bâ nji mbledhje e përbame prej 22 burrave, në krye me Ibrahim Biçakun (i biri i Aqif Pashës), në Bashkinë e Tiranës. Qeveria e Ekrem Libohovës ishte në fuqi, e pa asnji fuqi në dorë. Mbrenda dy ditëve prej kësaj mbledhjeje, doli nji Komitet Ekzekutiv, me detyrën: me pranue dorëheqjen e qeverise, fuqizimin dhe normalizimin e jetës administrative shtetnore, përgatitjen e nji Kuvendi Kushtetues Kombëtar, etj. etj. U emnuen ministrat për çdo dikaster. Unë isha ngarkue me detyrën e Ministrit tē Punëve të Mbrendshme.
Mbrenda nji kohe mjaftë të shkurtë, Asamblea u ba. Përfaqsuesit e Kosovës u zgjodhën me vota të lira në Kosovë. Në Shqipni nuk kishte asnji mundësi me ba zgjedhjet. Kështu delegatët, për çdo nënprefekturë, u emnuen prej nji komisioni të kryesuem nga Lef Nosi. Asamblea u ba dhe të gjitha pikat që u shënuan ma sipër u plotësuen. Kryetar i Asamblesë, duhej të bahej Idhomen Kosturi. Mjerisht, po atë ditë komunistët e vranë Idhomenin. Kështu, prej dy nënkryetarëve, z. Rexhep Krasniqi dhe Mark Gjomarkaj, z. Marku i lëshoi Rexhepit kryesinë.
Antarët e Këshillit të Regjencës u zgjodhen aty për aty, dhe me përjashtimin e ndjesë pastë Patër Antonit, të gjithë banë betimin. Patër Anton Harapi, nuk mund të bante betimin pa marrë pëlqimin e Papës. Kuvendi u transformue në Parlament dhe ditën e parë të hapjes së Parlamentit, edhe Patër Antoni e dha betimin. Nëpërmjet të Ambasadorit të Gjermanisë në Romë, pëlqimi i Papës mbrrini mjaftë shpejt.
Seanca e parë e Këshillit të Naltë, u ba dhe me këtë rast u vendos që Statuti i Lushnjes, të pranohet si Kushtetuesi i Shtetit Shqiptar. Simbas Statutit të Lushnjes, kryesia bahet me rotacion, pranue edhe prej Mehdi Beut, i cili u zgjodh si kryetar prej shokëve të tij.
Mirëpo, Patër Anton Harapi bani vërejtjen e tij, që ai nuk mund të nënshkruente nji denim me vdekje, gja që u pranue me kënaqsi prej Mehdi Frashërit. Fuad Dibra vdiq, nji prej antarëve të Këshillit të Naltë. Edhe kjo u miratue prej Mehdi Beut. Lef Nosi, si njeri i urtë e i mençëm, nuk kishte ambicje me u ba kryetar. Mirëpo, Mehdi Beu, jo vetëm që mbante kryesinë, por ndërhynte gjithnji në kompetencat e qeverisë. Patër Anton Harapit, nuk i pëlqente aspak sjellja e Mehdi Beut. Për respektin që kishim për Patrin, njikohësisht edhe miqësia me të, i dijshëm hallet e tij. Kështu nji ditë më telefonoj, dëshironte me u pâ veçmas me mue.
Me këtë rast më tha: “Xhafer, nuk mundem mâ! A mundesh me folë me Dr. Neubacherin, i cili ndodhej në Tiranë, që të fluturoj me te në Austri. Ju përgjegja: Pater, do të kujdesohem, dhe ashtu u bâ. Dr. Neubacher kishte nji aeroplan të posaçëm në dispozicion. Nji natë, ishte fundi i qershorit, Patri u nis me Neubacher dhe mbrrini në Beograd. Mbas disa ditëve, Patri ishte nisë për në Hall dhe në Schwac, në Austri. Në këto dy qytete të vegjël të Austrisë, Patri ka kalue disa vjet në rininë e tij. Patri e dinte edhe gjermanishten mirë.
Prap për fat të keq të tij, Patri as aty nuk ka qenë fort rahat. Sigurisht ka vuejt shpirtnisht. Pa pritë e pa kujtue, nji ditë ishëm në Prizren, kur Patri erdhi në zyrën time. (na, d.m.th., ‘Grupi i Kosovës’ në qeveri, kishim dhanë dorëheqjen dhe ishëm tërhjekë në Prizren). Kërkoi ndihmë për me ja sigurue udhëtimin në Shkodër. U nis me një automobil timin.
Dr. Neubacher, në librin e tij (Sonder-Auftrag SüdOst) përmend fluturimin e Patër Anton Harapit, qëndrimin e tij në shtëpinë e tij ne Beograd dhe kthimin prap në Prizren. Në fund, thotë:
“Patri, mbas disa javëve u kthye në Shqipni, ku vdekja e priste atë. Asnji revolucion nuk mund ta shuej dritën e këtij njeriu. Drita e amshueme, të cilës i ka shërbye, do të zdritë mbi te përherë!”
Kështu i dashtun zotni Shllaku, qëndron e vërteta tepër e idhët dhe jo si komentojnë gojët e prishuna.
Po e mbylli sot me kaq. Gjatë betimit të Tij në Parlament, Patri ka folë këto fjalë, t’ue ju drejtue oficerave të ushtrisë shqiptare:
“Ku jeni o oficera, burra që mbani spaletat? A nuk e dini që spaletat e jueja janë arkivolet e jueja? Tashti asht koha”!
* * *
Në një dosje të tij, ndodhen dy letra të miat ku shihet se i kam bërë presion të shkruante rreth 4 Shkurtit dhe Regjimentit “Kosova”. Më bënte përshtypje heshtja e tij ndaj akuzave rreth masakrës së 4 shkurtit dhe gjoja rreth krimeve që kishte bërë ai. Xhafer Deva heshtte dhe në qetësinë më të madhe shihej se nuk i’u jepte asnjë rëndësi akuzave në fjalë. Vazhdimisht thonte: “Rexhepi i dinë të gjitha, ato janë shpifje, na nuk duhet të mirremi me gënjeshtrat e komunisëve”. Në një letër dërguar Krasniqit, (8.12.1971) Xhafer Deva shkruan:
“Idrizi ngul kambë se këto nuk janë ma shpifje por akuza. Ai nuk po e bân dallimin midis shpifjes dhe akuzës dhe asht i mendimit, se heshtja ime përforcon akuzën. Ai thotë: Ju duhet patjetër të jepni versionin tuej dhe të shpjegoni rrethanat e ngjarjeve për të cilat akuzoheni, të pakten aq sa dini dhe aq sa mbani mend’. Idrizi i shkretë, nuk i dinë intrigat që janë thurë kundër nesh, nga të dy palët, nacionalistët dhe komunistët! Ai nuk dinë se unë jam akuzue edhe për vrasjen e atyne dy ballistave, nuk më kujtohen emnat e tyne, kur tanë Shqipnia e dinte se ata u grabitën prej djemve të Babë Myslimit dhe u ekzekutuen prej tyne, ose të atyne tjerëve që i pushkatuen gjermanet, kur unë nuk isha hiç në Tiranë. Idrizi nuk dinë shumë gjana të asaj kohe…, etj.”.
Unë nuk arrita ta bindë Devën të shkruante më tepër, megjithëse dy-tre herë përmendë në letrat e tij: “Nji ditë do të ulemi bashkë dhe do të shtrojmë muhabetin për këto çashtje.”
DR REXHEP KRASNIQI SHKRUAN PËR 4 SHKURTIN
Mbas vdekjes së Xhafer Devës, me insistimin tim, Dr. Rexhep Krasniqi shkroi diçka për 4 Shkurtin, në librin që përgatitëm për Devën:
Fushatë e tërbuar kundër Kosovës
Menjëherë pas prishjes së marrëveshjes së Mukajt, gusht 1943, partia komuniste e Shqipërisë, sigurisht me shtyrjen e organizatorëve të saj jugosllav, fillon një fushatë të ashpër propagandistike dhe të vëllavrasjes, sidomos kundër anëtarëve të ‘Ballit Kombëtar’. Njëkohësisht, komunistët organizojnë një fushatë të gjerë, pëshpëritjesh dhe të shtypit të tyre kundër Kosovës dhe kosovarëve, me qëllim të kalkuluar, për të diskretituar idenë e Shqipërisë etnike, me të cilën ‘Balli Kombëtar’ kishte fituar një plus në popull.
Fushata në fjalë arriti një kreshçendo pas formimit të qeverisë se re dhe humbjeve luftarake e propagandistike që pësoi lëvizja bolshevike në Shqipëri, humbje në të cilat personalitetet politike e intelektuale kosovare, ashtu si dhe Regjimenti “Kosova”, kishin luajt rol me rëndësi të dukshme. U vunë në qarkullim gjithfarë shpifjesh të ndyra, si bie fjala se kosovarët janë një masë injorante, që kishin për të rrezikue ekuilibrin e përbërjes së popullsisë shtetërore shqiptare, se ata janë katila, vrasin rininë tonë të pafajshme, ç’nderojnë vajzat tona, plaçkisin tregtarët dhe fshatarët”, e njëmijë të zeza të tjera.
Në lidhje me sa u thâ më sipër, këtu shenojmë një ngjarje të shëmtuar që ndodhi në Tiranë, në fillim të vitit 1944, e që është perdorë prej propagandës komuniste për të përhapur shpifje të tilla kundër kosovarëve. Dy oficera të sigurimit publik, që nuk ishin kosovarë, kishin shpërdorë detyrën, duke nxjerrë nga burgu dhe ç’nderuar dy partizane komuniste. Mbrenda orësh, me urdhërin personal të Ministrit Xhafer Deva, pas hetimeve të rastit nga një gjyq ushtarak, oficerët në fjalë, janë dënuar me vdekje dhe janë ekzekutuar të nesërmen në mëngjes, në parkun e Sheshit të sotëm “Skenderbej”. Banorët e atëhershëm të Tiranës, janë dëshmitarë për ngjarjen në fjalë, emrat dhe vendet e prejardhjes së tyre.
Edhe për aksionin e spastrimit që u krye me 4 shkurt 1944, kundër partizanëve komunist që përditë terrorizonin banorët e Tiranës e të krahinave të tjera me atentate brutale, me aksione plaçkitjesh të magazinave tregtare dhe të depove me ushqime e mallra të shtetit. Propaganda komuniste, vjet përvjet mbushë botën me ulurimë dhe akuza hipokrite kundër kosovarëve dhe sidomos kundër Xhafer Devës.
Doemos se aksioni në fjalë është kryer me pëlqimin e Ministrisë së Mbrendshme, që kryesohej prej Xhafer Devës, por e vërteta është se Regjimenti “Kosova”, atë natë ka kryer vetëm detyrën e rojes së zakonshme në qytet dhe nuk ka marrë pjesë në aksionet që ju kushtoj jetën disa komunistëve dhe terroristëve të njohur të tyre.
Aksionet në fjalë, gjithkush e dinë, në realitet janë kryer prej një grupi luftarësh që nuk ishin në shërbim të qeverisë dhe kryesoheshin prej z. Xhelal Staravecka, ish-oficer shqiptar që ka qenë ndër udhëheqësit më aktiv të partizanëve komunist, në një shkallë me shokët Mehmet-Enver, siç e vërteton edhe Dushan Mugosha, njëri prej organizatorëve jugosllav pranë Partisë Komuniste, në kujtimet e veta me titull: “Kur kam qenë në Shqipëri”. Në Shtator të vitit 1943, pas kapitullimit të Italisë fashiste, Staravecka, një njeri me ambicje patologjike, për arsye që vetëm mund të spekulohen, kaloi në anën e qeverisë së re të Tiranës.
Në kalimin e vet, ndoshta për të shpjeguar shkaqet që e shtynë të largohet nga lëvizja komuniste, ai botoi nje seri pamfletesh, në të cilat zbulonte metodat brutale dhe aktet e torturave të tmerrshme të partizanëvet komunist, kundër ushtarakëve italiane të zënë rob dhe të rinjëve shqiptarë që ishin rekrutuar me forcë nga partia.” (Xh. Deva – Jeta dhe Veprimtaria, N.Y. 1980, fq. 85-86).
Krasniqi vazhdon në shkrimin e tij rreth efektit të thellë psikologjik të propagandës komuniste kundër kosovarëve në një pjesë të rinisë dhe popullsisë shqiptare në Shqipëri. Ai akuzon qeverinë komuniste të Tiranës edhe për masakrën e Tivarit. Simbas Krasniqit, afër 2000 kosovarë kalojnë duarlidhur nëpër territorin e Shqipërisë (Kukës-Shkodër), duke u pështyrë e thirrë me sharje “tradhtarë të poshtër”, dhe më në fund ekzekutohen nga forcat serbo-malazeze në Tivar.
C’na i nxirrni keto plehra si Xhaferr Deva et al qe ishin kolaboracionist te fashizmit e pushtuesve Italo-Gjerman qe masakruan popullin e tyre. Sa do te perpiqeni per te denigruar LANC populli e di shume mire se Kush ishin keta plehra, qe ju perpiqeni t’i riabilitoni.
Xhafer Deva nje psikopat kriminel lufte.. pas 45 u fut ne rradhet e sherbimit sekret Grek dhe me vone ne UDB jugosllave. Nga viti 45 deri me 1978 nuk beri asgje per Kosoven. Asnje shkrim, asnje fjalim lere me ndonje aksion politik apo luftarak kunder pushtimit Serbe. Njesoj si Kadri Cakrani iken dhe vdiqen si kriminel lufte.
Xhafer Deva ishte nje patriot i vertete. Ai zgjodhi te keqen me te vogel. E keqja e madhe ishte bashkepunimi me Miladinin, Mugoshen, Tempon, Rankoviqin...
Fashizmi ishte e keqja me e vogel!? O RROT CARI, sa klase shkolle ke?
Per shqiptaret, ore LESH DUCI, serbo-malaziasit ishin e keqja me e madhe.
Qe kur dole shqiptar ti mor kakerdhi turku!?
Fjalet fyese jane shprehje e perditshme e muzhikeve. Atë dhunti keni ju.
U fyeve ti o Kakerdhi? Na plasi trapi o Halabak fashist, analfabet funksional!
Sa here qe hasë ne nje komentues qe shanë, genjen, ofendon, poshteron, urrenë, provokon...gjithmone del te jete nje muzhik.
Pellit o gomar ...
HEU BRE ! Ti nuk mëson asgjë nga historia aktuale në Ukrahinë. Persona si ti, mësimet politike dhe historike i marrin përmes parrullave, or krymb haleje!
Nga Ukraina te mesosh ti mor RROT CARI! Do na mesosh ti historine mor analfabet psikopat! Ti ke nevoje per psikiater mor debil. Na qenka fashizmi "e keqja me e vogel" thote kokrra e halabakut dhe pastaj ka guximin te permende Ukrainen! Sa klase shkolle ke o katunar!?
Bravo
Xhaferr Deva personalitet shqiptar i Shqiperise dhe Kosoves, por komunistet sllavo shqiptare su vjen mire se areiti te krijonte shqiperine e madhe. Duke qene antikomunist e jo kriminel, human (pasi ka shoetuar me mijra cifute ne Shqiperi) prandaj dhe shteti me demokratik ne bote USA ja hapi dyert dhe e beri qytetar te saj
O Katunar jo-kosovar (duket nga menyra si shkruan qe nuk je kosovar), po c'Shqiperi "te madhe" thua o kokrra e injoranti, o analfabet funksional. Po si mund te ekzistoje dicka e madhe apo e vogel, kur ajo nuk ekziston fare? O Budall, Shqiperia u zhduk si shtet ne 1939, sespe u be province e Italise. Per cfare "te madhe" flet ti, o idiot i lindur!? Shqiperia nuk ekzistonte si shtet, ti i mat "madhesine". Trupeshk. Halabake "patriote" si puna jote thone se Marreveshja e Mukjes eshte hedhur poshte "per shkak te permendjes se Kosoves aty". Ky eshte nje justifikim femijnor dhe qesharak, qe ka dale ne drite vitet e fundit. Ne ato vite Kosova ishte pjese administrative e provinces se Shqiperise, qe nga ana e saj ishte pjese e Mbreterise Italiane. Pra pavaresisht se nuk kishte Shqiperi fare (pasi ishte pjese e Italise), nderkohe Kosova ishte pjese e provices shqiptare. Kete gje e kishte bere pra facizmi, qe ishte i embel si hallva, si ajo hallva me shume shecer ama! Ne kete kuptim, cdokush e kupton se s'kishte llogjike te bisedohej per "bashkim me Kosoven" kur nderkohe Kosova ishte e bashkuar me pjesen tjeter te provinces shqiptare. Apo jo!? Keshtuqe ceshtja e bashkimit apo jo nuk ishte fare ekzistenciale, ndaj nuk kishte si te ishte molle sherri per prishjen e nje marreveshjeje politike. Historianet e kane thene qarte dhe cdokush me inteligjence normale e kupton, se arsyeja e prishjes se Marreveshjes se Mukjes ishte ceshtja e PUSHTETIT. Aty u kerkua ndarja e pushtetit pas Luftes, nderkohe qe vetem nje levizje politiko-ushtarake ishte qe po luftonte fashizmin, ndersa te tjerat rrinin ne pritje, ose me keq bashkepunonin me fashizmin. NacionalClirimtarja luftonte dhe vritej me pushtuesin, te tjeret benin bla bla bla dhe pinin raki, e dikush tha qe ta ndajme pushtetin pas Luftes. Jo moreeee. Une luftoj ti ha pula, por pushtetin ta ndajme bashke. C'a thua!? Kush nga ju do e bente kete, edhe sot e kesaj dite? Askush! Edhe NacionalClirimtarja (e udhehequr nga komunistet) nuk pranoi kete marreveshje. Eshte afermendsh! Cudi, si nuk ndihen e nuk thone asnje fjale "patriotet" e leshit per Konferencen e Bujanit!? Ate e bene komunistet (e Shqiperise dhe Kosoves bashke). Nuk e dini? Cfare u vendos aty!? U vendos qe pas Luftes se perbashket kunder fashizmit, Kosova ti bashkohej Shqiperise! Ju duket e cuditshme? Po ja qe ashtu eshte, se historia shkruhet ne castin qe ndodh dhe nuk e shben dot askush. Jo po ky vendim nuk u pranua nga serbet do thote dikush. Po eshte afermendsh, edhe sot e kesaj dite ende nuk eshte pranuar nga serbet kjo gje, pse do pranohej kaq kollaj atehere, c'a ka ndonje gje per te mos kuptuar ketu? Por vetem kaq bene komunistet? Natyrisht qe jo. Per cudi shuhet nje periudhe e gjate historike dhe nuk permendet asgje, nga 1945-1989. Si ka mundesi? Po jane dokumentat zyrtare qe ne takimin me Titon, Enveri i ka kerkuar bashkimin e Kosoves me Shqiperine, ashtu sic dihet pergjigjia e tij se "sot per sot nuk mund ta bejme sepse do kundershtojne serbet". Pse nuk dihen keto? Natyrisht qe historianet i dine, por disave s'ju pelqejne te vertetat, sepse Kosova do vazhdoje te perdoret per politike te brendshme nga te ashtuquaturit "patriote" te pilafit dhe rakise. Pse nuk thuhet se pas Luftes vertet nuk u pranua qe Kosova te bashkohej me Shqiperine, madje nuk u pranua as krijimi i Republikes punetore-fshatare te Kosoves brenda Jugosllavise, por ama u krijua Krahina Autonome e Kosoves qe ne 1946-n! A nuk ishin komunistet (e Shqiperise dhe Kosoves) qe e realizuan kete!? A nuk ishte forma e pare shteterore e Kosoves kjo, qe me tej u ligjeruaa dhe u forcua ne kushtetutat e 1968 dhe 1974-s? A nuk kishte keshtu Kosova Kuvendin e saj, qeverine e saj, administraten e saj, gjuhen shqipe si gjuhe zyrtare, shkollat dhe shtypin ne gjuhen shqipe, universitetin e Prishtines!? A i kishte apo jo? Poooooooooooooooooo. Apo me siguri keto ja kishin dhene ata facistet e hallves!? Te gjithe keto pra, a nuk i bene komunistet!? Ata te Kosoves, por edhe ata Shqiperise po ashtu, qe drejtonin shtetin shqiptar, qe ushtronte presion mbi shtetin jugosllav qe keto te krijoheshin, nese ato synimet e tjera nuk u arriten. Po apo jo? Poooo. A nuk ishin komunistet qe organizuan Kongresin e njehsimit te gjuhes shqipe ne 1972, qe u miratua ne Tirane dhe ne Prishtine? Poooo. A nuk shkuan ne vitet '70 pedagoge e profesore nga Tirana te jepnin mesime e udhezime ne Universitetin e Prishtines? Poooo. A ishte pra merite e shteti komunist shqiptar qe ne sot kemi te njejten gjuhe te njesuar zyrtare me Kosoven? Pooooooo. A nuk ishte shteti shqiptar i udhehequr nga komunistet, qe organizonte dhe drejtonte levizjen per Republike te Kosoves ne 1981-in? Poooo (se mos ka ndonjeri dyshim per kete oreee). A ishte shteti komunist shqiptar qe krijoi dhe mbeshteste grupet e LPK, te cilat ishin ato qe orgazizuan dhe formuan UCK-ne pas viteve '90? Poooooooooooooo. Ju funderrina te shoqerise se sotme shqiptare kurre mos harroni : NACIONALIZMI ESHTE STREHA E FUNDIT E MASKARALLEKUT!
Fadil Hoxha (kryetari i Partise Komuniste te Kosoves) eshte shpallur Komandant nderi i UCK-se, sepse UCK-ja e ka shpallur zyrtarisht veten si vazhduesen e Ushtrise NacionalClirimtare te Kosoves se Luftes se II-te boterore. Ne varrimin e Fadil Hoxhes, fjalimin e mbajti Hashim Thaci qe deklaroi : Komandant Fadili, ne jemi krenare qe jemi vazhduesit e Ushtrise NacionalClirimtare qe ti ngrite dhe drejtove ne Kosove. Kuptuat? Nuk na plas fare trapi, ndac t'ju pelqeje ndac jo, juve funderrinave "nacionaliste". Edhe ne Kosove ka patur kolaboracioniste te fashizmit dhe per ta "bira e miut 300 grosh" ishte ajo qe meritonin, ashtu si ne gjithe Boten!
Ajo deklarata e Fadil Hoxhes "bira e minit 300 grosh" dhe "ata jan plehu i Kosoves" ka qene e drejtuar kah demonstruesit e 1981-tes, qe skan pasur lidhje fare me fashizmin. E mandej populli e quante Fadilin "plehu i Kosoves", kurse Hashum Taqit i ka pelqyer te jet vazhduesi i plehut tu Kosovs, e madje edhe ate "bira e minit 300 grosh" e ka realizuar ne Hage. What a wonderful world!!!
Nuk na plas trapi fare se cfare thoni ju shkerdhatat e fashizmit!!! Ju kemi shkerdhyer dhe do ju shkerdhejme ne perjetesi ...
Nuk ishte shprehja e tij, por e Mahmut Bakallit, kryetarit të Kuvendit të Kosovës
Xhelal Staravecka ne librin e tij me kujtime akuzon direkt Xhafer deven e grupin e tij per masakren e kater shkurtit si hakmarrje per vrasjen e nje te afermit te tij nga njesitet guerile te komunisteve. Gjithashtu xhelali tregon ne librin e tij se ishte pikerisht ai qe kapi ne flagrance ne nje dhome hoteli dy nga drejtuesit e policise qe drejtonte ai, sipas informatave qe kishte marre dhe pas mesnate i gjeti lakuriq ne dhomat e tyre. Nje prej partizaneve aktiviste komuniste nudo para tij i kujtoi se nuk ishte aspak e hijshme dhe morale qe ''trimat'' e tij i shfrytezonin per te bere orgji. Ndersa ai urdheroi arrestimin e ushtarakeve te tij dhe te nesermen i nxorri para gjyqit e pasdite i vari ne litar. Nje prej tyre ishte edhe xharxhanezi (Qani Shenaj)nga gjormi e shok i ngushte i sadik premtes qe dikur kishte qene guerilas ne vlore, por qe kishte kaluar ne dispozicion te qeverise duke i tradhetuar shoket e tij te idealit.Berisha i shpalli heronj dhe Bujar Nishani u dorezoi medaljen e trimerise e te nderit te kombit. Partizania qe i u drejtua staraveckes pas çlirimit u martua me nje kosovar B.H mik i ngushte i saliut dhe vajza e tij njihet sot si historiane qe flet hudhra perdumlla neper ekrane. te gjitha keto sipas kujtimeve te staraveckes. Me duket se Deva genjen kur i atribuon vetes histori e ngjarje qe ai nuk i ka ndjekur. Sipas xhelalit ne ato momente ai ishte larguar nga shqiperia me grupin e tij fill pas ngjarjeve te kater shkurtit ku staravecka pohon se ai kishte vetem dy dite qe ishte emeruar si drejtori i policise. Ata qe bejne krime e lyejne duart me gjakun e te pafajshmeve dine qe te sajojne e te justifikohen per ti mbuluar ato. Ndaj nuk duhet besuar ne paçavuret qe i shkruanin njeri tjetrit ne ate kohe kriminelet. Tung.
"Ata ishin veç roje" . Dmth bëj roje ti sa ti vrasim të gjithë, s'e mos na ikë njeri nga "terroristët". Shkurt muhabeti kriminelë të lindur. Të luftoje okupatorin quhesh terrorist sipas këtyre mendjeve. Po ç'hyn gjuhët e huaja këtu. Xhafa s' di as shqip. Në çdo frazë fut nga dy, tre fjalë që s'janë fare të shqipes. Dhe më skandalozja është se këta ishin bythë e brekë me gjermanin. Po kur erdhi puna për të shpëtuar, asnjë nga këta nuk shkoi në Gjermani. Të gjithë përfunduan në vendet perëndimore si dhe Amerikë. Shkurt muhabeti, bëhem me këdo, pa s'ka rëndësi se çfarë përfaqëson. Po ikni o morra se latë nam fare. Morët valixhet dhe nga sytë këmbët. Pse? Sepse ishin të larë me gjak shqiptari. Çfarë do bënin fituesit ? Ah po, ok. Tani lufta mbaroi, ejani të përqafohemi. Njësoj si Saliu me Zhelefinën.
DEVA hero i Shqiperise me koke poshte vazhdimin e vepres se tij po e ben SALIH LESHI NGAJUGOSLLAVIA APO ANDEJ NGA DALIN VIÇAT VIÇIDOLI I TROPOJES
Xhaferr Deva mbetet kriminel. Mjafton heshtja e tij per te spjeguar ngjarjen e 4 shkurtit per te treguar se ai mbetet vrases i 84 shqiptareve. Turp per ata qe duan te justifikojne disa kufoma politke te asaj kohe.
I thioni nje fjale Idriz Lamaj qe te mos haje shume se do vjelle nga te dy krahet. Historine e Xhafer Deves ta mbaj per vete dhe bashke me Uran Butken e kompani te kujdesen se me duket kerkojne te futen andej nga kane Dale. Porosia ime do ishte; ti ngren nje bust xhafer deves tej ish nevojtoret e ish komitetit ekzekutiv te Tiranes dikur . kaq Te busti te lene vend per te shurrosur te gjithe. S'behi njerez ju, jo; ngelet hunje dhe kurrizo qe vetem varri do tu ndreq.