
Ende pa e pasur kontrollin e plotë të shtetit, por në hapat e duhur drejt marrjes së kontrollit të çdo freni të strukturës shtetërore në Shqipëri, Enver Hoxha dhe enturazhi i tij ishin në radarin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), e cila kishte mbledhur informacione të mjaftueshme prej të gjithëve, për të parë skenarët e mundshëm të asaj çfarë mund të ngjante në Shqipëri.
Në një raport sekret të publikuar në vitin 1947, një pjesë të së cilit Albanian Post e publikoi më 20 prill, mbi rolin që Shqipëria mund të luante në rajon, flitet me emra konkretë edhe për krerët politikë të asaj kohe në vendin e vogël ballkanas.
Si përshkruheshin ata, në raportin e CIA-s?
Enver Hoxha
I gjatë, i pashëm, atletik, me aftësi të mira komunikuese, i vendosur dhe agresiv, ambicioz, i pasinqertë dhe me mungesë të theksuar të idealeve bazë. Një komunist për pragmatizëm, më shumë se sa për ideale.
Të gjitha këto karakteristika i atribuohen një emri të vetëm në raportin e CIA-s të vitit 1947, Enver Hoxhës.
Sipas përshkrimit, si kryeministër dhe komandant i Forcave të Armatosura, ministër i Luftës dhe Punëve të Jashtme, Hoxha ishte diktatori i pakundërshtueshëm i Shqipërisë.
“Përtej faktit se sharmi i tij personal do ta bënte një figurë ideale për diktatin komunist, ai po ashtu zotëron cilësitë e lidershipit, të cilat e bëjnë praktikisht të pazëvendësueshëm nga të tjerët”, thuhet aty.
Në të, përshkruhet se si Hoxhës i mungojnë trajnimet e liderëve rajonalë si Tito apo Dimitrov. Mirëpo, gjithashtu, fakti se ai është mbështetur tek ta dhe këshillat e tyre, për të vendosur regjimin e tij.
Teksa, urdhrat, i merrte fillimisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste jugosllave.
Kontrolli mbi njerëzit e tij dhe shqiptarët ishte i pamohueshëm për amerikanët. Megjithatë, në rastin eventual të formimit të një Federate Ballkanike, ai nuk do të kishte shanse përballë Titos apo Dimitrovit.
Koçi Xoxe
Hakmarrës, sadist dhe i paskrupullt.
Përshkrimi i Koçi Xoxes ishte edhe më i errëti në faqet e raportit të CIA-s.
Në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, Xoxe shihej si i vetmi, i cili mund të pasonte Hoxhën në krye të shtetit.
Madje, për të shkruhej se ishte i vetmi pasardhës logjik i diktatorit.
“Nuk është aq piktoresk sa Enver Hoxha, por mbajtja e fuqishme e shtetit me forcë e bën të ketë kontroll mbi agjenci të caktuara”, shkruhet aty.
Më së shumti, Xoxe përshkruhet si person, të cilit i pëlqen popullariteti dhe njihej që atëherë si organizator i një sërë ngjarjesh madhore në Shqipëri.
Mehmet Shehu
Gjeneral Major Mehmet Shehu është edhe personaliteti, për të cilin raporti flet me elozhet më të larta, duke parë edhe angazhimin e tij me brigadën ndërkombëtare në Spanjë.
I guximshëm, vigoroz dhe agresiv. Flet anglisht, frëngjisht, italisht dhe spanjisht.
Shehu po ashtu si Xoxe, janë përmendur nga Moska si përzgjedhje për të zëvendësuar Hoxhën në rast nevoje.
Kështu thotë raporti i CIA-s.
Vetëm 36-vjeçar, ai kishte luftuar krah kauzës komuniste në Spanjë. Më së shumti, ishte rekordi që ai kishte në luftë, që e bënte shumë popullor te njerëzit.
Nako Spiro
Si një prej njerëzve më të fuqishëm të regjimit, përshkruhej Nako Spiro nga inteligjenca amerikane në vitin 1947.
Një pro-rus i fuqishëm, Spiro besonte se kapitalizmi amerikan dhe imperializmi britanik, ishin armiq vrastarë të lëvizjeve popullore.
Ndër karakteristikat e tij, ai përshkruhej si një person i organizuar, inteligjent, shumë punëtor, por i cili mund të ishte tepër i pakëndshëm.
Koço Tashko
Personazhi i fundit, i cili përshkruhet në raportin e CIA-s, është Koço Tashko, i cili nuk kishte pozita aq të larta sa të tjerët, por vlerësohej me po aq influencë.
Tashko kishte kaluar disa vite në SHBA, ku ishte diplomuar në Universitetin e Harvardit. Ai, po ashtu, kishte kaluar gjashtë vjet në Moskë dhe përshkruhej si pro-sovjetik.
Roli kryesor i Tashkos, si një person inteligjent, lidhej më së shumti me interpretimin fillestar të direktivave prej Kremlinit dhe Jugosllavisë ndaj Hoxhës.(Albaniapost)
atletik??? na shkrite fare o CIA, po ku dreqin e kishte atletikun ai budalla qe as fakultetin s'e mbaroi dot
Ti me siguri as fjalen "atletik" nuk e ke idene se cfare do te thote. Debila si puna jote sot kane "nderin" te pellasin ne rrjet, por edhe ne Kuvend!
atletik??? na shkrite fare o CIA, po ku dreqin e kishte atletikun ai budalla qe as fakultetin s'e mbaroi dot
ooooo ??? , o idiot, eshte fjala per moshen e re , o gjysem njeri e gjysem hajvan.
Ma simpatike ishte :o mish me dy sy :m'ke ba me qeshe nji ore o ti prej sumet.
Atletik do te thote ndryshe i ri dhe energjik.
Pse shpjegon? Leri ore keta debilat te mbeten debila gjithe jeten, se e meritojne ...
Ne nji Shtet si Shqiperia inekszistent ,ku nuk funxionon asgje ,asnji Ligje ,asnji institiucion asnji Rregull , dhe mediet jane ne duart e injoranteve Lopcare qe kane nji kulture te cunguar fshatari cinik e anadollak , mundet qe Gjithkushio te beje gjithcka me shoqerine shqiptare ,si kan bo kto 30 -vjete me Plehrat Toksike te Kazanit ,Lajme ku nga shumica idiote dhe e tredhur tashme besohet qorr gjithckaje nderkohe qe askujt si intereson vertetesia e lajmeve -fuck all - KAFSHE KTHEHUNI NE ORIGJINE
Kur ne mes te luftes, partizanet tane binin / Enverko me serbet tok ne nje krevat flinin / Keto qyfyre Enverko me dore te vet i ka shkruar / Se si "Me Miladinin, ne nje batanie flinim shtrenguar" / Dhe pra kur ai Poliagjent Memoja Tiranen po e clironte / Miladini vence Enverkos sumen ja derrmonte / Ky ishte pra ai Simpatiku-atletik kryetar i partise / zgjedhur nga Serbet, si simbol i Kurverise /
Budallenj si ty duhet te behen deputete,
Po po prandaj ja rujtet karin ju vemiet qe duartrokisnit nat dit per ate .ju shkerdheu 40 vjet dhe 30 sala mir jeni tani .
Atletikllekun e bythës kishte ayyy???
Harram i qoft atij qe nuk u la neper kasolle me kashte dhe te flinit me lopen e me dhine,po u beri me shkolla e universitet. Harram i qoft atij qe nuk u la te vrisnit njeri tjetrin per gjakmarrje( tani po ktheheni ne shtratin normal duke vrare njeri tjetrin) por nga 1 milion banore ju beri 3.5 milion. Harram atij qe u beri me bujqesi moderne e su la neper baltovina te kenetave e tua pinte gjakun mushkonja e te vdisnit neper shtepi pa e ditur se çfare eshte mjeku e qe u beri me spitale e shendetesi falas. Harram per jete qe hapi uzina e fabrika e qe nuk kishte asnje te papune. Harram qe u perkujdes e qe u beri strehimore ku ju do t'shpetonit koken ne rast te ndonje lufte ( shikojeni luften ne Ukrainè). Harram i qoft atij qe kaperceu shekuj prapambeturie ne vetem 30 vjet. Dhe ne fund ,ketu e kam me te vertet, qe nuk e kuptoi se kush ishte Ramiz Alia. Ketu gaboi rend. Ramiz qeni ,me ndergjegje,la vendin te stagnonte dhe bukur arriti te permbushte detyrat qe i kishin ngarkuar per ta gjunjezuar Shqiperine. Shikoni se ku kemi arritur?!
Ah sikur te kthehej edhe njehere ajo kohe
O laçian ai sa ty kish at mikun o zhulc , mos u mer ti me politik ik vidh noj komshi mos rri kot , ai burr shteti ishte i vetmi qe se rruajti as per Ameriken as per Rusin as se çau trapin per kerken e drejtoi vet popullin e vet rrespekte per ate burr shteti ishte Krenari Komtare dhe do te jet gjithmon , masi i rruzjten lesht te ter kundershtaret sot vetem hedhin balt si vemje pa moral , e beribkrenar ket popull ishte udheheqsi me trim dhe me i bukuri ne bot .
Enveri nuk ishte idealist komunist, ai ishte nacionalist.
Enveri ishte edhe nacionalist dhe komunist! HERO KOMBETAR!