“Mehmet Shehu ishte agjenti i anglezëve me pseudonimin ‘BAB008’”! Çfarë kishte dosja në kasafortën sekrete të Hysni Kapos!

20 Prill 2022, 12:08Dossier TEMA

“Mehmet Shehu ishte agjenti i anglezëve me pseudonimin

Edhe pse kishte vite që i mbante në kasafortë, Enver Hoxha “vendosi” t’u besonte dokumenteve sekrete për agjenturën e Mehmet Shehut, vetë, pas vetëvrasjes së këtij të fundit.

Dokumentet vinin nga Vjena dhe kishin rënë në dorën e ish-ambasadorit shqiptar, Gaqo Nesho, që në vitet 1964- 1965. Në librin e tij, “Kush e vrau Mehmet Shehun”, ishkreu i Zbulimit me Jashtë, në Ministrinë e Jashtme, Perlat Çaushi, tregon përmbajtjen e dokumenteve që ruheshin prej vitesh në kasafortën e Hysni Kapos. Sipas tyre, Mehmet Shehu jo vetëm ishte agjent, por interesi i tij ishte thjesht financiar.

“Akuza kryesore që iu bë Mehmetit, ishte cilësimi si agjent i Intelegjent Servisit anglez me pseudonimin BAB008. Kjo akuzë mbështetej në disa dokumente të dorëzuara nga një i panjohur në vitet 1964-’65 në ambasadën tonë në Vjenë. Këto dokumente, ambasadori ynë, Gaqo Nesho, ia dërgon Hysni Kapos, me porosinë që ato t’i jepen Enver Hoxhës. Sipas Enver Hoxhës, këto dokumente ai ia dorëzoi përsëri Hysni Kapos për t’i përkthyer. Në fakt, ato ngelën për një kohë të gjatë në kasafortën e këtij të fundit.

Çuditërisht, Enveri i harron ato për një periudhë shumë të gjatë kohore dhe i kujtohen mbas rreth njëzet e ca vjetësh, sapo Mehmeti vrau veten. Një apo dy ditë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, rreth orës 20, ndodhesha në zyrën time në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më thirrën në Komitetin Qendror dhe më ngarkuan të përktheja gjatë gjithë natës dokumentet e lartpërmendura, të cilat ishin në gjuhën angleze. Ndenja në zyrën e Komitetit Qendror deri afër mëngjesit, për të qenë pastaj në punë në orën shtatë.

Pjesët e përkthyera, i merrte sekretari i Enverit, që t’i daktilografonte, për t’ia dhënë të nesërmen në mëngjes shefit të tij. Më porositën rreptësisht se çfarëdo që do të lexoja, të mos e bëja fjalë me askënd. Sikurse e theksova diku më lart, pas vetëvrasjes së bujshme, Enver Hoxha pat pyetur Ramizin, nëse ai kishte dijeni për këto dokumente. Ramizi kishte mohuar dhe shefi e kishte marrë për dore, duke e çuar te kasaforta e Hysni Kapos. Bile dhe kasafortën nuk e pati hapur Enveri, por Ramizi, për të përforcuar idenë se këto dokumente nuk i kish pasur vetë Enveri, por Hysniu.

Logjika të nxit të mendosh se kur atij iu kujtuan këto dokumente, mund të shkonte t’i tërhiqte vetë dhe bashkë me Ramizin t’i hapnin në zyrën e tij. Nuk besoj se është hamendësim i kotë, por ka të ngjarë që dokumentet të jenë ruajtur në kasafortën e Enverit dhe u çuan te kasaforta e Hysniut, për të përforcuar shpjegimin se faji ishte i Hysnit që nuk i pat tërhequr vëmendjen Sekretarit të Parë. Por kjo nuk ka rëndësi. Në cilëndo kasafortë që të ishin, ato ishin në administrim të plotë dhe ekskluziv të Enver Hoxhës”, shkruan Çaushi në librin e tij.


Më poshtë, përmbajtja e dokumenteve

25670/A
Nr. 79
Merr: M.O.25.2.431027
Drg.: 2500023.2 .431040
CXG94 E RËNDËSISHME
Tuajit 86 të shkurtit

A. Kemi në konsideratë udhëzimet tuaja. B. Gjatë kontaktit me radio 255II, tha se Mehmet Shehu ishte kandidati më i mirë për veprim.

258II tashmë ka grumbulluar informatat përkatëse personale, të cilat vijnë me postë.

C. Mehmet Shehu njihet të ketë qenë në Kampin e të Internuarve Spanjollë në Francë. Lutemi gjurmët.

TP AT II 03 23.2.43 LIV

...PLETA Nr. 0985
Shteti: Shqipëria. Data 25 nëntor 1943
Lloji i informacionit
Subjekti: Lista e guerilasve shqiptarë
BURIMII: 25000
Burimi ndihmës ose 25811/3; BAB 008
Informatori 258/3; BAB 008
Data e informacionit: 16 nëntor 1943
Referimet
Vërejtje. Është i një vlere të konsiderueshme
Shpërndarja.
Bashkangjitur: Lista e guerilasve shqiptarë.
M A R R ËN O RCXG 47822.2.1944
2 mars 1944
OX25670/A
Merr: H.O.
Dërg. 25000
Lidhur me ish-27387/S

1. 25811 së bashku me 25126 dhe 25132 kanë grumbulluar të dhënat (informacionin) e mëposhtme, lidhur me ish273807/S (25511/S).

2. Subjekti ka lindur në Shqipëri më 10 janar 1913 në një familje fetare fshatare. U diplomua në Shkollën Teknike në Tiranë dhe më vonë në Kolegjin e Luftës në Napoli, Itali (1934- 1935). Më 1936 ka qenë në Ushtri dhe studionte në shkollën e oficerëve.

3. Më 1937, subjekti shkoi në Francë, pas mbarimit të shkollës së oficerëve, dhe mandej shkoi në Spanjë ku doli vullnetar për Brigadën Internacionale.

4. Nga viti 1939 deri në vitin 1942, ai ishte në një kamp të internuarish në Francë. Më vonë u kthye në Shqipëri, nëpërmjet Italisë.

5. Subjekti ka dëshirë t’ju tregojë shokëve rreth betejave të brigadës së tij në Spanjë. Sipas tij, ai u fut në Partinë Komuniste në Spanjë. Aty ai tregoi trimëri dhe u caktua komandant i një kompanie mitraliere dhe më vonë zv.komandant i Batalionit të katërt të Brigadës së Dymbëdhjetë “Garibaldi”. Ai flet pak dhe pa dëshirë, rreth eksperiencave të tij në kampin e internimit.

6. Përpjekjet për të shpjeguar se si u kthye në Shqipëri, pa vështirësi, nëpërmjet Italisë, nuk ishin aspak bindëse për “kolegët e tij vigjilentë të Partisë”. Në vitin 1943, subjekti u zgjodh në Komitetin Qendror të Partisë dhe më pas u caktua komandant i Brigadës së Parë.

7. Duhet të kemi parasysh se marrëdhëniet e subjektit me zonjën Liri Gega janë të ndera. (Yni 107/3) 8. Ngritja e shpejtë në përgjegjësi e subjektit do të jetë premtuese, sepse mund të ofrojë mundësi të reja për shërbim. Megjithatë kanë dalë disa pengesa që vështirësojnë zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta.

9. Prirja dhe zelli për të gjuajtur poste, ndjenja e tij e mashtrimit dhe egërsia, për të cilat tashmë i kemi tërhequr vëmendjen, janë ende të dukshme.

10. Subjekti tashmë është bërë i ndërgjegjshëm për natyrën e interesimit tonë për të. Prandaj besojmë se ka ardhur koha që me atë të flasim më hapur. Sado mosbesues që mund të jetë, ai nuk i ka refuzuar kërkesat tona të vazhdueshme për informacion.

Parë 3/3 10. Lutemi të dhëna. (25000)

Dosja Nr. 1240860/10/8
Merr: H.O.
Kopje CX/1240
Drg.: BAB 51
Referencë tuajit 991/BR/7 të prillit 1950

1. Me keqardhje theksojmë se jemi duke pasur vështirësi të herëpashershme, në rritje, në marrëdhëniet e BAB 008 me BAB 53.

2. Pavarësisht nga fakti se BAB 53 është një agjent me eksperiencë, i cili në asnjë rast nuk i ka dhënë BAB 008 asnjë shenjë mosbesimi dhe frike (në të kundërtën, si gjithmonë ka theksuar se marrëdhëniet e tyre funksionale janë të bazuara në shoqërinë e vjetër, kalitur në betejat e 1943/1944, BAB 008 ka filluar t’i shikojë marrëdhëniet me ne me mosbesim.

3. Në takimin e fundit, BAB 008 ishte tepër i shqetësuar lidhur me qëndrimin tonë mospërfillës.

4. BAB 53 u tregua i aftë të përballonte situatën. Ai qetësoi BAB 008 dhe shprehu shpresat se, në të ardhme, ai mund të takohej, me qëllimin e vetëm dhe të pandryshuar, për të marrë këshillat e tij për probleme të veçanta. BAB 008 u duk se ra dakord. Vështirësinë e punës me BAB 008, BAB 53 e lidh me ngritjen e tij të menjëhershme në pozitë. Gjithashtu kjo rrjedh edhe nga cilësitë personale si bonapartist, mendjemadhësia dhe egërsia e tij, si dhe nga hezitimi ynë për të vendosur, qysh në fillim, marrëdhëniet tona të dyanshme.

5. Për rrjedhim, ne nuk jemi në gjendje ta pyesim atë hapur dhe të marrim përgjigje të drejtpërdrejta.

6. Në këto rrethana, është e nevojshme të shikohet pozita e BAB 081/A dhe BAB 089/B, të cilët kanë kontakte direkte me BAB 008. Duke intensifikuar aktivitetin e këtyre dy të fundit, ne mund të kompensojmë humbjen.

7. Rauf Shehu, kushëriri i BAB 008, ish-nënoficer i Policisë Shqiptare, u largua në Itali, pas shpartallimit të ushtrisë italiane. Flitet se subjekti e ndihmoi atë për t’u arratisur, si shpërblim për disa ndihma që i kishte dhënë ai subjektit në të kaluarën.

BAB 51 215/1 dhe B.295
52
U R G J E N T E
MËNGJES
CXG983 e 15 gushtit110/15

A. Sapo kemi siguruar material të freskët që bën fjalë për kontakte personale të veçanta midis BAB 008 dhe rusëve.

B. Fatkeqësisht, tani është krejt i pamundur përdorimi i këtij materiali për BAB 008. Megjithatë, shpresojmë se, në të ardhmen, do të ketë përmirësime.

C. Dokumentet tregojnë qartë se BAB 008 është shumë ambicioz, i etur për pushtet dhe ka besim te rusët. Në këtë aspekt, ai është i përgatitur që të sakrifikojë çdonjërin nga “kolegët e tij të Partisë”.

D. Lutemi analizoni raportet tuaja të mëparshme duke mbajtur parasysh tonin 871, datë 20 shkurt, dhe, në këtë drejtim, vazhdoni përpjekjet tuaja.

TF Shqipëria H.O.

Në qoftë se vjen ndonjë gjë për BABR.5, ne duhet t’u kërkojmë atyre të mbajnë parasysh kërkesat tona.

DK/1
R.5
P/1
Dosja Nr. 1240 Nr. 298/8B
Merr: H.O.
Nga. BAB 51
BAB – RAPORT PASUES

1. Po bindemi gjithnjë e më shumë se lidhjet e BAB 008 me rusët, përbëjnë shkakun kryesor për disa nga dështimet tona.

2. Megjithatë, ne kemi arritur të vendosim kontroll efektiv mbi BAB 008.

3. Është fakt i habitshëm që subjekti, në mënyrë sistematike, ju shmanget kontakteve me BAB 53. Pavarësisht nga kjo, ai nuk i ka shkaktuar asnjë dëm atij, megjithëse mundësitë janë të pakufishme. Insistojmë që BAB 53 të heqë dorë nga ky kontakt (Kjo fraza e fundit është prishur me vizë).

4. BAB 008 është tani, në fakt, personi i dytë në vend. Ne nuk mund të mos admirojmë talentin e tij, për eliminimin e shpejtë dhe efikas të rivalëve dhe zëvendësimin e tyre me përkrahësit dhe shokët e tij.

5. BAB 021/A vendosi lidhje të ngushta me të afërmin më të afërt të BAB 008, i cili u caktua me ndihmën e BAB 008, në postin e shefit të Policisë në Korçë.

S E K R E T

ME INTC 99661x/z 49

SHQIPËRIA
Nga C2B
SEKRET
CX1240Data_________ Numri i dërguesit 192/
P1Data 23.1 58
Përmbajtja: Të dhëna zbulimi në përputhje me INTC/
99661/Z
Seksioni R.5.
KY RAPORT
Është i një vlere të konsiderueshme.
Është me vlerë.
Është me pak vlerë.
Është pa vlerë.
KRITIKË

Informacioni që u përket pjesëve “Prioritet” paragrafi 2,5,6; “E rëndësishme”, paragrafi 2,6; “Pikat favorizuese”, paragrafi 2,3,4,7, është i një vlere të konsiderueshme. Informacioni që i përket pjesës “E rëndësishme”, paragrafi 3,5, është me vlerë, por kërkon riverifikim.

AGJENT: 27397 Koha e rekrutimit: prill 1940. Oficeri i zbulimit 05/H

Të dhëna paraprake:

Lindur më 1913, me origjinë fshatare, i shkolluar, ka qenë oficer në brigadë internacionaliste, ka ardhur në Spanjë, nga Shqipëria, në vitin 1938. Personaliteti: antifashist.

Motivet: financiare.

14 Komente

  1. T
    TV Skampa

    Cfare mendimi ka Llazi, gjigandi i arkives se komunitetit tone? Ju urojme gjithe te mirat Llazi dhe urojme te lexojme te dhëna te reja nga arkivi i juaj i pafund.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Llazi , shoku i Hajros

      TV Skampa, nje ish drejtuesin tuaj me duket e kane futur ne burg per korrupsion ...

      Përgjigjjuni
    2. p
      per tru shperlaret

      Shiko si kapeshin krah per krah me njeri tjetri kriminelat komuniste , sigurishte me ne krye krye kriminelin , kjofte largun gjakatare pederastin , narcisist ,racistin e poshter Enver Halja i mallkuar per jete te jeteve ....

      Përgjigjjuni
      1. u
        uhahahaaaaaa

        O TRUPESHK, di shkrim e kendim ti o koopetarivist, se mesa duket asgje s'ke kuptuar, o PALL!

        Përgjigjjuni
      2. A
        AlbNY

        Koqet qe mbronin deri dhe Mehmet Shehun, duke injoruar akuzat dhe deshmite per poliagjent, cfare mund te na thone tani? E lexoni mor zaberhane? Fakte dhe jo aludime. Lexoni beqirat e Mehmetit lexoni.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Soreto

          A mund te dime me shume per Llazin? Edhe ky eshte BAB.... apo thjesht koqe kandari nga Kalaja?

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vito mashtruesi, shoku i Nikos

            Soreto, cfare deshiron te dish ? Nuk do kursehem nese pyetjet e tua kane kuptim.

            Përgjigjjuni
            1. T
              TV Skampa

              Llazi eshte eruditi i komunitetit tone, nje arshive e pashtershme, nje gjigand i dosjeve te sigurimit, i urojme Llazit gjithe te mirat

              Përgjigjjuni
            2. R
              Radio Elbasani

              @Soreto Kujdes me fjalorin, mos je shoku i mitomanit Mustafa Xhepa??!!! Llazi eshte i verteti

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dikur Nxenes ne Diktature

                "Dokumentet KOmpromentuese"....qe na Paraqet Enver Hoxha,jane kote se koti... 1-Kthehemi ne vitin 1965-s..Kur "Dikush" shkone ne Ambasaden Shqipetare ne Austri,dhe "Dhuron dokumentet"...si nje "Mike i shqipetareve" dhe zhduket ne Erresiren e Nates?????????Pse??Dhe pse u dashkane Dhuruar keto Dokumente??Gjasme Kompromentuese??Dhe qe Aludojne per Nr.2 te Shtetit M.Shehun.. 2-Enver Hoxha i mori Dokumentet,dhe sikur se Pohone edhe vete:Nuk dinin ti Lexonin ne Anglishte,dhe per vete Rendesine e tyre,nuk kishin Besim te askush qe ti Perkthente,prandaj Vendosi me Hysni Kapon qe Dokumentet te Mbaheshin ne Kasaforten e Hysniut....por ata vune ne Dijeni edhe Mehmetin per keto Dokumente???? 3-po te shohim Kohen ne te cilen u "Dhuruan" dokumentet,Shqiperia ishte thuajse gati qe te delte nga traktati i Warshaves,me Russet ishin Nderprere Marredhenjet,,pra Pyetja eshte Kushe eshte "Dhuruesi"???Dhe c´fare Qellimi ka?? Si Enver Hoxha ashtu edhe Hysni Kapo Menduan dhe Besonin se kjo "Dhurate" ishte e Qellimshme per te Demtuar M.Shehun,dhe keto Lloje Dhuratash jane Pjese e nje Loje Agjenturore-Dezinformimi-Ngjallje Dyshimi,dhe duket se Kerkohej nga Dikush Eleminimi iM.Shehut.. Shkurte:Dokumentet ishin ne Gjuhen Angleze,dhe po Fajesohej M:Shehu..si nje Informatore ,por nuk kemi nje Firem apo Vule te Intelixhent Servisit Britanik ne Funde te Dokumentit...thjeshte kemi nje apo disa Copa Kartelash,me Hamendje ,per ate apo kete Person..dhe nuk kemi nje BAB-008,por kemi edhe nje BAB-53....dhe disa "Informatore"..????????A thua vertet keshtu Vepronte Inteligjent Servisi??Kesi lloje "Dokumentesh munde ti shkruaj kushte te doje,dhe na i paraqese per FAKTE....mjafton te dije Anglisht....dhe kaq.. E Rendesihme eshte se nuk kemi nje Dosje Rekrutimi ,ku thote se M:Shehu eshte Agjente i Anglezeve,pra nuk kemi Dosjen perkatese te Subjektit si dhe Firmen e tije....kemi vetem Hamendje....thjeshte per te Demtuar M.Shehun,per Interesa te nje Agjenture te nje Shteti Armike per Kohen. tani del Pyetja :Pse Enver Hoxha i Ruajti keto Dokumente??Kur fare thjeshte,sikur se e quajten athere Loje e Agjenturave qe kerkojne te Demtojne Unitetin e Partise,ti Digjete.........duket se Enver Hoxha i Ruajti ,si nje "Thesare" i pazbuluar..se munde ti nevojiteshin nje Dite....Dite e cila edhe erdhi..pra thjeshte per Interese Rivaliteti... Kush nga Lexuesit dhe Komentuesit eshte Adhurues Filmash,dhe Romanesh Agjenturore,do te dale shpejte me Konkluzjonin se:Kemi edhe pas "Vetevrasjes" se M:Shehut,nje Tjeter "Dokumente Secret" nga CIA-Amerikane ,te "Ruajtur" ne Ambasaden Amerikane ne Buonos Aires ne Argjentine,dhe po ky Dokumente me 1989-ten duket..na "Rrembehet" nga nje "Mike" i Shqipetareve dhe i jepet Ambasadorit Shqipetare ,dhe ky i fundit e sjelle ne Shqiperi???????Vertet??Dhe...cuditerishte...edhe ky Dokument,na beka "Agjente" M:Shehun..por pa Emrin e tije....Dhe Pyetja nje-Miljoneshe eshte:CIA_Amerikane Dokumentet e Rendesishme per Shqiperine i Ruajtka ne Bibloteken e nje Ambasade????????????Pse jo ne Zyrat e saj?????? Kemi nje Kombinim,...ne te vertet Viktima e Intriges eshte Mehmet Shehu,dhe Agjenti i Vertet duket se sihte Ai qe vizitoj Ameriken me pas ne Demokraci..pra Ramiz Alia.....ne funde te fundit Dokumentet nuk kane asnje Firem te M:Shehut...dhe si te tilla ,jane thjeshte pjese e Lojes per Eleminimin e tije..lol

                Përgjigjjuni
                1. e
                  eh c'na gjeti

                  Je lodh kot, as qe merr kush mundimin te lexoje c'ke shkruar. Je i lodhshem qe ne fjaline e pare ...

                  Përgjigjjuni
                2. o
                  o popull dele

                  Gjell delesh qe dhe sot han bar te "that" e i sjell Sali kerma verdall ktu e 30 vjet me genjeshtra ,mashtrime ,vjedhje .eliminime thjesht per interesa personale ! Ky turp i madh shqiptaresh qe si hije e zez vazhdon e flet ne Foltoren e tyre ,esht pasqyr e ktij populli qe i kercen cdo rrugac, hajdut kriminel e tradhtar ne kuriz e smundet ma te dallosh te bardhin nga i ziu ! Ka 35 vjet qe ky stan spo gjen rehat sepse edhe ujqit kan veshur lekuren e deles ...Tani na ktheheni mbrapa ,ktu e 80 vjet me shkrime kombinacionesh alla sigurimi shtetit , per te na treguar intriga shekspiriane ku delet viktima qe u shtypen , u vodhen , u perzun e po bredhin Botes te ushqehen me bar te njom vet e ata qe lan ktu ,e spo dim akoma kush ishte dhe esht tradhtari i vertet ,ku ne kte mbetje mbreteron korupsioni qe ndertoi krimineli qe vazhdon ta mbaj gjall ..Sa koh Sali Berisha vjen verdall i pa denuar per cka i shkaktoi ktij kombi dhe shqiptareve ,mos u mundoni te hidhni tym per ta mbuluar e haruar pasojen e egzistences se tij ...

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Km

                    Kjo qe thote ky miku i zbulimit te jashtem ne Ministrine e jashtem nuk eshte histori qe del per here te pare.Denoncimin e saj e Ka bere vete Enveri,madje qe ne ato vite .Dokumenta Jane dhene ambasador shqiptar nga Kryetari i Partise komuniste Marksiste Leniniste te Polonise ,kazhimiezh mijal.Jepej dokument i marre nga dokumenta te KGB,Pra Jo nga englezet drejtperseejre.Pasi u studiuan ,Enveri i deklaroi si provokim hrushovian per percarjen e uniteti ne udheheqje.Ia DHA husniut per ti ruajtur ne kasafote derisa tua kerkonte ai.keto dokumenta Edhe Mehmeti i dinte se ku ishin.Kur vdiq hysniu tentoi te uzurponte zyren per "nostalgji".U informua Enveri dhe nuk u realizua.Porosia e tij,zyra te mbetet muze.Kur doli problemi,Mehmeti vrau vehten,Enveri urdheroi hapjen e kasafortes dhe marrjen e ketyre dokumentave.por pseudonimi i Mehmeti dhe Kodi i tij bab008 eshte konfirmuar.Nje grup studiuesish me ne krye Ndreci Plasarin ,ish nendrejtor i institutin te studimeve M-L ,shkuan ne arkivin e londres ku punuan me dokumenta te deklasifikuara te IS.Ndreci Plasarin i Solli te mikrofilmuara keto dokumenta.Ndreci nuk i vleresoi apo e di ai pse.Ne kohen kur analizohej vetevrasja u kerkuan dokumenta e mikrofilmuara dhe mes tyre u gjete Edhe kartela personale e agjentit bab 008 me pseudonimi "mish"" dhe emrin Mehmet Ismail Shehu.Ndreci Plasarin u shkarkuar nga detyra per fshehje te ketyre dokumentave.Pra kartela agjenturor e agjentit englez bab 008 eshte konfirmuar nga dy burime.Njera nga ruset dhe nje nga vete englezet.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Km

                      Dhe nje burimin tjeter.Hilmi Seiti gjeneral Major ne Ministri e e brendeshem,arrestuar dhe denuar me Kadri HasbiunEshte akuzuar ,vec te tjera e Edhe si agjent i zbulimit italian qe para luftes,rekrutuar kur ishte me studimet ne Itali.Ne nje interviste botuar ne shtyp Jo me shume se para dy vitesh,ai thote:- per lirimin e Mehmet Shehut nga kampi i administruar nga englezet ne france,eshte angazhuar dhe Ka nderhyre vetem Mbreti i Italise Viktor Emanueli i trete.Cfare interessi kishte Mbreti i Italise per te ndermjetesuar?Pikerisht ketu,ne kampi Mehmet Shehu eshte rekrutuar nga sherbimit sekrete britanik.ketu eshte firmosur ajo kartela me shifren agjenturore dhe pseudonimi MISH,BAB008..Me tek ,Hilmi Seiti thote:- Mehmetit u kthyen ne shqiperi,shkoni ne Tirane dhe Ka ndenjur tre dite e tre net ne shtepine e Man Kukaleshit ,shef i spiunazhot ne kuesturen e Tiranes.Pse pikerisht te ai?Kur u kthyen ne corrusch,vazhdon Hilmi Seiti,une i shkova ne shtepi dhe e informava per gjendjen e luftes antifasciste ne zonen tone.Me cfare cilesine mori kete raportim Mehmetit? Nje tjeter problem qe njollos rende Mehmetit:- Fiqeretes sanxhaktari,Ka qene dashnoren dhe informatore e Dushan Mugoshes qe ne Tirane.Pas formimit te Brigades se pare ,Dushani,ne cilesine e keshilltarit politike te Brigades se pare e mori Fiqereten nga korca,ku ishte derguar nga PKSh per denim,per ta hequr nga Tirana ,kur rrembyen vajzen e Man Kukaleshit,Pra,e mori ne aparatin politike te brigates.Eshte pikerisht Dushan Mugosha ai qe lidhi me fejese Mehmetin me Fiqereten.Sipas dy ish antareve te njesiteve guerile te Tiranes dekonspirimi i bazes ku ishte strehuar Vojo Kishin,vetem i katert,eshte bere nga Fiqeretja nepermjet raportimit te Dushan Mugosha,Jo me largo se 300 m.nga bazar ku Vojo Kishin Strehohej.Dushani Ka informuar Kuesturen e Tiranes dhe ndodhi ajo qe ndodhi.Sa per ato qe thuhen ,per qendrimet ekstremiste te Mehmetit,Jane zbatim i udhezimeve te keshilltareve te tij jugosllave.Po te lexoni Enverin ne veprat nje dhe dy keni disa qarkore ku ai,Enverit kritikonte qendrimet ekstremiste te nxitura nga keshilltaret jugosllave,si qendrimet trockiste qe synojne cenimin e mardhenieve me popullin.Pra,qe gjate lufte,qendrimet e Mehmetit nuk Kane qene te rastit.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje