FOTOT e rralla” Berati 100 vjet më parë

20 Maj 2022, 10:16Dossier TEMA

FOTOT e rralla” Berati 100 vjet më parë

Nga Ilir Ikonomi

Gjashtë foto nga Berati, një shekull më parë.

Peizazhi natyror, kalaja dhe shtëpitë njëra mbi tjetrën janë të pashoqe, edhe pse jetesa ishte e varfër.

Fotot janë bërë në fillim të viteve 1920 nga gjeografi austriak Ernst Noëack dhe gjenden në një koleksion gjerman.

Fatmirësisht, Berati edhe sot është një muze i madh natyror që i ka rezistuar relativisht mirë dorës së prishësit.

Berati i jep njeriut një dimension të katërt, sepse përveç realitetit aty ti përjeton intensivisht një botë të harruar dhe fantazore. Janë shekujt që nuk kthehen më.

Kalaja ende është e banueshme, kishat e saj bizantine shkrihen bukur me horizontin dhe, në një ditë të pastër me diell, nga bedenat mund të këqyrësh me nge kartolinën e qytetit, thellë nën këmbët e tua.

Pa folur për tavat, byreqet, mezet dhe glikotë, të gjitha bio, që të serviren ndërsa je i rrethuar nga gurët, lulet dhe barërat. Është parajsa mbi dhe.

6 Komente

  1. A
    Albanese Anthony

    Artisti Rama sot e ka kthyer ne Surrel.

    1. J
      Jugu

      z.E Rama e citon qytetarin cdo vend i botes edhe sikur mos te ishte kryeminister ai ka bere per Shqiperine ate gje qe nuk ka per ta bere asnje pasardhes tjeter njerez qe nuk njohin vetveten nuk njohin asgje.

      1. B
        Byrektore SHQUP-i

        O Albaneze Anthony, nuk e di sa ti e njeh Surrelin, por nga Berati s'paske haber fare. Edhe sikur t'i shkonte Rames ne mendje te ndryshoje dicka nuk e ben dot. Berati eshte qytet monument kulture qe mbrohet nga Unesko o Toci i Lales.

        1. P
          Patrioti

          Sa mire ben o Bake qe nuk e harron dhe mundohesh te promovosh qytetin tone sa te dashur aq edhe te embel.

          1. L
            Lame Qata

            Ju është bërë mendja veçse tava, byreqe, gliko!! O llupes injorantë e grykës , i vetmi qëllim në jetë ju ka ngelur të fryheni si kacek, mundësisht kacek bio.

            1. N
              Nje qutetar nga Berati

              Se Berat se Berat te kendoi Mara qe me nate buke shume e uje pak por kjo sot ka ndryshuar uje shume e buke pak.Berati gjithmone do te ngelet Qytet Muze ibukur i thjeshte dhe i embel duhet ta ruajme eshte me vlera te medha .

              Lini një Përgjigje