Si e refuzoi Mbreti Zog ftesën për të vizituar Amerikën në vitin 1936

16 Maj 2022, 15:39Dossier TEMA

Si e refuzoi Mbreti Zog ftesën për të vizituar Amerikën

Në vitin 1936, Presidenti i SHBA, Franklin Ruzvelt, do t’i dërgonte Mbretit Zog një ftesë për të vizituar Amerikën.

Ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi me anë të një postimi në rrjetet sociale zbulon se Mbreti Zog do ta refuzonte ftesën për të vizituar Amerikën.

“Zogu refuzoi me mirësjellje, siç lexohet edhe në këtë letër që i ktheu presidentit amerikan: ‘Adhurimi që ushqej për vendin e madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos për Shkëlqesinë Tuaj, do të më bënte të nisesha me gjithë dëshirë për në Amerikë, por punët e shtetit kërkojnë në këtë moment praninë time në vendin tim. Me kënaqësi të madhe do të nxitoja të përfitoj nga ftesa mjaft bujare e Shkëlqesisë Suaj në rastin e parë që do të më paraqitej’”, shkruan ish-gazetari Ikonomi.

Një udhëtim vajtje-ardhje në Amerikë zgjaste rreth një muaj, pa llogaritur kohën e qëndrimit.

Sipas Ikonomit, me gjasë, Mbreti Zog druhej se një mungesë e tij e gjatë në Shqipëri mund ta shtynte Musolinin ta rrëzonte nga pushteti.

“Italia fashiste kishte dhënë prova se ishte gati t’i bënte puçin. Gjithashtu, mbreti nuk e dinte se si do të pritej nga shqiptarët e Amerikës.

Në vitin 1938, Zogu dërgoi tri nga motrat e tij për të vizituar Amerikën. Më 4 mars ato u pritën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington”, vijon Ikonomi.

“Princeshat pinë çaj me zonjën Ruzvelt dhe në dhomë hyri Presidenti për t’i takuar në shenjë respekti”, do të shkruante gazeta Washington Times për motrat e Zogut.

Ish-gazetari zbulon se në Boston të shtetit Masaçusets, ku shqiptarët formonin koloninë më të madhe, motrat e mbretit u pritën me një entusiazëm që i befasoi gazetarët.

“Vizita shënoi pajtimin përfundimtar të Mbretit Zog me Fan Nolin, të cilët më shumë se një dekadë më parë e kishin dënuar njëri-tjetrin me vdekje”.

Ndërkohë, sa ishte në pushtet, Mbreti Zog nuk mundi ta vizitojë Amerikën, edhe pse ftesa e Presidentit Ruzvelt mbeti në fuqi.

3 Komente

  1. B
    Buda

    Gazetaret shqiptare, nder ta edhe Ilir Ikonomi, jane nje shembull i rralle i kontraversit [kondrapedalit] ne historine e gazetarise boterore: Ne kohen e Diktatures Komuniste, kur kane sherbyer ne Radion e Jashtme te Tiranes nuk kane lene udheheqes demokrat e patriot kosovar te vrare nga diktatori Ahmet Zog; tani, kur Shqiperia po ecen ne rrugen e projektuar nga udheheqesit demokrate, ata i thurin lavde mbretit diktator Zog (?!) Pse nuk shkoi per vizite vrasesi i udheheqesve demokrate shqipatre, diktatori Zog ne Shtetin me te fuqishem Demokratik te botes, SHBA? Pse po mbronte Shqiperine nga Musolini, apo pse ne mars te vitit 1936 kishte firmosur 17 marreveshje legale dhe te fshehta ekonomike e ushtarake me Musolinin, duke e braktisur edhe Lidhjen e Kombeve, sipas urdhrave te dhene nga Musolini? O gazetar kullot ne fushat e tua, veprimet e Mbretit Diktator Zog le te analizohen nga fushat shkencore te Historise se Demokracise ne Amerike dhe nga brezat e rinj te historineve ne Shqiperi!

    1. l
      loni

      mos u revolto,ai qe e ka shkruar eshte i partise se kopilit princi i karit leka kariapo ka vdek ai,e njeri nga ata kopilat e zogut,prandaj eshte logjike qe do shkruaj vetem historira me patriotizem,cfare do thote ai qe gjyshi im vodhi sa mundi dhe iku si tradhetar,mos prit ta degjosh kete nga nje kopil i fisit zogu,dhe nje keshill nga une,shqiperia eshte i vetmi vend ne bote,qe heronjte e etdheut i quajme vrases,kurse tradhetaret i bejme heronj,analizoje kete qe po te them dhe do me hapesh te drejte,shembull,esat pash toptani cfare ishte?dhe cfare po na i bejne sote?esati po behet hero kurse heroi avni rustemin po e ncjerrin vrases ordiner qe vrau per para,pastaj zogu vrau avni rustemin si atdhetar qe ishte avniu dhe zogu tradhetar,dhe sote avniu u harrua kurse zogu me bust ne mezin e tiranes si hero,atdhetar ishte vetem enver hoxha,clirimi i shqiperise eshte e volusur me emrin e tij si komandanti i i ushtrise nacional clirimtare,kush e shan jane ata si zogu tradhetaret e shqiperise,qe flasin per kohen e enverit per ushqime me rracjone,shikoni gjermanine vendi me i zhvilluar i botes,te lejohet te marresh vetem 3 pako me miell,tre kile vaj,3 pako makarona,me 2 muaj lufte qe ka nisur ne ukrahine,askush nga keta plerat e shqiperise nuk i thote keto cfare po behet keshtu,nuk paska qene vetem xhaxhi,qenkan edhe vendet e zhvilluar,shikoni vendi me i lumtur ne bote filandia,po nderton bunkere per strehimin e popullates civile,mos valle xhaxhi paska qene me i mire se sa e mendonim ne,tradhetar jo e jo,dhe shqiperia komuniste ishte vetem,kurse keto shtete jane me te zhviluarat ne bote dhe jane bashk,dhe po bejne ate qe bente xhaxhi,po ndertojne bunkere,po armatosen,po japin urdhra qe te blejme ushqime me rracion,etjketo jane shenjat e para se jane duke na lajmeruar qe do vijne dite edhe me te veshtira,do filloj kriza e madhe globale per ushqim,ju dhjefsha mu ne industri mor plera qe nuk siguroni dote nje muaj miell per popullin,cmimet po rriten dhe askush nuk flet,prandaj edhe ti shoku mos u merzit,sote eshte koha qe te nderohen tradhetaret dhe hajdutet,dhe jo heronjte,prandaj nuk eshte per te derdhur gjak per asgje ne kete bote,se ne fund do quhesh tradhetar,me mire tradheto qe ne fillim dhe te shijosh jeten sesa te vritesh dhe meriten tende dhe timen ta marrin tradhetaret si heronj.

    2. z
      zogi 3

      E REFUZOI SE QELLIMI I FTESES ISHTE TI MESONIN PEDERASTIN DHE TA URDHERONIN TE LIGJERONTE PEDERASTIN E DEGJENERIMIN NE SHQIPERI.

      Lini një Përgjigje