
Nga Afrim Imaj
“Me Enver Hoxhën kam ndarë mendime të ndryshme qysh në moshë të re. Që fëmijë ai ka qënë tinzar dhe mashtrues. Në kohën që zuri kreun e Partisë e deri në fund, Enver Hoxha mbeti një diktator stalinist i pashembullut, satan e i pabesë”
Në pjesën e dorëshkrimeve ku Bedri Spahiu i kthehet figurës së Enver Hoxhës, shpërthen në revoltë, duke sjellë një retrospektivë të gjatë, që starton në vitet e shkollës fillore dhe vazhdon në tërë momentet historike të komunizmit shqiptar. “Enver Hoxha, shkruan ish-Prokurori i Përgjithshëm, ka mundur ta fshehë karaterin mjeran me një demagogji të pashoqe, ku dallon mënyra e një aktrimi të çuditshëm. Në shënimet e Spahiut vjen një qasje ndryshe e rrethanave të krijimit të Partisë Komuniste dhe e katapultimit të Enverit në krye të saj. “Sekretarin e parë shkruan Spahiu, e prodhoi filtrimi i Miladin Popoviçit me Enver Hoxhën, dashuria e krijuar mes tyre. Është fakt se Miladinit i pëlqenin gjërat e shërbimit personal si stilogtaf e sahate të florinjta dhe tryezat e pasura, e këto Enveri ia servirte me bujari…
GEVËTHYESI ENVER HOXHA
Më 1936, kur pushteti i Mehdi Frashërit dha shenjat e para të liberalizmit. Grupi i Tiranës filloi të interesohet për mobilizimin e forcave civile antifashiste e antizogiste shqiptare. Në atë kohë (1938) i them Tahir Kadaresë, anëtar i grupit tim, “Shko në kafe, gjej Enver Hoxhën dhe ma bjer këtu të bisedojmë se si i sheh ai hallet e vendit e të popullit tonë dhe rrugën e kapërcimit të tyre”, Ç’është e vërteta në atë kohë kishte shumë rrethe antizogistësh, që bisedonin për politikë, që merreshin me politikë. Ishin këta nga intelektualët më të çmuar të vendit tonë që ne komunistët, ashtu siç ishim, megalomanë, prepotentë e absolutë, i quanim njerëz të llogjeve e të kafeneve.
Por kishte ardhur koha të dilnim nga guacka jonë në dritën e realitetit, të ballafaqimit, sepse gjendeshim jo vetëm përballë zogistëve, por edhe para pushtimit fashist. Ky kuptim që kishim ne për intelektualët nuk mund të mos më çonte mua të tregoja një interes të veçantë për Enver Hoxhën, që kishte qenë një shok klase i rinisë sime dhe një i rikthyer nga studimet e tij universitare e që dukej shpesh nëpër kafenetë e Tiranës e në mes të intelektualëve të saj. Ky njeri i “ndryshuar” e i “evropianizuar” sipas mendimit tim, do të ishte i përshtatshëm për t’u aktivizuar në lëvizjen tonë, por Enver Hoxha i tha Tahir Kadaresë se refuzonte të takohej me mua dhe shtoi “Mua mos më përzieni në këto punë!”. Ka qenë një zakon në Gjirokastër që të kremtohej dita e 1 Majit si festë e madhe e luleve, një festë popullore kjo. Atë ditë i gjithë populli linte shtëpitë për të zbritur në fusha e kodra me duar të mbushura me trëndafila. Çdo aktivitet atë ditë pushonte dhe këtë ditë e respektonte çdo qeveri e asaj kohe.
Në vitin 1923 Ministria e Arsimit e pa të udhës t’i dërgojë drejtorisë së shkollës sonë 6- vjeçare të Gjirokastrës urdhërin që 1 Maji nuk do të festohej më e në shkolla duhej të vazhdonte rregullisht mësimi. Por me këtë urdhëresë unë nuk u pajtova. Mblodha shokët e klasës, gjithsej 16 veta dhe u propozova të bojkotonim urdhëresën në fjalë, të mos paraqiteshin në shkollë e të shkonim fushave si zakonisht. Të gjithë shokët e klasës e pranuan propozimin tim, me ta edhe Enver Hoxha. Drejtoria e shkollës me drejtor Hysni Babameton, i informuar për këtë, dërgon xha Nesipin (shërbëtorin e shkollës) që të na rikujtojë se duhet të respektonim me doemos urdhëresën e Ministrisë së Arsimit, ndryshe do të merreshin masa. Megjithatë ne të nesërmen vazhduam të dilnim fushave të Gjirokastrës. Dita e 1 Majit filloi për drejtorin e shkollës me ndjekjen e çështjes së shkeljes së urdheresës së ministrisë nga ana jonë. Si iniciatorë ai na thirri mua dhe Nesip Gjebrenë për të na kërkuar llogari për sabotimin e mësimit.
Në atë ditë 2 maji morëm vesh se Enver Hoxha ishte i vetmi që kishte thyer fjalën e dhënë për bojkotimin e mësimit, duke u paraqitur në shkollë që në mëngjes të 1 Majit. Më 1938-1939 vjen në Gjirokastër një djalë i ri, plot shendet e gjallëri, plot lezet e bukuri, një djalë “beu”, siç themi ne në Gjirokastër. Ishte Enver Hoxha. Ai u ndal para dyqanit të Xhevdet Selfos dhe hyri brenda. E shoqëroja me bisht të syrit përtej këtij dyqani. Aty nuk u takuam. Megjithatë në darkë vjen tek unë Shemsi Totozani, i cili më njoftoi se tek ai kishte shkuar Enveri dhe i kishtë kërkuar të më komunikonte dëshirën e tij për t’u takuar me mua. “Absolutisht nuk do të bëhet ky takim me Hoxhën, pasi asgjë e mirë dhe e dobishme nuk do të diltë nga takimi i Bedri Spahiut me një shokun e tij ish–grevëthyes”, i thashë Shemsiut. Në atë kohë isha epiqendra e lëvizjes komuniste në Gjirokastër dhe përgjegjësia për detyrën time më bënte të ndërgjegjshëm në kujdesin për zgjedhjen e anëtarëve të ardhshëm të Partisë.
Që nga ajo tentativë e Enver Hoxhës për të më takuar, ai vdiq për mua. Ai mund të ketë ardhur edhe herë të tjera në Gjirokastër e të jetë zhdukur si fantazmë, por sytë dhe kujtesa nuk më sjellin në mendje ndonjë moment që ta kem parë atje. Historia e shkruar nga dora e Enver Hoxhës e paraqet atë si një komunist të grupit të Korçës dhe kalemxhinjtë e kohës, në të ashtuquajtura vepra të Enver Hoxhës, e nxjerrin si organizator të Partisë, si organizator të lëvizjes komuniste shqiptare dhe e atribuojnë atij lloj-lloj epitetesh, që e bëjnë nga një person të shkallës së fundit në një idhull të tipit stalinian. Ai shkroi me kalemxhinjtë e tij historinë e luftës me falsitetin që e kishte si pajë.
E VËRTETA PËR THEMELIMIN E PKSH-SË
Konferenca e themelimit të Partisë Komuniste shqiptare, ajo që thuhet nga Enveri dhe apologjistët e tij për këtë konferencë, është më shumë një tentativë diversioni, sesa një shpejgim i vërtetë i gjendjes. Jo një po dy janë konferencat për themelimin e Partisë. E para, ku mori pjesë Dushan Mugosha (Sala) dhe e dyta, ku mori pjesë Miladin Popoviçi nën drejtimin e të cilit u arritën rezultatet që dihen. Konferenca e parë u thirr nga Dushani. Në të bënin pjesë kryetarët e grupeve të asaj kohe si Koço Tashko, Kristo Themelko dhe Qemal Stafa etj.
Unë isha përfaqësues i grupit të ushtarakëve dhe i Gjirokastrës. Të gjithë ishin për bashkimin e lëvizjes komunistëve. Por u ndanë në çështjen, nëse duhej të besohej që Dushani ishte një i dërguar autentik i Kominternit për çështjen. Unë mbrojta tezën se nga mungesa e një vërtetimi të tillë, përderisa gjendemi përpara një njeriu që na paraqitet i disponuar të na ndihmojë në organizimin e Partisë, ne s’kemi të drejtë t’i kërkojmë të na paraqesë një dokument autorizimi. Ta lejojmë, pra të fillojmë sa më shpejt nga puna dhe të gjykojmë mbi bazën e direktivave që do të paraqesë për organizimin. Të gjithë delegatët insistuan në atë se ishte e domosdoshme që Sala të paraqiste dokumentin në fjalë. Mugosha, që ishte një organizator i kualifikuar me një eksperiencë të madhe organizimi, u tregua jo në lartësinë e duhur dhe jo i pjekur në terrenin politik. Ai u thotë i inatosur përfaqësuesve të grupeve “Ju doni që të vij tek ju si mushka e dërzhavës, me vulën në prapanicë dhe ngriti këmbën e djathtë.
Dushani e mbajti fjalën. Nuk u kthye më për të sjellë ndonjë autorizim. Rrethanat e prunë që të lirohet nga burgu Miladin Popoviçi, i cili u ngarkua nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Jugosllave që të vinte në dispozicion të gjithë eksperiencën e tij të madhe për të ndihmuar komunistët shqiptarë që të bashkoheshin. Me Koço Tashkon kemi biseduar shpeshherë për çështjen e organizimit tonë. Ai e shpjegon kështu: Në konferencën për formimin e Partisë (e dyta) duhej të vinin nga dy delegatë për çdo grup. Kurse grupi im i Korçës u paraqit me një delegat, që isha unë, Koço Tashko. Miladini më thotë se duhet të sillja edhe delegatin e dytë të grupit. Dola nga dhoma për të gjetur ndonjë shok të grupit. Rrugës takova Enver Hoxhën. Ky nuk ishte anëtar i grupit të Korçës, por një simpatizant intelektual që ne e përdornim si aktivist të grupit tonë. E mora Enverin dhe e çova si delegat në konferencë. Kur u ktheva në Korçë shokët e grupit, sidomos Sotir Vullkani, më kritikuan rëndë për këtë gabim fatal.
Koço Tashko ishte një nga baballarët e lëvizjes komuniste në Shqipëri dhe anëtar i Partisë Bolshevike që nga viti 1924. Nga goja e tij kam dëgjuar se në një bisedë që ai ka pasur me Stalinin, ky i fundit i ka thënë: “Ju do të keni nevojë për një sekretar të parë partie. Zgjidhni një njeri të pashëm, të bëshëm, të tillë e kërkon psikologjia e popullit udhëheqësin”. E ndërsa Tuk Jakova më tregonte “Unë kam qënë në konferecën e dytë të formimit të partisë, por atje nuk u zgjodh kurrkush sekretar i parë.
Si u bë dhe kur u bë sekretar i parë Enver Hoxha, kjo ka qënë gjithmonë një mister dhe kam ardhur në konkluzionion se Sekretar i parë i Partisë ka qënë problemi i filtrimit të Miladin Popoviçit me Enver Hoxhën, dhe Tuku vazhdon – Miladini ishte intelektual, Enver Hoxha gënjeshtar. Një dashuri u krijua mes tyre. Është fakt se Miladinit i pëlqenin gjërat e shërbimit personal si stilogtaf e sahate të florinjta dhe tryezat e pasura, e këto Enveri ia servirte me bujari…(Panorama)
Meruni me Salen. ENVERI ka vdekur.
Akoma Nuk u ngopet Duke genjyer.Jeni te deshtuar.Po jeni te zotet beni me kujdesin tuaj sa u be per ATDHEUN ne are kohe,osé me gjeni nje gozhde Kavaje.
Njerezit po te duan ta lexojne vete librin e Bedri Spahiut, nuk ka nevoje tua servir ndonje ballist, me copra te bashkuara te fjalive . Mos u merrni me Enverin, eshte kocke e madhe per fytin tuaj, do mbyteni.
E lexojnë vetëm shokët e mendjes tuaj , nuk keni kapacitet e një analisti psikolog për të përshkruar dhe analizuar udheheqesin e përmasave të Enver Hoxhes !
Ti mor kok mut kur ishte enver hoxha gjalle e beje shuren ne breke dhe ne shpi mor debil.
Keshtu edukoi edhe saliun e co. Bej baba te te ngjaj
O ç'u kënaqëm ! Në fillim thotë :shko e ma bjer këtu Enverin. Pastaj më poshtë, e ka parë në dyqan dhe nuk e ka takuar. Madje më poshtë akoma vijon : Ai është kështu e ashtu, etj. Pastaj è paska marrë ky për dore dhe e ka sjellë në konferencë. Sinqerisht i kënaqëm shumë me barcaletat plotë kripe të Bedros. Ose të atij që ka marrë përsipër të bëjë një shkrim bordello
Kush eshte genjeshtari?Enveri i Ka lene te gjitha me shkrim,me firme ,mbajtes protocolli dhe vuole,,ne vepra te publikuar dhe per perdorim te brendeshme.Bedriu Ka vetem "kujtimet",qe per mua Jane manipulim i se vertetes.Psh.Ceta e Pezes Ka sulmuar vetem nje here burgun e peqinit ku mbaheshin te burgosue Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha.Bedriu genjeni Duke thene "fillimisht u lirua Dushanit,pastaj erdhi Miladin.Ne fakt ,te dy Jane liruar menjehere.Bedriu genjeni kur thotese Dushanit Ka qene i derguar i kominternit.I deleguar i kominternit per levizjes komuniste ne ballkan Ka qene J.B.Tito.Nga miladini dhe Dushanit ,i pare Ka qene miladini,me funksionin kryetar i PKJ per kosoven.Dushani Ka qene antar i saj,por Edhe korier ne lidhjen e PKSh me PKJ. Ne asnje vend nuk thuhet se krijimi i PKSh u be Brenda nje dite e nje takimit.E shkruar kudo eshte "mbledhjes u zhvillua nga dt 8-14Nentor.qe dite e pare,me 8 nentor,grupet rane Dakord per Bashkim dhe krijimi e PKSh.Ne asnje dokument nuk thuhet se "Enveri u zgjodh sekretar i pare".Eshte zgjedhur "sekretar i perkohshem"dhe zgjedhje e te parit do te behej ne kohe tjeter. Pra Bedri spahiu genjeni hapur. Bedri spahiu i djeg shume barku per Dushan Mugoshes.Qe ne veprat e para ,Ka Letta te Enverit ku terhiqet vemendja per veprimtarine percarese te Dushanit.Aq me teper ,Dushan,dashnori i Fiqeretes,eshte autori i spiunimit te Bazes ilegale ku strehohej Vojo kushi ,vete i katert.Tre u vrane,njeri u dorezua se ishte i plagosur.Bedriut i bej nje pyetje:-a i ke dhene Dushanit ndonje deklarate ku zotohesh se do i qendrosh besnik PKJ dhe shokut Tito?Pse gjate gjithe karieres tende zbatove platformen jugosllave per qendrime ekstremiste?Mos valle per te argumentuar akuzen per "sektarizem"?A e di qe ,miku yt,Dushan mugoshes pas prishjes me jugosllavine u be nder drejtues kryesor i UDB ne kosove ?Te dhimset ,si Ty dhe Dushan kaloshit.Dhe mos harro kengen "tradhetaret porsi Miu,i denon Bedri Spahiu"
Si zakonisht 8 tru shperlare , por me sa duket mungon nje tjeter ( heu bre )i cili eshte super tru pjerdhur . E persa i takon kjofte largut skizofren , pederast , vraes , i pa bese , gjakatare , zemer zi , narcisist , racist , e shume te tjera epitete sigurisht negative , kujtoni vitin 90 , skllaveri totale , popull kocke e lekure , , emigrim total qe vazhdon edhe sot , e ma e keqja e kjofte largut , njeriu i ri qe la mbrapa si kta komentuesit e me siperm , bashke me politi qenet si pjese e njeriut te ri te sakatuar ne tru nga kolera komunoiste ....
O TRUPESHK, o katunar i trashe dhe i pashkolle, ke ngaterruar kazmen me tastieren e kompjuterit, o analfanet kooperativist uahahahahahahaaaaaaaaaaaaa
Per bythmutin super:Shqiperia e 1990,nuk krahasohet me 1980.Ajo e 1990 ishte shqiperi e rrenuar nga agjenturat ne krye te vendit.Me kushtet e kohes se Enverit asnje nuk ishte kocke e lekure,madje Edhe te burgosurit politike kur u liruan i kishin dhembet kristal dhe rrypin te shendetshem.Sigurisht ,mungesa Ka pasur,por bllokada kish pasoja dhe Ajo kish qellime me Larg se shqiperia,te goditej sistemi.Por do jesh kohe dhe do rrosh mesosh.Lenini Ka thene :Politika eshte shprehje e koncentruar e ekonomiste.Lufta eshte vazhdim i politikes me mjete te tjera,me mjetet e forces,dhunes.Do rrosh dhe mesosh,lufta eshte pjelle dhe bashkeudhetare e rendita kapitalist.Ne ate kohe ,per mbrojtjen nga lufta te njerezve u be shume.U mendua qe sejcili te dinte ku do luftonte per mbrojtjen,ku do strehoheshin grate pleqte dhe femijet.Nuk u mendua per te perdorur gra e femije si mburoje per burrat e armatosurNdaj pati dhe mungesa,por kocke e lekure Jo.Ai regjim e morì shqiperine me moshe mesatare 38 vjec dhe e beri me 72 vjec,me 800 mije banoret dhe e beri me 3 milione banoret ne vitin 1972.ai qe udhehoqi vdiq dhe nuk morri asgje ,madje dhe librat dhe oren e dores ia vishen.Sot buckot e tu ngriten perandirine e tyre mbi ato qe vodhen nga Ajo kohe.E keqja eshte se plehrat ricikloheni cdo vit,ndersa birra si Ai,lindin nje here ne 500 vjet.
fatkeqesisht ti kenke edhe ma tru pjerdhur se te tjeret ... no koment ...
Meso te shkruash o inferior!
hani m.. hani me keto genjeshtra
Pse nuk shkruajte kur ishte gjalle , a po nuk ta mbante , tani nuk ka asnje vlere E di ate thenien ... Varri nuk ka mik.... Ka vdek ai , merru me te gjallet po je....Burreeer...
Shkruesi i ketyre "kujtimeve" qenka nje dallkauk, qe ashtu siç ha atë, që s'thuhet, ashtu edhe shpif... Çfare beri dhe la Enveri per Shqiperine, nuk mund te tregohen ne nje koment te shkurter. bedri saphiu mbetet nje laro, ashtu siç ka qene ne te vertete, siç flasin dokumentat dhe tregojne veteranet e LNÇL. Lavdi Legjendes se Pavdekshem, udheheqësit më tê lavdishem ne te gjitha koherat, Enver Hoxha!
Esht njesoj ,ishin legena dhe vazhdojn te bejne legenin.