Nga Dashnor Kaloçi
Ndonëse regjimi komunist i Enver Hoxhës e kishte filluar luftën dhe goditjen ndaj institucioneve fetare dhe klerikëve të ndryshëm të të tre besimeve që me ardhjen e tij në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, kur filloi dhe ekzekutimet, burgosjet apo internimet në masë të qindra e qindra klerikëve, ndalimin e fesë dhe prishjen e objekteve të ndryshme të kultit e institucioneve fetare, e ndërmori vetëm në vitin 1967. Në atë kohë, pasi e sanksionoi me ligj të veçantë ndalimin e fesë, Tirana zyrtare e shpalli Shqipërinë si vendin e vetëm ateist në botë. Ndaj atij vendimi absurd dhe të paparë ndonjëherë që kishte ndërmarrë asokohe udhëheqja e lartë komuniste e PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxha, gjë e cila fillimisht u kamuflua duke i’a atribuuar atë si një nismë dhe kërkesë të disa organizatave të rinisë shkollore të gjimnazeve të Durrësit e Tiranës, pati mjaft kundërshtime dhe reagime të ashpra si nga besimtarët, ashtu dhe nga klerikët e të tre besimeve, që ushtronin veprimtarinë e tyre religjioze në vendin tonë.
Por reagimet dhe kundërshtitë e klerikëve dhe besimtarëve të ndryshëm u acaruan edhe më shumë, kur direktiva e udhëheqjes së lartë të PPSH-së, për ndalimin me ligj të fesë dhe prishjen e objekteve të kultit e institucioneve fetare, po bëhej realitet nga drejtues të lartë të partisë e pushtetit në rrethe të ndryshme të vendit. Ata, duke u kamufluar nën parullën “T‘u shpallim luftë zakoneve prapanike”, filluan menjëherë sulmet ndaj kishave, xhamive, tyrbeve, teqeve, manastireve e objekteve të tjera të kultit, duke i prishur, shkatërruar dhe rrafshuar pjesën më të madhe të tyre, të cilat më pas i kthyen ato në vatra kulture, stalla, magazine, depo drithi etj.
Në ato sulme ndaj institucioneve fetare, fillimisht u dërguan nxënësit e shkollave, repartet ushtarake dhe aktivistët fanatikë të organizatave të rinisë, të cilët vepronin sipas direktivave dhe udhëzimeve që merrnin nga komitetet e partisë të rretheve.
Si fillim ajo gjë iu besua organizatës së rinisë së shkollës së mesme të përgjithshme “Naim Frashëri” në qytetin e Durrësit, e cila nën patronazhin e udhëzimet e Komitetit të Partisë së rrethit me në krye sekretarin e parë Rita Marko, u bënë “flamurtarë të asaj nisme”, që ishte ndërmarrë vetëm pak muaj pas krijimit të një sektori të posaçëm pranë Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, (që drejtohej nga Nexhmije Hoxha), i cili do të merrej me botimin e dokumenteve dhe materialeve të Partisë së Punës së Shqipërisë. Që në fakt do të thoshte: “Botimin e veprave të shokut Enver”. Pra, tashmë shqiptarët duhet të besonin vetëm një Zot, dhe ai ishte Enver Hoxha.
Në atë kohë, kur sapo kishte filluar sulmi ndaj religjioneve fetare dhe prishja e objekteve të ndryshme të kultit, disa nga klerikët e lartë si dhe besimtarë të shumtë nga i gjithë vendi, kujtonin se ajo gjë ishte vërtet një nismë e organizatave të rinisë shkollore. Dhe, për ta parandaluar atë që po ndodhte, ata filluan t‘i dërgonin letra në adresë të sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxhës, ku denonconin veprimet që kishin ndërmarrë ndaj objekteve fetare drejtuesit e partisë dhe të pushtetit në rrethe. Me ato letra dhe ankesa, ata shpresonin se udhëheqësi kryesor i Partisë, do të ndërhynte me autoritetin e tij absolut dhe do t‘i ndalonte ato veprime që po bëheshin.
Ndërsa një pjesë e madhe e këtyre letrave me reagimet dhe protestat që iu dërguan në atë kohë Enver Hoxhës, (gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë), tashmë janë të njohura, pasi shumë prej tyre janë botuar nga Memorie.al, në këtë shkrim po publikojmë një dokument arkivor i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në qytetin e Durrësit e. pikërisht në gjimnazin “Naim Frashëri”, nga ku me porosi nga “lart”, filloi nisma për prishjen e objekteve të kultit.
Në atë kohë që gjimnazi “Naim Frashëri” “ziente” nga nisma e ndërmarrë për prishjen e kishave, xhamive, manastireve, teqeve e objekteve të tjera të kultit, 52 vjeçari Ahmet Xhemal Mezini (me origjinë nga Peqini dhe banues në Durrës), një besimtar i devotshëm, pasi shkroi disa fletushka me “përmbajtje kundërrevolucionare”, në fundin e dhjetorit të vitit 1967, (me rastin e Krishtlindjeve), i hodhi ato në ambientet e atij gjimnazi. Por fatkeqësisht ai u zbulua nga organet e Sigurimit të Shtetit, të cilat e arrestuan dhe gjyqi që iu bë pikërisht në ambientet e shkollës “Naim Frashëri”, e dënoi me 10 vite burg politik.
Për më shumë rreth kësaj ngjarje dhe fatit tragjik të Ahmet Xhemal Mezinit pas lirimit nga burgu në vitin 1978, na njohin dokumentet në fjalë, të cilat janë nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe botohen për herë të parë (bashkë me faksimilet përkatëse) nga Memorie.al. Për ironi të fatit, ndërsa me emrat e atyre që udhëhoqën asokohe rininë e Durrësit për prishjen e objekteve të kultit, tashmë janë pagëzuar sheshe dhe parqe në këtë qytet, kurse emri i Ahmet Xhemal Mezinit, ka qenë fare i panjohur dhe përmendet për herë të parë në këtë shkrim!
DOKUMENTI SEKRET I MINISTRISË PUNËVE TË BRENDSHME, ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË DATËS 8.VI.1978, KU NJOFTOHET NGJARJA PËR VETËVRASJEN E AHMET XHEMAL MEZINIT
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË SEKRET
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr. 1
DEGA E PËRGJITHSHME Tiranë, më 8.6.1978
Më 7.6.1978, u gjet i varur në banesën e tij, Ahmet Xhemal Mezini, vjeç 63, lindur në Peqin dhe banues në Durrës, i dënuar njëherë për veprimtari armiqësore, i cili është liruar nga burgu më 20.5.1978.
Ai ka lënë një letër ku shkruan: “Testament, unë Ahmet Mezini, banues në Durrës, sot i jap fund jetës time, pa asnjë shkasë, pa dënuar asnjeri tjetër, pa pasur ankesë për ndonjë njeri tjetër. Të gjitha teshat që janë këtu, janë të Shaban Mezinit. T’i jepen atij”.
Nga hetimet rezulton se pasi ka dalë nga burgu, gruaja dhe fëmijët nuk e kanë pranuar në shtëpi, ndërsa një vëlla i tij i ka gjetur një dhomë me qera, ku u gjet i varur. Çështja hetohet.
SHËNIMI I MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME KADRI HAZBIU, MBI KOMUNIKATËN OPERATIVE KU ËSHTË PASQYRUAR NGJARJA E VETËVRASJES SË AHMET MEZINIT, ME POROSITË NDAJ ZV. MINISTRIT FEÇOR SHEHU
Kërko dhe shiko se përse ish dënuar, si dhe sa sipër qëndron në hetuesi – gjyq dhe burg, si dhe ç’njerëz janë familjarët që nuk e parandaluan, qëllimi është të shikohen nëse vlen, ka diagnozë, si qëndrimi i mbajtur e kërkoni ndaj njerëzve që dënohen, si nga shoqëria dhe familja.
Kadri Hazbiu
RAPORT – INFORMACIONI I DEGËS SË DYTË TË DREJTORISË SË HETUESISË, DËRGUAR MINISTRISË SË BRENDSHME, PAS KËRKESËS SË MINISTRIT KADRI HAZBIU, LIDHUR ME ARSYET E VETËVRASJES SË AHMET MEZINIT E TË KALUARËN E TIJ
Ekzemplar Nr. 1
E përkohshme 2 vjet
Tiranë, më 7.6.1978
INFORMACION
MBI VETËVRASJEN E ISH TË DËNUARIT AMHET MEZINI NGA DURRËSI
Në zbatim të porosisë së dhënë nga shoku ministër në komunikatën operative Nr. 133, datë 7.6.1978, “Mbi vetëvrasjen e ish-të dënuarit Ahmet Mezini nga Durrësi”, sqarojmë se;
Me datën 7.6.1978, në banesën e qytetarit Irini Muço, në lagjen 15 Spitallë – Durrës, u gjet i varur me çarçaf, Ahmet Mezini, i dl. 1915, lindur në Peqin dhe banues në Durrës, i ç’kurorëzuar, me 6 fëmijë të rritur. Mbi këtë bazë, sektori i hetimit filloi çështjen penale dhe nga zhvillimi i hetimeve, rezultoi:
Ahmet Mezini, në fund të vitit 1967, arrestohet nga Dega e Punëve të Brendshme Durrës, për krimin e agjitacionit e propagandës. Ai, duke iu kundërvënë iniciativës së shkollës së mesme “Naim Frashëri” Durrës, në luftë kundër zakoneve të vjetra fetare, përgatit dhe hedh në oborrin e kësaj shkolle disa fletushka me përmbajtje kundërrevolucionare, si:
“Rini komuniste, është kampi i njerëzimit, burg”, “Rini, në çdo mënyrë luftoni komunizmin”, etj. Në hetuesi dhe gjatë gjyqit që u zhvillua në shkollën “Naim Frashëri”, Ahmet Mezini ka pranuar plotësisht krimin e kryer dhe në fund u dënua me 10 vjet heqje lirie.
Me datën 28.5.1978, Ahmet Mezini lirohet nga burgu. Në Durrës pritet nga i vëllai i tij, Shaban Mezini, i dënuar më parë me dhjetë vjet heqje lirie, për tentativë arratisje, kurse e shoqja, e ç’kurorëzuar nga ai, menjëherë pas dënimit të tij dhe fëmijët, që nuk e kishin takuar asnjëherë gjatë vuajtjes së dënimit, nuk e pranojnë në shtëpi. Me ndërhyrjen e vëllai, viktima Ahmet Mezini, sistemohet në një dhomë me qera tek banesë e Irini Muços në Spitallë.
Gjatë ditëve që ishte liruar nga burgu, Ahmet Mezini bën përpjekje për t’u afruar me familjen e tij. Kështu me datën 6 qershor 1978, takon njërin nga djemtë dhe i thotë se; çfarë po bisedoni në familje, lidhur me bashkimin me të. Djali i përgjigjet se asnjë pjesëtar në familje, nk ishte dakord. Nga kjo përgjigje, Ahmeti revoltohet dhe i shprehet djalit se; nuk do t’u shoh më me sy.
Në këto rrethana, duke mos pasur asnjë shkak tjetër, më datën 7.6.1978, Ahmet Mezini vetëvaret, fakt që u provua plotësisht gjatë hetimit. Po ashtu në vendin e ngjarjes, u gjet një letër e shkruar prej tij, ku shkruhesh: “Testament, unë Ahmet Mezini, banues në Durrës, i jap fund jetës sime, pa asnjë ankesë, pa dënuar asnjë tjetër, pa asnjë ankesë ndaj tjetrit, të gjitha këto tesha që janë këtu, janë të Shaban Mezinit, vëllait tim….deklaruesi, Ahmet Mezini”.
Meqë gjatë hetimit, nuk u provua ndonjë rrethanë, për shtytjen e tij në vetëvrasje, por vetëm ajo që nuk e pranoi familja në shtëpi, çështja më 28.6.1978, u pushua për mungesë krimi.
OFICERI DREJTIMIT, DEGËS II, DREJTORISË HETUESISË
Çështja iu raportua shokut ministër dhe ai qe dakord me rezultatet e verifikimit. Porosit që materiali të arshivohet./ Memorie.al
Po ti ke foto të Sali Berishës dhe Tritan Shehut, me kazma në dorë duke shembur kisha e xhamia. Pse nuk i boton ato?.... Dhe flet për njerëz që nuk jetojnë më....... . Fol për këta kameleonë të cilët ndërrojnë lëkurë sipas interesit në kurriz të,popullit.
Inioranca dhe frika janë dy pikat ku mbështeten të gjitha besimet fetare. (Paul Thiry d'Holbact)
mysli ka ideologji kokeforte, demton dhe veten
Pyesni Dritan ShEHUN SE AI DI GJITHÇKA! I pari që ka marrë kazmën për të prishur kultet fetare!!!!!!
"Nëse një person beson diçka të palogjikshme, ai quhet budalla - por nëse dhjetë milionë njerëz besojnë të njëjtën gjë të palogjikshme, kjo quhet fe." (Voltaire)______________ Besimi fillon pikērisht aty ku arsyetimi mbaron. ( Soren Kierkegaard)
BARSALETA_________ DJALI: O ba, unë jam ateist, por nuk kuptoj diçka. Pse Jezusin të krishterët e njohin si birin e Perëndisë kurse myslimanët jo? Pse priftërinjtë katolikë nuk martohen, kurse ata ortodoksë po? Pse myslimanët thonë se iu lejohet të martohen me 7 gra, kurse të krishterët vetëm me një grua? A flasin për të njëjtin Zot këta (që sipas tyre është një)?__________ BABAI: Çështje besimi mor bir.________ DJALI: Ashtu? Po sikur ty të thoshin që yt bir s'është yti, se kështu besojnë ata, ti ça do thoshe? Që le të besojnë ça të duan? Si mund të balsfemojnë për Jezusin myslimanët, për të vërtetën (sipas të krishterëve) kështu? Kanë kaluar mbi 2 mijë vite dhe këta të fesë akoma nuk dinë ça ishte Jezusi. Si mund të japin mend këta kur s'dinë gjënë më bazike (dhe pretendojnë që Bibla dhe Kurani janë libra të shenjtë dhe kanë zbritur nga qielli? Pastaj, sipas përrallës fetare, në bibël thuhet se Zoti krijoi Adamin dhe Evën, pra vetëm një grua, dhe jo 6 gra të tjera për të. A ishin urdhëresat e Zotit njësoj për të gjithë apo të gjithë bëjnë sipas qejfit dhe interesit? A është e vërteta një dhe vetëm një? Se po qe çështje besimi, edhe unë besoj s'ka Zot, e që të dy palët (e fesë) ja fusin kot dhe përfitojnë.
Besimi ne Zot eshte e pamundur te spjegohet me fjale por kejo sdo te thote se s’ekziston apo eshte e pamundur ta mbrosh. Por cudia eshte se disa te duken te mencur tregojne hapur injorancen, qe merr ne te vertet formen e banalitetit. Kejo lloje injorance fatkeqesish eshte tipike shqiptare ,pra propagande e Enverit, sepse keto lloje argumente qe perdoren ketu, si gjen ne asnje vend te botes. Di ndonje se nje vend ateist apo pa besim ne Zot ka bere perparim ? Enveri, Stalini apo Maua jane shembuj konkrete ku shkon pa Zotit. Edhe sot qe flasim arsyeja qe bota perendimore apo e krishtere vuan, eshte per te vetemen arsye sepse dita me dite po largohet nga morali i krishtere. Ka ndonjeri dyshim per kete? Eshte absurditet te quhet jeta e te pasurve ne bote si model perparimi apo lumturi pa Zot. Por fjala e Krishtit se ‘’c’kuptim ka te fitosh boten por te humabasesh spirtin’’ kush e mohon ? Vete fjalen shqipe ‘’shpirt’’ , si edhe ne cdo gjuhe te botes, kush e mohon se s’ekziston ? Si shpirit mund te vdese , kur ti e di qe ekziston, e ndien, por se shikon ? Mund te marr shembuj pa fund, por Njutoni ( qe ne e mesojme ne shkolle) kur zbuloi gravitetin ja dedikoi bukuris se Zotit si krijues. Keshtu pothuaj te gjithe. Disa te paditur perdorin fjale si ‘’shkenca zbulon te verten’’. Shkenca zbulon ato qe ekzistojne, si graviteti , electromagnetizmi etj por sjep spjeqime si graviteti ekziston. Injorannca eshte e papare nga disa kur e lidhin besimin ne Zot me prapambetejen. Mendoni se Njutoni, Koperniku, Bruno( e permend me qellim)etj etj deri tek Dostojevki jane njerez te paditur. Duhet ta pranosh se ti ke probleme serioze me kete menyren e mendimit. Nqs se dikush do te edukoje veten me kete ceshte le te degjoje ne internet leksionet pa fund te CS Lewis, le te shikoje debatet e psh John Lennox me ateiste e famshem te fiteve te fundit si Chistopher Hitchens apo Richards Dawkins, le te shikoje leksionet e Ken Hovind per krijimin e botes. Kur e pyeten Dawkins pse lexionet ateiste svete ti i japi Pakistanit apo Arabise Saudite , u pergjigj se disa vlera te krishtere jane te mira. Pra ateistet jane njerez qe ‘’duan te hane me 2 luge’’. Keshtu beri edhe Enveri. Gjithe veperat apo poezite e Naimi Frasherit jane fetare, por vetem pergjysmoheshin qe te hiqnin permbajtjen e vertete. Nqs se ateistet jane te sigurte per teorine e tyre pse ndalojne me force besimin ne Zot ? E verteta ska nevoje te mbrohet, eshte genjeshtera qe se duron dot te verteten. Kane frike nga fjala e Krishtit’’ Une jam e verteta dhe jeta’’ Por eshte nje metode tjeter per te kuptuar fatkeqesisht injorancen e disave ku perpiqen te japin ca citate te ndonje filozofi si Nitce apo Volter.Ketu fjala ‘’filozofi’’ perdoret si dicka qe une fshatri se kuptoj dote cfare thone. Jo jo keta filozofe as arrijne te gishti i kembes , shen Vasili, Krisoston, Gregory Palamas etj etj. Aposol Pavlos na thote se‘’ ato qe Zoti ua fsheh filozofeve jua tregon femijeve’’ Sa per Volterin pavaresisht urrejtja qe kishte per Krishti sipas Abbe Barruel nga libri Historia e Jakobizmit , perpara se te vdiste ndryshoj mendje , kerkori te falur, donte me deshperim nje prift ti bente sakramentin. E kuptoi se sdonte te vdiste si qen. Kerko ne internet sa ateiste te famshem kerkojne te falur ne momentet e fundit sepse e kuptojne se shpirti eshte i pavdekshem dhe do japi llogari nje dite. Ska mallkim me te madh se te jetosh dhe te vdesesh pa njohur Zotin.
Enveri gjithçka e kalonte në ekstrem. Por, për mendimin tim, ai bëri mirë që e ndaloi fenë. Në një vend si i yni, me dy fe (të krishterë dhe myslimanë) dhe katër bashkësi fetare (sunitë, bektashinj, ortodoksë dhe katolikë) feja do të ishte një mjet përçarjeje ndërmjet shqiptarëve. Personalisht nuk besoj se ka një Zot, një plak të vjetër me mjekër të bardhë mbi re, që na shikon gjithë ditën se çfarë bëjmë. Dhe na dënon me ferr dhe parajsë. Për mua Zoti është Universi vetë, natyra e pafundme. Siç pohojnë edhe Anshtajni dhe Spinoza. "A është Zoti një plak i vjetër me mjekër të bardhë që rri mbi re dhe na shikon neve gjithë ditën se çfarë bëjmë, apo është një qënie e papërshkrueshme, një entitet i pakapshëm nga arsyeja njerëzore" ?! Anshtajni ka pasë deklaruar mëse një herë se ai nuk beson te zoti i Biblës, por te Zoti i Spinozës! Po çfarë do te thotë kjo ?! Si spjegohet që Anshtajni, një nga mëndjet më të ndritura të shekullit të 20-të, besonte më shumë te Spinoza se te Bibla ?! Dhe në fund të fundit kush është ky Spinoza, çfarë ka bërë dhe çfarë ka shkruar ?! Por le të ndalemi në fillim te qëndrimet e vetë Anshtajnit ndaj Zotit dhe feve. Në letrën e vitit 1954, të shkruar në gjermanisht për filozofin Eric Gutkind, Ajnshtajni, fizikani më i madh i shekullit XX, hedh poshtë të gjitha besimet fetare. "Fjala Zot nuk është për mua asgjë më shumë se shprehja dhe produkti i dobësive njerëzore, dhe Bibla një koleksion legjendash të nderuara, por megjithatë mjaft primitive", shkruante studiuesi nga Universiteti Princeton i New Jersey, një vit para vdekjes së tij në prill 1955. Asnjë interpretim, sado delikat, nuk do të ndryshojë asgjë për mua," shton ai në këtë mesazh një faqe e gjysmë për filozofin gjerman. Ndërsa për Spinozën, Zoti është natyra vetë, është i gjithë Universi me ligjet dhe konstantet e tij të famshme. Disa nga nga ndjekësit e Spinozës, pretendojnë se Zoti i tij i ka qortuar besimtarët për bestytnitë dhe besimin e tyre të verbër te ai, duke u shprehur me fjalitë e mëposhtme : "Ndalo lutjet dhe rrahjen e gjoksit. Argëtohuni, dashuroni, këndoni dhe shijoni gjithçka që kjo botë mund t'ju japë. Nuk dua që ju të vizitoni tempujt e ftohtë dhe të errët që ju thoni se janë shtëpia ime! Shtëpia ime nuk është në një tempull, por midis maleve, pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe detit. Aty është shtëpia ime dhe aty shpreh dashurinë time. Mos u mashtroni nga tekstet e shkruara që flasin për mua: nëse doni të afroheni me mua, shikoni një peizazh të bukur, përpiquni të ndjeni erën dhe ngrohtësinë në lëkurën tuaj. Mos më kërkoni asgjë; se unë nuk kam fuqinë të ndryshoj jetën tuaj, por ju po. Mos kini frikë; unë nuk gjykoj ose kritikoj, nuk jap ndëshkime. Mos i besoni ata që më thjeshtojnë në rregulla të thjeshta për t'u ndjekur: këto shërbejnë vetëm për t'ju bërë të ndiheni të papërshtatshëm dhe fajtorë për atë që bëni; ato shërbejnë vetëm për t'ju mbajtur nën kontroll. Mos mendoni gjithmonë për botën pas vdekjes, ose mendoni se aty do të gjeni bukurinë e vërtetë: por kjo botë ka kaq shumë nga ajo bukuri për t’ju ofruar dhe varet nga ju ta zbuloni vetë. Mos mendoni se kam vendosur rregulla për ju: ju jeni zoti i jetës suaj dhe ju duhet të vendosni se çfarë të bëni me të. Askush nuk mund të thotë se çfarë fshihet përtej vdekjes, por jetojeni çdo ditë sikur të ishte shansi juaj i fundit për të dashur, për t'u gëzuar dhe për të bërë çfarë të doni dhe kjo do t'ju ndihmojë të jetoni më mirë. Nuk dua që të besoni tek unë sepse disa njerëz besojnë fuqimisht se ekzistoj, por dua që të më ndjeni gjithmonë në veten tuaj dhe përreth jush ». Do të shtonja si përfundim se priftërinjtë dhe hoxhallarët mua më duken si dikur komunistët, që bënin sikur besonin te Marksi për të përfituar dhe pasur privilegje. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për klerikët e sotêm.
Sic e thashe me lart cudite skane fund nga disa shqiptare. Ti na e krijove Zotin si nje plak me mjeker te bardhe apo mendon se keshtu mendojme ne dhe mbi kete ‘’skeleri’’ ti tani krijon strukturen tende. Por qe struktura jote te duket lllogjike do na fusesh sic e permenda me lart disa filozofe, qe per cudi te gjithe jane cifute pra jane ata qe Krishti na thote tek John 8-44 ‘’ …jane genjeshtare qe nga fillimi’’. Pse ti si te keshillova me lart s’vete te perdoresh te pakten metodat e atesteve me te fundit ? Jo jo ti do te perdoresh llogjiken tende dhe keshtu ne vend qe te mbrosh teorine tende e diskretiton me keq.
Si nuk e paskam mbrojtur, por e paskam diskredituar teorinë time?! Mund të ma shpjegosh?! Duke filluar nga teoria deri te diskreditimi?! Apo futja kot? Dhe çfarë ke ti konkretisht kundër ndaj atyre që unë kam shkruar?! Nëqoftëse llogjikon me arsye dhe jo me dogma?!
Fshatari : Nuk ke ca thua KOMENTI katarakti eshte realiteti dhe komenti fshatari banaliteti per te vene njerezimin ne gjume letargjik ? Nuk ke ca kundershton ? Edhe Enver Hoxha i ka bere nje sherbim te mire vendit per prishjen e kishave dhe xhamive ? Feja ne vitin 1967 e kish mbaruar misionin e vet , populli ishte i ndergjegjshem nuk besonte me i kish lene faljet apo namzet , vetem nje pakice te moshuarish frekuentonin keto kulte dhe skishte me kuptim feja ? Une qe Po komentoj se kam per turp te them ne ate kohe ne rinia e 1967 kemi vene kazmen dhe i kemi prishur dhe mire beme ? Vendi kishte nevoje per zhvillim , emancipim dhe jo per tu mbajtur te ndrydhur ? Mezi dolem nga pocaqite e morave te zgjebes te malarjes duheshin thare keneta te ktheheshin ne toke buke , te zhdukej analfabetizmi e shume gjera te tjera qe i perkisnin zhvillimit te ekonomise ? E falura ne xhami apo ne kishe nuk te sillte zhvillim as buke as uje , duhej pune kolosale te arije dhe te jetojne si njeri ? Mesa mbaj mend nuk na detyroj njeri te mernim pjese ne keto aksione per prishjen e kulteve ? U dha edhe urdheri per disa kulte si kisha apo xhami qe ishin te mirembajtura te mos te prisheshin por te qendronin si monument kulture per te treguar histori . Njeriu u prish pas 90-tes , feja mori kuptim tjeter u kthye ne biznes keshtu e blene njeriun , ky lloj besimi nuk eshte fe ????
Fshatari : Nuk ke ca thua KOMENTI katarakti eshte realiteti dhe komenti fshatari banaliteti per te vene njerezimin ne gjume letargjik ? Nuk ke ca kundershton ? Edhe Enver Hoxha i ka bere nje sherbim te mire vendit per prishjen e kishave dhe xhamive ? Feja ne vitin 1967 e kish mbaruar misionin e vet , populli ishte i ndergjegjshem nuk besonte me i kish lene faljet apo namzet , vetem nje pakice te moshuarish frekuentonin keto kulte dhe skishte me kuptim feja ? Une qe Po komentoj se kam per turp te them ne ate kohe ne rinia e 1967 kemi vene kazmen dhe i kemi prishur dhe mire beme ? Vendi kishte nevoje per zhvillim , emancipim dhe jo per tu mbajtur te ndrydhur ? Mezi dolem nga pocaqite e morave te zgjebes te malarjes duheshin thare keneta te ktheheshin ne toke buke , te zhdukej analfabetizmi e shume gjera te tjera qe i perkisnin zhvillimit te ekonomise ? E falura ne xhami apo ne kishe nuk te sillte zhvillim as buke as uje , duhej pune kolosale te arije dhe te jetojne si njeri ? Mesa mbaj mend nuk na detyroj njeri te mernim pjese ne keto aksione per prishjen e kulteve ? U dha edhe urdheri per disa kulte si kisha apo xhami qe ishin te mirembajtura te mos te prisheshin por te qendronin si monument kulture per te treguar histori . Njeriu u prish pas 90-tes , feja mori kuptim tjeter u kthye ne biznes keshtu e blene njeriun , ky lloj besimi nuk eshte fe ????