“I hodhi thonjtë në fyt!” Historia e “Togerit të zi” që zhvishte dhe përdhunonte gratë! Denoncimi i vajzës që fundosi sigurimsin

18 Qershor 2022, 14:57Dossier Afrim Imaj

“I hodhi thonjtë në fyt!” Historia e “Togerit

Djalli paskej qenë më i zi nga sa dukej. Mizoritë pa fund të një zyrtari sigurimi në mesin e viteve ‘40 kalojnë përtej imagjinatës njerëzore.

I njohur si përbindëshi i tmerrshëm, togeri famëkeq që kishte vrarë, torturuar e përdhunuar me gjakftohtësinë më të madhe, përfundoi në litar me vendimin e një gjykatë ushtarake në vitin 1947. Togeri i zi, sikundër njihej asokohe Hodo Habipi, u bë i njohur për kafshëritë e tij në ushtrimin e profesionit të oficerit të divizionit të mbrojtjes së popullit qysh ditët e para të shërbimit në zonat veriore të vendit.


I lindur në Kuç të Vlorës, pa arsim, me profesion bujk, me origjinë shtresë e varfër, i angazhuar në lëvizjen antifashiste nacionaleçlirimtare që në ditët e para, fillimisht në ilegalitet e mandej partizan në Brigadën e 6-të, ku pati dhe përgjegjësinë komandant kompanie, Hodo Habipi menjëherë pas çlirimit u rreshtua me forcat e Brigadës së 2-të të Mbrojtjes së Popullit në Shkodër, për ndjekjen e kriminelëve dhe bandave në zonën e Koplikut dhe Malësisë së Madhe.

Që me mbërritjen e tij në krahinën e thellë të Vermoshit, e nisi me veprime brutale, duke torturuar burra e gra. Akoma dhe më keq veproi kur u transferua në krahinën e Mirditës. Tashmë Toger Baba, siç kishte qejf ta thërrisnin, u bë më i frikshëm me vrasjet pa gjyq dhe përdhunimet masive të vajzave e grave. Në dokumentet e kohës rezulton se në maj të vitit 1947 ai arrestoi dhe torturoi Pjetër Kolë Mhillin nga Kallmeti. Pas tij arrestoi Kolë Simonin dhe Gjyste Voglin.

Të parin e nisi me një patrullë për në Lezhë dhe rrugës urdhëroi për ta pushkatuar. Të njëjtën gjë bëri dhe me Kol Simonin. Ndërkaq, Gjysten “e privilegjoi” aty për aty dhe e rrëmben forcërisht në banesë, ku e përdhunoi. Të tilla mizori bënte përherë togeri i zi, aq sa një ditë e detyroi dhe komandën e tij ta kryqëzojë. Togeri i zi është akuzuar se i torturonte personat, duke u futur dhe macet ne pantallona, por kete akuze ai e ka mohuar ne gjyq.


Fundi i karrierës dhe zullumeve të togerit të zi daton më 1 qershor 1947, ku i prangosur merret në pyetje nga tre autoritete të larta të Sigurimit të Shtetit. Fadil Kapisyzi, Zoi Themeli e Mustafa Qilimi kanë paracaktuar akuzat e para në adresë të tij.

Mandej çështja përfundoi në Gjykatë. Gazeta “Panorama” ka zbuluar dosjen e plotë të procesit kundër Hodo Habipit dhe publikon sot dëshmitë rrëqethëse të togerit në gjyq, njëherazi me aktakuzën dhe aktgjykimin që procedoi me dënimin e tij me vdekje në litar.

DOKUMENTI

DËSHMITË RRËQETHËSE TË HODO HABIPIT

Kam shkelur urdhrat e komandës dhe kam bërë veprime të dënueshme. Para se të bëja vrasje, kam arrestuar një vajzë në katundin Fishtë, mbasi isha informuar se strehon ilegalë. Mbasi e arrestova, pasi e kërcënova, ua dhashë partizanëve ta shtrëngojnë.

Ata e torturuan. Më pas e thirra në një dhomë dhe detyrova dy gra që ta zhvishnin lakuriq. Por pasi këto nuk e zhveshën dot, pasi vajza nuk deshi dhe qante, e detyrova unë që të zhvishej lakuriq. Kjo, prej frikës sime, u zhvesh siç e ka bërë nëna. Pasi e zhvesha e lashë më se një gjysmë ore të zhveshur dhe pastaj e lashë të vishej. Vajzën e zhveshur e panë veç disa ushtarëve dhe disa nga populli.

Mbas 3-4 ditësh kam arrestuar edhe një burrë në këtë katund dhe e kam zhveshur lakuriq, nga mbrëmja deri në mëngjes. Atëherë e lashë të vishet dhe e lirova. I thashë të më dorëzonte të vëllanë. Këtë e kanë parë edhe disa katundarë.

Po në këtë ditë kam shkuar në katundin Hajmel dhe kam arrestuar Kol Simonin, të cilin e kam pushkatuar. Arrestova dhe kushërirën e tij Gjysten. Këtë e futa në dhomë jo për ta çnderuar, por i kam thënë që do të pushkatojë Kol Simonin, të cilin e mbaja të lidhur para saj.

Në këtë kohë ajo më shau dhe unë e godita me shkelma dhe e futa në nevojtore. Më vonë e lidhëm dhe e morëm edhe atë deri te posta e Dajçit. Këtu e lëshuam Gjysten dhe Kolën e pushkatuam. Këshilltarët e Ajmelit nuk e kishin shtrënguar të tregonte se është reaksionar. Ata më thanë se Kol Simoni është i keq dhe ka lidhje me ilegalët.

Në katundin Mnellë kam shtrënguar dy murgesha që të na tregonin lidhjet që kishin me ilegalët dhe që sabotonin vajtjen e rinisë në hekurudhë. Njërën prej tyre, nga shtrëngimi që i bëra unë, prifti e çoi në shtëpi.

Në katundin Kallmet kam pushkatuar Pjetër Kolë Dushin, para se ta pushkatoja, në aksham thirra vajzën e tij, nuk i bëra gjësendi, e mbajta dy orë, pastaj e lirova. Nuk kam tentuar për ndonjë qëllim të keq ndaj saj. Unë kam zhveshur një grua në katundin Dedaj të Koplikut dhe ashtu zhveshur e kam futur në dëborë. Andej kam rrahur edhe disa njerëz. Mace nuk i kam futur njeriu në pantallona.

Në një takim në katundin Kallmet, një nga këshilltarët, emri tani nuk më kujtohet, në bisedë e sipër shfaqi mejtimin që Pjetër Mëhilli duhej të pushkatohej. Unë sa e dëgjova rashë dakord me propozimin e tij. Me patrullën, e cila do ta përcillte për në Lezhë, e porosita që në rrugë e sipër ta pushkatonin. Patrulla veproi sipas urdhrit tim dhe e zbatoi atë me përpikëri.

Gjatë kontrollit që bëmë në shtëpinë e Gjuash Kolës dhe Kol Simonit, gjetëm aty edhe Gjysten. Diçka foli ajo dhe unë aty për aty i dhashë dy-tre shkelma. Ajo më tha në këtë mënyrë: “Je i pari dhe i fundit njeri i lig që merr guximin dhe lidh Kol Simonin, i cili është i pafajshëm”. Në këtë rast e qëllova prapë me shkelma. E qëlluan dhe ata të këshillit.

Përgjegjësi i terrenit të Hajmelit më tha për Kolën dhe Gjysten se sabotojnë pushtetin popullor në çdo drejtim. I kam raportuar sa herë më tha ai, i kanë arrestuar, por nuk kanë marrë asnjë masë ndaj tyre, ku përsëri i kanë liruar. Rashë dakord t’i pushkatoj. Më vonë u mendova dhe nuk e pashë të arsyeshme t’i pushkatojë të dy. Gjysten e lashë. Patrullës i thashë ta marrë Kolën e të bëjnë siç bëri me të parin. Urdhri as nuk diskutohej. E vranë Kolën, me Gjysten u mora vetë.

AKT-GJYKIMI

Gjykata ushtarake e zonës ushtarake Shkodër, në katundin Hajmel. Në seancën publike më datën 15.05.1947, kjo Gjykatë ka dhënë këtë vendim kundër Hodo Fejzo Habipi, i biri i Fejzos dhe Zylhasë, vjeç 30, lindur në katundin Kuç të Vlorës, i akuzuar me aktakuzën e prokurorit për fajin: Duke qenë me shërbim dhe duke shfrytëzuar postin e tij, duke shkelur urdhrat e Komandës ka ushtruar terror, duke persekutuar njerëz të pafajshëm.

Në procesin e zhvilluar në faqe të të pandehurit, prokurori ushtarak kërkoi që i pandehuri të cilësohet fajtor sipas ligjeve në fuqi, të dënohet me vdekje duke u ekzekutuar me varje në litar dhe degradim nga radhët e ushtrisë. I pandehuri në fjalën e fundit nuk pati gjë për të thënë. Gjykata, pasi shqyrtoi aktet dhe bisedoi çështjen, observon se: I pandehuri Hodo Habibi duke qenë i ngarkuar me detyra dhe shërbim në ndjekje të kriminelëve dhe grupeve ilegale në zonën e Vaut të Dejës për një kohë të gjatë ka abuzuar me detyrën duke vepruar në kundërshtim flagrant me ligjet e shtetit.

I pandehuri sikur e pohoi dhe vetë ka urdhëruar vrasjen e Pjetër Kol Mëhillit dhe të Kol Simonit, duke shkelur kështu ligjet e qeverisë pa u bërë më parë gjyqin të akuzuarve, megjithëse ata ishin fajtorë, duhej të dënoheshin nga drejtësia. I pandehuri, siç e pohoi dhe vetë, ka torturuar njerëz në mënyra të ndryshme, duke përdorur shumë të zeza. Ka torturuar të mëdhenj, gra e fëmijë, ka çnderuar femra me forcë, vepra këto në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi dhe moralin e ushtrisë tonë kombëtare, por edhe në kundërshtim të madh me zakonet e popullit, sidomos të malësorëve.

Gjyqi, duke parë që veprat e tij janë shumë të dëmshme, gjykoi me votë të përbashkët, duke pëlqyer dhe mejtimin e prokurorit, të pandehurin e cilësoi fajtor për fajet e mësipërme dhe në bazë të ligjës mbi dispozitat e përgjithshme penale, e dënon me vdekje tue e ekzekutu në litar. Të pandehurit i ngarkohen 18 franga për shpenzimet e gjyqit.

Vajza te Tuk Jakova: Ja si më ka bërë togeri i sigurimit

Marrëzitë e toger Hodos në Zadrimë janë të pafundme. Qysh ditën e parë që mbërriti në Hajmel, i ra në sy një vajzë e bukur. E quanin Luçia. Për ta shtirë në kthetrat e tij shtazarake, i arrestoi të vëllain me pretekstin se përkrahte elementët kriminalë në zonë. E torturoi të gjorin deri në pikën e fundit. Pastaj arrestoi prenë e tij, Luçien. E tërhoqi zvarrë për ta çuar te krevati.

Ajo e kundërshtoi me forcë, por togeri iu vërsul si egërsirë për ta përdhunuar. Luçia bëri të pamundurën të shpëtojë prej tij. I hodhi thonjtë në fyt dhe e gërvishti me sa kishte fuqi. Një çast në përleshje e sipër i shpëtoi nga duart dhe iku me vrap. U fsheh në një shtëpi në fshat. Qëndroi aty deri sa u zbardh dhe u nis në Shkodër. Sakaq, togeri kishte ngritur në alarm tërë zonën dhe kërkonte gjallë a vdekur vajzën që “kishte lidhje me diversantët”. Sa kishte mbërritur në qytet, Luçia shkoi direkt te shtëpia e Tuk Jakovës, asokohe një nga funksionarët e lartë të Partisë Komuniste.

Një miqësi e hershme e familjes së saj me të i dha shkas t’i kërkonte ndihmë për këtë çmenduri të paparë e të padëgjuar më parë. Tuku, duke e ndjekur me vëmendje e duke parë me keqardhje rrobat e grisura dhe shenjat e gjakut në fytyrë e mbi bluzë, i dha një letër dhe e këshilloi të shkonte në Tiranë për t’ia dhënë Koci Xoxes, atëherë ministër i Brendshëm.

Të nesërmen, Luçia mbërriti në zyrën e tij dhe i tregoi një për një atë që kishte përjetuar nga kafshëria e toger Babës, por edhe çfarë kishte parë e dëgjuar për bëmat e tij në zonë. Thonë se Koçi Xoxe fillimisht nuk e besoi, por aty për aty ndërroi mendje dhe nisi një grup për ta verifikuar. Që këtej nisi tatëpjeta dhe venitja e yllit të toger Babës…

* Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore.

37 Komente

  1. P
    Plehraaaaaaaaa arabe....

    Kjo fare e keqe turke keshtu ka qene dhe e tille do te jete edhe ne shekujt ne vazhdim...... cnjerzore.

    1. H
      Hajde are te te tregoj babain

      Po, po ke te drejte. Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, fare me te vertete e keqe me gjithe sorollopin e tyre. Perse turq paskan qene mor maskara? Se paskam ditur. E c'lidhje kane turqit me komunizmin? Shih mos jane nga krahu yt.

      1. R
        Raimond vlonjati

        Gjera te tilla ndodhin kudo o bajge --Por e rendesishme eshte qe Pushteti i athereshem i denonte ashpersisht , sic e ka denuar kete fshatartind e ke cuar ne litar -Tolerancen e kishte zero per ata qe abuzonin me pushtetin, -- Pushteit i asaj kohe nuk toleronte ne gjera te tilla, sic behet tani ne demokraci qe , kriminelet perdhunojne femra e vrasin njerez dhe gjykatat e ketyre i lirojne nga burgu

      2. V
        Vjosa

        E kujte i duhen sot keto gjera apo per të tymuar ato që kane që kriminelet me kollare nga 90 e ketej.

        1. N
          Na mbyten idiotet e Komunistit Sali

          Respekte Vjosa, Ironia e ketij shkrimi është se i ben nder Enver Hoxhes. Keto gjera kane ndodhur edhe ne SHBA edhe France, Angli, Gjermani, Austri, apo gjetke. Por ata jane kaour edhe denuar. Edhe regjimi ie Enver Hoxhes nuk Ben ndryshim. Kishte kriminele, por pastaj kapeshin dhe denoheshin. Pra autori ie shkrimit kerkon të na thotë qe Toger Baba ishte kriminel, por vetem dy vjet mbas luftes, ishte ndertuar shteti qe e kapi dhe e denoi. Ky është morali i shkrimit? Apo qe tani kriminelet perseri bejne krime, por as kapen as denohen. Pra autori Afrim kerkonte ngreje lart shtetin e Enver Hoxhes. Apo nuk ishte ky qellimi. Ne qofte se nuk ishte ky qellimi, atehere autori Afrim është nje koqe kandari me laptop. As per të share nuk dine. Me shumë intersant është komentuesi E Verteta e Dhimbshme me poshtë qe jep nje kendveshtrim dhe aludim me vlere. Ne qofte i vërtetë, ka shumë me shumë vlera se my shkrim prej dilettanti qe na beri biografine e Toger Kriminel Babes, a thua se nuk ka pak kriminele sot qe bredhin rrugeve të lirë, me Vila ne Gjirin e Lalzit.

          1. M
            Mira

            Ky artikull eshte me vlera te medha historike, pasi tregon ndeshkimin e merituar te oficereve dhe zyrtareve nga Drejtesia Shqiptare e vendosur pas Clirimit nga pushtuesit nazifashiste.

            1. A
              Arvanitasi.al

              Ja edhe grekeqiri i Janulles bithecpuarit, e plotesoi detyren me komentin e tij idiot, me zellin e kermave te mykura ne manastiret e mykura te pederastise mesjetare, si bastard i saraceneve evgjiteve te Anadollit. Ky nuk eshte nje njeri, eshte thjesht nje altoparland qe i sherben parase dhe nje bote te perenduar te megali-ideas.

            2. E
              E verteta e dhimbshme

              Informacion shtese. Kam lexuar diku se ky kafshe, Toger Baba, pas gykimit dhe pushkatimit te Koçi Xoxes, u rehabilitua, iu hoq denimi, iu ridha grada pas vdekjes dhe u rivarros me nderime e me fjalime si hero i luftes dhe si viktime e Koçi Xoxes

              1. V
                Vranakonti

                Nqs,ky njeri eshte hihabilituar pas vrasjes se Koci Xoxes,do jete bere nje nga poshtersit e medha. Megjthate nuk e besoj se,qeveria dhe drejtesia e asaj kohe nuk te falte per ksi vepriesh si te ketij maskara oficeri. Atehere kush prekte me dore nje femer,hante koqen e plumbit ne ball panje e pady.

                1. M
                  Martin

                  Genjeshter e dhmbshme, mos shpif!

                  1. o
                    opuhoiuhoiu

                    E vertete. 15 minuta pas varjes ka ardh urdhri nga Tirana te falet. Masi dha shpirt i pshtoi shurra ne pantallona.

                    1. Z
                      Zjarri

                      Ke lexuar diku?Ku?

                      1. M
                        Moisi Golemi

                        Kush ta ka thënë këtë gënjeshtër, jot'ëmë?

                        1. E
                          E vërteta e dhimbshme

                          Këtë "gënjeshtër" e kam lexuar ose tek Panorama ose tek Tema qe ka cituar Panoramën siç po bën sot, eshte informacion i mar6nga libri "Krimet e komunizmit" i Tanush Kasos. Është e drejta jote te ndysh gojën tende po mos ndyj emrin e legjendarit Moisi Golemi, bashkëluftëtarit te Heroit tone Kombetar

                        2. F
                          Falje per fjalorin

                          OJ e VErtete E DHISHME. nga e e ke dirur dhe nuk e ke thene me pare por e the tani !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                        3. K
                          Keta jane pra terrorists laluc

                          Keta jane pra terrorists laluc që nuke Kane as një lloje lidhje me njerzimin. Çfare Kane bëre (njerzit) e Enver Hoxhes nga jugu në Veri të Shqiprise as Turqit dhe Serbet nuke besoje ta kene bëre. Event Hoxha, Sali Berisha, ilir Meta dhe Edi Rama per here për fate keq kane gjetur perbinsha në jug të Shqiprise per ta vjedhur dhe vrare Shqiprine edhe pse Sali Berisha nga veriu gjeti njerze si Bashkime Gazededen per të masakrue dhe vrare Enver Hoxha Ilmit Sahitin nga Çamrija dhe Hodo Habipi nga Vlora. Kurse Edi Rama tani Ka gjetur Damir Gjiknurin, dhe Arben Ametane per të vjedhur Shqiprine nga 4 anet.

                          1. L
                            Lala i Lushnjes

                            Dëgjo ti injorant! Jo se ndryshon gjë po ishte lab e jo laluc. Laluc ishte Hamit Matjani. Më kryesoria, u denoncua, e dënoi pushshteti popullor. Di ndonjë që dogji, vrau e preu të jet dënuar nga "democracy,, ? Sali Berisha që zhduku një Tropojë të gjithë e vrasje para kamerave, është lab apo laluc? Ata që vran motrat Marta e Prena mirditore jeshën lab Vlore apo laluc Lushnje? Haj mor "trim i çartun,, merr hak e vra ndonjë kalama që bën shurrën tek grdhi nga frika por ty të "ka mar nerën,, . Na e rrofsh për dimër se behari po ikën avash-avash.

                            1. N
                              Nik

                              ... tjeter here piji ilacet!

                            2. F
                              FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                              Emrat e 'mijra' te vrareve pa gjyq dhe perdhunuara .....!?

                              1. 4
                                45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE

                                Fadil Kapisyzi, Zoi Themeli e Mustaf Qilimi qe e moren ne pyetje ate fare Toger Habibi si dhe der tek Koci Xoxe Ministri ishin ca funderrina pa shkolle qe qeverisen Shqiperine pas lufte. Zagare servile te oficereve jugosllave te atashuar nga Enver Hoxha per te drejtuar Ministrine e Brendeshme sipas urdherave te Beogradit, me pas te Moskes e me tej duke u hequr gradat fare sipas modelit kinez duke i bere te tere njelloj si kembet e dhise!

                                1. N
                                  Nga une

                                  Turp per komentuesit e mesiperm. Se pari, ku ta dime, nese eshte i vertete ky informacin, pasi, cfare nuk shkruhet ne vitet e postkomunizmit. E dyta, edhe sikur te jete e vertete, nuk duhet te paragjykojme nisur nga rasti i nje apo disa perverseve apo sadisteve. Krahasimet antikombetare veri - jug eshte si te hedhim peshtymen lart e ta na bjere mbi veten!

                                  1. L
                                    Llazi usa nje LALE nga Myzeqeja!

                                    Ti qe ke bere kete komentin,keta jane lalucet,te qifsha moteren dhe pragun e shtepise se, LALET e Myzeqese te majten me buke,kur Serbi te qiu Nenen, Moteren, Gruan dhe pragun e shtepise,po ju jeni kurva, dhe rrace kurvash!

                                    1. F
                                      Fjala

                                      Keto i lexova me vemendje dhe pajtohem apo s'pajtohem me ç'ka ngjare ne ate kohe Shqiperia nuk dihej akoma se si ishte, por veprimet jane shtazarake. Tani mua s'me vlejne fare, por kam 32 vjet qe kete pune edhe me te moderuar dhe faqe e bejne bandat e djalit te Sheqeres nga Viçidoli dhe drejtesia, prokuroria, gjykata e kushdo po i hane mune e s'i bejne dot gje. Keni me per te thene apo ekonomi tregu edhe kjo?!

                                      1. d
                                        defrim

                                        Pordhe me rigon....

                                        1. L
                                          Lexues

                                          Shkoni lexoni cfare kane bere juntat ushtarake ne Kili dhe Argjentine me grate e arrestuara ne vitet 70-te si kundershtare politike: torturime, perdhunime dhe ekzekutime sistematike. Grate shtatzena i mbanin gjalle derisa lindnin ne burg dhe foshnjat e tyre ua jepnin xhelateve per adoptim. Kete Hodon te pakten e paskan shkuar ne plumb te vetet. Ne vitet e para pas luftes kishte shume komuniste me integritet ne poste drejtuese, si Tuk Jakova, qe nuk heshtnin para padrejtesive. Por me kalimin e kohes keta u spastruan dhe ngelen vetem servilet e Enverit.

                                          1. P
                                            Popull idiot

                                            Ajo qe me ben pershtypje eshte sesi shqiptaret justifikojne kriminelet makaber te te gjitha kohrave. Viktimat nuk u demshperblyen dhe nuk u réhabilitation kurre. Popull idiot qe ia kane qire nenen gjithmone si nga jashte dhe nga brenda. Popull i perçare ku labi perçmon malokun, myzeqari perçmon devolliun e keshtu me radhe. Hani mut neper portale. Popull idiot qe nga jugu ne veri. Qe mos i ngeli hatri asnje krahine.

                                            1. B
                                              Beno

                                              Në vitin 1974 me rastin e 30 vjetorit të çlirimit keni në Gazetën e kohës " Zëri i Popullit " toger baben të shpallur " Hero i Popullit ". Në atë kohë u fol shumë në Lezhë e Mirditë dhe pati ankesa deri lartë. Se çfar u bë më tej nuk e di Mos u habisni .... !

                                              1. T
                                                Tropoja

                                                Regjimi gjakatar i dulles ka qene i njejte ne gjithe shqiperine por por por ndryshimi ishte qe drejtuesit e regjimit ishin nga jug perendimi i shqiperise dhe terrorin me te madh e ushtronin kunder veriut e para sepse veriu nuk ishte jug dhe e dyta me kryesoreja veriu e ka kundershtuar me shume rregjimin gjakpires te dulles kjo eshte e gjitha pastaj te thuash atehere vepronte drejtesia sepse nuk kishte krime kishte siguri ok deri diku ngjan e vertete por por por ata vet qe ishin kriminel kunder nje populli te tere pra qe benin krime vet kunder vellezerve e motrave te tyre ata nuk ishin budallenj te fusnin veheten e tyre ne burg keshtu qe nuk ka kuptim ajo lloj drejtesie se shteti te vriste e te priste e te rripte per nje fjale gije tani siguri ishte kjo? Nejse shaiperia keshtu ishte eshte dhe do te jete...sa te kete jete

                                                1. A
                                                  Aron

                                                  Ke te drejte ne pergjithesi, por oficeret me te shumte ishin nga veriu dhe ata i conin ne jug te terrorizonin jugun, mos te flasim pastaj Saliun qe leshoi Tropojen apo huliganet e Tropojes qe mos te pergjithesojme te gjithe qe te masakronin jugun. Pra, nuk ka qene e njeanshme ky problem.

                                                2. V
                                                  Vlonjati 12

                                                  Ka nje dukuri prej disa vitesh qe gazetat merren me histori te se kaluares qe askujt nuk i interesojne . E kujt i plasi se çfare bente nje oficer injorant , pa shkolle , qe vinte nga dhite ? Kjo behet per dy arsye : se pari per te larguar vemendjen nga hallet e dites e nga bëmat e politikaneve ne keta 30 vjet “demokraci” dhe se dyti kjo gazete nuk ka me se te mbushi faqet dhe na servir keto pislleqe si zbulim i shekullit . Boll me keto idiotesi !

                                                  1. D
                                                    Deni

                                                    Turp per mirditoret. Ky Hodo i vrau dhe ja perdhunoje grate dhe motrat Dhe nje fishek nuk shtien kunder tij. Popull frikacak.

                                                    1. S
                                                      Shkodran prej Puke

                                                      Gjithe Zadrima i ka vuajtur poshterimet e kesaj monstre te rregjimit komunist,Toger Baba! Plumbin ja dhane me vonese, por mire se tridhjet vjec iku ne te sames!...Shume deshmitare jane ende gjalle dhe i kujtojne keto raste qe deklaron krimineli Hodo Habipi.....

                                                      1. S
                                                        Sonila M

                                                        Me gjithe keto kerkesa ne fund per te drejten e riprodhimit nga gazetat e tjera me beri te besoj se Dasho Pela apo ndryshe Dashnor Kaloçi qenka bere boss lulelakre.

                                                        1. d
                                                          demo

                                                          Afrim Imaj ty te lumte penda,se te gjitha jane te verteta. Eshte e vertete qe Koci Xoxe e vari ne litar perbindshin e Kucit.Memet Shehu qe e rehabilitoi pas vdekjes ishte edhe me i zi.

                                                          1. P
                                                            Pensionist i kohes "demotakercita"

                                                            Ngjarja eshte e perfolur qysh kur ka ndodhur.Toger Baba ishte nje manjak sadist,imoral e me gjithe te zezat e mundeshme.Per bemat e tij ai morri denimin sipas ligjit.Ndoshta jo ne keto permasam por,postin per poshtersi e kane shfrytezuar edhe te tjere te cilet ne mase,kur jane kapur kane marre denimin e duhur.Perdhunimi ne ato vite te diktatures denohej shume ashper.Ne Vlore ne vitin 1968-69 eshte gjykuar nje tentative perdhunimi,ku vendimi perfundimtar ishte tre te denuar me 25-vjet burg(nuk u lejuan dy denimet kapitale dhene nga gjykata) dhe nje denim me 18-vjet.E.T.J.Po sot ne demotakercita ka gjykime e denime per te tilla raste?Natyrisht,ligje ka pornuk zbatohet.Sistemi i diktatures kishte shume te liga por,keto pislleqe i denonte ashper per te ruajtur perkrahjen e tij nga masat.

                                                            1. t
                                                              tit vlora

                                                              Ka shume akte poshteruese per te thene kundra ish regjimit te meparshem. Por ne kte artikull duket sikur njerzit qe vepronin si bisha stepash nuk paskan patur lidhje me porosite e shtetit marxist a stalinist! Ata thjesht vepronin si bisha individuale dhe Gjykata i paska denuar. Te tilla raste ne i kishim dhe dje, mbas 70 vitesh. Mjafton te permendim Remzi Hoxhen. Dhe pastaj verjani fajin Marxizmit.

                                                              1. E
                                                                Edi

                                                                Edhe sa here te tjera do e nxjerri Tema kete histrori, eshte e disata here. E kupton njeri, ku dun me dal?

                                                                Lini një Përgjigje