“Komunistët vendosën të zhduknin çdo rival”- Historiani rrëfen diskutimet në mbledhjen e Mukjes dhe çfarë u arrit: Gjenerali Uilson i tha Enverit që ‘me armët tona luftoni armikun, s’ju toleroj që…’

2 Gusht 2025, 14:53Dossier TEMA
“Komunistët vendosën të zhduknin çdo rival”-

Nga Uran Butka

Marrëveshja e Mukjes është një ngjarje kyç në historinë e Shqipërisë, por dhe një çelës për të hyrë brenda saj, për të ndriçuar e shpjeguar fenomenet e ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore dhe të gjithë periudhës gjysmëshekullore që pasoi, është një mësim për të gjithë ata që duan të mësojnë nga historia, një mesazh i nevojshëm për sot dhe për të ardhmen.

Për të ndriçuar e shpjeguar fenomenet e ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore dhe të gjithë periudhës gjysmëshekullore që pasoi, është një mësim për të gjithë ata që duan të mësojnë nga historia, një mesazh i nevojshëm për sot dhe për të ardhmen.

Mbledhja e Mukjes, që ka dimensionet dhe vlerat e një kuvendi kombëtar, u zhvillua më datën 1–3 gusht të vitit 1943 . Në një kapërcyell kohësh: në prag të kapitullimit të Italisë fashiste dhe të pushtimit gjerman të Shqipërisë;. në një udhëkryq të historisë sonë: në prag të bashkimit kombëtar në luftën kundër okupatorëve, por edhe të ndarjes, të mosmarrëveshjes dhe të konfrontimit të madh brenda vetes, në një dualitet alternativash: nacionaliste apo komuniste, demokratike apo totalitariste, perëndimore apo lindore.

Për të ardhur deri në Mukje, u desh një rrugë e gjatë dhe e mundimshme e forcave kombëtare e demokratike, të cilat, të shqetësuara për fatet e Shqipërisë e të kombit në kushtet e pushtimit, kërkonin një zgjidhje, një levë të brendshme për t’i përballuar. Kjo levë ishte kodi shqiptar i besëlidhjes dhe i bashkëpunimit në rrezik.

Ndarja e madhe në dy grupime antagoniste të rezistencës shqiptare, ku përfshihej gati i gjithë populli, e kishte brenda mundësinë e bashkimit të përshpejtë, sidomos përballë pushtuesve nazifashistë, por e kishte brenda edhe rrezikun e konfliktit, sidomos përballë presionit sllavo–komunist; i kishte premisat objektive edhe për bashkëpunim, por edhe konfrontim midis tyre për pushtet, gjë që mund të sillte luftë civile. Përballë këtij rreziku të dyfishtë, e vetmja zgjidhje pozitive e shpëtimtare për Shqipërinë ishte bashkëpunimi midis dy grupimeve më të mëdha politike e ushtarake në luftë kundër armiqve të përbashkët të Shqipërisë, por edhe më tej.

Gjatë shekujve, shqiptarët kishin bërë marrëveshje historike për të ruajtur jetën, lirinë dhe integritetin territorial, siç janë Kuvendi i Lezhës, Lidhja e Prizrenit, Kuvendi i Vlorës, Kongresi i Lushnjës etj. Ndryshe nga marrëveshjet e njëzëshme të mëparshme të shqiptarëve, Marrëveshja e Mukjes bashkoi për interesa madhore dy krahët më ekstremë të mendimit dhe të politikës shqiptare: Organizatën nacionaliste të Ballit Kombëtar dhe Frontin komunist Nacionalçlirimtar.

A mund të bashkoheshin dy të kundërtat, kur ishte në lojë interesi kombëtar? Po.

Së pari, sepse në këtë moment kritik bashkëpunimin e kërkonin të gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë. Bashkimi ishte bërë nevojë e vullnet i një kombi. Në mos në Mukje, diku tjetër do të kryhej ky akt madhor, i mbarsur në kohë. Duhej një luftë e përbashkët antifashiste dhe jo një luftë e pjesshme, partiake.

Së dyti, sepse të dy grupimet kryesore të rezistencës antifashiste: Fronti NÇ dhe organizata e Ballit Kombëtar, e konsideronin okupatorin si armik, shkelës të sovranitetit dhe të pavarësisë së Shqipërisë dhe si i tillë ai duhej luftuar.

Së treti, deri në Mukje grupimet kryesore politike ende e konsideronin njëri tjetrin si kundërshtarë politikë, por jo si armiq. Fakti që gjatë vitit 1943, ishin nënshkruar e arritur mjaft marrëveshje lokale dhe kërkohej me insistim nga populli dhe nga përfaqësuesit e të dy organizatave në bazë që ky mirëkuptim të vendosej edhe në qendër, fakti që deri në gusht të vitit 1943, çetat nacionaliste dhe ato partizane në përgjithësi nuk erdhën në përpjekje të armatosur midis tyre, madje zhvilluan mjaft beteja të përbashkëta si në Gjorm, Pocestë, Reç etj., vërteton frymën ekzistuese të mirëkuptimit e jo të konfrontimit mes shqiptarëve.

Së katërti, sepse zgjidhja e çështjes sonë kombëtare, doli si problem jetësor i kombit shqiptar, sidomos gjatë Luftës së Dytë, kur ishte bërë de fakto bashkimi i një pjese të mirë të trevave të Shqipërisë Verilindore me shtetin amë. Kërkesa për vetëvendosjen e popullit të Kosovës sipas parimit të Kartës së Atlantiut, u bë shprehje e vullnetit gjithë kombëtar, gjë që impononte e kapërcente edhe mospajtimet politike të grupeve kryesore të rezistencës. Edhe përfaqësuesit e Këshillit të Përgjithshëm NÇL në Mukje, megjithëse nuk e kishin në programin e tyre Shqipërinë etnike për arsyet që tashmë dihen, nuk dolën kundër dëshirës e vullnetit gjithëshqiptar për një Shqipëri të bashkuar etnike dhe, më në fund e pranuan këtë opsion. Në një letër të Miladin Popoviçit drejtuar Titos, në prag të Konferencës së Mukjes shkruhet ndër të tjera: “E tanë Shqipënia asht e okupueme prej këtij problemi”.

Së pesti, edhe situata ndërkombëtare në verën e vitit 1943 ishte më e favorshme. Koalicioni i madh antifashist po përparonte në luftën kundër nazifashizmit. Misionet aleate britanike kishin ardhur në Shqipëri dhe kishin kontaktuar si me Nacionalçlirimtaren ashtu edhe me Ballin Kombëtar, kërkonin bashkëpunimin mes tyre në luftë kundër ushtrive të Boshtit dhe e mbështetnin atë.

Për këto arsye, marrëveshja e bashkëpunimi gjithëshqiptar ishin plotësisht të mundshme.

Është merita e vetëdijes kombëtare, përgjegjësia dhe angazhimi i figurave të shquara shqiptare, që në këtë situatë të brendshme e të jashtme të favorshme por edhe të rrezikshme për Shqipërinë, e kuptuan dhe e ndjenë nevojën e domosdoshme të bashkimit, e dëgjuan thirrjen për marrëveshje mbarëshqiptare dhe u përpoqën ta ngjiznin atë.

Mukja po trokiste në dyert e historisë shqiptare, se e kërkonte koha. U bënë mjaft takime e konsultime paraprake ndërmjet eksponentëve kryesorë të të dy organizatave, por elementët kryesorë bashkues ishin Abaz Kupi nga Nacionalçlirimtarja dhe Ihsan Toptani nga nacionalistët.

Dokumenti më i rëndësishëm në rrugën drejt Mukjes ishte, pa dyshim, ai i datës 18 Korrik 1943, një mesazh i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar drejtuar Organizatës së Ballit Kombëtar, hartuar dhe firmosur nga Y. Dishnica, M. Gjinishi, A. Kupi dhe M. Peza, që shpreh parimet kryesore të Lëvizjes Nacionalçlirimtare mbi të cilat u arrit edhe mirëkuptimi. Ky dokument i rëndësishëm nuk është botuar më parë dhe është heshtur qëllimisht, sepse këto parime demokratike, si: lufta antifashiste ku të marrin pjesë gjithë atdhetarët pa dallim feje, krahine dhe ideje, moscenimi i pronës dhe i iniciativës private, zgjedhje të lira e demokratike pas shporrjes së pushtuesve, u shmangën më vonë.

Sipas procesverbalit të mbledhjes së Mukjes, të dyja organizatat u përfaqësuan nga këta delegatë:

Kryetarë delegacionesh ishin Mid’hat Frashëri dhe Ymer Dishnica. Kryetar i punimeve të Kuvendit u zgjodh me propozim të Nacionalçlirimtares, Thoma Orollogai, delegat i Ballit Kombëtar, ndërsa sekretar Mustafa Gjinishi i Nacionalçlirimtares.

Pas një debati prej tri ditësh, u arrit marrëveshja. Pika e parë e saj ishte krijimi i Komitetit “Për shpëtimin e Shqipërisë”. Atributet e tij të rëndësishme, flasin për një zgjidhje të re politike, për një përgjegjësi, pjekuri dhe angazhim të madh kombëtar të forcave politike kryesore në Shqipëri. Ky ishte forumi i parë pluralist në Shqipëri, si forma më demokratike e qeverisjes së botës së qytetëruar.

Kjo mënyrë organizimi do të shtrihej edhe ne gjithë strukturat e bazës dhe do të unifikonte drejtimin, do të shmangte anësinë partiake, do të eliminonte përçarjen e antagonizmin, do të mënjanonte rrezikun e luftës civile, do të bashkonte në një front të përbashkët të gjithë shqiptarët pavarësisht nga bindjet politike, nga përkatësia partiake, fetare, krahinore, në luftë të përbashkët kundër okupatorëve dhe do të çelte udhën e demokracisë së vërtetë pluraliste perëndimore.

Në proklamatën e datës 3 gusht 1943, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, paraqiti këtë program:

1. Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri Aleatëve të mëdhenj Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si edhe të popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar, me divizën rilindëse “Ja vdekje, ja liri”;

2. Luftë për një Shqipëri të Pavarur, luftë për zbatimin e parimit të njohur botërisht e të garantuara nga Karta Atlantike të vetëvendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike;

3. Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.

Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë do të vazhdojë luftën duke udhëhequr popullin shqiptar në rrugën e sakrificës dhe të nderit deri në formimin e një qeverie provizore.

Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një Asambleje kushtetuese të zgjedhur me sufrazh universal direkt.

E veçanta e Kuvendit të Mukjes ishte trajtimi me përparësi dhe kompetencë i çështjes sonë kombëtare në krizë, veçanërisht i Kosovës. Në Mukje u bë përpjekja e parë institucionale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sipas vullnetit të popullit shqiptar dhe në bazë të parimit universal të vetëvendosjes së kombeve. Përfaqësuesit kryesorë të Ballit dhe ata të Nacionalçlirimtares u shprehën se e konsideronin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore vetëm të pjesshëm dhe të realizuar dhunshëm nga okupatorët fashistë për interesat e tyre . Por ata ndaheshin kur rrihnin të përcaktonin qëndrimin ndaj momentit që aktualisht që po kalonte apo duhet të evoluonte ky proces.

Mid’hat Frashëri insistoi që çështja e Kosovës detyrimisht të trajtohej e të përcaktohej në këtë kuvend dhe të luftohej për zgjidhjen e saj të drejtë, sepse, nëse nuk do të ndodhte kështu, atëherë, pas luftës, as që do të përmendej më çështja kosovare dhe Kosova do të ishte e humbur. Ai parashtroi që zgjidhja e statusit të saj të bëhej mbi të drejtën kombëtare të Shqipërisë etnike dhe mbi parimin e vetëvendosjes së kombeve, të garantuar nga Karta e Atlantikut.

Ky formulim respektonte vullnetin e popullit shqiptar për vetëvendosje dhe përjashtonte ndryshimin e kufijve me dhunë . Ky formulim harmonizohej edhe me politikën e Fuqive të Mëdha Antifashiste që kishin shpallur botërisht se nuk njihnin kufijtë e ndryshuar me dhunë nga pushtuesit nazifashistë, pra ishte njëherësh edhe një pohim edhe një bashkëreshtim në Frontin Antifashist Ndërkombëtar.

Një rol të rëndësishëm në arritjen e konsensusit luajtën sidomos Ymer Dishnica, Abaz Kupi, Hasan Dosti, Mustafa Gjinishi, Hysni Lepenica, Omer Nishani, Nexhat Peshkëpia e të tjerë.

Vendimet e Konferencës së Mukjes ishin të qenësishme, jo vetëm për momentin historik, por edhe për ardhmërinë e Shqipërisë e të kombit shqiptar, sepse ato konfirmonin bashkimin dhe jo ndarjen, siguronin luftë të përbashkët kundër çdo okupatori, për një Shqipëri të lirë e të pavarur, mundësonin në të ardhmen një Shqipëri demokratike dhe rreshtimin përbri Aleatëve të mëdhenj Antifashistë, por edhe përcaktonin rrugën më të drejtë për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare.

Ky program i përbashkët u arrit, pasi të dyja përfaqësitë u treguan tolerante dhe i bënë lëshime njëra tjetrës. Në këtë pikë, Mukja është edhe shembull i mendimit e i veprimit demokratik si pjesëmarrje, bisedim konstruktiv e tolerancë të admirueshme, një kompromis e një zotim i përbashkët. Është një model i dialogut kombëtar, i debatit dhe i mirëkuptimit. Aleanca që u arrit në Mukje, premtonte se edhe në të ardhmen forcat politike shqiptare do të merreshin vesh midis tyre për çështjet themelore. Mukja ishte triumfi i shqiptarizmit mbi nacionalshovinizmin dhe internacionalizmin proletar, i ndërgjegjes dhe i veprimit kombëtar mbi atë antikombëtar, i drejtimit progresist perëndimor mbi atë lindor, aziatik e bizantin, i platformës thellësisht demokratike mbi atë totalitare, fashiste apo komuniste.

Menjëherë pas Konferencës së Mukjes, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, organizoi në datën 4 dhe 5 gusht 1943 një betejë të përbashkët në afërsi të Qafë Shtamës kundër ushtrisë italiane, që marshonte për në Mat.

”Çetat vullnetare partizane të Ushtrisë NÇ dhe çetat e Ballit Kombëtar nën komandën e majorit Abaz Kupi më datën 4 të gushtit 1943, në orën 10.00, mbasi muarën, vesh se ushtria italiane shkonte për në Mat, u nisën për t’i prerë rrugën në të gdhirë. Kur çetat mbërritën në këtë vend, ushtria armike, mbasi dogji disa shtëpi që ndodheshin afër rrugës si dhe komunën dhe zyrën e botores, kaloi dhe po i afrohej Qafë-Shtamës. Mbasi çetat nuk mund të arrinin në kohë, në ato pozita ku do t’i pritnin, u detyruan të ecnin gjithë natën dhe si kaluan malin e Liqenit, i dolën përpara në kufirin e Matit, dy km afër QafëShtamës.

Plot në orën 7:10 të ditës së nesërme, ushtria italiane e përbërë prej 750 vetave, mbërriti në vendin e pritjes e përnjëherësh filloi luftimi, i cili zgjati 3 orë rresht dhe mbaroi me shpartallimin e plotë të ushtrisë armike.

Humbjet e armikut janë: 150 të vrarë, 40 të plagosur, 7 robër. Në mes të të vrarëve italianë është edhe oficeri kolonel A. P. Scarpa, të cilit i është gjetur në xhep një medalje të fituar kur ka hyrë në tokën shqiptare ditën e 7 prillit 1939. Është kapur një material kolosal. Të numëruar deri tani janë: një mortajë e rëndë me gjithë municione, 6 mitraloza të rëndë komplet me municione, 10 mitralozë të lehtë dhe mjaft municione për to,160 armë lufte, 7 radio fushore marrësedhënëse, 5 kuaj. Gjithashtu janë marrë revolverë, materjal sanitar, batanije e materiale të tjera të ndryshme. Humbjet tona janë një i vrarë dhe dy të plagosur.”.

KOMITETI PËR SHPËTIMIN E SHQIPËRISË (AQSH, F.270, D.5, V.1943)

Kjo luftë, dy ditë pas Mbledhjes së Mukjes, tregoi se kjo nuk ishte një shprehje historike, por një realitet, nuk ishte vetëm një marrëveshje në letër, por edhe një marrëveshje konkrete për bashkëpunim në luftë, nuk ishte një tradhti që, sipas E. Hoxhës, binte ndesh me interesat e Luftës antifashiste, por ishte një lidhje bese në dobi të luftës çlirimtare dhe të çështjes kombëtare, nuk ishte një gjë formale e një “grackë”, siç thoshte E. Hoxha, po një vendim e një veprim i vullnetit të një populli; ishte, në fund të fundit, një ndërgjegje e kthyer në lëvizje e forcave partizane dhe atyre nacionaliste, që luftuan së bashku si shqiptarë e si vëllezër kundër okupatorëve, nën drejtimin e Komitetit Provizor për Shpëtimin e Shqipërisë.

Enver Hoxha, nën presionin e emisarëve të PKJ në Shqipëri, prishi dhe shkeli në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare Marrëveshjen e Mukjes.

Marrëveshja e Mukjes prekte sidomos interesat dhe synimet e qarqeve shoviniste serbomëdha që sundonin në PKJ, të cilat kërkonin përjetësimin e pushtimit serb të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare, si edhe nënshtrimin e plotë të Shqipërisë ndaj Jugosllavisë. Prandaj, edhe prishja e njëanshme e Marrëveshjes së Mukjes ishte kryesisht rezultat i ndërhyrjes jugosllave , të cilës nuk i interesonte kurrsesi marrja dhe plotësimi i atyre vendimeve. Reagimi i shpejtë e i vendosur i kolonit malazez në Kosovë, M. Popoviçit, ishte i kuptueshëm. Kur aktet e marrëveshjes së Mukjes iu dorëzuan “mentarit” të Enverit, ai i tërbuar i grisi ato, i bëri copë-copë dhe ia hodhi në surrat Enver Hoxhës.

Kjo ndërhyrje brutale e Partisë Komuniste Jugosllave në punët tona të brendshme vërtetohet edhe nga një letër që udhëheqësi real i PKSH, M. Popoviçi, i dërgoi Titos: “Kemi ndikuar në PKSH dhe në LNÇL që gjithsesi të prishim Marrëveshjen e Mukjes”.

Kjo ndërhyrje brutale e Partisë Komuniste Jugosllave në punët tona të brendshme vërtetohet edhe nga një letër që udhëheqësi real i PKSH, M. Popoviçi, i dërgoi Titos: “Kemi ndikuar në PKSH dhe në LNÇL që gjithsesi të prishim Marrëveshjen e Mukjes”.

E. Hoxha, nën diktatin e M. Popoviçit, me të cilin ishte në Vithkuq, pa përfillur Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i cili kishte nënshkruar me Ballin Kombëtar Marrëveshjen e Mukjes, pra, pa mbledhur dhe pa marrë mendimin e Këshillit të Përgjithshëm Nçl, më datën 8 gusht 1943, si një partiak u dërgoi një letër –qarkore shokëve të partisë së Vlorës, Gjirokastrës etj., “Lajmëroheni se ju është dërguar nga Tirana një trakt për t’u shpërndarë, i firmosur prej Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë, ku flitet për bashkimin e plotë të arritur në mes të KNÇL dhe Ballit Kombëtar. Ky trakt është në kundërshtim me vijën nacionalçlirimtare dhe disaprovohet nga KQ i Partisë. Prandaj, në rast se nuk i keni shpërndarë, çirrini dhe të mos flitet më për të”.

Shkak tjetër kryesor për prishjen e njëanshme të Marrëveshjes së Mukjes ishte çështja e pushtetit. Synimi i pushtetit është një akt normal në çdo kohë, por vendimi i PKSH për ta marrë pushtetin me dhunë e me gjak, duke shkelur edhe vendimin e Mukjes se çështja e pushtetit do të zgjidhej pas luftës me zgjedhje demokratike. Kjo solli edhe luftën civile në Shqipëri, pasoja më tragjike e prishjes së Marrëveshjes së Mukjes.

Luftën civile e ka pohuar edhe vetë E. Hoxha: “Në Veri, parulla “O me ne, o kundër nesh ishte gjithë politika e shokëve, por edhe kur shihej se kishte mundësi të punohej me njerëz që kishin qëndruar jashtë Frontit, përgatitnin terrenin jo për marrëveshje por për t’i zhdukur këta njerëz nga prapa. Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në mënyrë histerike katundarë, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë i pushkatojnë. Po vriten në Tiranë me duzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë, të cilët duke pasur besimin e plotë në drejtësinë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen.

Një punë e tillë nuk është okazionale, por është i tëri toni që i është dhënë punës organizative të Partisë dhe ushtrisë … Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s’është me ne, që s’mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit, të zhdukin edhe anëtarët e Partisë, kokat e të cilëve bien pa i peshuar mirë”. Lufta civile ndërmjet shqiptarëve e dobësoi dhe e shmangu luftën kundër okupatorëve nazifashistë. Luftime të përgjakshme u zhvilluan sidomos në qarkun e Vlorës, Mallakastrës, Korçës, Matit, Dibrës, Kukësit, Lumës, Shkodrës, Mirditës etj. Vetëm në Malësinë e Madhe lufta frontale ndërmjet ushtrisë qeveritare dhe malësorëve të Kelmendit vazhdoi një muaj e gjysmë, me viktima të shumta nga të dy palët ndërluftuese. Vetëm kur brigadat NÇ u futën nga Jugosllavia dhe me ndihmën e Jugosllavëve, atëherë u thye rezistenca ne Malësinë e Madhe.

Edhe misionarët e huaj ushtarakë e kanë vëzhguar dhe raportuar luftën civile sipas optikës dhe interesave të tyre, po të gjithë e kanë pranuar si një realitet të hidhur.

“Mendoja të ndaloja gjakderdhjen e popullit shqiptar, por nuk ia arrita dhe këndej e tutje unë nuk do të përzihem në vëllavrasjen tuaj”, i thotë Gjenerali Dejvis E .Hoxhës.

“Komunistët vendosën të zhduknin çdo rival të mundshëm, para se të ndodhte zbarkimi i pritshëm i Aleatëve, konstatonte britaniku Xhuliano Emeri. Për këtë arsye ata i drejtuan të gjitha energjitë e tyre kundër Ballit Kombëtar, pjesëtarët e të cilit ishin natyrisht armiqtë e tyre të klasës. Ballistët, nga ana e tyre, reflektuan në pranimin e kësaj ndeshjeje dhe marrëdhëniet ndërmjet dy organizatave u keqësuan shpejt, deri në fillimin e përleshjeve të armatosura”.

“Taktika e komunistëve ishte t’i shpallnin armiq ata që s’mendonin njëlloj apo që nuk bashkoheshin me ta”, shkruante britaniku Deivid Smajl.

Edhe gjenerali Uilson, komandanti suprem i ushtrisë Aleate të Mesdheut, kërkonte nga E. Hoxha: “Më duhet t’ju vë në dukje se armët dhe furnizimet që ju dërgojmë, janë të destinuara vetëm për një qëllime pikërisht për të ndihmuar forcat tuaja që të luftojnë armikun. Unë nuk mund të toleroj që ju t’i përdorni këto armë për të vrarë dhe likuiduar bashkatdhetarët tuaj për qëllime politike”.

Lufta civile në Shqipëri, që nisi pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes dhe vazhdoi përgjatë tre muajve të fundit të vitit 1943, kulmoi në vitin 1944. Viti 1944 ishte viti i përgjakshëm i luftës civile ndërmjet shqiptarëve, që shkaktoi me mijëra viktima, shkatërrim të plotë të vendit, ekonomisë dhe të jetës, ndarjen nga Perëndimi dhe kyçjen në Perandorinë komuniste të Lindjes.

Udhëheqësia doktrinore e PKSH dënoi për tradhti delegatët e saj në Kuvendin e Mukjes, edhe pse i kishte autorizuar për marrëveshje. Mustafa Gjinishi u dënua me vdekje dhe u vra në vitin 1944 në një pritë të organizuar nga E. Hoxha, Ymer Dishnica, një nga protagonistët e shquar të Marrëveshjes së Mukjes, u dënua me burg dhe mandej me internim, po ashtu edhe disa nga delegatët e tjerë të Nacionalçlirimtares. Gjithashtu, i quajti tradhtarë e kolaboracionistë delegatët e Ballit Kombëtar, me të cilët lidhi marrëveshje bashkëpunimi pak ditë më parë. Madje, nisi mësymjen e armatosur për asgjësimin e tyre.

Pasojat e prishjes së Marrëveshjes së Mukjes dhe të Luftës civile vazhduan për gjysmë shekulli komunizëm, por ndjehen e dhe sot, në ndarjen dhe politikën e sotme konfliktuale, në urrejtjen dhe armiqësinë, mungesën e kompromisit e të bashkëpunimit për interesat e popullit dhe ato kombëtare. Shqipërisë i duhet një Mukje tjetër, që t’i bashkojë shqiptarët në përpjekjen e tyre për një Shqipëri të pavarur, të lirë e demokratike, për integrimin brenda vetes dhe integrimin në familjen e madhe Evropiane. Mesazhi i Mukjes është aktual: shqiptarë, e mira dhe interesi i Shqipërisë, i kombit shqiptar dhe i çdo shqiptari kërkon mirëkuptimin e bashkëpunimin për interesat madhore të Shqipërisë e të kombit, dhe jo ndarjen dhe armiqësinë, interesat personale dhe luftën e paprinciptë. Mirëkuptimi është akti i parë i çlirimit të një kombi.

18 Komente

  1. d
    dori

    Për cilët komunist flisni për Sali non gratën...

    Përgjigjjuni
    1. P
      POMODORO

      Uran Butka ka 35 vjet qe leh si qen i terbuar, boton libra ( madje, edhe me parate e dhena nga anarkisto-fashisti Edi Rama ) ne perpjekje per te kthyer historine 180 grade, pra per t'i paraqitur ata qe luftuan pushtuesit italo-gjermane si vrases, tradhetare etj.etj. dhe ceten e ballit Kombetar ( ku bente pjese i ati, Safet Butka, i cili pati vrare veten ne WC ) si organizata me atdhetare e njohur ndonjehere, megjithese me mijera dokumente gjermane, italiane, anglo-amerikane, por edhe dokumente te vete qeverive shqiptare kolaboracioniste ( 1942-1944 ) provojne pakundershtueshem qe BK ishte nje organizate bashkepunetore e pushtuesve dhe, rrjedhimisht, bashkepunetore ne shume krime qe pushtuesit kryen kunder vendit, popullit shqiptar dhe forcave antifashiste. Pse i ben Butka keto pune? Me shpresen e pashprese se do te laje mekatet e te pareve te tij ( per hir te se vertetes, gjyshi i tij Sali Butka ka qene nje luftetar dhe atdhetar ). A i vrane e denuan " komunistet " kundershtaret e tyre politike ? Patjeter. A i vrane ballistet kundershtaret e tyre politike ? As qe diskutohet qe ashtu vepruan. madje ( duke pasur parasysh edhe ngjarjet ne Greqi, ku erdhen ne pushtet sivellezerit e Ballit Kombetar te Shqiperise ), po te vinin ne pushtet ne Shqiperi, edhe B. Kombetar s'do te kishte lene gje pa bere. Nje shembull se si " komunistet " i shfarosen kundershtaret balliste edhe edhe vete Uran Butka. Duke qene se s'po i jepnin te drejte te shkonte ne universitet, i doli perpara Enver Hoxhes ne nje nga vizitat e tij ne popull, e takoi dhe i tregoi si ishte puna dhe djali i kujt ishte ( i njerit prej kryeballisteve ). pasi e degjoi, Hoxha urdheroi t'i jepej e drejta e studimeve. me vone, si ballist qe ishte, e graduan edhe drejtor te nje shkolle te mesme ne Tirane. Cfaredo qe te shkruaj e flase Butka, dhe sado para te popullit shqiptar t'i jape atij halabaku Edi Rama, dy gjera s'i luan as topi: Balli Kombetar ishte nje organizate kolaboracioniste me pushtuesit, rrjedhimisht e denueshme moralisht dhe kombetarisht nga historia; ndersa LNCL qe nje levizje antifashiste dhe clirimtare dhe mbetet nderi i kombit, ndersa maskaralleqet qe mund te kene bere sundimtaret pas ardhjes ne pushtet s'ia zbehin vlerat asaj.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luma

        Pordhodoro muzhik bolxhevik. As sa nje qime e tij nuk peshon o anonim, i palare, i pashakolle.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arsimtari

          Balli Kombte ka qene dhe ka mbetur zemra e kombit shqiptar ndersa,partizanet e Enverit ishin pastruesit e tualeteve te sllaveve dhe ruseve komuniste! Mortajen komuniste,saçin qe beri shkrumb Shqiperine,e kultivuan ne Shqiperi,jugosllavet ne krye me: M.Popoviçin,D.Mugoshen,S.V.Tempo,N.Dizdaroviçin etj.te cilet e dirigjuan Everin,per pune antikombetare qe nuk hezitoi fare!

          Përgjigjjuni
      2. M
        Martini

        Po bashkepunimi i BK me gjermanet pse ndodhi ? Po kolabracionistet shqiptare, si kudo ne Evrope, kush jane ? Pse e kane cilesuar BK " nje shporte karavidhje"? Keto nuk duhet te shmangen pa i qartesuar

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolonjari

          Ska ngordhur akoma ky mostra? Ky eshte nga ata palaco qe tregon perralla me mbret .Perralla e pare qe ka qene i persekutuar si i biri i Safet Butkes nje mut muti qe kur e pa veten te rrethuar nga partizanet e pa shteg shpetimi u mbyll ne hale te teqese dhe ja futi vetes. Po te ish trim dhe patriot i ndershem gjente nje vend tjeter per tu vrare dhe jo ne hale. Po ama ishte me shkolle te larte ne ate kohe qe kush shkonte ne shkolle te larte ne ate kohe duhej te kalonte ne vrime te gjelperes. Si shkoi ky? Ishte gjeni? Jo. Si shkoi? Mos e ndihmoi xhaxhai i tij partizan dhe nderhyrja e Enver Hoxhes? Kete ky moster nuk e tregon asnjehere. Te treten perralle e ka me te bukur. Thote: kur mbarova shkollen e larte me emeruan ne Tropoje por Meqe isha me perberje te keqe politike dhe me erezioni per arratisje me transferuan ne Kruje a Mirdite. Te rrejtur trashe po trashe ama. Dhe ketu kur u transferua ka hequr keq po keq ama nga sigurimi dhe partia. Po ama ky nuk e vrau veten. Rezistoj heroikisht. O na hensh mutin kokra e hajvanit.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tefik

            Pordhe me rigon te ketij pinjolli te Ballit. Pse nuk e analizon nga fakti qe behej fjale per pushtet dhe ne baze te marreveshje shumicen dhe drejtimin ne ate Komitet qe ne fakt do ishte njelloj qeverie e kishte balli , Po ne kete qeveri kishte persona qe kishin qene ministra ne qeverite kuislinge te italianeve dhe po ahtu ushtria me ne krye Abas Kupin,a duhet ta pranonin komunistet kete marreveshje qe I linte me gisht ne goje? Kushdo qe te ishte do ta hidhte poshte.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kosova

              Natyrisht qe Butka eshte i semure nga urrejtja dhe semundjet nga urrejtja nuk kane sherim. Por, ne lexuesit mund te lexojme ngjarjet ne lidhjen e tyre, jo ne diarrete apo urrejtjen e Butkes. Ka percaktime shkencore dhe ushtarake se cfare jane kategorite "lufte" dhe "lufte civile". Butka shkruan se ne 4 Gusht 1943 u paska bere nje luftim me "ushtrine italiane"!!!! prej 750 vetesh!!!! ne Qafe Shtame ku qenkan vrare 150, plagosur 40 dhe zene rober 7 italiane!!! Tani edhe nje bari derrash e kupton se keto jane diarre! E kur? Kur kjo "ushtria italiane" per pak dite, pra ne Shtator 1943 kreu aktin perfundimtar te dorezimit, nje proces qe kishte filluar qe nga Protokolli Dalmazzo-Kelcyra ne Mars 1943!

              Përgjigjjuni
              1. a
                astrit

                Në librin e Kadri Cakranit “Të vërtetat e luftës sime” Komandanti i pergjithshem i forcave ushtarake të Ballit Kombëtar, i cilësuar nga krerët e lartë politik të Ballit Kombëtar si “radikal” ai shkruan: faqe 234 “Jam kundër marveshjes ( Mukjes) me komunistët, jemi dy grupe ndërluftuese që duam të marrim pushtetin, ne kemi “Dekalogun” që do një Shqipëri të lirë për Shqiptarët, ndërsa programi i komunistëve është ta bëjnë Shqipërinë si Rusia ( Bolshevike) e këtë me ndihmën e Serbëve. Si do të vemë shenjën e barazisë me ca terroristë, ne kemi 30,000-40,000 trupa luftëtarësh e komunistët 2000-3000 trupa luftëtarësh, dhe duke ju drejtuar Mit’hat Frashërit i thotë: Ore të vegjël jeni ju që bini në këtë kurth, dhe tregoheni inferior vetëm se ju thonë Anglezët.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fshatari

                  Sdi nga ta fillosh me artikuj te tille. Nje corbe e vertete per arsyen e vetme se permend pak nga te gjitha dhe cdokush e interpreton sipas mendje se tij.Problemi eshte se indoktrinimi komuniste eshte aqe e forte sa ishte 50 vite me pare. 1- Cte keqe ka te bashkepunosh ose te jesh pasive ndaj pushtimit Gjerman. Tradhetar tradhetar…. Idiote . Per nje monent te mendosh ne Shqiperia s’ishte e Stalinit por shteti i pavarur me udheheqes Shqiptare. Mundesia tjeter eshte nene sundimin Gjerman. Cfare do bente Hitleri. Do na merrte tokat, do ndertonte kooperatiava, do ndalonte fene, do te mbyllte kufijte dhe nqs se ndonje arratisej per ne Gjermani( seshte per te qeshur ) do internonte familjen, do rrinim ne radhe per 1l qumesht, duhet te kurseje gjithe rrogen 1 vite qe te blije nje TV perseri per te degjuan Enveri, etj etj. Pra me pak fjale, ne cilin aspect do ishte Hitleri me I keq se Enveri. Pergjigju ti idiot kesaj pyetje perpara se te akuzosh 2- Qe nga Greqia e lashte, Lufta e Cezarit ne Kathrik , betajat e Skenderbeut, rrethimi I Shkoderes gjen statistika te mjaftueshme qofte edhe me pak ekzagjerimi. Por kur vjen te Komunistet vetem bla, bla bla… dolen maleve.. u krijuan brigada… bla bla bla… ndoqem armikun kemba kembes. Fuck you. Na jep fakte dhe ne gykojme vete. Pikerisht ky eshte problem kryesor I komunisteve. Ne te mos gjykojme vete. Partia gjykon per ne. 3- Eshte e veshtire te na japin doreshkrin e koference se Mutit qe ne perseri ta besome se ato qe thone jane te verteta. Jo jo jo ato jane sekrete dhe ne si kuptojme dot. 4- Po instikiti njerezor ku eshte. Komunistet shumicen shoket e tyre i nxorren ‘’armiq te popullit’’ i vrane apo i burgosen, pa dhene asnje fakt ku eshte armiqesia. Une smbroj as Mehmeti as Kadriun por cafre bene qe i vrane. Faktet jane te shumta qe vertetojne se komunistet jane kriminele qe su beson as rrobat e shemtuara qe veshin, Eshte fatkeqesia me e madhe qe u ra Shqiptareve dhe akoma se heqin dot kete semundje.

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qytetari

                    Cdo te bente Hitleri ? Vetem gjera te mira do te na bente. Do t'i shkerdhente gjithe robt e shpise ketij " Fshatarit " dhe te tjereve si ai dhe kjo do te perbente nje kenaqesi te shkalles me te larte. Teorite dhe teorizimet e tradhetise kombetare, sic thoshte Kadare, jane nga me te ndryshmet. Tradhetia kombetare ka njeqind alibi ndersa atdhetarizmi dhe lufta per clirim kane vetem nje argument. Per tufen e njerezve pa nder e moral, ardhja e te huajit me tanke e avione dhe vendosja e cizmes se ushtarit te huaj ne Shqiperi eshte gje e mire, mjafton qe kjo kategori e " fshatareve " te mesiperm te perfitonin ndonje panine italiane apo kafshate gjermane. Pushtimet e vendeve te tjera, ne cdo rast ne histori jane bere dhe behen per t'iu rrembyer e grabitur pasurite, per t'i cnderuar e shnjerezuar. Mirepo, kjo eshte gje e mire sipas " fshatarit " edhe nese ky i huaj te hyn ne shtepi pa te pyetur, te dhunon dhe te shkerdhen cfare ke. Rrofshin " atdhetaret " e luges dhe sahanit !

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fshatari

                      Kuptohet hapur se ti di te lexosh por jot te kuptosh. Une do i qendroj atyre qe thashe me lart dhe le te shikojme si do hidhesh dege me dege si majmun nqs se me jep pergjigje. Ofendimet qe ti perpiqesh te besh jane tipike komuniste sepse ske ndonje fakt dhe ne te vertete kuptohet qe sdi ndryshimin midis faktit dhe indoktrinimit. Sa per majmun ti je sepse Xhaxhi te tha qe ke origjinen nga ai( dhe ti beson), kurse une si i krishter e kam nga Adami dhe Eva. 1- Une s’thashe qe Socializmi i Hitlerit eshte ‘’me i miri’’. Theme se eshte ‘’me i mire’’ se Komunizmi yt. E kupton ndryshimin? E thashe sepse me keto 2 fakte u perballem ne vitet 40. E kundershton dot kete ? 2- ‘’tradheti kombetar’’ cfare kuptimi ka kejo shpreje. S'eshte perdorur ne asnje vend te botes. U perdor ne Rusi dhe Shqiperi. Tani s’perdoret me. Perdoret akoma ne Iran, Kine dhe Kore. Se kupton akome citation komunist pa asnje kuptim. Si komunizmi klasik Stalinist, si Nazizmi kane vdekur per mua, kurse per ty komunizmi eshte me gjalle se kurr. Une perpiqem te xjerr mesime nga e kaluara kurse ti qendron besnik. Ne thelb me komunizem une nenekuptoj nje sistem qe urren dhe neshtron pa meshire popullsine qe perfaqeson.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Na mbyten debilat

                        O debil a kupton cfare thua? Eshte tjeter gje ta thuash cfare eshte komunizmi tani pas 80 e kusur vjeteve por atehere ata luftuan dhe askush nuk mund te dinte se si do shkonin gjerat po flasim per luften jo per historine e me vonshme dhe ne lufte ai qe eshte perballe armikut konsiderohet luftetar dhe jo bashkepunuesi. Koqe kandari na ke tjerrur nje hartim adoleshentesh per na treguat orientimin tend medemek perendimor por ne fakt ke mentalitetin e nje skllavi.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fshatari

                          Eshte e pabesueshme injoranca jote. 1- perpiqesh ta besh veten viktime te ‘’debilave’’ …klasike komuniste. 2- ligesia e komunizmit ishte hapur qe diten e pare. Kur merr token, heq te drejten e fjales, hap kampe perqendrimi, shpall armq te popullit… dhe 100 te tilla qe ndodhen vitet e para, cfare ka ketu te mos kuptosh. Por qe me 1848 kur Marksi beri manifestin, qeverite Evropiane ben gjithe perpjekjet ta ndalonin. Dostojevksi ne romani Djalli ta thote hapur me 1868. Churcilli me 1920 thote hapur se ‘’ nje klike komuniste cifute ka kapur per flokesh perandorine ruse’’. Por me cudia eshte se ti me fjalet e tua thua se duheshin 80 vite te kuptohej, kurse ti akoma se ke kuptuar, sepse e mbon, por njekohesisht e kupton tani( di te verteten) dhe e mbron. Sdua te ofendoj por te mbash 2 ide kontadiktore ne te njejten kohe quhesh psikopat ne shqip.

                          Përgjigjjuni
                    2. N
                      Nad Moka i zemruar

                      O fshatari ! Mos bèj filozofin sot pas 80 vjetèsh ! Asnjè periudhè historike nuk gjukohet jashtè periudhès kohore . Ndèrsa sa pèr shprehjen "se çdo tè bènte Hiltleri" , po ta mbajti ua thuaj izraelitève se ta japin pèrgjigjen mirè !

                      Përgjigjjuni
                    3. N
                      Noci

                      Pergjigjen me te mire per Ballin Kombëtar e gjen tek poema e Shefqet Musarait per ballin.Pasi bashkepunuan me italianët bythe ec breke deshen ti hyjne detit me kembe dhe te kishin pozita t'a barabarta.Me vone u lidhen me gjermanet,kunder partizaneve.Ky zotëria nuk ka faj se babane e kishte komandant balli ne Korçe,nje njeri shume i shkolluar dhe i biri i patriotit te madh Sali Butka.A mund te na thote ky i biri i komandantit te ballit si arriti te mbaroje UT,kur ne ate kohe edhe breza me larg ti kishe nuk shkonte ne shkollë te larte.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        astrit

                        “Dekalogut”: 1. Luftojmë për Flamurin Kuq e Zi, për mbrojtjen e të drejtave të popullit Shqiptar. 2. Luftojmë për një Shqipni të lirë, etnike, demokratike, me baza shoqwnore moderne. 3. Luftojmë për një Shqipni ku do të mbretërojë liria e fjalës dhe e mendimit. 4. Luftojmë për një Shqipni të rregullueme ekonomikisht dhe shoqënisht në mënyrë që të mos ketë shfrytëzues dhe të shfrytëzuem, do me thanë të mos ketë njerëz që jetojnë në shpinë të të tjerëve: mos të ketë bujk pa tokë të veten të mjaftueshme, punëtorë të krahut dhe të mendjes pa banesë dhe jetë të sigurueme; pra për nji Shqipni të rregullueme me një sistem ekonomik rranjësisht të riformuem, simbas shpirtit dhe nevojavet të popullit Shqiptar. 5. Luftojmë për një Shqipni ku do të zbulohen, do të përkrahen dhe do të rriten vlerat e meshehuna në çdo shtresë të popullit me anë të shkollës Shqiptare. 6. Luftojmë për një Shqipni, ku do të çmohen drejtësisht të gjitha vlerat pa dallim moshe, krahine, besimi a klase. 7. Luftojmë për të formue një Shqipni të drejtueme nga njerëz të pa kompromentuem, nga shqiptarë që nuk janë kursye, në çdo kohë e në çdo rrethanë, për shpëtimin dhe të mirën e këtij vendi, prej burrash punëtorë të aftë e të ndershëm. 8. Luftojmë për një Shqipni që do të dënojë pa mëshirë dhe në mënyrë shembullore anti-patriotët, tradhtarët, të shitunit, ngatërrestarët, spekulluesit, spiunët; për një Shqipni ku nuk do të kenë vend dallkaukët, servilët, feudalët dhe të gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e Shqipnis së Rilindun. 9. Luftojmë për të harmonizue energjinat e Kombit, për të gatue bashkimin mendor dhe shpirtnor të gjithë Shqiptarëvet. 10. Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të Kombit kundra pushtuesit, për realizimin e idealit të lartë kombëtar: Shqipnia e Shqiptarvet!

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kot

                          Po po por jo bashkepunues me armikun se fjalet e bukura I merr era.

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje