
Nga Sandër Lleshi
Me rastin e përvjetorit të lindjes së At Anton Harapit, studiuesi i historisë dhe ushtaraku i njohur, gjeneral-major Sandër Lleshi, për herë të parë i jep publikut një grumbull faktesh që hedhin dritë për angazhimin politik të Patër Anton Harapit, në Këshillin e Regjencës. Si reagim ndaj lutjes së famshme për Shqipërinë të Papa Gjon Palit II-të, në një njoftim të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, të datës 10.10.1980, në orën 09.55, transmetuar në gjuhën angleze thuhet: “Në Shqipëri feja e ka humbur betejën në fushën ideologjike dhe shpirtërore një herë e përgjithmonë. Për këtë arsye lotët e krokodilit janë pritur në një mënyrë krejt tjetër nga ajo që ka shpresuar monarku i Vatikanit.
Pater Anton Harapi e të tjerët si puna e tij, duke ndjekur shembullin e Papa Piu XII-të, i cili u dha bekimin e tij Duçes dhe Hitlerit, e vunë veten e tyre në shërbim të pushtuesve të huaj dhe ata nuk mund të kenë asnjë ndryshim prej të gjithë bashkëpunëtorëve të pushtuesve në Shqipëri”.
Kështu edhe në vitin 1980, disa dekada pasi e kishte lënë edhe pa një varr, diktatura komuniste nuk e konsideronte të mbyllura luftën me Pater Anton Harapin, ndonëse pohonte së betejën me fenë e kishte fituar ndërkohë. Por si është e mundur kjo?
Duke studiuar për historinë e Luftës së Dytë Botërore, para disa vitesh ndesha disa dëshmi shumë interesante lidhur me Shqipërinë, por dhe për Pater Anton Harapin, në një libër të shkruar nga Hermann Neubacher, me titull “Misioni i posaçëm Juglindja, 1940 – 1945. Raport i një diplomati fluturues”, botuar në Göttingen, në vitin 1956.
Hermann Neubacher është lindur në Wels të Austrisë së Epërme, me 24 qershor të vitit 1893. Me fillimin e lëvizjes nacional-socialiste në Gjermani në vitet ‘30-të, u angazhua politikisht duke luajtur një rol të rëndësishëm edhe në bashkimin e Austrisë me Gjermaninë naziste, pas të cilit në vitin 1938, u bë menjëherë Kryetar i Bashkisë së Vjenës.
Në vitin 1943 e, deri në fund të luftës, misioni i tij zgjerohet edhe me kompetencën e të plotfuqishmit të Ministrisë së Jashtme gjermane për Juglindjen. Në vitin 1951 u dënua me 20 vjet burg në Jugosllavi, prej nga u lirua në vitin 1952, për shkak të një sëmundje të rëndë.
Në vitet 1954 deri në 1956, ishte i ngarkuar me misionin e këshilltarit për ndërtimin e administratës së Etiopisë. Hermann Neubacher, përfaqësonte figurën qendrore politike të ngarkuar me menaxhimin politik të Europës Juglindore, i cili ishte pajisur me kompetenca të plota politike dhe diplomatike.
Me shumë rëndësi kanë memuaret e tij, të cilat kanë hedhur dritë mbi një nga frontet e rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore, frontin ku kjo luftë shfaqi dukshëm karakterin partizan të saj.
Vepra e Hermann Neubacher, përfaqëson një dokument me rëndësi të dorës së parë për të gjithë ata që interesohen për historinë e Luftës së Dytë Botërore në teatrin e Europës Juglindore. Një konkluzion interesant jepej në revistën angleze “International Affairs” të vitit 1958, në recensionin e librit të Neubacher-it nga R.G. D. Laffan:
“Ky libër i shkurtër kujtimesh me vlerë dhe pa shumë pretendime është një vepër e shkëlqyeshme për lexim. Dr. Neubacher, Kryetari i dikurshëm i Bashkisë së Vjenës, ishte dërguar në Bukuresht në vitin 1941, për t’u kujdesur që nafta rumune të mbërrinte në Gjermani.
Atëherë kur problemet gjermane në Ballkan u rritën, sfera e aktivitetit të tij u zgjerua shumë saqë në vitin 1943, ai u emërua ‘I Dërguari i Plotfuqishëm dhe i Posaçëm i Ministrisë së Jashtme për Juglindjen’, dhe ishte vazhdimisht në fluturim midis Beogradit, Athinës, Tiranës, Cetinës, Berlinit dhe Kuartierit të Përgjithshëm të Hitlerit…”!
Ndër shumë pasazhe tërheqëse janë dhe ato për shqiptarët të cilët ai i quan diku si “sympatische Räuber”. Dhe në mes të vlerësimeve për njerëzit e virtytshëm më prekësi është ai për Pater Harapin, provincialin e martirizuar të françeskanëve të Shkodrës.
He must be a good felloë
Secili është i lutur të marrë parasysh faktin së Neubacher-i i shkroi kujtimet e tij, pa ndonjë shpresë së ato do të gjenin ndonjë rrugë për në Shqipërinë e hermetizuar prej totalitarizmit komunist. Tani le t‘i kthehemi dëshmisë së Neubacher.
SHQIPËRIA NË VITIN 1943
Hitleri në përgjithësi kishte një ndjeshmëri jo të spikatur lidhur me rolin strategjik të Ballkanit, në kuadër të Luftës së Dytë Botërore dhe e kishte lënë atë si sferë të ndikimit italian. Po në këtë optikë, ai e kishte toleruar në heshtje edhe pushtimin italian në Shqipëri. Në përgjithësi rritja e angazhimit gjerman në Ballkan, ishte në përpjesëtim të drejtë me dështimet italianë atje.
Kështu që në momentin e kapitullimit të Italisë, trupat gjermane u futën në Shqipëri për të plotësuar vakuumin e krijuar në këtë rajon me rëndësi të konsiderueshme strategjike, në një moment kur ekzistonte mundësia e një zbarkimi anglo-amerikan, zbarkim i cili do të shkëpuste lidhjen mes trupave gjermane të dislokuara në Greqi, me ato të vendosura në Jugosllavi, në kushte kur Bullgaria e Rumania po tentonin drejt ndërrimit të frontit për në anën e aleatëve.
Menjëherë pas kapitullimit të Italisë, në shtator të vitit 1943, Neubacher-i shkruan në librin e tij, se; “Ribbentrop-i më thirri në Beograd e, më komunikoi së Führer-i dëshironte ‘nji Shqipni të pamvarun, që lind prej nji nisme të mbrendshme’; unë duhej që të nesërmen më 11 shtator, t‘i bashkohesha divizionit gjerman në Elbasan.
Një avion i posaçëm do të më sillte edhe nji referent, njohës të vendit e të gjuhës, i cili do të më shoqnonte mue në Shqipni. Mue më duhej të marshoja bashkë me divizionin për në Tiranë dhe të kryeja misionin tim.
Neubacher-i përshkruan me një precizion të lakmueshëm ecurinë e ngjarjeve në Ballkan, e në këtë kuadër edhe në Shqipëri, duke mos u mjaftuar me rreshtimin e fakteve më të rëndësishme, por duke bërë dhe analiza shumë të plota të tyre.
Krahas ngjarjeve, ai u kushton rëndësi dhe personazheve kryesorë të librit të tij. Siç dhe u citua më sipër në vlerësimin e recensionit të Internacional Affairs, vlerësimet për Pater Anton Harapin, janë ndër më të ndjerat.
Ndonëse Neubacher-i trajton në librin e tij figura nga më të ndryshmet, si Anton Harapi, Mehdi bej Frashëri, Xhaferr Deva apo, Dragoljub (Draža) Mihajlović-i etj., dozat e simpatisë së tij nuk janë në përpjesëtim të drejtë me gatishmërinë e personazheve në fjalë, për të shërbyer apo për të bashkëpunuar me autoritetet gjermane.
Në një kohë kur Neubacher-i dërrmon me penën e tij edhe ata që ishin të rekrutuar si njerëz të shërbimit sekret gjerman nga radhët e personazheve të tij, ballkanas e shqiptarë, ai gjen fjalët e nderimit më të lartë për të përshkruar figurën e Patër Anton Harapit.
Nëse Papët e Romës vazhdojnë të mbrojnë një klerik të dënuar prej gjyqit të popullit tonë, sepse ai ka qenë një agjent apo bashkëpunëtor i pushtuesve fashistë dhe nazistë, ne do të thoshim së kjo i diskrediton ata edhe me shumë. …!
Pater Anton Harapi e të tjerët si puna e tij, duke ndjekur shembullin e Papa Piu XII-të, i cili u dha bekimin e tij Duçes dhe Hitlerit, e vunë veten e tyre në shërbim të pushtuesve të huaj dhe ata nuk mund të kenë asnjë ndryshim prej të gjithë bashkëpunëtorëve të pushtuesve në Shqipëri”.
PËRFSHIRJA NË JETËN POLITIKE
Vendimi i Patër Anton Harapit për t’u përfshirë politikisht në Këshillin e Regjencës’ në vitin 1944’ pas miratimit nga autoritetet e Kishës Katolike, ‘duket se ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës së tij. Në përgjithësi gjendja politiko-ushtarake e Shqipërisë’ ishte shumë e komplikuar.
Kapitullimi i Italisë dhe vakuumi shtetëror i krijuar pas saj, numri i konsiderueshëm i trupave italiane të mbetura në Shqipëri pa komandë unike, interesat e ushtrive aleate për marrjen e kontrollit në zonat e pushtuara nga Italia, si dhe interesat gjermane për moslejimin e futjes së trupave aleate në Ballkan, karakterizonin tablonë e përgjithshme.
Kësaj i shtohej edhe prania e një lëvizjeje partizane që sa vinte e rritej, së bashku me rrezikun e anarkisë së brendshme dhe të luftës civile. Edhe Neubacher-i e përshkruan kompleksitetin e kësaj gjendje, në një telegram të datës 12.09. 1944, për Ministrinë e Jashtme të Reich-ut gjerman, ku ndër të tjera shkruan:
“Ngjarjet e muajve të fundit dhe propaganda intensive angleze në Shqipërinë e Vjetër (Shqipëria e sotme, pa Kosovën, shënimi i S.LL.), veçanërisht në kryeqytet tek shumica e popullsisë, kanë krijuar bindjen e humbjes sonë. Iniciativa jonë për krijimin e një Shqipërie të pavarur, u prit me skepticizëm formal, bile dhe juridik.
Ishte e qartë se këta burra, para së gjithash shqetësohen se nga afrimi me Gjermaninë, tash në pragun e fitores së aleatëve, do të rrezikonin sigurinë dhe pronën e tyre, si dhe interesat e vendit. Për këtë ne kemi ndërmarrë hapa për krijimin e një komiteti kombëtar, me një përbërje ndryshe nga ajo që mendonim në fillim”.
Pikërisht në një kohë e situatë të tillë, Patër Anton Harapi merr një vendim jashtë trendit normal të kohës, pra, sublim. Pranon një post zyrtar si anëtar i Këshillit të Regjencës, në një kohë krejtësisht të turbullt dhe në një vend që ishte në buzë të humnerës. Po si ka mundësi?
Duket se ai e kishte parandjerë fatin e tij dhe në fjalimin në Parlament, me rastin e betimit të tij për postin e anëtarit të Këshillit të Naltë të Regjencës, ai u jep një përgjigje të gjithë atyre të “zgjuarve”, që kuptonin rrezikun e situatës, por siç duket edhe përgjigjen për gjykatësit e ardhshëm komunistë, kur deklaronte:
“Qeshë i shtërnguem të zgjedhi njënën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue këtë zyrë, ase të tregoj nji dobësi, tue u largue. Vendova mâ mirë të bâj nji marri: ase – sikurse thonë ata shqiptarë, që duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem”.
Si shumë momente të historisë së Shqipërisë edhe pushtimi i saj prej Gjermanisë, ka nevojë të studiohet në mënyrë komplekse me qëllim që faktet historike të pasqyrohen të zhveshura prej komenteve ideologjike.
Të paktën një gjë është e qartë: Nga studimi i dokumenteve të shumta gjermane të kohës, lidhur me këtë çështje evidentohet përpjekja politike, për ta konsideruar rastin e Shqipërisë disi ndryshe nga shumë vende të tjera të pushtuara, për shkaqe që u trajtuan shumë shkurt në fillim të këtij shkrimi studimor e analitik.
Në kuadër të këtij trajtimi politik specifik, me urdhër të Hitlerit, të datës 03.10.1943, u krijua posti i “Gjeneralit Gjerman të Plotfuqishëm në Shqipëri”. Në përcaktimet për zbatimin e këtij urdhri të të njëjtës datë, thuhej:
“Reich-u gjerman ka njohur Komitetin Kombëtar të sapokrijuar, si qeveri të shtetit të pavarur e mik të Shqipërisë. Me urdhër të Führer-it, krijohet posti i ‘Gjeneralit Gjerman të Plotfuqishëm në Shqipëri’, për të përfaqësuar Wehrmacht-in gjerman, pranë Qeverisë Shqiptare. Krijimi i një administrate ushtarake gjermane në territorin e Shtetit Shqiptar, për pasojë nuk parashikohet”.
Në këtë sfond të përgjithshëm politik, ushtarak e shoqëror të Shqipërisë, kushdo e ka disi më të thjeshtë të kuptojë motivet e vendimit të Patër Anton Harapit, për t‘u angazhuar në strukturën më të lartë të Shtetit Shqiptar.
Në librin e Neubacher-it, sqarohet se skena politike e asaj kohe, u karakterizua nga antagonizmi; Mithat Frashëri –Xhaferr Deva, ose siç thotë Neubacher; “Shqipëri e Vjetër-Shqipëri e Re”, duke mos lënë ndonjë hapësirë të veçantë për ndonjë rol aktiv të karakterit ekzekutiv, për Patër Anton Harapin.
Në thelb në libër duket sikur personi i Patër Anton Harapit, i ka shërbyer Hermann Neubacher kryesisht, për të personifikuar simpatinë e tij për virtytet e larta të popullit shqiptar. Kapitullin e Shqipërisë, nga libri i tij që i kushtohet Ballkanit, Neubacher e ka ruajtur për Patër Harapin:
“I njajti i arratisun më tregoi për fundin e Patër Anton Harapit. Por mue më duhet t‘i shtoj diçka paraprakisht tregimit të tij. Kur filloi tërheqja jonë prej Shqipnijet, un i kërkova Patër Antonit, të largohej menjëherë prej vendit dhe i ofrova për këtë avionin tem. Ai tue më falenderue, më çoi fjalë së Zoti ia kishte caktue vendin, dhe nëse do të ishte vullnesa e Zotit, ai do të duhej me vdekë aty ku e thirrte detyrimi i tij meshtarak.
Burri nga Durrësi më tregoi, se miq të tij e mbanin të fshehun. Komunistët, që e kërkonin atë në të gjitha anët, hynë në shtëpinë që e strehonte. Ata nuk e gjetën. Kur po dilshin prej shtëpie, ata panë një protezë dhambësh në një gotë qelqi dhe kërkuen me dijtë, se kujt i përkiste ajo!
Kur ata filluen me keqtrajtue njerzit e shtëpisë, të cilët kërkojshin me dalë prej situate, Patër Harapi doli nga vendi ku ishte fshehun dhe ju dorëzue ‘gjuetarëve’ të qeverisë. Burri që më besoi këtë histori, më tregoi që ai kishte shkue me një qetësi të kthjellët drejt trekambshit.
Patër Anton Harapi rridhte prej Veriut të Shqipnisë, arsimin e mesëm e kishte marrë në shkollat e fretënve në Merano dhe në Hall të Tirolit. Në Romë ai kishte studiue teologjinë. Para së me i ardhë fundi, ai kishte pa edhe nji herë vendet e rinisë së tij të hershme. Largimi i tij i asaj kohe prej Tirane, ásht për t‘u mbajtun mend”!
Më tej, Neubacher e mbyll kapitullin e tij për Shqipërinë, me ketë episod: “Ishte fundi i qershorit 1944, kur unë i ngopun prej krizës qeveritare, u largova prej Tirane. Për shkak të afërsisë së gjuejtsave anglezë në anën tjetër të kanalit të Otrantos, unë mundesha të udhëtoja vetëm në errësinë.
Avioni kishte fillue me lëvizë në pistën me drita, kur personeli i bordit me ulërima, mundi me ndalun mjetin. – “Çka ásht, kush ásht aty”? “Patër Harapi”! Dhe françeskani i vogël u ngjit në bark të avionit dhe qe tek qëndronte i qeshun në kabinën e vogël të pasagjerëve.
“Unë nuk mundem me e durue má politikën! Do të fluturoj me ju”!
Heinkel-i u lëshue përpara, përdridhej sipër luginava dhe vargamaleve, endej sipër egërsisë mbi shkambijt e së cilës kishte fillue me vezullue e kuqja e parë e diellit që po lindte.
Patër Antoni që ishte ulun përballë meje i mbështjellë në zhgunin e tij, nxuer prej nji çante të fryme, që ishte bagazhi i tij i vetëm, librin e tij të uratëve dhe filloi me u lutun. Për disa ditë ai qe miku jem në Beograd.
Un e shoh ende para meje krijesën e vogël prej asketi, me fytyren kafe si të gdhendun në dru, prej të cilës ngrihej nji hunde gazmore dhe e madhe, tue mbajtun në duer librin e lutjeve dhe tue u endun poshtë e nalt, mes hijeshisë së luleve të kopshtit tem.
Má vonë Patër Antoni udhëtoi për në Vjenë e, ma tej për në Tirol. Pas disa javësh ai u kthye në Shqipni, ku e priste vdekja. Asnji revolucion nuk mundet me e shue kujtimin e një burri të tillë. Drita e amshueme, të cilës ai i shërbeu, e ndriçoftë atë”!
Dhe sigurisht që kështu do të ndodhte. Në një kohë kur shumë prej autoriteteve shtetërore, përfaqësuesve të politikës, të ekonomisë, kulturës së vendit, kërkuan gjithë alternativat e mundshme për t‘u larguar prej Shqipërisë, të cilën e kërcënonte në mënyrë akute rreziku i komunizmit, Patër Anton Harapi sillet prapë së prapë ndryshe, në kundërshtim me trendin e përgjithshëm të të zgjuarve, në kundërshtim me këshillat e arsyeshme, pa përllogaritje për sigurinë.
Ai kthehet në Atdheun e tij, ku në vitin 1946 e pret dënimi i atyre që ai i kishte falur në vitin 1943 dhe që do t‘i falte edhe sot, po të ishte gjallë./ Memorie.al
Ju lutem gazeta tema beni nje artikull per masakren e 4 shkurtit 1944 ne Tirane. E kryer nga kolaboracionistet nga Kosova: Xhaferr Deva, Bajazit Boletini me batalionin Kosova.
Me mire te ishin vrere 100-500 shqiptare nga Xhafer Deva dhe bashkepunetoret e tij antikomuniste se Enver Hoxha dhe barberet komuniste qe vrane dhe internuan me mijera shqiptare,pjesa me e madhe e tyre,per bindje politike!
Sander Lleshaj, se pari per te shkruar histori dhe te analizosh peshen politike te figurine politike te asaj kohe duhet kryqezim i burimeve arkivore Se dyti ne gjithe vendet e perfshira ne luften e dyte boterore bashkepuntoret me fashizmin e nazizmin u denuan. Nuk kuptova tjetr vec pershtypjeve te ketij gjermanit per Pater Antonin, si trup-paket dhe i shkolluar si gjithe prifterinjte katolik Pra ka wene antar qeverise we ngriten gjermant ketu pas pushtimit te tyre
Po ku do mbytej pader Antoni neper Evropen e bere lemsh, kush ia kishte shtruar sic pandeh kur ndali avionin ne piste. Ketu do mbytej me damken e madhe te kolaboracionistit dhe te qenit shkak per inspirimin e dhjetra prifterinjve te tjere katolike qe u perfshine ne lufte dhe me pas ne vepritari konkrete kunder regjimit legjitim te pasluftes dhe gjeten vdekjen. Gjeneral katoliku po u bie kambamave te faljes se padres. Te falet pse jo, por pasi te fale Evropa kolaboracionistet e vet, ish personalitete ku e ku me te njohur e me merita per vendet e tyre, sesa nje pader i mjere si Anton Harapi.
Patër Anton Harapi: Lindi në Shirokë, katund (lagje) e Shkodrës, më 5 janar 1888, i biri i Loros dhe i Çile Koliqit, i pagëzuar me emrin Gaspër. Që në moshë të re, bashkë me të vëllanë, Markun, u thirën në rrugën kishtare. Filloi mësimet në kolegjin e jezuitëve, ku kreu mësimet fillore dhe më vonë vazhdoi gjimnazin e ulët në kolegjin e françeskanëve. Si nxënës i mirë mori bursë për studime në Salzburg, e mandej Schëaz e Villach të Tirolit të Austrisë, më vonë vazhdoi studimet teologjike në Universitetin e Insbrucit, për filozofi në Universitetin e Vjenës. Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913, kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malazeze e serbe, shërbeu në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Në vitet 1916-1918, gjatë Luftës së Parë Botërore ishte në Grudë të Malsisë së Madhe. Organizoi me banorët e tre bajraqeve Hot, Grudë e Triepsh një memorandum që këto bajraqe t’i mbeteshin Shqipërisë. Memorandumin ia dorëzoi Luigj Gurakuqit e At Fishtës, që këta t’ua dorëzonin fuqive të mëdha, të cilat po drejtonin konferencën e paqes në Paris e po vendosnin kufijtë e shteteve të Europës. Ishte inisiatori i botimit të gazetës “Ora e Maleve” së bashku me Dom Lazër Shantojën. Në vitin 1923 u emërua drejtor i kolegjit françeskan. Mbas përmbysjes së grushtit të shtetit të vitit 1924, si përkrahës i tyre e arrestojnë, por nuk e dënojnë. Mbas burgut ishte mësues e drejtor i liceut “Illyricum” dhe gjithashtu mësues në shkollën normale femërore të “Motrave Stigmatine” në Shkodër. Në vitet 1930-1936 ishte drejtor i revistës “Hylli i Dritës”, ka botuar shkrime te gazeta “Posta e Shqypnisë” dhe “Zani i Shna Ndout”, mbi 70 artikuj. Disa nga shkrimet e tij janë:“Urti e burrni ndër banorët e Cemit” “Valëmbivale”, shkrime në prozë. Përktheu veprën e Anton Herget “Edukata ose mirëritja e fmijëve”, “ Shqyptari dhe bota e tij”, “Andrat e Pretashit”, “Vlera shpirtërore” etj Në vitin 1937 ishte famulltar në Bajzë të Shkodrës. Mbas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, së bashku me parinë e Shkodrës i kërkuan Konti Cianos që “ Shqipëria të jetë mbretëri e pavarur e me një mbret nga familja e Savojave të Italisë. Shqipëria të ketë flamurin e saj, gjuhën, shkollat shqip etj.”Konti ju premtoi se do ti zbatojë kërkesat e delegatëve të Shkodrës, por nuk e mbajti fjalën. Emëri i tij është te lista e asambleistëve që ia dorëzuan kurorën e Skëndërbeut Viktor Emnauelit të III, por nuk ka firmën e tij në këtë listë. Me 13 shtator 1943 u emërua anëtar i Këshillit të Regjencës, ku qëndroi deri në fund të vitit 1944. Patër Anton Harapi në fjalimin e tij me rastin e betimit si anëtar i Këshillit të Naltë, u shpreh: "Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe un po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën: a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbasi shpirti nuk m'a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njanën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue këtë zyrë, ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem". Me vendim të datës 12 shkurt 1946 të Gjykatës ushtarake e Tiranës Patër Anton Harapin dënohet me vdekje pushkatim. Me 14.2.1946 Gjykata e Lartë Ushtarake aprovon dënimin me vdekje.
Me vjen keq per Pader A. Harapi, Problemet e Shqiperise ishin komplekse...pushtuesit jepnin siguri se Shqiperia e vjeter do behet Shqiperi e Re ...(autoktone) , ne fakt per pak kohe Italia e beri....U hapen shkolla shqipe ne gjitha trojet shqiptare .... te vjetrit e kujtojne si koha 'e Shqiperise' me mesues nga Shkodra..Tirana ..Elbasani...etj..te paguar nga shteti italian Bashkpunimi me pushtuesin eshte i denueshem kudo ne bote ! Pushtuesit ikin...historikisht !Nuk zgjedhin problemet afat gjate. Shqiperia -bashkpunuese me Itali-Gjermani ..do nahej me keq me fituesit e luftes...Jugo..Gre..
Boooo s'ngeli fshatar pa u bere historian e shkrimtar e studjus ne ket mut vend.
Neqoftese e kujtojme kohen kur erdhi Papa para disa vitesh dhe u be shpallja e 40 martirëve te kishes katolike,munguan dy figura,qe kane qene te vendosura ne figura te medha anes rruges te Deshmorët e Kombit,nuk ka qene figura e Pater Anton Harapit dhe nje tjeter qe s'e mbaj mend,qe te dy bashkepuntoret te fashizmit,te pakten keshtu i kane quajtur,pavarësisht qellimit te bashkepunim.Ishin Prelate te Kishes Katolike,shume te ditur
Të jesh jatolik nuk dotë thotë që je dhe 'Patriot, o sandër S.D.T.-ja.Të rrofshin pallaskat po pk vërteton që bënl pjesë te BIMMT E KËQIA të MLMËDHEUT.Një ditë të bukur dotë përfundosh në koshin e plehrave.Sandër prej Mirdite nga ka dhe një kleruk të nderuarme mbiemër KAÇORI që ngriti FLAMURIN EME SHQIPONJË DHE jo si Ai arapi tënd nën hijen e bajonetave të Hitlerit.Zagarin e lavdërojnë të gjithë,dheti o sandër lleshi si dhe arapi HUNDË TË TURPSHËM DOTË KESH. n.q.se nuk ndëron mëndë.Nuk e di n.q.s. ke qënë burë ndonjëherë,se mashkull e di që je bëju DJALË MIRDITE E MOS E KORIT ATË KRAHINË DUKE MBROJTUR KRIMINELË E BASHKËPUNTOR TË NAZIZMIT TË DËNUAR NGA MBARË BOTA.Sandër dhe Hitleri nuk vrau me dorën e vetë si dhe ai arapi yt nazist.Je dh gjen-m .. dhe duhet ta dish mirë se kush hynë në një vënd tjetër me usht,armatim etj quhet ...
1 qind mije peqrind, kete lajm e ka hedhur namir laparkari
Po si mundet te kete gjenerale te Ushtrise Shqiptare qe te lartesojne figurat e tradhetareve te Shqiperise. Vaj medet per kete vend. Nuk e kuptoj.
Sandër Leshi, paske tjerr lesh, lesh të kalonin si fashizmi e nazizmi.
Ne cdo vend te botes kolaboracionistet kane marre ndeshkimin e merrituar. Madje dhe prostitutat qe shkonin me ushteret pushtues. Te tjerat jane dengla.
Astrit . Flm për Sqarimin ......!
O Sandër! Çi këto elozhe për kategorinë e Patër Arapi dhe për trajtimin e veçantë të Shqipërisë nga Nazistët.Po qe se gjermani nuk k7shte vrarë e djegur Shqipërinë ose më pak se në Greqi e Jugosllavi,do të kishe të drejtë të gatuanje këtë çorbë deri. Por ske faj,ke mungesa nç kulturë e formim,qysh në vitet e pata të rinisë.Të cilat të privojnë,të trajtosh probleme të kësaj peshe. Takohu dhe bisedo me Marenglen Kasmin,para se të hulumtosh,për këtë petiudhë.
Mjerë pop.shqiptar se çfarë gjarpërinjsh ka ushqyer dhe bërë pale dhe gjeneralë(por mos harojmë që jan gjeneralë me urdhër dhe jo me merita .Jenë gjeneralë me kurse dhe të pjekur NËN DRITËN E HËNËS dhe jo Gjeneralë LUFTE)Kudo në botë kolaboracionistët jan dhe deri pushkatuar dhe pa gjyq fare,kurse te ne një FARË E KEQE E TË ASHTUQUAJTUR VE GJENERALË(KATOLIK) KËRKOJNË TË RIABILITOJNË BASHKËPUNTORË TË NAZI-FASHIZMIT.KËTA KANË LYER DUART ME GJAK.PAPA NUK E KA RIABILITUAR KËTË MOSTËR TË KATOLIÇIZMIT.SANDËR MOS NGATËRO FENË ME POLITIKËN DËGJO DHE PAPËN AKTUAL DHE ULU DHE THIRRI KAPLLOQES O JASHTËQITJE E UNIFORMËS TË NDERUAR USHTARAKE DHE VISH U ME UNIFORMËN E KOHËS SË NAZI-FASHISTËVE. DO TË KËRKOJMË NGA M.M. QË PËR FYERIE TË DINJITETIT TM 28000 TË RËNËVE TË TË HIQEN DEKORATAT DHE PO QE E LIGJSHME DHE TITULLI ME URDHËR POLITIK I GJENERALIT SHQIPTAR DHE ATY KU JETON TË PROVOSH TË VESHËS UNIFORMËN E NAZISTËVE DHE E SHIKON SE ÇFARË TË BËNË QYTETARI GJERMAN. MIRDITA KA DHE KAÇORË,BARDHOK BIBË,PAL MËLYSHË DHE SHUMË E SHUMË TË TJERË YJE.SANDËR BAJRAKTARI NË JETË TË JETËVE KA PATUR MASHË PËR TË NXJERË GËSHTËNJAT NGA ZJARRI, TI NUK JE HISTORIAN POR NJË SHËRBËTOR I KEQ I TË NDYRËVE
Paske pjerdh o Sander! Ka figura te tjera katolicizmi shqiptar. Pse nuk ben nje shkrim per qeset me flori te Kontit Çiano,kujt ja shperndau?!
te perpiqesh te mjegullosh (ME VETDIJE) faqen me te lavdishme te historise se vendit tend sikurse edhe personazhi ne kete shkrim eshte mekat - Dante i dedikoi nje vend te vecante ketyre plehrave..............