Shumica e njerëzve në Shqipëri e njohin nga jashtë ndërtesën në rrugën “Ismail Qemali”. E ashtuquajtura “Vila 31” ka qenë dikur rezidenca e diktatorit Enver Hoxha. Ajo u hap për herë të parë për publikun në fillim të vitit 2025, si rezidencë artistësh, pas një periudhe të gjatë planifikimi dhe dekadash izolimi të plotë.
Hapja ndodhi rastësisht në prag të 11 prillit, ditës së vdekjes së diktatorit paranojak, por fakti që qytetarët ende nuk kanë qasje të lirë në ish-rezidencën e tij nuk është rastësi. Vizitat lejohen vetëm në raste të jashtëzakonshme.
“Vila 31” nuk fsheh sekrete të mëdha, por pamundësia për ta vizituar simbolizon raportin e Shqipërisë me atë kapitull të errët të së kaluarës. Elita politike në pushtet nuk ka interes të përballet plotësisht me të kaluarën, ndërsa shumica e qytetarëve janë të përqendruar në problemet e përditshme ekonomike.
Një milion bunkerë për një vend të varfër
Gjatë sundimit të tij, Enver Hoxha e shndërroi Shqipërinë në një nga vendet më të izoluara në botë. Jashtë saj, emri i tij u bë sinonim me një formë unike diktature – atë që u rrethua me bunkerë.
Në vend që të ndërtonte banesa apo infrastrukturë, Hoxha ndërtoi bunkerë në çdo cep të vendit. Rreth një milion bunkerë prej betoni në një vend me vetëm tre milionë banorë – dëshmi e çmendurisë totalitare të një njeriu që përsosi frikën si instrument pushteti. Ai ndërtoi një version ekstrem të komunizmit, që nuk ekzistonte më askund tjetër, dhe qëndroi në pushtet më gjatë se çdo diktator tjetër komunist në Evropë.
Ai e ndërtoi kultin e personalitetit jo vetëm mbi ideologjinë dhe sundimin diktatorial, por edhe mbi aftësinë për të ndërprerë lidhjet me të gjithë aleatët, shkruan “Deutsche Welle”.
Lamtumira me “vëllezërit e mëdhenj”
Ai ndërpreu marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos, më pas me Bashkimin Sovjetik, dhe në fund me Kinën, duke i akuzuar të gjithë për “tradhti ndaj mësimeve të vërteta të Stalinit”. Kështu, i çoi shqiptarët drejt izolimit total dhe varfërisë ekstreme, duke besuar se socializmi i tij do të funksiononte pa botën e jashtme.
Analistët mendojnë se paranoja e tij u shtua edhe më shumë me përkeqësimin e sëmundjes së diabetit.
Hoxha themeloi Partinë Komuniste të Shqipërisë në nëntor të vitit 1941, me ndihmën e komunistëve jugosllavë. Dy vjet më vonë u bë udhëheqës i saj dhe e mbajti atë pozitë deri në vdekje.
Shkëputja me Jugosllavinë ishte pothuajse e pashmangshme: Hoxha ëndërronte një shtet kombëtar shqiptar që do të përfshinte edhe Kosovën, ndërsa Tito kishte vizionin e një federate ballkanike me Bullgarinë dhe Shqipërinë, nën udhëheqjen e vet.
Më pas, Hoxha guxoi të shkëpuste lidhjet edhe me “vëllain e madh”, Bashkimin Sovjetik. Pas fillimit të de-stalinizimit nga Nikita Hrushovi në vitin 1956, Hoxha u pozicionua kundër tij. Për të, Stalini mbeti “masa e çdo gjëje” deri në fund të jetës. Historianët ende debatojnë nëse kjo ishte vetëm një arsye për të larguar ndikimin sovjetik nga Shqipëria.
Aleanca e radhës ishte me Kinën, që e ndihmoi Shqipërinë me rreth 5 miliardë dollarë. Por pas vdekjes së Mao Ce Dunit, Hoxha ndërpreu edhe këtë lidhje në vitin 1978, duke thënë se nuk mund të mbështeste “politikat e reja” të Pekinit. Kjo e rrëzoi në gjunjë Shqipërinë ekonomikisht.
Një vizitor i pazakontë nga Gjermania
Në përpjekje për të forcuar pushtetin, Hoxha kërkoi mbështetje edhe nga vende që s’kishin lidhje me ideologjinë e tij. Në gusht 1984, ai priti në Tiranë kryeministrin bavarez Franz Josef Strauss, të cilin më parë e kishte quajtur publikisht “revanshist”.
Strauss, megjithëse anti-komunist i zjarrtë, kishte zakon të bënte marrëveshje fitimprurëse edhe me regjime komuniste. Vizita mbeti e mbuluar nga sekreti dhe deri sot nuk dihet saktësisht për çfarë biseduan.
Pse shqiptarët nuk u rebeluan?
Shumë pyesin pse shqiptarët e ndoqën regjimin pa rezistencë. Deri në rënien e sistemit në vitin 1990, në Shqipëri nuk pati lëvizje disidente, si në vendet e tjera komuniste.
Hoxha nuk i toleronte aspak. Reagimet e para rebeluese shtypeshin menjëherë me represion brutal, të krahasueshëm vetëm me kohën e Stalinit në Bashkimin Sovjetik.
Shoqëria shqiptare ishte ende e bazuar në strukturat fisnore dhe mungesa e anonimitetit, madje edhe në qytete, e bënte çdo kundërshtim të pamundur.
Dënimi me vdekje për një Bibël
Elita civile e para luftës u shkatërrua pothuajse plotësisht nga Hoxha. Ai donte që Shqipëria të bëhej shteti i parë ateist në botë. Besimtarët u përndoqën ashpër, sidomos katolikët në veri. Vetëm posedimi i një Bible mund të ndëshkohej me vdekje.
Mijëra njerëz u zhdukën pa gjurmë dhe fati i tyre mbetet i panjohur. Deri në momentet e fundit të jetës, Hoxha drejtoi personalisht spastrimet politike, ku shumë njerëz – zakonisht ish-aleatë apo intelektualë – u ekzekutuan ose u internuan.
“Populli–Partia–Hoxha”
Në anën tjetër, kulti i tij personal ishte i gjithanshëm, i krahasueshëm vetëm me atë të Stalinit apo Maos.
Parulla si “Rroftë Enver Hoxha” apo “Populli–Partia–Hoxha” ishin kudo: në postera, pankarta, madje edhe të gdhendura në kodra që të shiheshin nga larg.
Nxënës i dobët nga një familje e mirë
Enver Hoxha lindi më 16 tetor 1908 në Gjirokastër. Mbaroi gjimnazin francez në Korçë dhe më pas mori bursë nga Mbreti Zog I për të studiuar në Montpellier e Paris, ku u ndikua nga idetë komuniste. Sipas bashkëstudentëve, nuk i përfundoi studimet.
Më vonë, studioi juridik në Bruksel dhe punoi si sekretar në konsullatën shqiptare. Pas kthimit në vend, u bë mësues frëngjishteje dhe më vonë hapi një duhanore në Tiranë.
Pas pushtimit italian të Shqipërisë në vitin1939, Hoxha u fut në ilegalitet dhe u bashkua me partizanët e Titos kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Ai u martua me Nexhmije Hoxhën, me të cilën pati dy djem dhe një vajzë. Vdiq më 11 prill 1985, në moshën 76-vjeçare në Tiranë.
Çfarë ndodhi pas vdekjes së tij?
Pas vdekjes së Hoxhës, shumë shqiptarë shpresuan se vendi do të çlirohej nga izolimi. Në Bashkimin Sovjetik kishte ardhur në pushtet Gorbaçovi dhe kishte nisur ‘perestroikën’ (ristrukturimin), por në Shqipëri asgjë nuk ndryshoi.
Enver Hoxha u varros me nderimet më të larta, dhe shumë njerëz qanë publikisht – megjithatë, sot është e vështirë të thuhet nëse ato ndjenja ishin të sinqerta.
Pas vdekjes së tij, izolimi vazhdoi edhe për pesë vite të tjera. Pasuesi i tij, Ramiz Alia, vazhdoi ta adhuronte figurën e Enverit, duke ngritur monumente në nder të tij.
Monumenti më i madh, i vendosur në qendër të Tiranës, u rrëzua pas protestave të mëdha më 20 shkurt 1991 – një moment simbolik i fundit të epokës së diktaturës.
Sot, të gjitha këto ngjarje duken si pjesë e një historie të largët.
Qindra mijëra shqiptarë u larguan nga vendi në vitet ’90, dhe brezi i ri nuk ka më lidhje emocionale me atë periudhë. Kur politikanët e sotëm flasin për “të kaluarën e dhimbshme”, zakonisht nënkuptojnë dëshirën për ta lënë pas, jo për ta përballur. (Koha Ditore)
KUSH ESHTE KY NJERI I PALEXUAR QE BENE KETE SHKRIM.ME SIGURI NDONJE PASARDHES I I KOLABORAVIONISTE E TRADHTARVE TE KOMBIT.
Dashnor Kaloçi
KUSH ESHTE KY NJERI I PALEXUAR QE BENE KETE SHKRIM.ME SIGURI NDONJE PASARDHES I I KOLABORAVIONISTE E TRADHTARVE TE KOMBIT.
Po ore mut po por keta halet qe erdhen me pas jane me te poshter kedhtu neqoftese ke folur per Enverin ti je me mut se ai sepse jeton ne kete kohe halesh. Te pakten kishte shtet dhe alabaket gdhiheshin ne rajon dhe hanin dru si ne karadak dhe nuk ju dhisnin ne goje njerzve si sot. Kur te besh bilancin me keta te sotmit atehere mund hash mut sepse duhet te jesh ndonje bythqir qe e ke rregulluar pazarin.
Enver Hoxhes keta kurva si Sali Ram Karaxhici i rruanin topet dite per dite, sot e shajne. Burre qe cliroje vendi dhe nxori popullin nga varferia nuk vjene me. Lavdi vepres se Enver Hoxhes!
Genjeshtra 1 milion bunkere.Shikoni dhe kujtohuni cfare eshte ndertuar ne kohen e tij.nga pa dita me hidrocentrale pa uzina e fabrika u bene me qindra pa asnje meter hekurudhe u lidh gjithe vendi me linja hekurudhore nga 90%analfabet u ngriten me qindra shkolla deri ne universitete e akademi kenetet u thane she u kthyen ne ttoke bujqesore 300 Mike hectare arsimin shendetesia falas nuk kishte taksa qe sot na rrjepin lekuren u bene 530 rezervuare uji etj etj..........sot ato jane shkaterruar ose nuk fuksionojne dhe i kane grabitur.Hoqi gjakmarrje hapi shkolla ne cdo skaj te vendit sikur dhe 4 nxenes te kishte
Enverit, ju qe shkruani keshtu, zhgarravina qelbanikesh, t'i hani ate qe s'thuhet, eshte shume pak
O mero mos u merr me keto pune,mos lejo shkrime te tilla se prish imazhin e portalit. Enveri ndertoi bunker me bollek ne fakt dhe sot u shkaterruan per 200 mij lek te vjetra,por mos thente zoti e te na kerkohen perseri,se tropoja dhe kuksi e provuan. E megjithate enveri perpara mendonte per njerzit ,pastaj bente bunkere, sot cfar behet nje verr ne uje.
Imagjinoni per nje minut sikur Flamur Noka te flasi per Enverin,kaq mjafton,mos te flas per Salihin,Enveri as hajdarin nuk e fshinte me doktorrin qe nuk lante doren se ja kish dhene Enverit, e sot del na shet pordhe ne parmament, ben gallate se nuk ka shtet.
Shqipfolesit serbe edhe pas 40 viteve te vdekjes se te madhit Enver, nuk lene rast qe te shprehin muterine e tyre hapur dhe te replikuar nga media si ne kete rastin nga gazeta tema. Dhe keshtu, i hengshi mutin kujtimit te Enver Hoxhes.
UNE DUA TE VIZITOJ VILAT BUNKER TE SALI KARAXHIÇIT, ILIR DHE MUNIKA FLORIRI E TE TJERE ME RADHE TE KETYRE QE E SHKATERRUAN SHQIPERIN PER TA VJEDHUR E U BEN MILIONER SA HAP E MBYLL SYTE . .
Hidhu I perpjete, shpif I e shtremberojne sa te doni Duke tregua injorance dhe padije. Por ate qe beri Enverin dhe komunist et ne krye te popullit shqiptar nuk e ben ASNJE tjeter. Po e permbledh:-cliruan Shqiperine, more nje Shqiperi feudale te prapa mbetur, me 85%analfabete,dhe e shnderr ne vend industrial bujqesor TE zhvilluar, me universitetin, akademi e institution shkencore, me shkolla e spitalet, me mjek ne cdo fshat, me hidrocentralet e termocentralet, me industrie nxjerre se è perpunuese, me mbrojtje te sigurt. Rezerva shteterore per 20 vjet. Ku I keni sot? Thone se po' I kerkoni bunkeret e tunelet E "paranojave TE Enverit", se po' iu dhjete ne breket Putini. Vini paolina, se ajo kohe e ENVERIT nuk vjen me. Po, ka 35 vjet qe ka ardhe Koha e pasardhesve te bashkepuntor eve nazifashiste, qe mburreni per te kaluaren e tyre te tradhetite kombetar.
Kur flisni për Enverin dhe *diktaturën* futini një shplarje gojës së ndyrë sepse ai *regjim* ishte human për 90% të shqiptarëve të ndershëm dhe që e donin Shqipërinë...këtë mut demokracie që po jetojmë është si nata me ditën krahasuar me *diktaturën* e djeshme ...vetëm të mendosh fëmijët e djeshëm që lëviznin të sigurtë jashtë shtëpisë së tyre ndërsa sot as në WC nuk shkojnë të pashoqëruar nga prindërit...etjetjetjetj....
Besim Ndregjoni e ka shkruar kètè PAÇAVURE ?
Koha e Enver Hoxhes ishte diktature e ligjeruar, pasi pushteti nuk buroi nga vota, por nga pushka. Dhe ne krye te nje shteti diktatorial, padyshim qendron nje diktator. Pavaresisht nga kjo, kur bejme analiza te nje kohe, duhet ta bejme kete gje me metoden e krahasimit. Pra, ne c’kushte e mori ne dore pushtetin dhe ku e la. Jane disa tregues qe jane kokeforte: Measarja e jetes nga 38 vjec ne 72. Analfabetizmi nga 85% te universiteti Nga pisha e kandili te hidrocentralet Nga nje vend gjysem feudal ne njevend indistrualo- bujqesor Nga nje shtet pa nje meter hekurudhe te shtrirja e linjave hekurodhore nga Ballshi deri ne Tuz te Malit te Zi Nga nje Myzeqe te kenetizuar, te nje Myzeqe te lulezuar Mjekesi te shtrire ne cdo skaj te atdheut falas Arsim falas Ushtri moderne me te gjitha llojet e armeve, tokesore, detare dhe ajerore Fortifikim modern per kohe lufte. Genjeshter me bisht kur thone njemilion bunkere, gjithesej 167000( njeqind e gjashtedhjete e shtate mije) qendra zjarri Genjeshter me bisht kur thuhet se vriteshe per nje fjale goje apo liber te ndaluar. Maksimumi i denimit per agjitacion e propagande ishte deri ne 10 vjet burg Nga nje buqesi e prapambetur ne nje bujqesi intesive Nga nje prapambetje kulturore ne zhvillim te jashtezakonshem kulturor e emancipues U zhduk fenomeni i gjakmarrjes U ngriten qytete te reja si B. Curri, Kukesi, Rresheni, Laci, Ballshi. Te gjitha qytetet u industrializuan dhe u urbanizuan Zhdukeshin pasojat e termeteve te fuqishme per gjashte muaj Politika sociale e niveleve te larta. Shtepite jepeshin falas, pagat dhe pensionet plotesonin nevojat e domosdoshme Rendi dhe siguria te paarrira me pare Papunesia nuk ekzistone etj etj. Duhet pranuar se lufta e klasave nuk kishte pse ashpersohej si edhe ekonomia nuk kishte arsye te ishte teresisht e centralizuar. Po ashtu ndalimi i kredive nga jashte nuk kishte pse te vihej ne kushtetute. Renia e regjimit nuk erdhi nga dy gishtat por nga presioni i madh nderkombetar ndaj shteteve te kampit socialist ku ekonomia filloi te calonte dhe te mos ishte rentabel ne krahasim me ekonomine e ttregut. Prandaj ne analiza duhet ti permendim edhe anet pozitive edhe ato negative. Po ne kete kohe qe jetojme pak fenomene negative ka?! Jane aq shume sa nuk na del koha qe ti permendim
Do te drejtoj vetem 1 pyetje llogjike si njeri I thjeshte qe jam. Me c’fare metoda u ndertuan ‘’verperat’’ e medha te asaj kohe? Ne vuajme nga mungesa e intelektualeve dhe vecanerisht ne kete rrast te ndonje historian te shkruaj oblektivisht per kete periudhe. Por per fat te mire jane ruset qe na vijne ne ndihme. Gulag Aikipelago e Solxhenicit na jep me pike dhe presje se si ishte sistemi I Enverit. Ishte identik me ate te Stalinit 25 vite me pare se Enveri te merrte pushtetin. Por ketu ti ke nje mangesi tjeter. Ti mendon se Enveri cliroi vendin, ne te vertete ai ishte kelysh i Stalinit. Edhe veshja ushtarake (qe gjoja simbolizon luften) ishte dhurate e Stalinit. Nga I gjeti parate te filloje te ndertoje ‘’veperat’’ madhore apo te merrte rrogen e tij? Nga Stalini. Por most te dal nga pika qe permenda. Per kanalin e Moskes 130 km I gjate, Solxhenicin na thote te kujtojme si turiste nqs udhetojme atje, mijra e mijra te burgosur politke qe humben jeten per ta bere kanalin ne kohe rekorde me kazme dhe lopate. Kejo ishte mburrja e Stalinit, ‘’me kazme dhe lopate’’ S’eshte pikerisht ky thelbi I komentit tend se komunizmi I ndertonte ‘veperat’’ ne kohe rekorde me kazme dhe lopate? Po per metodat mund te thuash dicka? Une vajta 2 muaj para se te filloja universiteti per ‘’ pune vullnetare’’ ne Lushnje te mbelidhja miser dhe me von te rregullonim hekurudhen ne Narte. Jetonim ne kapanone rreth 50 vete, pa dushe apo kushte higjenike, te uritur dhe kurr te ngopur me buke.Te pelqen ty fjala ‘’pune vullnetare’’ ? Jo vetem qe femije duhet te punoje per’’ pune vullnetare’’ por edhe nje familje qe punonte rregullisht 6 dite te 7 ne shume rraste duhet te ishte’’ vullnetare’’. Pra ju qe simpatizoni ate kohe perpara se te nemuroni disa citate te Enverit permendni edhe metodat si u arriten ato suksese, ku ne shumicen e rrasteve sjane as suksese por thjeshte genjeshtera
I hengershi m.t.n E Hoxhes. Kishte te meta e defekte, por nuk vidhi kete popull
Kur lexon komentet e shqiptareve kupton qe DNA jone eshte ndryshe nga cdo komb ne bote. Pse komentuesit s’flasi per mendimin e tyre personal se si nje sistem ndikon nqs se ata do jetonin ne ate kohe. Si : liria e shprehjes se mendomit, liria e aktivitetet ekonomik, liri e besimi, liria e levizjes se lire, liria e blerjes dhe shitjes, jo liria e prones private (kejo eshte ne natyren e njeriut), por mbrojta e kesaj lirie, liria e aktivitetit politik, liria e ankimit, liria te kritikosh etj etj qe shumica i kane sot. Por flasin per gjera kombetare si ; elektrifikime, hekurudha, krenari, clirim nga pushtuesi, universitete etj etj qe jane propagande mashtruese shume e hapur dhe e lehte te pergenjeshtrohet. S’eshte e mjaftueshme te thote dikush se nqs e di ti ku na la Zogu dhe pushtuesi, Enveri na beri lule. Kejo spi me uje. Arsyeja e vertete eshte se DNA jone eshte ndryshe. Mund te ja vesh fajit deri diku IQ se ulet( rreth 70) por edhe ketu ka shume kombe qe e kane IQ njelloje apo me te ulet dhe s’sillen si ne. Hipokrizia eshte arsyeja. Shqiptari kenaqet te behet hipokrit, sepse ne kete menyre mendon se eshte me lart se realiteti i tij. Por ndodh e kunderta humbet edhe ato pak ane pozitive qe ka.
shihni rastin e Singapori...ka pergjigje per metodat si dhe per fatin e femijeve te shqiptareve......
Jo ne Singapore, por edhe Ne Antartide do te kerkon te shikoni. Dhe Shqiperia do te rrafshohet si Gaza, se nuk ka asgje qe ta mbroje. Do ti kerkon tunelet e bunker et e ENVERIT, por nuk do ti gjeni. I duhen Trapit per resorset turistike dhe do ti gjeni te Zena :"prone e xanun. Prone e Trapit."