Nga Arben SALIU

Bejto Isufi është një nga personalitetet më të spikatura të Forcave të Armatosura gjatë gjithë historisë të shtetit shqiptar. E ndjej veten të privilegjuar, që si një nga shokët më të dashur të babait tim, kam pasur fatin ta njoh nga afër dhe të ruaj kujtime të pashlyera për të. Prandaj, sapo miku dhe bashkëfshatari im, ish kuadri i lartë ushtarak, Pajtim Ribaj, duke njohur marrdhëniet midis tim eti dhe Bejto Isufit, më kërkoi të hidhja disa rreshta rreth miqësisë midis tyre, pasi ishte duke shkruar një monografi për të, nuk hezitova për t’i kthyer përgjigje pozitive.
Qysh i vogël kisha kërshëri të njihja shokët e babait nëpërmjet fotografive. Babai ruante si relike të çmuara një set fotosh me bashkëluftëtarë të tij në rreshtat partizane. Mua më vinte inat se pse ai nuk kishte shkruar nga mbrapa fotove emrat e shokëve. Pavarësisht se im atë kishte natyrë të vrazhdë, kur unë e pyesja se kush ishin personat e panjohur për mua, ai nuk hezitonte të bënte shpjegimet e duhura.

Në një nga këto foto, dalë në Prizeren, në mars 1945, krahas babait, ishin edhe tre partizanë të tjerë. Babai, në rolin e ciceronit, më bëri të ditur emrat e tyre: Halim Xhelo, Xhorxhi Zëra dhe Bejto Isufi. Ky, në pamje ishte më i imti. E pyeta babain se nga ishin këta dhe pse kishin dalë në Prizeren. Dhe ai më bëri me dije, se Halimi ishte nga Dukati, Xhorxhi nga Zagoria dhe Bejtua nga Mavrova. Ishin një grup kuadrosh të Divizionit të Pestë, që në zbatim të urdhërit nga Shtabi i Përgjithshëm ktheheshin në Shqipëri nga Jugosllavia, për të marrë detyrat që do t’ju ngarkoheshin në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit në Tiranë. Në këtë grup bënin pjesë edhe Ksenofon Nushi, Qamil Poda, Çobo Osmëni, Azis Qerimi etj. Jam ndjer i lumturuar kur kjo foto u përzgjodh nga Arkivi Qëndror i Shtetit për t’u afishuar në albumin me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Atdheut.
Kur fillova të kisha etje për të lexuar letërsi historike, te libri i Gjeneral Halim Xhelos “860 ditë lufë” mësova së pari peripecitë e udhëtimit të këtij grupi partizanësh që ishin nisur nëpër borë nga Senica e Serbisë drejt Tiranës. Shumë vite më vonë, kur edhe im atë shkroi kujtimet e luftës “ Trokitje në kujtesë”, mësova detaje të tjera të këtij udhëtmi, ku Bejto Isufi është shok i pandarë i tim eti, qysh nga ajo kohë e lavdishme.

Një foto tjetër që më bënte kurioz ishte një grup i vogël ushtarakësh, ku im atë qëndronte ulur dhe kolegët e tij në këmbë. Përsëri babai zbardhi emrat e tyre. Ata ishin Çelo Arrëza, Myslym Canaj, Hydai Bejo, Hajdar Aranitasi, Saliko Sulo dhe Bejto Isufi. Këta, në periudha të ndryshme, kishin qenë kuadro drejtues të batalionit të katërt të Brigadës së Pestë partizane. Tek kjo foto sejvova për herë të parë portretin pozant të Bejto Isufit me mustaqe.
Nuk e di pse te Bejto Isufi vreja një ngjashmëri jo vetëm të pamjes fizike me tim atë, por edhe të karakterit. Nga babai mësova se ai ishte jo vetëm një kuadër potent ushtarak me staturë të lartë profesionale, por edhe një burrë me dinjitet, shok me cilësi të rralla patriotike, morale e njerëzore. Gjithashtu babai më bëri me dije se Bejtua ishte djali i Isuf Rystem Mavrovës, një nga komandantët më të shquar të Luftës së Vlorës, që populli e kishte futur në këngë: ”Komandant Isuf Mavrova,/ Lufton e s’i dridhet dora”.
Për herë të parë fizikisht Bejto Isufin e kam parë përmes televizorit në 29 nëntor 1974, kur me cilësinë e komandantit të paradës ushtarake, i paraqiti forcën Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Enver Hoxhës. I hipur mbi një BÇ ushtarake, me zë metalik, të prerë dhe gjithë solemnitet të krijonte emocion të veçantë. Pa mëdyshje them se Bejto Isufi kishte lindur për ushtarak.
Në vitin 1976 babait i vdes nëna. Në atë kohë ngushllimet nga larg bëheshin me telegrame. Kur banoje në fshat, ato vinin menjëherë pasi nuk kishte nevojë për adresë shtëpije. Edhe sot e kësaj dite telegramet që erdhën për këtë dhimbje familjare, ruhen me kujdes në familjen tonë si një detyrim moral ndaj gjithë shokëve dhe miqve babait tonë. Në mes të tyre nuk ka se si të mungojë edhe ai i Bejto Isufit.
Në fillim të viteve 80-të, kur kryeja sudimet universitare, isha banor i qytetit Studenti. Në rrugën “Budi”, ku kaloja pothuajse çdo ditë, Bejto Isufin e shifja jo rrallë, pasi ai banonte në këtë rrugë. Megjithëse isha i karikuar nga babai se ai ishte një nga shokët e tij më të afërt, nuk më ishte dhënë mundësija ta takoja personalisht. Në këtë periudhë babai vazhdonte të jetonte në Vranisht, qysh nga koha kur ai vendosi të ikte vullnetarisht nga Tirana drejt vendlindjes, për të kontribuar në gjirin e Labërisë si militant shoqëror.
Ishte gjysma dytë e viteve ’80-të, kur babai më nis një letër dhe brenda saj kishte futur një letër tjetër, ku ai më udhëzonte që t’ja çoja në shtëpi Bejto Isufit, pasi i kishte vdekur nëna. U nisa pa vonesë. Shtëpinë ja dija, pasi banonte në një shkallë me Lulo Musain, babain e Meritës, shoqes time të kursit. I rashë ziles, jo pa emocion. Derën e hapi gruaja e tij, Vera. Ju prezantova kush isha. Me shumë zonjëllëk dhe ngrohtësi më uroi mirëseardhjen dhe më drejtoi te dhoma e pritjes.
Pasi u futa brenda, u ula në një divan dhe duke ndjerë mungesën e Bejtos, e pyeta Verën për të nëse ndodhej në shtëpi apo jo?! Këtu ndodhet,- më tha, por është pa qef dhe është te dhoma e gjumit.,
Mos e shqetëso, - i thashë. Mua më ka dërguar babai për të sjellë një letër ngushëlluese. Jo, - reagoi ajo. Unë do t’i them kush ka ardhur dhe ai të veprojë si të ndjehet. Nuk kaluan pak minuta, kur në dhomë u fut Bejtua me pizhama, me trup të drejtë si qeparis, flokët e bardha të dendura dhe hap të ngadaltë. Pse u ngrite, - ju shpreha. Si më dha një përqafim atëror, u ul pranë meje. Pa nguruar, i dhashë letrën e babait. Leximin e saj e bëri me zë, që ta dëgjonte edhe bashkëshortja e tij. Gjatë leximit, fillojë të emocionohej. Realisht babai kishte shprehur ndjenjat më vllazërore, duke ndarë dhimbjen për nënën e shokut sikur të ishte nëna e tij. Nuk e di e ruajnë vajzat e tij këtë letër apo jo, por do më vinte mirë nëse do të gjendej, se do konfirmoheshin këto rreshta që po shkruaj.
Kur mbaroi leximin e letrës, Bejtua më shprehu respektin e pakufijshëm për babain, duke më thënë se “Mamanin nuk e kam thjesht shok, por vëlla”. Si për të konfirmuar këtë fakt, befas u ngrit dhe solli një album fotografik, ku mbasi shfletoi disa fletë, më tregoi një fotografi portret të babait partizan, dalë në Prizeren. Unë isha i njohur me këtë fotografi, pasi e kishim në shtëpi, por kjo që më tregoi Bejtua ishte e një cilësije tepër të lartë. ”E ruaj si një kujtim të çmuar nga Mamani, - më tha Bejtua dhe sa të jem gjallë, kjo e ka vendin këtu”. E futi përsëri në album, duke më lënë të kuptoja se nuk kisha të drejtë t’ja kërkoja! Pastaj, biseda rrodhi krejt natyrshëm. Isha para një komandanti të shquar, por nga mënyra se si më trajtoi, më dukej sikur dialogoja me babain tim.
Kishte pak vite që kishte dalë në pension dhe megjithëse ishte te të 60-at, nuk ishte e vështirë të dalloje në portretin e tij brenga shpirtërore. Kjo gjë kishte arsyet e veta. Eleminimi fizik dhe degradimi politik i Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, dy nga udhëheqësit më potentë të kohës, iu dha të drejtën mendjeve paranonjake të shtrinin hijen e dyshimit edhe mbi bashkëpunëtorët e tyre në marrdhënie lufte, pune e shoqërore me ta. Njëri nga këta padyshim ishte edhe Bejto Isufi, kuadër i rëndësishëm në luftë dhe ushtarak madhor përmbi tre dekada pas çlirimit. Duke qenë se në një situatë të tillë ishte edhe im atë, nuk ngurova t’i dilja në këtë temë. Eh, mor bir, - më tha. Më mirë të ishim vrarë në luftë, se sa të vriteshim shpirtërisht. Dhe pas një pauze të shkurtër, nisi rrëfimin, me një të folur të shtruar, pa temp.

“Rreth një muaj para se të arrestohej Kadri Hazbiu, ky më vjen pa më lajmëruar në shtëpi. U gëzova shumë. E kisha jo thjesht ministër, por ne ishim bashkëfshatarë, bashkëluftëtarë në radhët e Brigadës së Pestë, shokë dhe miq të pandarë një jetë të tërë. Biseda qe në shtratin tërësisht shoqëror, duke mos lënë asnjë shteg dyshimi se ai ishte nën një trysni politike nga Enver Hoxha mbi përgjegjësitë që mund të kishte për veprimtarinë e pazbuluar “agjenturore” të Mehmet Shehut. I mungonte energjia që e karakterizonte, por jo kthjelltësia e vlerësimit të situatave aktuale. U ndamë përzemërsisht.
Ky takim më solli jo pak telashe më pas. Siç merret me mend, ai ishte piketuar për t’u goditur, ndaj ishte vënë nën survejim se ku shkonte e kë takonte. Kur ai u arrestua, mua ma ngritën këtë takim në organizatën bazë si lidhje konspirative me të duke propozuar përjashtimin tim nga partia. E hodha poshtë me neveri këtë akuzë të ndyrë dhe ju argumentova shokëve të organizatës se kur erdhi në shtëpinë time Kadri Hazbiu ishte ministër i Mbrojtjes dhe anëtar i Byrosë Politike dhe jo si armik. Erdhi siç ka ardhur edhe herë të tjera pasi ishim jo vetëm bashkëfshatarë, por edhe shokë lufte e pune. Unë nuk kam pikasur te ai veprimtari armiqëore. E kam respektuar jo thjesht si shok, por edhe si një nga udhëheqësit e partisë dhe të shtetit. Se çfarë ka bërë ai në kundërshtim me vijën e partisë unë nuk di gjë. Unë di se vet kam bërë detyrën si komunist e patriot. Pavarësisht nga shpjegimet që dhashë, organizata ia përcolli propozimin komitetit të partisë të Ministrisë. Këtu, për hir të së vërtetës, pati një gjykim objektiv. Dhe një nga ata që më mbrojti më shumë ishte dajua yt. (Unë këtë fakt e dija, pasi dajua im, Shezai Skëndaj, për këtë mbledhje absurde kishte bërë me dije babain).
Më lanë në parti, por kur mendon se gjithëshka e vumë në shërbim të Atdheut me idealizëm e përkushtim dhe pastaj disa shpirtligj tentojnë të të vjedhin nderin, të rrokulliset toka nën këmbë”.
Duke ndjerë dëshpërimin e tij të thellë dhe kur instiktivisht dorën e djathtë e mëshoi dy- tre herë mbi zemër, nuk doja që të zhytej më thellë në këtë vorbull, prandaj si për ta qetësuar, i thashë se unë ndjehem krenar që babai im ka shokë si puna jote.
U ngrita dhe si mora falenderimet dhe të falat e përzemërta për babain, u përcolla gjer te dera nga Bejtua dhe bashkëshorja e tij fisnike Vera.
Pas dy dekadash në Vranisht, në vitin 1988 babai u rikthye në Tiranë. Vizitat ishin të shumta, jo thjesht nga njerëz që ishin lidhje të afërta familare, por edhe nga shumë shokë të babait. U ndodha në shtëpi kur Bejto Isufi, i shoqëruar nga Mikado Shakohoxha erdhi për urim. Babai u gëzua jashtë mase. Ai kishte pamje të zymtë, por kur takohej me njerës të mençur, me karakter dhe shpirtbardhë, çelej në fytyrë dhe ishte mjaf i këndshëm në bashkëbisedim. Bejtua me Mikadon ndenjën disa orë dhe bashkëbisedimi me babain, i shoqëruar me nga një gotë raki, qe mjaft i ngrohtë dhe rroku një gamë të gjerë temash, që nga lufta dhe deri te dallgët e jetës që kaloi brezi i tyre. Më kujtohet, se në një moment, kur erdhi muhabeti te distanca që krijuan disa shokë që bënë lartë në hierarkinë shtetërore, Bejtua tha se njeri i ndershëm dhe patriot mbetesh kur nuk e ke mendjen te rehatija dhe privilegjet. Kemi shumë shokë, - vazhdoi, por shok i mirë nuk është ai që të përqafon kur takohesh me të në rrugë dhe nuk të shkel në shtëpi. Fjalë të mençura dhe kurajoze që atakonin një realitet të prekshëm, por të hidhur. Nuk e kishte gabim Marksi, - përkrahu mendimin e tij babai, kur shkruante se kushtet materiale, përcaktojnë ndërgjegjen. Pranë burrave të tillë kishe se çfarë mësoje.
Ky qe kontakti im i fundit fizik me Bejto Isufin, pasi isha me punë në Durrës dhe dinamika e ngjarjeve të pas 90-ës, më detyruan të marrë rrugën e emigrimit. Kur erdha në Shqipëri në qershor 1996, mësova se Bejto Isufi ishte ndarë nga jeta dhe tragjikisht gjithashtu edhe djali i tij Gëzimi. Sinqerisht më erdhi jashtëzakonisht keq. Në një nga ato ditë, kur kisha shkuar të takoja kushëririn e babait Mitat Dukën, ish kuadër i Ministrisë së Mbrojtjes, meqenëse edhe ai banonte në rrugën “Budi”, ju luta që të shkonim së bashku për ngushëllim në familjen e Bejtos. Nuk nguroi. U nisëm drejt shtëpisë. Përsëri derën na e hapi Vera. Nuk e pati të vështirë të më njifte, megjithëse e kisha takuar vetëm një herë. Është tepër e vështirë të gjesh fjalët e duhura në raste të tilla, kur krahas bashkëshortit vdekja i ka rrëmbyer edhe djalin e vetëm. Por nuk e humba toruan. I shpreha ngushëllimet më të përzemërta. Në bisedë e sipër, i kujtova edhe takimin me Bejton këtu, në shtëpinë e tyre. Po,- më tha. Bejtua e donte shumë Mamanin dhe e veçonte ndër shokët e tij të shumtë. Meqenëse kur erdhe këtu, ai të tregoi një foto të bukur të Mamanit partizan, unë do të ta jap, që ta kesh kujtim nga unë, tani që Bejtua nuk është më midis nesh. U ngrit dhe pas disa minutave më dorëzoi fotografinë. E falenderova jashtë mase për këtë gjest me simbolikë të veçantë.
Kur babai shkroi librin e tij me kujtime “Trokitje në kujtesë”, krahas episodeve që ka me Bejto Isufin, përfshiu edhe fotografinë që më dha Vera si edhe fotot me të dhe shokë të tjerë të rreshtave partizane.
Në këtë kohë, u njoha edhe me vëllain e Bejtos, ushtarakun Aranit Osmani. Burrë i imët në trup, por njeri i përsosur në çdo drejtim. Takohesha shpesh me të në shtëpinë e Teki Manxharit nga Gumenica, ku ai ishte dhëndër dhe unë nip. Gjatë hulumtimeve për veprimtarinë patriotike të gjyshit tim, Heroit të Popullit Sali Vranishtit, më kishte rënë në dorë Gazeta “Drita” e Gjirokastrës, ku në një nga numrat e saj të Gushtit 1920, botoheshin tre letra nga 105 luftëtarë të plagosur të Luftës së Vlorës, që nga spitali i Kotës përcillnin apele për vazhdimin e luftës deri në fitoren e saj. Në krye të kësaj liste ishin Sali Vranishti dhe Isuf Rystemi. E vura në dijeni Aranitin për këtë fakt interesant, i cili mu lut që një kopje të kësaj gazete tja dhuroja atij si një dokument me vlera historike. Nuk vonova dhe ja plotësova me shumë kënaqësi dëshirën e tij.
Është shumë domethënëse, që ashtu siç ishin shokë të një llogoreje Sali Vranishti me Isuf Rystemin edhe djemtë e tyre ishin bashkëluftëtarë, që ecën në të njëtën shtrat heroizmi dhe patriotizmi.
Kur shkova në varreza pas ardhjes nga emigrimi për të nderuar kujtimin e Ymer Alikos, një prej njerëzve që kam dashur më shumë në jetë, u ndesha edhe me varrin e Bejto Isufit. Nuk ngurova të blija një tufë me lule dhe ta vendosja mbi të duke u përkulur me repekt të thellë para emrit dhe veprës së tij të ndritur si një nga diamantet e Forcave tona të Armatosura dhe shokët me cilësi të rralla të babait tim.
Ata aktualisht prehen në distancë nga njëri- tjetri, por në memorjen time do mbeten gjithnjë të pandarë, ashtu siç qenë gjatë gjithë jetës së tyre.
Po,po.I bene gropen ketij popull dhe vetes.Meqe ishin kaq trima pse s e vrane Enverin etj..?
E lane ta vrisje ti Qazim muti
Brezi i ri ka nevoje te njoh figura te tilla qe kane prodhuar histori dhe kane mbartur mbi vete dinjitet.
Amani more i gjithe Lumi Vlores oficera ishin bere. Babai i artikullshkruesit Maman Saliu ishte nje kriminel i papare. Bijte vazhdojne muziken e eterve kriminele. Permendni Kadri Hazbiun, kriminelin me te madh pas Enver Hoxhes dhe Mehmet Shehut.
Kush eshte ky palaco qe shpif ne emrin tim Spartak mersini
Ti qenke nje kokerr bythqiri, qe te kane ikur bletet nga kosherja. Nese pranon qe joteme dhe jotshoqe jane baxhella, do isha dakort me gjykimin tend te pjerdhur.
Te lumte mendja BEN SALIU !Brezi i atyre qe luftuan per clirimin e Shqiperise ishin burra idealiste dhe te ndershem.Respekt per ta dhe per MAMAN SALIUN !
Kush eshte babai jot ose burri i nenes tende se morem vesh apo mamaja jote ka qene partizane kur je lindur ti okk
Per babain e tij pyet te teme se kurvat i mbajne mend mire me ke jane kruajtur.