Refleksionet e publicistit të njohur: Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme! I kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë e 290 të plagosur! Vonoi kryeqytetin 10 ditë…

26 Shtator 2025, 07:47Dossier TEMA
Refleksionet e publicistit të njohur: Lufta për çlirimin e

Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizoni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.

Në historiografinë e kaluar, me të drejtë janë përmendur Masakra e Borovës dhe ajo e 4 Shkurtit në Tiranë, por asnjëherë nuk janë përmendur masakrat e kryera pa gjyq nga shtabet partizane gjatë luftës dhe në vitet e para pas lufte. Sot janë të shumtë studiuesit e historisë të cilët duke shfrytëzuar arkivat sekrete të luftës e të pasçlirimit, kanë hedhur dritë mbi vrasjet e terrorin komunist. Ato janë të shumta, por vlen të përmendim masakrën e kryer ndaj 180 personave të pafajshëm, vetëm si të dyshuar, nga rajonet e Vlorës, Korçës dhe Elbasanit, në shkurtin e vitit 1944.

Po kështu në Golem të Lushjës u vranë 67 ballistë me urdhër të Dushan Mugoshës e të Mehmet Shehut nga Brigada I-rë. Dëshmohet se njëri prej tyre, kur e ftuan të bashkohej me partizanët tha: “Unë derr bëhem, por me komunistët jo”. Në Klos të Matit, u vranë në pabesi 20 burra, pasi qenë ftuar për të biseduar nga një zëvëndëskomisar brigade. Gjatë “Operacionit të Dimrit”, u pushkatuan 24 martaneshas, mes të cilëve dhe një fëmijë adoleshent. Më 14 shtator 1943, pas kapitullimit të Italisë fashiste, forcat e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare kryen një masakër në fshatin Gërhot të Gjirokastrës, ku vranë 36 nacionalistë, me në krye Hysni Lepenicën, që ishte komandant i Përgjithshëm i forcave nacionaliste për Jugun e Shqipërisë.

Pas tij komandën e merr Kadri Cakrani, djali i Hajredin Bej Cakranit, firmëtarit të Deklaratës së Pavarësisë më 1912. Terrori komunist gjatë luftës arriti kulmin me masakrën masive në Tiranë, nga 25 tetori, deri në 17 nëntor 1944. Në këto ditë u vranë mbi 100 intelektualë me formim e bindje pro-perëndimore, ish-ushtarakë e nacionalistë, patriotë që nuk ishin bashkuar me Frontin Nacional-Çlirimtar. Shumica u vranë pranë shtëpive të tyre, në pabesi e pa gjyq. Këto e të tjera masakra nuk janë përmendur nga historiografia e kaluar, por ata janë një realitet i përjetuar nga vetë personat e familjet e tyre.

Dhe ja si dëshmojnë vetë drejtuesit e Partisë Komuniste Shqiptare e të Frontit Nacional-Çlirimtar, për vijën e ndjekur nga partia e tyre: Sejfulla Malëshova, një nga mendjet më të iluminuara të kohës, mbaron shkollën e mesme dhe studimet e larta për Mjekësi, në Romë. Më pas, në vitet 1926-1930, vazhdon studimet në Moskë. Emërohet pedagog në Universitetin “Lomonosov” dhe fiton konkursin për vendin e Dekanit, nga 100 konkurrues. Person me bindje komuniste, njohës i mbi 10 gjuhëve të huaja, në Shqipëri zgjidhet anëtar i PKSH-së dhe i Byrosë Politike. Pas çlirimit zgjidhet Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe emërohet Ministër i Arsimit. Në vitin 1947, i hiqen të gjitha funksionet në parti dhe qeveri, duke e cilësuar si liberal.

E internojnë në Fier, ku punon si shitës samarësh. Ndërroi jetë në vitin 1971. “Terrorizmi në parti, në popull, në ushtri, – dëshmon ai – tregon dobësinë e vijës sonë politike; e dyta mosbesimin që kemi në popull; e treta që nuk kemi lidhje me masat. Me terror i zgjidhnim të gjitha. Nuk u çudita kur më thanë se sa më terrorist të ishte njeriu, aq më komunist ishte. Kështu duken simtomat e degjenerimit nga një parti politike në një bandë kriminelësh”.

Tuk Jakova, ishte një ndër anëtarët e Grupit Komunist të Shkodrës e, pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të PKSH-së, komisar politik në Brigadën I-rë. Pas çlirimit të vendit, emërohet ministër i Industrisë në Qeverinë shqiptare. Në vitin 1951, shkarkohet nga anëtar i Byrosë Politike, ndërsa në vitin 1955 edhe nga anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së. Në vitin 1957 izolohet në kalanë e Janinës. Në vitin 1958, arrestohet e dënohet me 20 vjet burg, me motivacion “për zbutje të luftës së klasave”. Vdiq në vitin 1959, në rrethana të mistershme. Ja si shprehet ai: “Shumë njerëz janë vrarë pa gjyq e pa faj…! Këtë frymë e ka futur Dushan Mugosha. Kështu sot ushtria duket sikur ka dalë të mbysë popullin. Partizanët vrasin vetë, pa i vënë njerëzit para gjyqit”.

Duke i u rikthyer luftës për çlirimin e Tiranës, duhet përmendur edhe fakti se, më 3 tetor 1944, ishte dhënë urdhri nga Vermahti gjerman, për t’u tërhequr trupat nga Greqia, Shqipëria e Maqedonia. Më 2 nëntor ato u larguan nga Greqia. Nga dokumentet e gjetura rezulton se evakuimi nga Tirana, u bë 10 ditë më vonë nga ç’qe parashikuar, për shkak të bllokimit nga forcat partizane të Ushtrisë Nacional- Çlirimtare. Vallë, nuk dihej se forcat gjermane do të evakuoheshin? Pa tjetër që dihej. Atëherë lind pyetja; përse kjo sakrificë? Përse të shkohej drejt humbjeve të mëdha njerëzore e materiale?!

A nuk do të qe më mirë të shmangej një përplasje kaq e fortë e me pasoja në Tiranë? Natyrshëm, duhet pranuar edhe fakti se misionet britanike e mirëpritnin një përplasje të tillë, me qëllim që të dëmtoheshin sa më shumë forcat gjermane, pavarësisht se në tërheqje. Nga informacionet britanike thuhet se në Tiranë, nuk ka patur forca të mirëfillta ushtarake gjermane. Ato ishin pjesë e logjistikës, vend-komandës, spitalet, ofiçinat etj. Kolona që erdhi nga Maqedonia, i shërbente përforcimit të këtyre forcave, meqenëse partizanët kishin rrethuar e mbërritur afër Tiranës.

Nga dëshmitë e oficerëve britanikë, thuhet se trupat gjermane në tërheqje, ishin gati të dorëzoheshin pranë atyre britanike të LRDG (Grupi i shkretëtirës së distancave të largëta), por ata refuzonin të dorëzoheshin pranë partizanëve shqiptare, për arsye se, përvoja e deritanishme kishte treguar se Ushtria Nacional-Çlirimtare Shqiptare kishte thyer ligjet e luftës, duke ekzekutuar robërit.

Nga ana tjetër, ata pohojnë se udhëheqja partizane ishte përpjekur të izolojë ushtarakët britanikë gjatë lurtimeve në Tiranë e Shkodër, për të mos u njohur me terrorin, jo vetëm me robërit gjermanë, por edhe me reprezaljet ndaj popullsisë civile, veçanërisht në Shkodër, e cila kishte një opozitë të fortë antikomuniste, që ishte në plan të asgjësohej gjatë luftimeve në këtë qytet. (Në dokumentet angleze thuhet se partizanët shqiptarë, kryen ç’kishte mbetur. Në mjaft raste vëren ajo, 5 ushtarë gjermanë me mitraloza mbi kamion, arrinin të ndalnin grupe prej 100 partizanësh, të mbështetur nga 10 mitraloza.)

Lufta për çlirimin e Tiranës i kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë, 290 të plagosur, dëme të konsiderueshme materiale dhe vonoi çlirimin e kryeqytetit 10 ditë. Natyrshëm, u vranë partizanë të thjeshtë, e jo nga shtabet drejtuese. Pa ndihmën e britanikëve, humbjet mund të ishin akoma më të mëdha. Kjo luftë qe e projektuar nga PKSH-ja për dy qëllime kryesore:

Së pari, marrjen e pushtetit, mbasi Enver Hoxha në këtë kohë udhëzon: “Kush merr kryeqytetin, merr pushtetin”.

Së dyti, asgjësimin e kundërshtarëve të mundshëm politikë. Me këtë praktikë, u kryen krime, vrasje e masakra sipas metodave bolshevike, të praktikuara nga PKSH-ja me nxitjen edhe të emisarëve jugosllavë, për t’i vënë shqiptarët kundër shqiptarëve. Është e provuar tashmë, se zbatuesi më i devotshëm i kësaj praktike terroriste, ishte Enver Hoxha. Kështu rruga drejt pushtetit, u la me gjakun e intelektualëve, kundërshtarëve politikë të kohës si dhe të qindra njerëzve të pafajshëm.

                                                            KAPITULLI III-të

Përfshirja dhe roli i misionit britanik gjatë luftës në Shqipëri. Veprimet luftarake të brigadave të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, iniciuar nga përfaqësuesit jugosllave pranë PKSH-së, që çuan në neutralizimin e qëndresës së çetave nacionaliste antifashiste dhe anti-sllave. Fati tragjik i çetës dhe fisit të Kryezinjve, si dhe masakra e Tivarit.

Duke iu rikthyer problemit të bashkëpunimit, mund të themi se, edhe përpjekjet e misioneve britanike për të nxitur bashkëpunimin mes Frontit Nacional-Çlirimtar e nacionalistëve dështuan. Nga ana tjetër dështoi edhe synimi i tyre, për të hedhur nacionalistët në një kryengritje të organizuar e masive kundër gjermanëve. Por edhe disa elementë të majtë moderatorë, që synonin tërheqjen e nacionalistëve të bashkëpunonin me Frontin, si një mundësi pajtimi kombëtar, u eliminuan nga PKSH-ja e Enver Hoxha.

Në kujtimet e tij Reginald Hibbert, shkruan për Mustafa Gjinishin: “Në korrik e gusht të vitit 1944, ai shoqëroi Divizionin e Parë dhe pastaj Korpusin e Parë në Shqipërinë e Veriut. Ai arriti një farë suksesi duke tërhequr disa nga udhëheqësit nacionalistë më pak të kompromentuar, për shembull Dan Kaloshin e Cen Elezin dhe, siç ishin hapur fjalë edhe Muharrem Bajraktarin, në bisedime me partizanët e madje, siç duket, edhe për fillimin e bashkëpunimit…! Ai u vra nga një pritë nga fundi i gushtit, ndërsa po ecte me Viktor Smithin…!

Pas vdekjes së tij nuk u dëgjua më për këto dhe brigadat partizane nuk treguan durim me krerët veriorë dhe i shkatërruan njëri pas tjetrit. Është e vështirë të mos arrish në përfundimin se Gjinishi u likuidua nga një skuadër goditëse, që punonte për Enver Hoxhën, i cili nuk kishte ndërmend që të pranonte njërin nga krerët e tij kryesorë, që të bëhej një pikë bashkimi për një koalicion kombëtar”!

Lind pyetja; A ka patur krerë veriorë, të Shqipërisë së Mesme, apo jugorë që mbanin lidhje me gjermanët? Pa tjetër që ka patur, bile persona me influence. Arsyet e këtij bashkëpunimi në rrethanat e luftës, që nuk kanë shkuar asnjëherë kundër interesave kombëtare, i kemi trajtuar më lart, por nuk u bë asnjë përpjekje nga ana e PKSH-së për të bashkëpunuar me ta, përkundrazi, PKSH-ja e ka minuar bashkëpunimin, duke i parë ata si pengesë serioze më pas në vendosjen e rendit të ri shoqëror, atij socialist.

Natyrisht, edhe vetë krerët mundet të kishin disekuilibra mes tyre, ata nuk qenë të bashkuar në krijimin e një koalicioni të përbashkët, ndoshta edhe për faktin se kush do të ishte në rolin drejtues, një pragmatizëm ky i njohur i shqiptarëve. Në dokumentet e misioneve britanike të cilat mund t’i marrim disi të paanshme, thuhet që pati përpjekje për t’u formuar një koalicion i udhëheqësve nacionalistë, duke patur si drejtues Mehdi Frashërin, që ishte kryetar i Këshillit të Regjencës, Abaz Kupin si udhëheqës i zogistëve, Fiqiri Dinen që përfaqësonte zonën e Dibrës dhe Gjon Marka Gjonin, që influenconte në fiset e Mirditës, por që për shumë arsye nuk arriti të bëhej realitet.

Aty nga shtatori i vitit 1944, në Shqipëri, pranë PKSH-së, kishin ardhur të tjerë oficerë të misionit jugosllav, të cilët qenë Velimir Stoiniçi e Nijaz Dizdareviçi. Ky rifreskim i përfaqësuesve jugosllavë në përfundim të luftës, kishte pikësynime të caktuara; Së pari, qëndronte problemi i të ardhmes së Kosovës, dhe së dyti, përgatitja e kushteve për përfshirjen e Shqipërisë në të ashtuquajturën Konfederatë Ballkanike, me në krye Serbinë. Partia Komuniste Jugosllave, ia kish hedhur mirë kthetrat Partisë Komuniste Shqiptare. Në mesin e vitit 1944, Lufta civile në Shqipëri, e filluar kryesisht mbas Marrëveshjes së Mukjes, u intensifikua ndjeshëm.

Për faktin se ishte apo jo “luftë civile” edhe sot ka mjaft polemika mes historianëve. Në këndvështrimin tim, pavarësisht emërtimeve, lufta mes shqiptarëve, me shumë viktima, në periudhën e luftës kundër pushtuesit, ka ndodhur. Ajo ka qenë e pranishme dhe është tashmë e evidentuar me fakte. Forcat e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, krahas luftës kundër gjermanëve, në Jug, Shqipërinë e Mesme e në Veri, u ndeshën me forcat e Ballit, ato nacionaliste si dhe me ato zogiste. Kanë qenë, dhe janë tashmë të dokumentuara urdhrat e dhëna nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare e nga vetë Enver Hoxha, për asgjësimin e forcave nacionaliste. Në jug të vendit ky spastrim u krye më shpejt, ndërsa në Shqipërinë e Mesme e të Veriut, u realizua me shumë viktima.

Kjo, sot duket qartazi se qe një luftë politike, ideologjike, për pushtet e drejtuar nga PKSH-ja. Pasi ajo u drejtua jo vetëm kundër elementëve të kompromentuar me gjermanët, por edhe kundër Abaz Kupit, që ishte pjesëmarrës në mjaft aksione kundër italianëve e gjermanëve. Njësitë e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, tashmë të shumta në numër, u hodhën duke shpartalluar forcat nacionaliste të Muharrem Bajraktarit, simbol i qëndresës në Veri të vendit, kundër pushtuesit. Ato u përfshinë edhe në asgjësimin e çetës së vëllezërve Kryeziu në Kosovë, që luftuan deri në fund kundër gjermanëve.

Kështu nga shtatori i vitit 1944 e, në vazhdim, Brigada VI-të partizane sulmoi e spastroi Elbasanin, Brigada V-të pjesët jashtë Tiranës, Brigada I-rë Krujën, Brigada IV-ët Mirditën, ndërsa Brigada VII-të dhe XV-të, u nisën drejt Veriut. Me kërkesën e Shtabit jugosllav dy divizione të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare, u dërguan në Jugosllavi, me pretendimin në ndjekje të forcave gjermane drejt Sarajevës.

Në tetor, Brigada V-të dhe më pas Brigada III-të u dërguan në Kosovë. Brigada V-të shqiptare së bashku me partizanët e Kosmetit në Kosovë, asgjësojnë çetën e Gani Kryeziut, e cila përbënte një rezistencë nacionaliste antifashiste atje. Dhe kjo ndodhi sepse, forcat partizane të Kosmetit nuk kishin përkrahje të gjerë në popullin e Kosovës, ndërsa formacioni luftarak i Kryezinjve, mund të ishte e vetmja qendër rezistence kundër rivendosjes së administrimit jugosllav në Kosovë dhe që gëzonte përkrahje në popull.

Ishte pikërisht kjo që mund të çonte në një kryengritje të përgjithshme nacionaliste të kosovarëve. Siç duket, ky fakt përbënte një shqetësim për udhëheqësit komunistë në Jugosllavi dhe në Shqipëri. Nënvizojmë se çeta e Kryezinjve e përbërë nga afro 1500 luftëtarë, luftoi gjithë kohën kundër italianëve dhe gjermanëve, pa asnjë kompromis dhe nuk u bashkuan as me partizanët e Kosmetit e, as me Ushtrinë Nacional-Çlirimtare Jugosllave.

Ndaj bie në sy, që synimi i brigadave partizane shqiptare, ishte asgjësimi i Lëvizjes Nacionaliste në Kosovë. Këtë e vërteton edhe lufta e tyre kundër çetës së Kryezinjve. Kjo e fundit në vjeshtën e vitit 1944, qe dobësuar nga betejat e vazhdueshme kundër forcave gjermane. I mbetur pa ndihma, Gani Kryeziu e pozicionon çetën e tij pas Qafës së Prushit, për të mbrojtur hyrjen në Gjakovë. Këtu, edhe do të pushonin, si dhe pritnin ndihmat e mundshme nga britanikët. Pikërisht në këto rrethana, ata sulmohen nga Brigada V-të dhe i kërkohet të bëhet pjesë e Frontit Nacional-Çlirimtar, por ai nuk pranon.

Ndërkohë arrestohet në pabesi dhe i dorëzohet forcave jugosllave. Duket se është një koordinim i paramenduar midis Partisë Komuniste Jugosllave dhe PKSH-së, për arsye se, njëri nga vëllezërit Kryeziu, Seidi, u ftua për bisedime në Shqipëri e që më pas e detyrojnë të shkojë në Jug, për të takuar Enver Hoxhën. Seid Kryeziut iu premtua një vend i lartë në Qeverinë shqiptare dhe i kërkohet të bashkëpunojë me PKSH-në, por ai e refuzon këtë bashkëpunim. Ishte Kuartieri i Misionit Britanik, që mundi të evakuojë atë për në Itali.

Fati vëllezërve të tjerë, ishte tragjik. Hasan Kryeziu u vra në afërsi të Gjakovës, ndërsa Gani Kryeziun, Brigada V-të partizane shqiptare, e dorëzon te Jugosllavët, të cilët e dënojnë me 5 vjet burg. Pas burgimit, në vitin 1950, atë e eliminojnë fizikisht. Në këtë mënyrë u eliminua, me ndihmën e partizanëve shqiptarë, bërthama e një qeverie të mundshme nacionaliste në Kosovë. Veç Brigadës V-të dhe III-të, morën urdhër te ktheheshin në Kosovë edhe dy divizionet e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë të dërguara në Sarajevë, kundër gjermanëve. Me të drejtë lind pyetja, se përse u dërguan partizanët shqiptarë në Jugosllavi?

Në Plenumin e Beratit, nëntor 1944, përfaqësuesi jugosllav Velimir Stoiniç shprehet: “Luftëtarët do të shkojnë të luftojnë përtej kufirit dhe jo të kthehen në shtëpi…! Do të bëni që populli jugosllav të fyhet rëndë, në qoftë se nuk koordinoni veprimet…! S’është çështja e ushtarëve, por e ndërgjegjes komuniste”! Pra siç edhe shihet nënshtrimi i PKSH-së nga ajo jugosllave, ka qenë evident gjatë gjithë periudhës së luftës. Nga dokumentet e kohës së luftës thuhet se në Jugosllavi u vranë 297 partizanë, por nuk dihet sa u vranë kundër gjermanëve dhe sa kundër vëllezërve të tyre kosovarë, në luftën civile mbarëkombëtare.

Nga këta, 128 vetëve nuk iu njohën kufomat e, nuk u dihet vend-varrimi. Studiuesi dhe historiani Uran Butka, na ka vënë në dorë radiogramet e Shtabit të Divizioneve V-të e VI-ët të Shqipërisë që ndodheshin në Kosovë, dërguar Komandës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë, gjatë muajve mars e prill 1945, si dhe listat e numrit të të dorëzuare kosovarë në shtabet e Divizionit V-të e VI-të. Përgjigjja e Enver Hoxhës ishte: “Të arratisurit e dorëzuar në divizion, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”. Me këto robër lufte, Komanda jugosllave mbushte kolonat ushtarake që i dërgonte si mish për top në Srem të Serbisë e, në Tivar. / Memorie.al Nga Ali Buzra

27 Komente

  1. S
    Shqiptar

    Ata që bashkpunuan me pushtusin e kishin hak plumbin

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Po sakt, ata qe u bashkuan me pushtuesit sllavokomuniste, jugosllavet, Dushan Mugoshen, Miladin Popoviçin, Aleksander Rankoviçin, etj. e kishin hak plumbin.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Historian Amator

      Sepse pervec gjermaneve luftonim dhe kunder Kosovareve te Xhafer Deves, Bajazit Boletini (biri i sherbetorit te Ismail Qemalit, Isa Boletini) dhe regjimentit Kosova

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qazim Mulleti

        450 italiane e gjermane jane vra nga 1939-1944.Sa shqiptare te pafajshem kane vra partizanet?

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          përveç pidhit të satëme??

          Përgjigjjuni
          1. A
            A

            Haaaaaaaaa… bravo antivensur

            Përgjigjjuni
        2. a
          anti25642654censurë

          ka plotësisht të drejtë-"Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme! ",ashtu si ishte dhe gjithë lufta si kundër dhe në mbështetje të pushtuesve nazi-fashistë,ashtu si ishin të kota kryengritjet kundër osmanëve,astu si ishin të kota shpërthimet e ambasadave dhe protestat e fillimit të '90ës!!çdo gjë është e kotë!bota është kështu si është edhe kur ne kemi lëvizur,dhe kur nuk kemi lëvizur!asqë diskutohet që çfardo që të kishim bërë ne shqipot idiotë të lindur,nuk do ta kishte ndryshuar fatin e shqipërisë!rama do ishte sot K/M edhe sikur ai të kishte ndenjur si klloshar nën urat e senës,dhe saliu po të mos kishte dalë nga shpella e ujkut në '68ën,dhe enveri po të kishte vazhduar të luante në sokakët e gjirokastrës e zogji të rrinte në bordellet e europës!vari karët atij që e ka shkruar,atij që i ka krijuar titullin dhe mero karit që për një klik më shumë pranon të mbajë një copë muti të thatë në gojë me shpresë se do zbutet para se ta kapërdijë!!vari karët se jemi në një nivel që vështirë se do të na nxjerrë na gropa e mutit ndonjëherë!!mero mos hani bukë se nuk ja vlen,në në farë mënyre do rroni deri sa të cofni për të jetuar në "botën"tjetër!!atje nuk ndryshon asgjë!vetëm se duhet ta mbani gishti në bythë gjatë gjithë kohës pa ndrshuar dorën!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na ruajt zoti

            Publicist i panjohur I njohur per kuinsinget Hitleri korrte miliona jete e ky buzraci eshte strateg i luftes ne wc ????

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardani

              Enverin e kanë katapultuar milladini e mugosha në fund të vitit 45 në PKSH. Dhe deri 48-ten përmes Fadilit kanë manipulue me të si kanë dashtë. Sa ballisti është vrarë në Shqipëri e Kosovë pikërisht nga Enveri e Fadili me kërkesë të PKJ. Bile brigadat partizane të Enverit janë dërgue edhe në Kosovë për ndihmë në eliminimin e ballistëve. Mos të gaboj në shifra veq besoj se jo zyrtarisht nga vitet 45-48 janë mbi 30 mijë kosovarë të eliminuar si kundërshtarë të socializmit serbo-rus (lexo si kundërshtarë të Enverit e Fadilit) . Në Shqipëri numri i të eliminuarve gjatë asaj kohë mund te jet shumë më i madh se ai në Kosovë. Per tivarin mos të flasim, komplet vepër e Fadilit dhe Enverit me çetniket serrbo-malazez me mal të zi.

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                po moj copë mishi po!!ke të drejtë dhe ti!!

                Përgjigjjuni
              2. z
                zigur

                Tani që kanë ndëruar jetë ata që drejtuan dhe luftuan ka plot idjotë që mohojnë luftën,thonë që ballistët çliruan vëndin,e polt broçkulla si puna e ati beut lopçar nga Cakrani që na qënkan patriot.E vërteta ëshë se kolaboracjonistët u bashkuan me pushtusin dhe luftuan kundra partizanëve prandaj plumbin e kishin hak.Mos manipuloni dhe flisni në emër të arkivave se ato janë tepër të vakta dhe me hamendisira pa baza të vërteta.Të vrarët e Gërhotit nuk janë vepër e partizanëve ata sulmuan deopt për të vjedhur dhe u vranë nga rojet e objektit prandaj e keni mbushur me broçkulla nga njerëz të rjedhur ....

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Ballisti I dhier

                  Akoma ka plehra te ndyra qe shtremberojne te verteten. Ikni qiuni neper ferra dhe hani pula neper kasollet o ballista te dhier ne breke

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shaqo

                    ....edhe lufta per marrjen e Berlinit apo Stalingradit, ishin te panevojeshme. Po cfare mutin ben o Mero, ku i ghen keta lopcare?

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      anti25642654censurë

                      ke të drejtë shaqo!!tipa si ky dardan kari "Sa ballisti është vrarë "thonë akoma sot-"po të kishte fituar hitleri,ne do ishim në të njëjtin nivel me gjermaninë sot"!!harron rrota e karit se dy veprimet që ka bërë shqipëria,në L1B,pavarsisht neutralitetit,ndihmoi forcat fituese(esat pasha me ndihmën që ju da sërbëve),dhe me LNÇl në L2B,ne firmosëm,mbijetesën e shtetit shqiptar!por idioti nuk mund të kuptojë se po të hajë vezën sot nuk do ketë pulën mot që ti bëjë vezë të tjera dhe pula të tjera!!idioti idiot mbetet sepse nuk është në gjëndje të kuptjë,të mësojë!!gjëja më e mirë është tu japësh të drejtë kur nuk prishin punë,ose ti marrësh me shkelma,kur prishin punë!!

                      Përgjigjjuni
                    2. V
                      VV

                      Qe ta kuptoje autori mire e mire do i kerkoj nje “ nder”. Autor, kerkoj te te qi gruan tende per 10 dite dhe ti te jesh prezent aty. Vetem 10 dite… be durim. -Persa i perket pushkatimeve, une dakortsohem vetem me pushkatimet per bashkepuntoret e nazisteve. Te tjerat jane totalisht te denueshme. - Lufta njihej me emri ‘Ushtria Nacional Çlirimtare ‘ qe pre 1941 e jo me “ ushtria e partise komuniste” kushtu qe, fute ne byth kete metode djallzore qe ke zgjedhur mbi emertimin. - O gjak serbi, o ndyrsira te kesaj toke. Perse nuk pyet veten se sa ishin ata BURRA qe moren pjese ne lufte dhe nuk kishin asnje lidhje me partine komuniste por ishin ne lufte vetem e vetem per te cliruar vendin nga nazistet?! O kurva!!! Ata qe luftuan vetem e vetem per te miren e vendit, perbenin mbi 70% te ushtrise.- E fundit. Kur lexoj shkrime-mendime te tilla, mendoj se mire do ishte qe ajo rruga Tr-Rinas te mbushej me trupat tuaj… ashtu sic jeni, te gjalle e t’ua kaloje ruspa mbi te. Jo per gje, por do ulnit shpenzimet e mbushjes me gure dhe do kursenim nja dy lekë

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        anti25642654censurë

                        ky bastard nuk thotë asnjë fjalë përse janë pushkatura "pa gjyq"(duke llogaritur kohën e sotme,6-7 vjet zgjatje dhe kur nuk vendos gjykatësi si do rama pëllet si gomari në harrados)jo vetëm në kohë lufte,por dhe në kohë LUFTIMESH,ata xx burra!!nuk thotë se ata burra pas bisedimeve me brigadën e parë kishin dhënë fjalën se nuk do pengonin kalimin e vjosës nga Br I dhe i vranë partizanët që po kalonin vjosën!!normalisht prerja në besë në atë zonë dhe në atë kohë,dënohej me shfarrosje të familjes dhe jo vetëm të personit që kishte thyer besën!!bastardi bastard mbetet,sepse mbështetet nga bastardë idiotë!!varju karët!!në vënd që të kritikojnë anët e këqija,të vërteta që ka patur regjimi komunist!?ata me këto gomarllëqe bëjnë të kundërtën!!bëjnë të harrohen anët e këqija dhe të mbrohen ato që i kanë vlejtur shtetit shqiptar!!prandaj akoma sot kemi gjithnjë bastardë në qeverisje!prandaj çdo gjë që dëgjojmë e lexojmë është gjithnjë GJYSMA E TË VËRTETËS!bile dhe ajo gjysëm është e bastarduar!!

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          VV- anticensure

                          Respekte!

                          Përgjigjjuni
                      2. S
                        Sefer Daja

                        LANÇ, është faqja më e lavdishme dhe më patriotike e Shqipërisë në kto 100 vitet e fundit!!! Mos e baltosni! Pavarsisht se diktatura e pas 1944, e përdori dhe e shfrytëzoi si deshi, mos harroni se në saj të LANÇ, vendi ynë u rregjistrua në anën e duhur të historisë, në anën e fitimtarëve kundra bishës naziste!( asaj bishe që ishte shkaktare për L2B, e që shkaktoi miliona viktima e shkatërroi botën!) Sa për luftën për çlirimin e Tiranës, ajo betejë mbetet një nga më heroiket! Nuk ishte vetëm luftë e partizanëve shqiptar, por ishte një kordinim me aletët! Mos harroni, se të gjith forcat gjermane, po ktheheshin drejt Berlinit të rrethuar, për të shmangur rënien e tij! E aleatët nuk donin që në Berlin të grumbulloheshin hordhitë naziste! Prandaj ato u goditën në çdo vend! Mos harroni koordinimin që ju bë betejës për çlirimin e Tiranës,me aleatët anglez, kur forcat naziste u nisën nga Elbasani për ti ardhur në ndihmë gjermanëve të rrethuar në Tiranë, por u goditën nga aviacioni anglez dhe partizanët shqiptar në betejën e Mushqetas ( dhe kjo një tjetër faqe e lavdishme e heroizmit partizan!)

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          anti25642654censurë

                          sefo të garantoj se janë të njëjtit,këta që baltosin luftën,që mbështesin putinin sot!!përfytyro se çfarë bastardësh janë??

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sefer Daja

                            Kto jan jo vetëm bastard, po injorantë në histori e gjak mohuhes! Kta harrojnë, se, vetëm nga fakti që nga territori i pushtuar i Shqipërisë, Italia fashiste sulmoi Greqinë , Greqia sot e kësaj dite ka në fuqi ligjin e Luftës me ne, dhe sot e kësaj dite ka të sekuetruara pronat e shqiptarëve që ipërzuri me dhun nga trojet e veta!( Çamëria)! Imagjino ça do bonte greku, nëse ne do të ishim në anën e gabuar( me boshtin Berlin-Romë-Tokio!) Po e ka thon i madhi Bertold Breht, tek "Arturo Ui, që "Barku që i polli, ende nuk është shterpëzuar!" Kështu dhe kto bastardë, duan të hedhin poshtë e të mohojnë një nga faqet më të lavdishme të historisë shqiptare!!!

                            Përgjigjjuni
                        2. a
                          astrit

                          Në luftën e Dytë Botërore, nga ana e komunistave kemi të dokumentuara sot vrasjet masive pa gjyq të 129 karabinerëve e oficerëve Italian, në Çermenikë Të Elbasanit, vrasjen po pa gjyq të 69 ballistave nga Golemi i Lushnjes, që ishin dorëzuar pa bërë luftë te Mehmet Shehut, të gjithë u pushkatuan, në fund të vitit 1943 kemi vrasjen e 170 nacionalistëve në Shipskë të Voskopojës. Mjeku ushtarak italian Franko Benanti në librin e tij “Lufta ime më e gjatë Shqipëri 1943-1948” në faqen 173 na informon: “Divizioni i I-rë nisi kështu një seri reprezaljesh kundër popullsisë fshatare, të ashtuquajtura fajtore se kishin ndihmuar në një mënyrë ose tjetër formacionet e Ballit Kombëtar e të Legalitetit. Gjatë veprimeve të tilla nga mesi i korrikut 1944 Mehmet Shehu dogji fshatin e Tërnovës në afërsi të Dibrës duke vrarë 130 gra e fëmijë. Në 5 gusht në Kostenjë, në rajonin e Çermenikës divizioni i tij masakroi 33 të pafajshëm, mes të cilëve edhe disa të porsalindur. Menjëherë pas Breneshit, në zonën e Zaranikës ai vari në litar 18 persona, për tu hakmarrë për vdekjen e një partizani. Pastaj, për të kurorizuar veprën Shehu u sul në zonën e Matit, në lindje të Tiranës, ku në ditët e fundit të gushtit pushkatoi dhe dogji 76 përsona”

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            anti25642654censurë

                            tito,për karabinjerët ke të drejtë!!ata duheshin çuar në gjykatë!bile para se të merrej ndonjë veprim hetimor,duhej kërkuar mendimi gjykatës dhe më pas nëse gjykatësi e shihte të drejtë mehmeti duhet të fillonet hetimet nëpërmjet hetuesve të emruar në atë punë!bile ti mbaronte brënda 34 ditëve se përndryshe kalonte në përshkrim!!sa për të tjerët,më duken si lajmet hamasonike të sotme!!gjithandej gra e fëmijë asnjë hamason!!shkoni mër ju qiftë derri robt!!

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sefer Daja

                              Tito, ke të drejt, se jan bër dhe krime nga forcat partizane, po ama, po nga vrasjet dhe plaçkitjet e bëra nga pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk ke gjo me thon??? Gjithsesi, ne komentojm në lidhje me idjotësinë e këtij shkrimi, që thotë se lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme!!! Ça priste autori, që partizanët ti përcillnin nazistët me lule e ceremoni??? Të mos i luftonte nazistët psh gjyshi im, kur italianët i pushkatuan babën e i dogjën shtëpinë, gjermanët i vran vëllain partizan, e ai vet në moshën 19 vjeçare doli malit, e vetëm pas 5 vitesh 1941-1945), u kthye në shtëpi e takoi nënën e motrat ??? Jo ore jo! Heroizmi atij brezi nuk duhet harruar e mohuhar! Po ashtu nuk duhet përlyer me krimet e kryera nga ca kriminela komunist si M.Shehu e ndonjë tjetër! Duhen dënuar krimet e tyre, po duhet ngritur në majën më të lartë qëndrimi i rinisë shqiptare të asaj kohe!

                              Përgjigjjuni
                            2. F
                              Fshatari

                              Eshte nje artikull qe mban anen e se drejtes, por si gjithone duke permendur shume ceshtje kthehet ne corbe ku cdokush e gjen dicka ne favor te opinoinit te tij. Por nga sistemi komunist kryesore eshte mashtrimi ne cdo aspekt te jetes. Psh autori thote se pa arkivat. Arkiva te mbajtur nga kush? Ne komunizem ska arkiva, ka te ashtequajtur ‘’proces verbal’’ qe cdokush e kupton cdo te thote. Shiko psh gyqet e ‘’tradhetareve’’ ne vitet 70. Ku u ben gjyqet ? Ne dhomat e burgut. Pse jo ne gykate ? Sepse ska gjykata, prokurore, avokate etj. Nqs sdo ishin ato video, sdo kishim asgje. Videot u bene me qellime propagane kur ne ate kohe Enveri mendonte se ishte fuqiplot. Drejtesia e pavarur eshte thelbi i cdo shoqeri qofte edhe primitive. Sigurisht komunistet jane me primitive se primitivet qe akuzojne. Por edhe sot moderrnet shqiptare qe kane pare boten dhe dine gjuhe te huaja, perseri bertasin jepi plumbin, rjepe etj kurse parimi i botes se civilizuar eshte me mire te lirohen nga burgu 99 te fajshem se te shkoje ne burg 1 i pafajshem. Cfare te perbashket kemi ne me boten ? aqe sa ka te perbashket erresira me drite. Nga ana tjeter autori thote se shume humben jeten kot. KY eshte thelbi i cdo lufte, te humbasesh jeten vecanerish ne lufterat e 100 viteve te fundit. Ne Iraq pse humben jeten miljona? Shiko Ukraine –Rusi qe eshte vetem dhe vetem kasapane. Kot eshte cdo gje ne TV apo shtypin kryesor. TV eshte vendi I mashtruesve. Te miret skane vend ne TV. Nga TV per 10 vite me radhe na thane per te famshmin Veting. Cu be pas mijra dhe mijra oreve debate dhe pas miljona komente? Cu be pas viteve te tera bisedime midis Kosoves, Serbise dhe Merkel. Asgje. Sigurisht dikush nga mbrapa leviz telat por po I permende akuzohesh per konspirator. Tani per tani dhe ‘’show must go on’’. dhe njerezit jane shume te kenaqur, sepse kane ''lirine e fjales''.... nga kafazi.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lexuesi

                                Ky lesh publiçisti i pèrdor faktet sipas midesè cè vet , dhe opinionet e veta i quan fakte me synimin pèr tè shtrmbèruar gjithshka tè asaj periudhe historike . Permend dy nga ato qè pèrshkruan : 1- Hysen Lepenica me tè tjerè nè Gèrhot tè Gjirokastrès janè vrarè nga rojet e garnizonit italian kur shkuan pèr ti grabitur ( dhe ndonjè pseudohistorian mund ta quajè luftè kundèr italianève ). 2- Ballistèt qè u pushkatuan nè Lushje ishin rreshtuar krahè gjermanève nè betejè , ishin ata qè goditèn pas shpine Brigadèn e Parè . Por atyre tè thjeshtève , pa poste drejtuese iu kèrkua tè bashkoheshin me partizanèt pèr tè luftuar pushtuesit . Pèrgjigja qè dha dikush " derr bèhem , po partizan nuk bèhem" e ndezi mè shumè hakmarrjen e partizaneve e çoi nè pushkatimin e 67 pej tyre . Natyrisht èshtè njè akt ekstrem , siç ishte pushkatimi i Loni Dhamo nga ballistèt nè Lushnje , i Zoi ( mbiemri nuk kujtohet ) nè Bishqethem etj.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  astrit

                                  Më 12 Nëntor 1944 trupat gjermane të përqëndruar në Elbasan, mbasi pritën trupat e tjera gjermane të ardhur nga Jugosllavia nëpërmje Strugës e Greqisë nëpërmjet Korçës, u nisën drejt Tiranës duke kaluar nga Qafa e Krabës. Këtu u sulmuan nga skuadrilet gjuajtëse Italiane të urdhëruar nga Komandanti i RAF-it Nën-Marshalli Elliot. U vranë rreth 1300 gjerman një pjesë u dorëzuan te partizanët e brigadës së 18 të gjithë u ekzekutuan. Beteja për çlirimin e Tiranës ishte studiuar nga kreu ushtarak Jugosllav Stojoniç dhe Vojo Teodoroviç, (të dy të dekuruar më vonë nga pushteti komunist) ata urdhëruan Brigadat partizane të I, të IV të X për sulm. Brigadat partizane e vonuan sa mundën sulmin. Gjermanët me 30 Tetor ishin larguar nga Lindja e Tiranës, këto zona të lira u mbushën nga partizanët pa luftë. Partizanët ishin të pa aftë ushtarakisht ti ofroheshin qëndrës së Tiranës ku trupat gjermane ju përgjigjeshin ashpër përpjekjeve për tju ofruar qëndrës së Tiranës. Partizanët për të përballuar goditjet gjermane ndërtuan barikada mbrojtëse për vete. Partizanët u treguan të pa aftë të kryenin detyrat e caktuara nga Jugosllavët që të rrethonin gjermanët e ti asgjesonin ata. Në 15 nëntor shumica e trupave gjermane ishin larguar nga Tirana. Lanë vetëm një ushtarak në një fortifikatë në qëndër të Tiranës te bulevardi ai qëndroi 36 orë kundër partizanëve dhe mbasi ju mbaruan fishekët vrau veten. Me 17 nëntor Tirana e boshatisur nga gjermanët u mbush nga partizanët. Të njëjtën dështim patën dhe brigadat partizane e 17 dhe 24 të cilët ju ishte dhënë detyra të asgjesonin trupat gjermane që po shkonin drejt Shkodrës.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    ridvan

                                    Shqiperia luftoi perkrah Aleateve dhe dha kontributin me te madh nga te gjithe krahasuar me numrin e popullsise. Te gjitha historite e tjera te treguara nga bashkepunetoret e gjermaneve/italianeve dhe pasardhesve te tyre behen per te injoruar LANCL e cila u njoh dhe vleresua qe ne Konferencen e Paqes ne Paris ne vitin 1946. Nese rreshtohesh me armikun dhe vret partizanet qe luftojne per clirimin e vendit, sigurisht qe nuk mund te behet dallim. Duhet te jemi krenar per LANCL dhe te nderojme djemte dhe vajzat qe dhane jeten per clirimin e Shqiperise. Po te futemi ne logjiken e ketij shkrimtarit, edhe nese gjermanet po terhiqeshin, vetem demtimi dhe shkaterrimi i autokollonave dhe vrasja e ushtareve pushtues gjerman ishte nje kontribut per luften e Aleateve. Pasi te linin Shqiperine ata do te mbronin pozicionet e reja qe do te zinin dhe do te vrisnin forcat Aleate qe luftonin pertej Shqiperise. Pra, ishte nje kontribut, qe tashme eshte njohur pothuaj para 80 vjeteve. Tradhetaret kurre nuk mund te rivleresohen dhe te nderohen, sic po kerkojne shume pasardhes te tradhetareve. Te mburremi me historine qe kemi gjate LANCL.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje