Ambasada amerikane ka publikuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada shkruan:
"Në këtë datë, 7 Prill 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia. Në të njëjtën ditë, gazeta New York Times raportoi se Sekretari Amerikan i Shtetit Cordell Hull, e dënoi sulmin si një "pushtim të ashpër dhe të dhunshëm", i cili përbënte "padiskutim një kërcënim shtesë për paqen në botë".
Shtetet e Bashkuara ishin i vetmi vend që dënoi pushtimin në atë kohë. Sekretari Hull e bëri deklaratën e tij në një konferencë për shtyp me miratimin e Presidentit Franklin D. Roosevelt.
Sipas artikullit të Times, deklarata u pasua pak orë më vonë nga një protestë zyrtare për pushtimin, dërguar Departamentit të Shtetit nga Faik Konica, në atë kohë Ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.
Artikulli përfshin gjithashtu një foto të Konicës duke dëgjuar lajmet radiofonike të pushtimit italian në vendlindjen e tij", nënvizon Ambasada.

Pa diskutim me mire ishte pushtimi italian , se pushtiimi komunisto sllavo bolshevik !!!