
Libri me kujtime i Aredin Shytit “Përballë së keqes” për rebelimin e opozitës kundër rezultatit të zgjedhjeve të para demokratike: si nisi seriali i vrasjeve dhe burgosjeve politike nga Sali Berisha
Nga Aredin Shyti*
Në mesditën e datës 1 prill 1991, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin zyrtar të zgjedhjeve. Partia Demokratike e Shqipërisë nëpërmjet kryetarit të saj, Sali Berishës, e pranoi rezultatin. E pranuan rezultatin e zgjedhjeve edhe partitë e tjera opozitare dhe askush nga përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtarë dhe të përfaqësive diplomatike që mbikëqyrën procesin zgjedhor nuk vuri në dukje të meta që mund të vinin në diskutim rregullsinë e zgjedhjeve. Fitoren më të thellë PD e kishte arritur në Shkodër, ku fitoi 70 % të votave. Vetëm pak nga 19 zonat elektorale ishin në balotazh. Qetësia ditën e votimit kishte qenë e plotë, pa asnjë ngjarje sado të vogël.
Në mbrëmjen e datës 1 prill fola me të gjithë drejtuesit e Degëve të Brendshme në rrethet kryesore të vendit; diku me kryetarin e degës, diku me shefin e policisë. Në Shkodër kryetari i degës, Çapajev Taçi, ishte i shqetësuar se, sipas të dhënave që kishin marrë, të nesërmen, në datën 2 prill, do t’u vihej zjarri objekteve të cilësuara të Rëndësisë së Veçantë, pa fiksuar se cili apo cilët objekte do të digjeshin. Më pas fola edhe me shefin e policisë, Dilaver Papara. Edhe Dilaveri ishte shumë i shqetësuar. Si njëri dhe tjetri, më shpjeguan çfarë ndodhi dhe si kishin vepruar gjatë asaj dite/datës 1 prill. Të dyve u theksova domosdoshmërinë e ruajtjes së rendit.
Ato që më kujtoheshin për çfarë më ishte raportuar për zhvillimet e datës 1 prill i kam shënuar më vonë dhe po i jap të përmbledhura. Pas orëve të para të mëngjesit të datës 1 prill ishin grumbulluar një masë njerëzish rreth selisë së PD. Godina kishte qenë e përshtatur dhe kishte funksionuar për disa vite si Muzeu i Ateizmit. Pas dëmtimeve që kishte pësuar nga demonstrata e bërë në mesin e muajit dhjetor 1990, ishte riparuar dhe përshtatur si seli e PD. Dilaveri kishte shkuar atje bashkë me zëvendës-shefin e policisë, Gjek Celaj, për të biseduar me drejtuesit e PD që të ndihmonin të qetësohej gjendja. Të tubuarit hidhnin parullat e njohura kundër komunizmit dhe PPSH. Kryetari i degës së PD për Shkodrën, Pjetër Arbënori, nuk ishte në seli, por drejtuesit e policisë kishin takuar deputetët e zgjedhur, Ali Spahia dhe Azem Hajdari, si dhe drejtues të tjerë të PD që ishin në të njëjtën zyrë. Dilaveri dhe zëvendësi i tij u kishin kërkuar se ishte mirë që të bënin çfarë ishte e mundur të qetësonin turmën. Ali Spahia kishte përsëritur shprehjen e njohur se “nuk ishin të tyret dhe nuk kishin çfarë t’u bënin”. Dilaveri kishte kaluar në një propozim më konkret; PD të bënte një miting në sheshin e madh të qytetit, pranë shtatores së Isa Boletinit ose në stadium që të sqaronin e qetësonin mbështetësit dhe simpatizantët e partisë së tyre. Të gjithë drejtuesit e PD kishin heshtur disa çaste. Heshtjen e kishte prishur Hajdari. Azemi u kishte thënë kolegëve të tij se: “Shokët e policisë duheshin ndihmuar. Të bëhet siç thotë shefi i policisë”. Dilaveri kishte shfrytëzuar zemërgjerësinë e Azemit dhe në çast i kishte propozuar të dilte në ballkon dhe t’u fliste, duke i dhënë edhe megafonin. Azemi kishte pranuar, por me ato që i kishte thënë turmës ia kishte rritur edhe më shumë “zemëratën”. Duke folur përçart për dëgjuesit, ai qe rrëzuar dhe megafoni i kishte rënë nga dora. Megafoni ishte ndarë në copa. “Shyqyr me kaq!”, më tha Dilaveri. Me kalimin e minutave, turma kishte ardhur duke u zmadhuar, pjesëmarrësit kishin goditur me sende të forta policinë që ruante godinën e Komitetit të Partisë Punës dhe të Radio Shkodrës, ishin thyer disa xhame dhe ishin shkaktuar pak dëme të tjera.

Në pasdite Azem Hajdari, po ai Azem që kishte thënë se duheshin ndihmuar shokët e policisë, u kishte bërtitur atyre që qëndronin rreth selisë së PD se puna nuk ishte aty, por te Komiteti i Partisë së Punës. Policia ishte vënë në vështirësi nga agresiviteti i turmës, aq edhe nga pamjaftueshmëria e forcave të saj. Drejtuesit e PD nuk ishin dukur. Dilaveri kishte shkuar disa herë te zyrat e PD, por dera e selisë ishte mbyllur.
Disa persona nga turma ishin afruar në ndihmë të policisë për të penguar vandalistët. Me kërkesë të drejtuesve të policisë që ishin në terren Çapajevi kishte mundur të kontaktonte me Pjetër Abnorin dhe i ishte lutur të ndihmonin se turma ishte shumë e acaruar. Në mbrëmje Pjetri bashkë me Ali Spahinë dhe disa drejtues të tjerë të degës së PD kishin shkuar në ndihmë të policisë. Pjetri, nëpërmjet megafonit të policisë, u kishte thënë protestuesve vetëm një fjali: “Të ishin të qetë se PD kishte fituar në Shkodër”. Turma ishte shpërndarë pjesërisht. Pjesa tjetër kishte qëndruar deri rreth orës 21:30’. Disa nga të tubuarit flisnin me zë të lartë për t’u marrë vesh mes tyre që të mblidheshin aty të nesërmen në orën 09:00.
Çapajevi dhe Dilaveri ishin të bindur se drejtuesit e PD në Shkodër ishin të pasinqertë me ndihmën që kishin dhënë atë ditë. Çapajevi parashikonte se e nesërmja, data 2 prill, do të sillte rreziqe sepse kishte të dhëna se do t’u vihej zjarri objekteve të rëndësisë së veçantë. Të dhënat nuk përcaktonin drejtpërdrejt se cilat do të ishin objektet që do të digjeshin. Në përgjithësi këto ishin ato që kishin ndodhur në Shkodër në datën 1 prill. Edhe në vlerësim tim ato ishin më se të mjaftueshme që drejtuesit e policisë në Shkodër të shqetësoheshin për rreziqet që mund të kërcënonin qytetin në datën 2 prill.
As unë nga Tirana dhe as Çapajevi e Dilaveri që ishin në Shkodër nuk i jepnim dot përgjigje pyetjes: nga vinte kjo zemëratë? Votuesit e PD dhe të partive të tjera opozitare mund të ishin të mërzitur në rrethet e tjera të vendit, ku nuk kishin fituar shumicën e deputetëve, por në Shkodër kjo ishte krejtësisht e paarsyeshme. Është normale që kur nuk jep dot përgjigje pyetjes së shtruar do hamendësosh, aq sa ke kohë të mendosh përtej asaj që të është shtruar me ngut për zgjidhje. Personalisht nuk e vija në dyshim se kishim të bënim me kinse zemëratë. Kush ishte prapa saj dhe çfarë synonte?
Kam folur disa herë me Çapajevin dhe Dilaverin atë mbrëmje dhe nuk kam qenë në gjendje as disa ditë më pas t’i vija në radhë bisedat e bëra dhe hollësitë nga përmbajtja e tyre, aq më pak kur i shënoja për të mos u harruar. E sigurt është se ne u bëmë në një mendje që, pasi t’i shpjegonin situatën e rrezikshme që na priste, Çapajevi dhe Dilaveri t’i luteshin atë natë në telefon kryetares së Komitetit Ekzekutiv që në orët e para të mëngjesit të datës 2 prill të thërriste në takim drejtuesit e partive politike të rrethit dhe drejtuesit e policisë për t’u kërkuar të parandaloheshin grumbullimet e paligjshme sepse të dhënat flisnin se situata mund të dilte jashtë kontrollit dhe të bëhej shumë e rrezikshme për qytetin; të përgatitej një letër për degën e PD të rrethit me anën e të cilës t’u kërkohej drejtuesve të ndihmonin në parandalimin e grumbullimeve të paligjshme të cilat do të sillnin pasoja të rënda për qytetin.
Më kujtohet se gati e formuluam letrën (shkresën) për degën e PD gjatë bashkëbisedimeve me telefon. Nuk e zotëroj përmbajtjen përfundimtare të shkresës se do ta jepja të plotë tekstin e saj(Në gjyq ajo u lexua pjesërisht nga gjyqtari Qazim Gjonaj dhe kishte për qëllim të akuzonte nënshkruesin e shkresës, Çapajevin, se “ishte treguar arrogant me udhëheqësit e PD”. Meqë mungesa e arrogancës në shkresë u argumentua, Çapajevit po i kërkohej llogari pse e kishte dërguar shkresën. Çapajevi i habitur nga ajo akuzë më hodhi një vështrim që as harrohet dhe as përshkruhet dot).
Në përgjigje të pyetjeve shqetësuese dhe gjendjes që perceptova, në mëngjesin e datës 2 prill 1991 shkrova për të gjitha degët e Punëve Brendshme telegramin me këtë përmbajtje:
"Gjatë ditës së djeshme në qytetet Tiranë, Shkodër dhe Kavajë janë grumbulluar turma njerëzish në mënyrë të paligjshme duke hedhur parulla politike dhe fyese për personalitete të kombit. Forcat e policisë kanë ndërhyrë me agjitacion ose nuk kanë ndërhyrë fare. Qëndrime të tilla mbas datës 31 mars janë shumë të gabuara. Policia të ndërhyjë me ashpërsinë e ligjit dhe kurdoherë ushtrimi i forcës të shoqërohet me ndalimin e fajtorëve. Për të vepruar me forcën e shkopit të gomës nuk ka askush arsye të pyesë përgjegjësit. Godisni ashpër qysh në fillim të grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turma mund të godasin me armë forcat tona zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur. Forcat tona që përleshen me turmat të mos shkojnë të armatosur”.
Vendosa që telegramin ta nënshkruante ministri. Me sa kujtoj, në datën 1 prill Gramozi nuk ishte në Tiranë, por në mëngjesin e datës 2 ishte në zyrë. Kur unë hyra ai ishte në këmbë, gati për të shkuar në një takim a mbledhje, ndoshta në Presidencë. Nuk kishim kohë të flisnim gjatë. I dhashë telegramin. Pasi e lexoi shfaqi mëdyshjen a ishte i nevojshëm të dërgohej. I thashë se ishte i nevojshëm. Ministri e nënshkroi dhe nuk qe nevoja për t’i thënë se koncepti dhe dorëshkrimi kishin të njëjtin autor...
Në mëngjesin e datës 2 prill 1991 fola me Çapajevin. Prej tij mësova se kryetarja, znj. Terezina Marubi, e kishte vlerësuar situatën dhe kishte njoftuar drejtuesit e partive politike të ishin në zyrën e saj në orën, që tani nuk e kujtoj. Shkresa ishte dorëzuar dhe se Dilaveri ishte ende në selinë e PD për të biseduar me drejtuesit që të ndihmonin në parandalimin e grumbullimit të paligjshëm dhe, rrjedhimisht, të parandalonin së bashku aktet vandaliste. Pak më vonë nga kjo bisedë, mbase jo më shumë se 30 minuta, Çapajevi më mori në telefon dhe më tha se deputetët Pjetër Arbënori dhe Ali Spahia ishin njohur me kërkesën e çuar me shkresë. Dilaveri u ishte lutur edhe me gojë që të ndihmonin për të parandaluar çdo të keqe. Pjetri nuk kishte folur, ndërsa Ali Spahia i kishte thënë prerazi: se nuk ishin të tyret, se as një ditë më parë nuk i kishin dëgjuar dhe se ata nuk do të merreshin me atë punë. Në vazhdim të bisedës Çapajevi më tha se Dilaveri ose Gjeka (njëri nga këta) e kishte njoftuar se një turmë rrugaçësh kishin kërcënuar hapur: “Do ta djegim!”. Me këto fjalë Çapajevi nënkuptonte se objektivi i kërcënuesve do të ishte godina e Komitetit të Partisë, por nuk përjashtonte që të synonin djegien e godinës së Radio Shkodrës dhe atë të Komitetit Ekzekutiv.
Personat që kishin kërcënuar oficerin apo oficerët e policisë me shprehjen “do ta djegim” kishin thënë se do t’u bashkoheshin edhe studentët. I thashë Çapajevit të lidhej sërish me znj. Marubi dhe t’i shpjegonte se drejtuesve të PD u ishte dorëzuar një kërkesë me shkrim për të ndihmuar në qetësimin e gjendjes, si dhe për qëndrimin që ata kishin mbajtur. Çapajevi, pa vendosmëri, më tha se do ta njoftonte kryetaren. Pastaj shtoi se kryetarja nuk kishte çfarë të bënte më shumë se pas pak minutave do të fillonte mbledhjen me drejtuesit e PD dhe të tjerë.
Që të parandalohej përplasja e të tubuarve me policinë duhej parandaluar tubimi. I jam kthyer me mendje shumë herë asaj kohe dhe nuk kam gjetur mundësi të pashfrytëzuara nga përfaqësuesit e shtetit në Shkodër- drejtuesit e pushtetit vendor- dhe të Degës së Brendshme. Në orët që pasuan herë e merrja në telefon unë Çapajevin dhe herë më merrte ai. Mbledhja në Komitetin Ekzekutiv me përfaqësuesit e partive kishte filluar, por kryetari (Çapajevi) nuk kishte shpresë se drejtuesit e PD do të ndërronin mendje.
Turma ishte shpërndarë një a dy herë me ndërhyrjen e policisë, por nuk kishte shenja se do tërhiqej përfundimisht. Më pas do të mësoja se rreziku ishte i madh,se mbi policinë hidheshin lëndë plasëse dhe djegëse, mbi godinën e Komitetit të Partisë, gjithashtu. Sulmet po përshkallëzoheshin në drejtim të Radio Shkodrës dhe kryetari i Degës mendonte se po rritej rreziku për djegien e Radios, të Bibliotekës, të Komitetit të Partisë dhe të Komitetit Ekzekutiv që tre muaj më parë (në dhjetor) e kishte shpëtuar polica nga shkatërrimi dhe se forcat nuk mjaftonin për t’i mbrojtur të gjitha objektet. Ndoshta, jo saktësisht pas këtyre informacioneve, kryetari më tha se drejtuesit e PD ishin larguar nga mbledhja e thirrur në Komitetin Ekzekutiv, duke refuzuar të jepnin ndihmë për qetësimin e turmave. Mundet që ky ketë qenë çasti që Çapajevi më pyeti a duhet të përdorte një autoblindë për të çuar pak forca në ndihmë të mbrojtësve të godinave, sepse nuk çahej dot përmes turmave për të arritur tek objektet që mbroheshin nga policia. I thashë se nuk duhet të më pyeste mua për këtë, sepse nga larg nuk e çmoja dot gjendjen e sigurisë së vetë autoblindës dhe trupave që ajo do mbartte.
Në vazhdim, po nga kryetari i Degës, mora dijeni se godina e Komitetit të Partisë po digjej, se në shesh kishin çuar trupin e një personi të vrarë, se shefi i policisë, Dilaveri, dhe zëvendësshefi, Gjeka, ishin plagosur. Mbaj mend se informacionin për një person të vrarë e përcolla te ministri, Gramoz Ruçi, që ndodhej në mbledhje në Presidencë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Fadil Canaj, me urdhër të ministrit u nis për në Shkodër me një pjesë të Repartit 326. Mbase më parë se të nisej Fadili për në Shkodër, kryetari i Degës më kishte njoftuar se në spital ishin edhe dy persona të tjerë të vrarë dhe disa policë e qytetarë të plagosur. Çapajevi e vlerësonte shumë të rëndë gjendjen shëndetësore të njërit prej qytetarëve të plagosur dhe kërkoi të dërgohej një helikopter për ta transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Në çastin që po jepja urdhër që një nga helikopterët e policisë të nisej për në spitalin e Shkodrës ra zilja e telefonit tjetër. Përsëri Çapajevi që kërkonte të dërgohej një helikopter... Ishte e njëjta kërkesë dhe i thashë se helikopteri do të nisej. Më shumë kishte mundësi që Çapajevi të kishte menduar se kërkesën ia kishte bërë ndonjë zyrtari tjetër në ministri sesa të kishte harruar që e kishte përcjell njëherë tek unë. I plagosuri që u mbart me helikopter nga spitali i Shkodrës në Spitalin Ushtarak ishte Nazmi Kryeziu. Kur Fadili mbërriti në Shkodër godina e Komitetit të Partisë ishte djegur plotësisht, ndërsa Radio Shkodra dhe biblioteka ishin shpëtuar. Ndaj godinës së Komitetit Ekzekutiv nuk ishte bërë asnjë tentativë. Tubimet në rrethet e tjera nuk kishin pjesëmarrje të madhe dhe ishin shpërndarë me lehtësi nga policia. Në pasdite pyeta kryetarin e Degës për shëndetin e Dilaverit dhe të Gjekës. Më tha se Dilaveri goditjet i kishte marrë në kokë; plaga që i rridhte gjak ishte qepur e mjekuar, por kishte marrje mendsh, shikim të turbullt dhe për këto arsye ndodhej i shtrirë në zyrë. Gjeka nuk kishte marrë plagë, por kishte shkëputur lidhjen me oficerët dhe trupat për një kohë të shkurtër (Gjek Celaj e përshkruan në librin e tij atë që i kishte ndodhur). Kërkova të dërgohej sa më shpejt informacioni i plotë për ngjarjen. Përgjigjja e Çapajevit ishte se po punohet nga oficerët e ngarkuar.
Pak më vonë isha në zyrën e ministrit. Folëm kryesisht për pasojat dhe gjendjen e krijuar në Shkodër. Menjëherë pasi erdhi informacioni zyrtar i nënshkruar nga kryetari i Degës së Shkodrës u përpilua komunikata e Ministrisë. Komunikata u cilësua nga opozita “mashtrim për opinionin publik” se, sipas saj, ajo i rendiste ngjarjet në radhë të gabuar, sikur më parë kishte ndodhur djegia e Komitetit të Partisë, pastaj kishin ndodhur vrasjet. Në të vërtetë paragrafi i komunikatës që përshkruante ngjarjet e asaj date ishte marrë i plotë nga përshkrimi që bëhej në informacionin që dërgoi Dega e Brendshme në ministri dhe, edhe pse në të nuk thuhej se më parë ndodhi djegia e Komitetit të Partisë pastaj ndodhën vrasjet, radha e përmendjes së ndodhive ishte e tillë që mund ta nënkuptonte atë që pretendohej nga opozita. Nënkuptimin e mbështeste edhe interpretimi i qëllimshëm i fillimit të sulmit të dhunshëm mbi Komitetin e Partisë dhe vënies së zjarrit. Sulmi për shkatërrim e objektit nisi vërtet para se të pikasej vrasja e personit të parë.
Mendoj të sqaroj për ta theksuar se shënimet e mia për ngjarjen e 2 prillit janë ndërprerë pak ditë pas përfundimit të gjyqit dhe kanë rifilluar në vitin 1993. Më pas kanë vazhduar me ndërprerje të gjata deri në vitin 2000. Në këto shënime gjendet përmbajtja e raportimit me gojë të oficerit që shkoi në Spitalin Ushtarak për rastin e N. Kryeziut. E pasqyrova atë informacion në një paragraf, por e mënjanova ngaqë m’u lëkund siguria. Në kushtet që oficeri, që kam shënuar se më solli informacionin ka vdekur dy vjet më parë, vendosa të pyesja Dilaverin dhe Gjekën nëse kishin shënime ose mbanin mend nga përmbajtja e kartelës mjekësore dhe raporti i përpiluar nga eksperti mjekoligjor për këqyrjen e trupit të viktimës gjatë studimit të dosjes. Dilaveri nuk kujtonte gjë, ndërsa Gjeka ishte i sigurt se në dokument plaga e të ndjerit N. Kryeziu përshkruhej tejshpuese. Kjo do të thotë se gjatë ndërhyrjes kirurgjike nuk mund të jetë gjetur plumb. Një ditë pas operacionit, në datën 3 prill, i plagosuri vdiq nga plaga që kishte marrë në pjesën e sipërme të shpinës. Dosja e këtij procesi penal është djegur në janar 1998 gjatë zjarrvënieve të frymëzuara nga Sali Berisha në Shkodër, Tropojë etj. Në këto rrethana e shmanga paragrafin që kisha shkruar.
Do të ishte spekulative të thuhet se Gjykata e Shkodrës u dogj në janar të vitit 1998, sepse duhej djegur dosja e ngjarjes së 2 prillit 1991. Por, është plotësisht e logjikshme të thuash se kush ishin të interesuar që ajo dosje të digjej.
*Ish-ministër i Brendshëm dhe drejtues i policisë shqiptare pas rënies së regjimit komunist (1991-1992)
(Fragment nga libri “Përballë së keqes” i Aredin Shytit,
botimet “Naimi”, Tiranë 2022. Marrë për botim në këtë gazetë me lejen e autorit dhe shtëpisë botuese)
Ushtrit armike nuk jane sjellur me Shqiperine ne kete menyre si eshte sjell PD.Njerez nga kjo parti te frymezuar nga exponente te saj mbanin ne njeren dore bidonin me benzine e ne doren tjeter shkrepsen.Fat qe kjo parti po shkermoqet .Padyshim organizatoret e 2 prillit ishin Pjetri,Ali Spahia dhe Azemi nen dirigjimin e marshallit non grata
Nen dirigjimin e UDBse
Sakte
sakte
Kjo teme eshte shume e veshtire dhe pa analize te plote!Kush bente takime naten ne presidence koke me koke (Ramizi,Saliu dhe "miku" qe vinte e ikte me avion personal).Qe te perqendrohesh tek datat padyshim qe ato jane brenda nje skenari te planifukuar e orkestruar shume mire nga profesioniste qe sot e kane te veshtire ta heqin qafe "penicilinen" nga skena politike e jo me ta denojne.Aresyeja sepse ai ka dhene kontribut te veçante pa u shperblyer ne te holla ,por me dhenie posti deri sa arriti deri ne kete pike qe po nga ata qe e trajnuan e hodhen ne teren ,tashme duan ta heqin qafe por pabindesia e tij po u nxjerr telashe te medha.Ka nje mundesi qe padyshim kjo makineri qe prodhoi Berishe ta eleminoje po me metodat qe perdorte Saliu te mesuara prej tyre duke eleminuar çdo kundershtar apo deshmimtar te rrezikshem !Dhe te jini te bindur se kjo ka per te ndodhur shume shpejt duke e eleminuar perfundimisht.Ndaj sot eshte nje heshtje e ftohet midis atyre qe e akuzuan dhe vete Sali Berishes sepse ai e di shume mire nga pervoja e tij e kahereshme se s'ka tjetersim!E gjithe lufta qe bene sot kjo monster eshte vetem per familjen e tij per te mos e lene te damkosur e duke u kontrolluar pasurite perallore te vena ne karrieren e tij !Dosjet 2 Prilli,97,15 Marsi i 2008,vrasja e Hajdarit Azem,21 Janari 2011 jane dosje qe nuk do te hapen kurr pa ikur nga kjo bote "penicilina" sepse ndryshe do te trazoheshin shume ujra.
Deshmitari,ke shume te drejte per keto qe thua. Po nuk iku penecilina Berisha,nuk ka qetesi shqiperia.
Shumë saktë dhe e drejtë zoti "Dëshmitar,, ! Po nuk bëri mbrapsht dhe ajo do të bëhet, metodat e tyre dihen. Nuk e kan bërë akoma se ndyrsira Sali bëri më shumë se çfar i kërkuan, kaloi çdo parashikim të tyre. Personalisht nuk më hyn më gjë në qese, themi ne lalët. Mua ai tradhëtari (dhe jo vetëm) ma pëdhunoi, poshtroi, çnderoi, torturoi mëmën dhe më në fund më la pa mëmë Shqipëri. Ngushëllohem me faktin se e pashë mëmën në ditë më të mira.
Azem Hajdari,Ali Spahia,Pjeter Arbnori etj.me ne krye Sali Berishen ata qe vrane dogjen dhe shkateruan Shkodren.Guret e themelit te PEDESE . Po sot?!!!.... Bukuroshet dhe bukuroshet e " mencur " shkodrane,BESNIKE te idiotesise se tyre.Zgjodhen kryetar bashkie djalin e kriminelit sharlatan Ali Spahise.Dhe duan te bejne drejtues,kriminelin skizofren Sali Berisha. Cfare borxhi u kemi ne te pjeses tjeter te shqiptareve,cfare te keqe u kemi bere Shkodres dhe shkodraneve?.!Na lini ore rehat dhe mos ja shtoni hallet Shqiperise. Me mutsilleqet tuaja.Cdo gje ka nje kufi.
Komunistet shqiptare kriminele qe ne gjeneze, nuk ndryshojne aspak nga vellezerit e tyre serbe e ruse. Ashtu si serbet qe thone se 8 mije boshnjaket u vrane nga vete boshnjaket per te fajesuar serbet, ashtu si ruset qe thone se ukrainasit po bombardojne qytetet e tyre,ashtu edhe ju thoni se demokratet vrane demokratet per te fajesuar socialistet. Po ashtu demokratet shkaterruan shtetin ne 97 dhe sicialistet( komunistet) e pafajshem vetem pesonin duke ndenjur me duar ne xhepa para keyeministrise. E pra sikurse serbet dhe ruset qe kane nje uinerpretim distopik te realitetit, ndalojne vetem para plumbit ashtu edhe ju meritoni te njejtin fat.
Halabake si ty o Tahip katunari, jane e keqja e ketij vendi! Per 30 vjet ju funderrinat, me ose pa dashje spiune te serbit, u perpoqet dhe shkaterruat e vodhet, dogjet e vrate, por nuk fituat dot mbi Atdheun! Kurre nuk do fitoni, gjithmone do ngeleni si muti ne kepuce, qe mban ere te keqe dhe te pengon, por asgje tjeter nuk mund te beje ...
Askush nuk ka as dyshimin me te vogel se pas 2 prillit qendron Sala me kermat e tij. Problemi eshte se ky popull vazhdon prodhon plera qe i shkojne akoma Sales nga prapa.
Kam degjuar se ka qene nje njeri shume i pergatitur dhe shume i ndershem. Te gjithe e respektonin. U persekutua dhe familja u shkaterrua vetem sepse nuk pranoi te korruptohej e te braktiste detyren.
Po ci pergatitur te ishin te pergatitur keta nuk na e linin Saliun trashegimi kombetare. Ca katundare te lodhur qe ua futi kryekatnari Sali.
Saliun e mbeshteste dhe e mbronte UDB-ja ...
Po duhet kuptu perfundimisht qe ku gjendet Sali Berisha ka vetem gjak,vrasje,viktima. Sa ishte Berisha ne pushtet vetem u disafishuan siperfaqet e varrezave nga viktimat e hapjes se depove te armeve ne vitin 1997. Po kesaj monstre Berisha a i dalin ne gjume shpirtrat e sa e sa viktimave te shkaktuara nga ai?
Talli sumen e vet Saliu me ju dhe nuk patet kurre bythe ti tregonit vendin. Tani beni gam gam kot se Saliut tjeter kush ia tregoi vendin.
Disa pyetje kam per skeptiket nga 1991 deri sot ,pyetje qe u a kam bere dhe vazhdoj t'ua bej. Perse duheshin shkaterruar, djegur dhe vjedhur objektet nderkohe qe pluralizmi mori rruge dhe donte apo s'donte Ramiz legeni do te realizohej. A do te paguaje ndonje per shkaterrimin e gjithe ekonomise shqiptare ndonjehere ? KRIMINELI i kombit Sali qeni do denohet ndonjehere ?
... sepse keto ishin urdherat e UDB-se dhe te Asfalia-s! Saliu i kreu detyrat dhe urdherat e padroneve te tij!!!
VEÇ SALIUT KUSH TJETER AI ESHTE NJESH PER KETO PUNE KUSH KA QEN AFER TIJ KA VAJTUR NE TE SEMES DHE KJO BAXHELLE SHKODRES QE IKA VRAR TE BIRIN E PERQAFON SALIUN SIKUR TA KET VELLA
Gjithe shqiperia e di kush eshte Salia,perjashto Shko drane,Trapajanet.viti 1996 Nje Mik qe ne 1966 Ka jetuar nje vita ne shtepine e Rame Berishes,me thote:-Rame Berisha ishte burre ke zoti.Ai nuk dinte ku ishte rruga e tiranes,Jo me te dinte ku eshte cameria dhe kuvaitiPo,Saliu i Ka ngja xhajes se vet ,i cili cdo te shtune i hypte kalit ma shake dhe shkonte e bente pazarin ne Gjakove,pastaj kthehej te djelen."Jane lidhje te thella me UDB.Te Atij,te Ramizit,te Hekurit,te prof.dok Bujar Hoxhes,vellait te Fadil Hoxhes Antar i presidences se Titos.Madje per Bujar Hoxhen thuhet se Ka qene rezidenti kryesor i UDB
Po me ty Mali talli gje Berisha?
Shkodra dhe shkodranet me mire se kushdo e dijne mire se kush vrau e pse vrau ne 2 prill 1991 dhe prandaj ka nga ai 1991 qe as u jep vota e as do tu jape ndonjehere partise Vrastare sado qe sot mba emer tjeter PS.
O Katunar, qe qytetar nuk behesh kurre edhe sikur te nderrosh 7 lekure, Shkodra dhe shkodranet jane populli me idiot ne Shqiperi, rrota cari ne kuptimin e plote te fjales. Edhe sikur vete Sali serbi tu thote se i ka bere ai ato vrasje, ata prape jane aq cara sa atij dhe halabakeve si Azem Hajdari do vazhdojne t'ja japin voten. Sepse "me ken shkodran, tana i ban", ky eshte populli debil dhe filoserb i Shkodres!
Mos do merrni dhe deshmine e Hekuran Isait per "krimet" e Saliut?
... edhe deshmine e sat'eme po ashtu!
Salihu po pergatit nje 2 Prill te dyte dhe eshte gati ta beje shkrumb dhe hi jo vetem Shkodren, por te gjithe Shqiperine... Shkodren e kane qeverisur per 30 vjet ''te djathtet'' e salihut ''te majtë'', prandaj ''shkelqen'' si qymyri ne te gjitha fushat... Banda e 2 Prillit 1991 me ne krye sali katilin, ali spahiun dhe azem horrin organizuan mitingun e paligjshem, kur PD i kishte fituar 70% zgjedhjet dhe e pranoi rezultatin ne zgjedhjet me se normale. Per çfare aresye duhej bere ai miting? Per çfare motivi i duhej vene zjarri Shkodres dhe per cfare motitvi duhet te vriteshin 4 persona?! Ketyre pyetjeve fare te thjeshta mund tu pergjigjet kupola e bandes dhe askush tjeter. Sot banda po kerkon ribashkim me tendencen, qe ne krye te jete antiamerikani dhe antishqiptari, qe per krimet e tij ne pushtet nuk gjen asnje cast qetesie, por dridhet nga terbimi dhe ''dinjiteti i cenuar''. Nuk ka per t'ia arritur qellimit!
Kur lexova tekstin e Aredin Shytit kuptova dia messzhe. Eshte nje tekst,dhe besoj se keshtu eshte i gjithe libri qe percjel urejten e nje njeriu qe vjen nga strukturat e shtetit per pjesemarresit ne protestat qe cuan ne rezimin e diktatures ne Shqiperi. Denigrohet Pjeter Arbnori,Ali Spahia,Azem Ajdari dhe populli i shkodres.Protestuesit cilesohe rrugace dhe vandale epitete fyese qe tregojne edhe sot se cfare opinioni kishin dhe kane strukturat e shtetit per ate pjese te popullit qe del ne proteste se i ka vajtur thika ne kocke.Eshte per te erdhur keq qe ne Shqiperi vazhdojnd te jene ne pushtet keta njerez me keto mendedsi Cfare fatkeqesie.
Sa klase shkolle ke ti o Sazan zhulsi? C'lidhje ka demokracia me halabakerine e shoqerise se atehershme dhe te sotme!? Rrugacet dhe vandalet e asaj kohe i njeh e gjithe Shqiperia, as mos ki ndonje dyshim per kete. Kuish ishin dhe kush jane ne mbeshtetje te tyre, jane po ashtu rrugace e vandale, e asgje tjeter. Te gjithe ata funderrina te shoqerise ishin dhe jane perreth PeDes. Vete PeDeja ishte dhe eshte nje organizate terroriste dhe vrasese, antishqiptare dhe kriminale! O Sazan rrugaci!
Kur lexova tekstin e Aredin Shytit kuptova dia messzhe. Eshte nje tekst,dhe besoj se keshtu eshte i gjithe libri qe percjel urejten e nje njeriu qe vjen nga strukturat e shtetit per pjesemarresit ne protestat qe cuan ne rezimin e diktatures ne Shqiperi. Denigrohet Pjeter Arbnori,Ali Spahia,Azem Ajdari dhe populli i shkodres.Protestuesit cilesohe rrugace dhe vandale epitete fyese qe tregojne edhe sot se cfare opinioni kishin dhe kane strukturat e shtetit per ate pjese te popullit qe del ne proteste se i ka vajtur thika ne kocke.Eshte per te erdhur keq qe ne Shqiperi vazhdojnd te jene ne pushtet keta njerez me keto mendedsi Cfare fatkeqesie.
Hisori te shytet, ideatore te mencave me luge te florijt ne fshat dhe te qumeshtit me tubo nga mali, xhaxhai i haredinit, Osmeni, shkoi per vizit te nje mik ne Radhime kur ishte ndaluar therja e bagetive per efekt shtimi. i zoti i shtepis theri nje qengj per ta respektuar. Osmeni pasi hengri qengjin mori lekuren si fakt bindes dhe shkoi ne deg te brendeshme dhe e denoncoi fshatarin se kish shkelur ligjin. kusheriri i haredinit Tanush Shyti, spiun personal i Nexhmie Hoxhes. Tanushi spiunoi me leter nexhmien per lidhjet e Zaho Kokes me Ramize Gjebren. kusheriu i haredinit Lirim shyti nga bari me shkoll fillore ne oficer, me von trafikant femijesh sa idhane plimbin, djemt e aredinit vodhen banken e vlores blen pasaporta me emra fallco per aredinin dhe per vehte. Kusherira e haredinit nxiko shyti vdiq kur degjoi se u rrezua busti i enverit.
Shko mbaro filloren o zhuls rrugesh!