“Pse dhe si ndodhën vrasjet e 2 prillit 1991”, flet për herë të parë ish-zv.ministri i Brendshëm! Çmontimi i një krimi të shumëfishtë shtetëror

2 Prill 2022, 13:55Dossier Afrim Imaj

“Pse dhe si ndodhën vrasjet e 2 prillit 1991”, flet për

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga protesta e dhunshme e 2 prillit 1991, ku humbën jetën 4 të rinj shkodranë, ndonëse u ngritën akuza dhe u dënuan pa prova disa funksionarë të shtetit shqiptar, autorët e vërtetë të vrasjeve nuk janë zbuluar ende. Në qendër të kësaj ngjarje të rëndë u vu zëvendësministri i asaj kohe, Aredin Shyti. Pas 30 vjetësh, drejtuesi kryesor i Policisë shqiptare në vitet ‘90, një nga ekspertët më të mirë të luftës kundër krimit, pasi i provoi të gjitha nga posti i ministrit deri në qelitë e Burgut të Bënçës, nga privimi i lirisë personale te privimi dhe represioni familjar, përfshi akuza shumë të rënda për djemtë, A. Shyti flet hollësisht përmes librit me kujtime “Përballë së keqes”, publikuar këto ditë nga shtëpia botuese “Naimi”.

Një galeri personazhesh të politikës dhe drejtësisë, nëpunës dhe zyrtarë të thjeshtë të shtetit shqiptar apo funksionarë fodullë e militantë të llum-lumpenit bëhen pjesë e jetës së autorit; disa duke e dhunuar dhe disa duke e krenuar. Ngjarje si ajo e rebelimit në Shkodër kundër rezultatit zgjedhor të 31 marsit 1991, kush e organizoi dhe pse, kujt i interesonte vrasja e protestuesve, roli i Pjetër Arbnorit, Ali Spahisë; rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë, takimi i tensionuar i Ramiz Alisë me oficerët në Ministrinë e Brendshme, roli i Neritan Cekës për uljen e tensionit pas lajmit “për vrasjen e Ramiz Alisë”, djegia e klubit të Ministrisë së Brendshme apo “revolta” në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve.


Një vëmendje e posaçme u kushtohet gjyqit kundër drejtuesve të Policisë së Shkodrës dhe autorit për vrasjen e të rinjve shkodranë: cilët ishin prokurorët, hetuesit, gjyqtarët dhe dëshmitarët: si u përdorën ata nga politika dhe pushteti. Autori shkruan në hyrje të librit se “Lexuesi le të gjykojë mbi të vërteta të dokumentuara pse mbeti në terr mekanizmi i kryerjes së vrasjeve në 2 prill 1991, si dhe autorët e këtyre vrasjeve. Një kapitull më vetë në libër i kushtohet së ashtuquajturës “Organizata e Hakmarrjes për Drejtësi”, gjoja e krijuar nga djemtë e autorit, Leart e Orik Shyti. Sipas dëshmive e fakteve që ofron autori në libër, kjo ishte seanca e dytë e hakmarrjes së Sali Berishës në funksion të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit me çdo kusht e mjet. Është interesant një fakt i thjeshtë i vënë në dukje në libër: Se “Masakra e Shkodrës” apo “Hakmarrja për Drejtësi” “hidhen në veprim” në prag të ngjarjeve politike siç janë zgjedhjet dhe afrimi i rotacionit politik.

Dhe jo vetëm pushteti por edhe faktorë të tjerë të jashtëm si të ashtuquajturat “institucione të shoqërisë civile” apo media shfaqen lehtësisht apo qëllimisht të manipuluara prej pushtetit apo shitblerjes. Sipas botuesit të librit, Naim Zoto, nëse doni një arsye plus për të mësuar pse degradoi aq shpejt qeverisja e Sali Berishës dhe pse demokracia shqiptare është në këtë gjendje ku është lexoni refleksionet e Aredin Shytit. Pastaj do të thoni pse është kaq e vonuar reforma për drejtësi dhe pse shpallen kaq vonë dhe kaq me kursim “non gratat” në Shqipëri.

PJESË NGA LIBRI


ÇMONTIMI I NJË KRIMI TË SHUMËFISHTË SHTETËROR

Aredin Shyti, ish-ministër i Brendshëm dhe drejtues i Policisë në periudhën 1990-1991.

Për një kohë të gjatë kam qenë i bindur se duhet t’i lë të shkruara ato që ndodhën gjatë ndryshimeve të sistemit politiko-shoqëror në Shqipëri në vitet 1990. Dokumentimin e atyre që ngjanë para syve të mi e shikoja edhe si detyrim ndaj kolegëve, oficerë të policisë dhe efektivave të saj. U jam mirënjohës se më besuan dhe i zbatuan urdhrat e porositë e mia dhe të kolegëve drejtues gjatë gjysmës së parë të vitit 1991, kohë kur kryeja detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme për Policinë. Ata nuk kanë nevojë për lavde; as unë nuk dua t’ju thur të tilla, por kam dashur t’u shpreh mirënjohje që besuan te ne që drejtonim, madje, duke sakrifikuar.

Pas dënimit me burg nga regjimi i ri, si vrasës i katër të rinjve në trazirat e dhunshme në qytetin e Shkodrës në 2 prill 1991, më çuan në burgun e Bënçës. Aty pata skicuar një projekt për të shkruar për çfarë kishte ngjarë para, gjatë dhe pas ngjarjes. Mbështetur kryesisht në kujtesë, poshtë titujve të krerëve të ideuar, pata shkruar pak lëndë. Ndonëse shumë faqe të lidhura, teksti nuk qe voluminoz; koha e kaluar nga ngjarjet e ndodhura ishte e shkurtër dhe besoja në saktësinë e “mbushjeve” të bëra nën çdo ndarje dhe nënndarje. Por nuk e kisha parashikuar që fletët e shkruara do më merreshin vjedhurazi në dhomën e izolimit. Nuk e di saktë se kujt iu deshën dhe kush urdhëroi marrjen e tyre. Kjo ndodhi një pasdite, kur më nxorën për ajrosje pas një izolimi absolut disaditor. Izolimi i skajshëm nisi në datën 16 tetor 1996, atë ditë kur pushteti shpalli me bujë se zbuloi një organizatë kriminale me emrin “Hakmarrja Shqiptare për Drejtësi”, gjoja e frymëzuar nga unë dhe e themeluar nga djemtë e mi, Leart dhe Orik Shyti. Por, për fat, nuk i kishin marrë disa shënime të tjera të mbajtura pas datës 15 tetor dhe në vazhdim… Në komunikatat zyrtare të shpërndara shtypit, në lajmet e TV Shtetëror (i vetmi televizion në atë kohë) dhe në pamjet filmike të përcjella prej tij një mendje e ftohtë mund të identifikonte lehtë “gropa” që krijonin dyshime…

Pamundësitë për t’u informuar më shkurajonin për të shpresuar se do mundesha të gjeja hapësirë për të folur në media, aq më pak për t’u bërë ndihmës i avokatëve. Por nuk mendova as atëherë, as kohë më vonë, se ky konceptim fillestar për volumin dhe cilësinë e punës që do duhej kryer, do të mbetej i njëjtë edhe kur pathemelësia e akuzave do të qartësohej. Ndodhi kështu, ngaqë trysnia politike rritej që hetime të mos bëheshin, pastaj gjykimi të zvarritej dhe, më pas, dënimet të jepeshin me çdo kusht.

Mendimin për të shkruar librin nuk e kishin plogështuar vështirësitë që krijoheshin enkas për të penguar njohjen e pafajësisë së djemve. Gjithsesi, prisja të lirohesha nga ajo që më mbante të ngërthyer dhe pastaj të shkruaja. Ndërkohë droja, pak e hershme, se mos dhimbja do të më shtynte të isha i padrejtë në vlerësimin e të tjerëve qe fashitur. Tani që kanë kaluar kaq shumë vite gjërat kanë ndryshuar. Bashkëjetesa me të keqen për një kohë të gjatë ka bërë që dhimbja të tretet së bashku me valët e zemërimit. Qe e vështirë për të arritur këtu, sepse duhej që të keqes t’ia ulja hovin te vetja dhe veçanërisht te djemtë e mi ditë pas dite. Por ishte e domosdoshme dhe e arritëm…

Kam punuar për gati 30 vjet në Policinë e shtetit shqiptar. E kam filluar karrierën si punëtor operativ për Ndjekjen e Krimeve dhe e kam mbyllur si shef i Katedrës për Policinë në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme (sot Akademia e Rendit). E mbylla karrierën siç nuk do ta dëshironte askush ta mbyllte: U arrestova për shpërdorim detyre dhe u dënova për vrasje me dashje në vitin 1992 për ngjarjen e ndodhur në Shkodër në 2 prill 1991, në kapërcyell të ndërrimit të sistemit politik në Shqipëri…

Në këtë libër janë dy ngjarje të veçanta, të cilat, për shkak të kohës kur ndodhën dhe karakterit politik të tyre, kanë ndikuar në shoqëri. Të dyja janë të lidhura ngushtësisht me zëvendësimin e sistemit “komunist” me sistemin “demokratik” dhe me mbajtjen e pushtetit me çdo kusht e kundër vullnetit të popullit. Ndërkohë, varësisht, por edhe pavarësisht këtyre ngjarjeve, për 6 muaj kam qenë në funksione shtetërore që shikoja më nga afër se të tjerët se çfarë ndodhte, si po ndodhte, si duhet dhe s’duhej ta ushtroja detyrën funksionale dhe si e ushtrova.

Njëra prej ngjarjeve është ajo e ndodhur në 2 prill 1991 në Shkodër, ku humbën jetën në rrethana të pahetuara katër djem të rinj. Ngjarja nuk kishte lidhje me vullnetin tim, as me veprimet e mia. Ajo nuk kishte lidhje të qenësishme- jo vetëm në kuptimin juridik të kësaj fjale- as me vullnetin dhe veprimet e katër personave të tjerë, me të cilët u dënova si bashkëpunëtor për “vrasje me dashje indirekte”. Rrethanat politike më bënë “protagonist” të kësaj ngjarjeje dhe do të shprehem si dëshmitar, ashtu si i kam marrë vendimet dhe si i kam kryer veprimet, si i kam parë e përjetuar ngjarjet para dhe pas ndodhjes, çfarë mbaj mend se u kam thënë dhe çfarë më kanë thënë personazhe të rëndësishëm apo me ndikim në zhvillimet politiko-shoqërore që sollën rënien e sistemit socialist. Përtej kësaj ngjarjeje, por si zgjatim i saj, për shkak të lidhjeve që besoj se lexuesi do t’i gjejë gjatë leximit, u shpërfaq “Hakmarrja Shqiptare e Drejtësisë” e paraqitur nga propaganda dhe proceset gjyqësore të imponuara prej politikës si “organizatë kriminale” e themeluar nga djemtë e mi. As kjo mynxyrë nuk ka të bëjë me mua, por unë edhe në këtë rast jam i përfshirë si “protagonist” dhe duhet të them të vërtetat e mia të mbështetura në dokumente.

Nuk i përgjigjem dot në mënyrë të prerë pyetjes: në ç’masë ishin të qëllimshme mosveprimet e hetuesisë, por ato që di do t’i paraqes këtu. Lexuesi le të gjykojë mbi të vërteta të dokumentuara pse mbeti në terr mekanizmi i kryerjes së vrasjeve në 2 prill 1991, si dhe autorët e këtyre vrasjeve. Periudhat me rend të trazuar bëhen inkubatorë për veset dhe, në kushtet që veset buisin, e vërteta martirizohet e para dhe me sukses, ndonëse përkohësisht. Në Shqipëri tronditja shoqërore po vazhdon edhe pas 30 vjetëve. Dhe kjo është unike; është vetëm shqiptare.

Realiteti i dëmshëm ka bërë që në mjedisin shqiptar të vëresh shumë individë që e flijojnë të vërtetën për interesa të ndryshme, pa përjashtuar pagesat. Deklaratat e tyre me të pavërteta janë aq të shumta në llojshmëri dhe të dendura në shpeshti sa kushdo do ta kishte të pamundur të bënte kritikën, qoftë edhe vetëm të atyre që kanë qenë njerëz të shquar në shoqërinë tonë të para vitit 1990. Unë do të kufizohem vetëm tek ata që më kanë “cituar”, që hamendësimet i kanë “ndriçuar” si të vërteta dhe, më pak do të shënoj, për ata që fantazinë e tyre e çmojnë si histori. Dëshiroj t’u them lexuesve me argumente se e vërteta është herë disi dhe herë krejtësisht ndryshe nga ajo që ata kanë shkruar apo thënë…

Megjithëse nuk e realizoj dot dëshirën për të shkruar për të gjithë ata, ndaj të cilëve ndihem i detyruar, prapëseprapë lexuesi do të ndeshet me mjaft personazhe realë që kanë qenë bashkëpunëtorë të mitë, persona të tjerë me të cilët më ka lidhur puna, të tjerë që kanë qenë protagonistë në dy ngjarjet kryesore, qoftë si zyrtarë të shtetit, qoftë si dëshmitarë. Tema e rrëfimit i bën të pashmangshëm disa shokë, miq dhe ish-funksionarë të shtetit që i kam njohur në burg, nëpunës të administratës së burgjeve etj. Për disa prej tyre do ta shpreh vlerësimin tim për aq sa i kam njohur në marrëdhënie të drejtpërdrejta, pa marrë parasysh vlerësimet e të tjerëve që kanë ardhur tek unë nëpërmjet dëgjimit apo leximit.

Ditën e zgjedhjeve nuk u regjistrua asnjë incident që të cenonte rregullin në qendrat e votimit në gjithë vendin. Policia e kreu me sukses detyrën e saj. Mbarëvajtja e procesit zgjedhor ishte e atillë sa mund t’i thoshe vetes: kot qenkam trembur! Në orët e vona të mbrëmjes së datës 31 mars 1991, shumica e qendrave të votimit në shkallë vendi i kishin numëruar votat dhe rezultati u mor vesh. Lajmi i humbjes së Ramiz Alisë (kreut të partisë në pushtet-Shën. i botuesit) në zgjedhje, përballë një inxhinieri të panjohur nga publiku i gjerë, ishte krejt i papritur.

Reagimet e punonjësve në gjithë sistemin e organeve të Punëve të Brendshme përcilleshin nga drejtuesit e bazës me shqetësim dhe paqartësi… Në kushtet që u krijuan shkrova telegramin me këtë përmbajtje: “Në votimet e 31 marsit fitoi 2/ 3 partia e Ramiz Alisë. Kjo ka rëndësi përcaktuese për të ardhmen. Gjithë të tjerat, si çështja e Kushtetutës e Presidentit etj. varen nga PP. Ajo që kërkohet nga ne, është të shtrëngojmë radhët dhe çelja e syve për t’u treguar vendin armiqve dhe keqbërësve. Organizoni shërbimet që të jemi të kudondodhur. A. Shyti”. Pas dërgimit të telegramit thuajse nuk pati më telefonata për këtë çështje nga rrethet. Por po bëheshin pyetje krejt pa vend. Pyetjet që bëheshin gati po përcillnin idenë se zgjedhjet u bënë, policia e kreu detyrën e saj dhe tani e tutje do kthehej në shërbimet e traditës. Lodhja e tejskajshme, pasojat e provuara në trupat e tyre dhe rreziqet e përjetuara i bënin të shpjegueshme këto mendim të kuadrove dhe efektivave të policisë, por jo edhe të pranueshme…

Ndërkaq, në dy apo tri qytete të vendit kishte pasur grumbullime të paligjshme dhe të dhunshme. Polica nuk kishte ndërhyrë për t’i shpërndarë në zbatim të ligjit dhe përputhje me të. Nuk po ndalem për të përshkruar pretekstet që përdornin të grumbulluarit në datën 1 prill dhe veprimtarinë e tyre sepse veprimet dhe motivet e shqiptuara përmes parullave ishin të njëjta, gati e njëjtë ishte edhe dhuna e ushtruar prej tyre. Por, po ndalem në tubimin e qytetit të Shkodrës.

Këtu nuk po ndaloj thjesht se tubimi i ndodhur në 1 prill i parapriu tubimit të datës 2 prill ku humbën jetën katër të rinj. Po ndalem te rasti i Shkodrës, sepse kishte të dhëna paraprake që flisnin për rrezikshmëri të lartë të pjesëmarrësve në tubim. Kjo veçanti e bëri 1 prillin e Shkodrës parësor për policinë. Policia tashmë e dinte se në grumbullimet relativisht të vogla shumicën e përbënin kontingjente keqbërësish. Pjesa tjetër e pjesëmarrësve ishin qytetarë normalë. E kundërta ndodhte në grumbullimet e mëdha, populli përbënte shumicën./ Panorama.al

29 Komente

  1. H
    Hysen

    Keshtu eshte kur ne krye te shtetit vene injorantet qe i bejne corap punet. Injorant ti, injorante dhe ata qe te vune ty atje

    Përgjigjjuni
    1. y
      yp Xhixh

      Hysen Gomari! Injorant je ti, ndersa ata qe ti i shkon nga pas jane KRIMINELE ...

      Përgjigjjuni
    2. E
      E verteta e 2 prillit

      Nje falenderim per z.Harejdin,per te vertetat e shkruara per vrasjet e krimit te 2 prillit,vrasje te organizuara nga UDB-ashi Sali Karaxhici,me antaret e bandes se tij kriminale,te drejtuar nga Azem Hajdari,Ali Spahia,Pjeter Arbnori,Xhemal Uruci,Ali Kazazi etj.ne bashkepunim me agjenturen serbe me ekzekutus,njerez ordinier,qe i njeh gjithe Shkodrai .Aktivizimi i ketyre bandave filloi shume heret,para se te fillonin publikisht organizimi dhe veprimtaria e tyre publikisht.Gjate prejudhes mbas renies se murit te Berlinit,si kudo ne lindje dhe te ne filloi era e ndryshimit,ndryshim i domosdoshem,per rrezimin e diktatures dhe ndertimin e nje shoqerie demokratike.Nje nga idealistet e ketyre ndryshimeve,ishte dhe Arben Broci,student me vizion,me moral,trim dhe i pa korruptushem.Bandat qe cituam me siper moren detyra nga serbo karaxhicet dhe fillun te digjnin,vidhnin dhe shkatrronin ekonomine,deri sa erdhen ne fund Marsin dhe fillimin e prillit.Organizimi i protestave filloi qysh ne daten 31 mars,vazhdoi me dt.1 prrill dhe ne nje prrill ne darke na erdhi z.Azem,megjithe suite,dha porosite e marshallit per drejtusit ne turm,dhe mbas mesnates te dt.2 prill organizuan nje takim ne shtepine e Arben Brocit,ne presencen dhe te emrave te cilsuar me lart,dhe vendosen qe ne oren 10 te dt.2 prrill,protesta te perqendrohesh para selise se Kom.Partise se rrethit,sot godina e universitetit,kishin pregatit molotovet te banjot publike ne afersi te gjimnazit "28 Nentori",per djegjen e godines dhe per te sulmuar forcat e rendit.Per vendimin e mare Arben Broci,nuk ishte dakort,ai ishte kundra dhunes dhe shkatrrimit,ishte per demostrim paqsor per te kundershtuar rezultatin e zgjedhjeve.Ne 2 prrill rreth ores 7 ne mengjes,dy persona kane trokitur ne shtepine e Brocit,doli e ema dhe i tha se ka dale ne pune,mbasi iken ata nje komshie e pyeti se c'fare donin,dhe ajo e trembur u pergjigj se ma vrane djalin.Qe te mos zgjatem shume,se kam shume informacion per kete ngjarje,dhe duhet shume kohe per ta shtjelluar,dinamika ishte kjo:u filoi grumbullimi i protestuseve,lupenistet e bandes,u futen ne gjimnaz dhe nxoren me force nxenesit,persona te bandes shkuan ne fabriken e cigareve dhe moren me force Brocin,e futen ne mes turmes dhe nje person qe e shoqeronte e qelloi nga mbrapa,personi qe e qelloi njihet mire,e njeh shkodra dhe e din dhe ngjarjen shume mire,ku organizatori dhe urdheruesi i vrasjes mbetet djali i Sheqeres,te tjeret jane vrare rastesisht

      Përgjigjjuni
      1. T
        The truth

        @ e verteta e 2 prillit Po he te shkreten, gjej kohen dhe shtjelloje informacionin e shumte qe ke. Dhe ke harruar falenderimin per shokun Ramiz dhe shokun Gramoz qe e zbuluan planin serb. Falendero edhe Ramiun qe ne saje te tij ti ke mundesi te zhgarravitesh kujtimet e tua.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ali Peza

          Primitiviteti,tribalizmi anarshia vrasjet,kane nje autor dhe sa te jete gjalle do jete problematik..Kush e ka lexuar Fishten po i kujtoj nje strofe: "_Hidhet vallja n'cep t'oborrit;Tuj kercy e tuj ba rrumuje;Kur i han bytha malcorit;I han ma shum se kerrkuj."

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alfred

            Telegrami,qe ky zoteria e citon,tregon qarte sesi e ka kuptuar ky vete situaten me zgjedhjet e 31 marsit 1991! Ky ka menduar se fitorja e "PP" nenkupton vazhdimin e partise-shtet! "T'u tregojme vendin armiqve dhe te jemi te kudondodhur!"....Kjo fjali e spjegon se cfare ka frymezuar "telegrami"! Thirrje e paster per revansh! Perpara se dhuna te ndodhe,ajo frymezohet,I fryhet zjarrit! I mbajme mend shume mire se cfare helmi nxirrnin nga goja drejtuesit e pushtetit komunist ne ate kohe! Sesi nuk pushonin me gojen e tyre te ndyre duke e quajtur shpalljen me ligj te pluralizmit politik si komplot te armiqve qe "do marre pergjigjen e merituar!"... Po ky,Naim Zoto,nga cila vrime doli?! Ky gazetari mendje-bunker I "ZP"-se?!....Cfare zgjedhje paske bere per redaktor,zoti Shyti!... Thene keto,une si qytetar I ketij vendi, e besoj se Hajredin Shyti ka qene njeri I paperlyer, I ndershem,si shumica e njerezve qe punonin edhe ne radhet e policise! Por, ndershmeria eshte nje gje dhe aftesia per te nuhatur rrezikun e keq-perdorimit nga boset e pushtetit,nje gje tjeter! Pushteti mafioz,dje dhe sot,ne momente kur ndjen rrezik,manipulon dhe sakrifikon nivele me poshte,qe do t'i perdore si mashe,per te mos djegur duart!... Keshtu besoj,ka ndodhur me zotin Shyti dhe shume te tjere,jo vetem atehere,para 31 vjetesh,por edhe sot! Ne nuk kemi shtet demokratik,ku kemi nepunes me status,te mbrojur,te pa cenuar,se pari nga keq-perdorimi prej shefave te tyre,atje lart,ne majen e pushtetit!!!....

            Përgjigjjuni
            1. t
              taku

              Fredo ke me e marre vesh bukur fort si ka menue ky burri po te lexosh do faqe nga libri aty ke me mesue se sa e paska dasht Ramizin. Gjithkush duhet me lexue per te kuptue se ky zotnia qe ka shkru librin ka qene nje intelektual i dores se pare. E shikojshim ne shoqeni me Kadaren, K. Blushin, Xhevahir Spahin e ketu ne Shkoder me Skener Drinin.

              Përgjigjjuni
              1. e
                eh c'na gjeti

                Alfred, halabake injorante si puna jote jane e keqja e shoqerise shqiptare ...

                Përgjigjjuni
                1. i
                  i cudituri

                  Dmth ti Alfret RROTCARISTI thua qe fajin nuk e ka hajduti qe vodhi lopen, por roja qe nuk e ruajti lopen!!! O Alfred o RROT CARI!

                  Përgjigjjuni
                2. n
                  nje qytetar

                  Shkodra mbare e di mire se Plumbat ne vrasjet e 2 prillit 1991 erdhen nga Komiteti i PPSH, shkaku qe shkodranet pastaj e kthyen ne rrenoje. Shkodra nuk e harron 2 prillin, shkodranet nuk e harrojne as Partine qe i pergjaku dhe ky eshte shkaku pse ajo parti ne Shkoder as ka fituar e as fiton kurre.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tanguli

                    O KATUNAR, ti o torrollak duhet ta dish se ekspertizat mjekesore kane deshmuar se te 4 te vraret kane plage qe jane bere me arme, me qitje nga afer! Kete e di edhe bufi ne Shkoder. Kjo as me pak e as me shume do te thote se ata nuk jane qelluar nga larg (pra nga Komiteti i Partise) sic thua ti. More vesh o shkerdhate? Nga ana tjeter planet per djegien e Komitetit jane bere qe nje dite me pare, kete e dine dhe e deshmojne shume persona, sepse kane qene shume te tille qe e kane planifikuar. Madje nga informatoret e brendshem, per kete kishte dijeni edhe policia. Pra djegia nuk eshte pasoje e vrasjeve, sic thua ti mor halabak, pasi ajo ishte programuar paraprakisht. Kuptove o qelbesire? Per vrasjet nuk kishte dijeni paraprakisht, pra qe do te thote se plani i vrasjeve eshte bere ne zyra te fshehta, jo ne zyrat e halabakerise "demokratikase", por me siguri ne zyrat e UDB-se, qe ne Shkoder gjithmone ka patur shume bashkepunetore dhe perkrahes. Shkodra eshte qyteti me filoserb i Shqiperise!!!

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Trotski

                    hajredin Shyti nje profesionist i shkelqyer dhe shume njerzor.E kam njohur kur ishte shef policie ne Pogradec.Ngjarja e 2 prillit duhet te hetohet mire dhe Autoret e vertete te Demaskohen rrepte.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lasgushi

                      Dakort mo!!!! Cfare tu thuash asaj pjese te shkodraneve qe kalojne ne orgazem kur takohen me kriminelin dhe skizofrenin Berisha.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sherbimi mendor

                        Historia eshte se ata qe vrane me 2 prill, besoj se shumica kane vdekur, ca me kancer e ca me gjilpera te tjera; keta komentuesit edhe po s'deshen ta kuptojne qe edhe Bashkim Gazideden e mori nga Turqia e e beri perseri komandant, pastaj nga frika se mos ai kallezonte gje , vdiq nga "kanceri". Por kanceri me i madh eshte ai qe u ka futur ca shqiptareve dhe jane infektuar rende dhe ca te rinj te ketij vendi, nga mosha te vjeter nga shpirti. Shikojeni si biribilon sot Sali Berisha dhe ai eshte shtrati zi qe u shtroi shqiptareve te ndershem dhe çudia qe vazhdon eshte: çfare po ben drejtesia? Po prokuroret dhe gjyqtaret shqiptare? Pse u desh reforma ne drejtesi kur e kishim blinduar mire me PLEPAT e Durresit? Dhe themi jemi ne demokraci dhe shtet demokratik, ca nga ata tropojanet e shkolluar neper institutet e Saliut, thone para demokratik! Gjejeni vete se ku jemi, por mos harroni tu digjni me zjarr vilat prokuroreve dhe gjykatesve se ata jane shkaterruesit e ketij populli, bashkepuntore ne krimin antishqiptare; ata qe jane dhe sot!

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sherbimi mendor

                          Historia eshte se ata qe vrane me 2 prill, besoj se shumica kane vdekur, ca me kancer e ca me gjilpera te tjera; keta komentuesit edhe po s'deshen ta kuptojne qe edhe Bashkim Gazideden e mori nga Turqia e e beri perseri komandant, pastaj nga frika se mos ai kallezonte gje , vdiq nga "kanceri". Por kanceri me i madh eshte ai qe u ka futur ca shqiptareve dhe jane infektuar rende dhe ca te rinj te ketij vendi, nga mosha te vjeter nga shpirti. Shikojeni si biribilon sot Sali Berisha dhe ai eshte shtrati zi qe u shtroi shqiptareve te ndershem dhe çudia qe vazhdon eshte: çfare po ben drejtesia? Po prokuroret dhe gjyqtaret shqiptare? Pse u desh reforma ne drejtesi kur e kishim blinduar mire me PLEPAT e Durresit? Dhe themi jemi ne demokraci dhe shtet demokratik, ca nga ata tropojanet e shkolluar neper institutet e Saliut, thone para demokratik! Gjejeni vete se ku jemi, por mos harroni tu digjni me zjarr vilat prokuroreve dhe gjykatesve se ata jane shkaterruesit e ketij populli, bashkepuntore ne krimin antishqiptare; ata qe jane dhe sot!

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Edita

                            Eshte fyerje per te renet botimi i ketij mashtruesi qe ende sot flet per "grumbullime keqbersish"

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              DEMOKRATI

                              @ Edita Fyerja me e madhe per popullin shqiptar ( por edhe per te renet ) eshte manipulimi i popullit per te marre ose mbajtur pushtetin. Gjithe Shqiperia ( por vecanerisht Shkodra ) ka pasur edhe atehere por edhe tani njerez trushplare dhe te manipuluar sic eshte komentuesi " Edita ", qe, edhe sot pas 31 vitesh, nuk ka zene mend dhe eshte i pashprese per t'u ndrequr. Autori i librit nuk ka qene kurre ne jeten e tij mashtrues por njeri nga intelektualet me te mire te shtetit shqiptar dhe njeri nga kuadrot e rralle teresisht i pakorruptuar ( as qe mund te behet krahasim me keta te sotmit ). Ketyre " Editave " iu djeg togfjaleshi " grumbullime keqberesish ". Sigurisht qe keshtu te ndodh kur je vete keqberes ose je bere pjese e turmes se keqberesve. Shkodra nuk ka pasur asnje arsye politike, faktike dhe as morale te protestonte ne daten 2 prill 1991 sepse PD kishte fituar mbi 70% te votave dhe deputeteve ne ate rreth. Njeriu nuk ka te drejte te protestoje as kur humbet ( pa arsye, sepse zgjedhjet e 31 marsit 1991, per fatin e keq te " Enatave " dhe llumit si ky/kjo jane vleresuar te ndrejta dhe te ndershme nga krejt vezhguesit perendimore ). Pse nuk protestuan anetaret e PD dhe votuesit e saj ne 7-8 rrethe te tjere ku PD kishte humbur por protestuan ne Shkoder ? Shkodra kq qene gjithmone reaksionare ( jo e gjithe Shkodra ) dhe te tille do te mbesin. Intelektualet e vertete shkodrane nuk ndodhen sot ne Shkoder por, ose kane ikur ne Tirane, ose jashte shtetit. Te tille moral kane keta " Editat " saqe zgjehdin per kryetar bashkije nje individ qe iu ka djegur shkollen ne vitin 2019, ku supozohej te vendosej qendra e votimit. Eshte ai person, babai i te cilit ( Ali Spahia ) ka djegur Shkodren ne dhjetor 1990 dhe prill 1991. Cfare kerkojne " Editat " qe autori i librit dhe njerezit e tjere me mend te Shqiperise te mos quajne " grumbullime keqberesish " grumbullimet e atyre njerezve qe djegin institucionet shteterore, shkollat, bibliotekat, stacionet radiofonike etj. Eshte e vertete se ( si ne cdo rast tjeter ) edhe ne rastin e 2 prillit jo te gjithe ishin keqberes por, kur te bashkohesh me keqberesit dhe kur t'i perdoresh ata per qellimet e tua te zeza, edhe ti do te marresh ate epitet, sepse e meriton. Populli shqiptar ka nje fjale te urte qe thote: " Kush fle me qen, do te ngrihet me pleshta ", ose " Me thuaj me cilet rri, te te them se cili je ". Kaosin dhe vrasjet e 2 prillit i kane bere ata qe bene vrasjet e 21 janarit 2011 dhe ata qe sulmuan institucionet shteterore me tanke dhe mitraloza ne 14 shtator 1998. Edhe tani qe ua kane shpallur Babain e tyre shpirteror " non - grata " keta nuk zene mend sepse i tille eshte formimi dhe morali i " Editave ", " Hyseneve " etj, rrumpalla katundesh.

                              Përgjigjjuni
                              1. Çami

                                Jam plotësisht dakord me ty

                                Përgjigjjuni
                            2. T
                              Tironsi

                              KU KA GJAK E VRASJE FSHIHET DORA E KRYEKRIMINELIT TE POPULLIT SHQIPTAR SALI RAM SHEQERE BERISHA.AI VAZHDON E BILBILOS MEGJITHESE KA QINDRA FAKTE NDAJ TIJ PASI DREJTESIA JONE ME NE KRYE SPAK ESHTE E KRIMINALIZUAR.

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                John

                                As nje koment nuk mund te japi te verteten rreth Aredin Shyti si njeri dhe personalitet, pervec atyre qe njohin nga afer. Te tjere qe flasin jane zhurmues te makines se kriminelit historik shqiptar me emrin Sali Berisha. Ngjarjet kane ndodhur pikerisht ne syte e gjithe shqiptareve, propoganda disinformuese e tipit Balliu nuk “pi uje”.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Drejtesia

                                  Ky eshte sali karaxhici qe te vret naten dhe te qan diten,aq i paturp eshte sa shkon dhe ne ceremoni perkujtimore! ......po si ka mundesi mor zot te mos jet nji snajperist qe tja numeroj ne lule te ballit ketij qen bir qeni! Ju thafte syri dhe dora po qe se e ka mundesine qe ti japi plumbin ballit dhe nuk ja jep!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nje qytetar objektiv.

                                    Zoti Shyti, kujtimet jane gje e mire, njerezia i shkruan per shume arsye, psh qe te sqarojne te verteten e tyre, kur e verteta zyrtare eshte e ndryshme nga e verteta e tyre, ose kur kane per te zbuluar per te tjeret ndonje gje qe nuk dihet mire. Ka edhe shume arsye te tjera, qe nuk eshte vendi per t'i permendur. Po permend vetem nje, eshte nevoja per te justifikuar veprimet e tyre, per te pretenduar se u eshte bere ndonje padrejtesi dhe ata vete, pra shkruesit e kujtimeve jane te ndershem e te pafajshem. Ne rastin tuaj une nuk marr persiper te zhbiroj arsyet qe ju kane shtyre ju te shkruani kujtimet, por nuk eshte e thene qe ju te jeni i sinqerte deri ne fund. E shumta po themi qe ju ashtu e dini, ashtu e thoni, por: Dihet mire, e provuar me ekspertize qe plumbat qe vrane 4 herojt e Shkodres erdhen nga Komiteti i PPSH. Tashti nqs ju thoni se "komplotistet" demokrate kishin mundur te futeshin ne Komitet dhe qelluan qe andej, atehere une ju pyes, po rojet e KP i kishte zene gjumi? Qe Sali Berisha ka shume gjynahe, kjo as qe nuk diskutohet. Gjynahu me i madh i Sali Berishes eshte qe u fut si Kali i Trojes ne levizjen demokratike te kohes, per ta kanalizuar ate ne ate drejtim qe i interesonte Ramiz Alise dhe nomenklatures se kohes, gje qe mashtruesi Berisha e realizoi me shume sukses. Edhe sot e kesaj dite Shqiperia eshte ne kete gjendje, pikerisht si pasoje e veprimtarise djallezore te Sali Berishes qe levizjen demokratike ta perdorte per te mos demtuar Fajtoret e Medhenj, duke filluar prej Byrose Politike, e deri tek komunisti me i thjeshte. Sali Berishen e shani kot, ju dhe takemi juaj. Ndoshta ju dhe djemte tuaj sherbyen si viktima sakrifikale, por dikush dyhet ta luante ate rrol per te genjyer demokratet naive. S'ke ç'i ben o Hajredin ju ra tafti dhe e pesuat, si puna e gruas se djalit te vogel te keshtjelles se Rozafes. Ramizi ju shiti per te ndertuar kalane e madhe qe e gezojme edhe sot, mender me thene.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      Xhaxhi

                                      Ekspertiza ligjore nxorri qe Arben Broci vdiq nga nje plumb ndersa per 3 re tjeret u tha se u vrane nga plumba rikoshet. Ndërsa hetuesia jonë nuk futet dot as pas 2 ditësh në Shkodër për të kryer detyrën, telekronisti i Malit të Zi, siç del nga kronika e filmuar që dha televizioni i tij, u ndodh në vend dhe i përgatitur për të filmuar ngjarjen. Ose një moment tjetër:kush përfitonte nga transmetimi nëpërmjet Radio-Shkodrës i lajmit që Tirana ra etj, etj.? Atëherë lind pyetja: kush janë këto forca brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë të interesuara për këtë tragjedi?” – shprehej Ruçi. Këtyre pyetjeve, ai u shton edhe disa të tjera: “Ç’lloj arme ka shkaktuar vdekjen e Arben Brocit, që më tepër del se është goditur nga anash, sesa nga prapa apo nga shpina, plaga e të cilit nga përmasat nuk justifikon armët që disponojmë? Ç’mjet apo armë i ka shkaktuar tri plagë në shpinën e një viktime tjetër, dy prej të cilave janë sipërfaqësore, ndërsa e treta, megjithëse vdekjeprurëse, nuk ka as daljen dhe as mbetje plumbi apo materiali tjetër në trup, sipas rezultatit të autopsisë? Plumbi i gjetur në trupin e viktimës së tretë, i kujt pistolete është?”– shprehet Ruçi përmes këtyre pyetjeve që nuk morën kurrë përgjigje.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nje qytetar objektiv.

                                        O Xhaxhi pyetjet e Gramoz Rucit mund te mos marrin pergjigje sepse jane rrena. Per ty qe flet per ekspertizen ligjore, kam une vetem nje pyetje: Kush e beri ekspertizen ligjore? Ne varesi te pergjigjesh qe do te me japesh (po te duash sigurisht, po e kuptove edhe vete se ku rref pyetja ime, mund te mos pergjigjesh fare) do te kem pyetje te tjera.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. i
                                          informacion

                                          O Katunar obdebil, ekspertizen e beri jot'eme dhe tha se ty te zuri me nje gomar! Ekspertizat jane te qarta : asnje nga te vraret nuk ka plage nga plumba te perdorur nga armet e Policise dhe drejtimi i plumbave qe kane shkaktuar plaget vdekjepurese te viktimave nuk vjen nga ndertesa e Komitetit te PP-se!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nje qytetar objektiv.

                                            Edhe si pergjigje e Karit me Zile duket debile.

                                            Përgjigjjuni
                                    2. D
                                      Dardan

                                      SALI SERBI U KTHYE NE VENDIN E KRIMIT

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Çami

                                        Jam plotësisht dakord me ty "DEMOKRATI".

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tarrasi

                                          Alfred,a kush je ti,qe ve ne dyshim vrasjet e 2 prillit,mos pac dale ne ate kohe dhe ti,bashke me UDBA-shin nga vrima e Ramizit,qe koha tregoje se ju ishit fijet qe lidheshin me sistemin,me detyra te qarta,qe te ruanit nomeklaturen,qe vrate ,vodhet dhe dogjet kete vend,qe tjetersuat pronat,shkatrruat ekonomine,bujqesine,ushtrine,shkatrruat shtetin,organizuat grushte shteti,vrate nirez me duar ne xhepa,ju pjelle anti-komb,qe na e hiqni veten dhe patriot,ju jeni funderrina te ketij kombi

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje