“I donte petullat e ngrohta! Episodi i frikshëm kur ishte Ramiz Alia President!” Flasin guvernantet e vilave të Bllokut: Si plotësonim çdo ditë tekat e ish-byroistëve

26 Mars 2022, 13:26Dossier TEMA

“I donte petullat e ngrohta! Episodi i frikshëm kur ishte Ramiz Alia

Jo çdokush mund të shkelte në familjet e tyre! Në zonën më të blinduar të kryeqytetit shqiptar, ku shpesh ishte e ndaluar të hidhje vështrimin, e jo më të kapërceje postblloqet apo kontrollet e personave që kujdeseshin për ruajtjen fizike dhe rendit të ishudhëheqësve komunistë.

Aty, ato të dyja kishin përditshmërinë e punës. Prania në mesin e bashkëshorteve, fëmijëve të funksionarëve më të lartë të pushtetit popullor nuk mund të mos të impononte besim, njëherësh edhe trysni nga të katërta anët. Hatixhe Duro dhe Ikbale Gjaçi e kanë nisur punën si guvernante në vilat e ish-Bllokut komunist, duke “shëtitur” thuajse në pjesën dërrmuese të shtëpive të ish-zyrtarëve të atij regjimi, derisa ato dolën në pension. Thonë se nuk ishte një punë e lehtë, edhe pse përpjekjet për të bërë vetëm detyrën e përditshme ishin më shumë se nevojë për të ruajtur “kokën” dhe vendin e punës.

Përvoja e gjatë nëpër shtëpitë e të mëdhenjve të shtetit komunist ka kaluar jo pa tension. T’i shërbeje kafenë e mëngjesit dhe petullat e ngrohta Ramiz Alisë, Beqir Ballukut, Hysni Kapos apo Lenka Çukos ishte më tepër se përgjegjësi. Shpesh ishte ankth se mos një dridhje duarsh apo një lëvizje e nxituar mund të bëhej shkak për ndonjë situatë ose incident të padëshiruar.

Ashtu siç herë të tjera, dy guvernantet e vilave të ish-Bllokut bëheshin pjesë e gëzimeve familjare, festave të fundvitit apo vëmendjes së kujdesshme të bashkëshorteve të politikanëve, të cilat i sajdisnin me dhurata të ndryshme për veten dhe familjet e tyre.

Të punoje në vilat e ish-pushtetarëve të regjimit komunist, nuk ishte një detyrë e lehtë. Përpos përgjegjësisë profesionale, çfarë trysnish të tjera kishte puna juaj?

HATIXHE DURO: Përpara se të më emëronin si punëtore në shtëpinë e Beqir Ballukut, funksionarit të parë komunist në vilën e të cilit kam punuar për gjashtë muaj, biografia ime u kalua në sitë. Asokohe, të gjithë punonjësit e besuar nëpër vilat e udhëheqësve nevojiteshin me biografi të kulluar dhe ajo e imja ka qëndruar gjashtë muaj rresht në zyrat e shtetit, duke kaluar nëpër filtra të kujdesshëm, aq sa kishin arritur të pyesnin për mua dhe familjen, edhe në vendlindjen time në fshat. Ishte vërtet punë me përgjegjësi të jashtëzakonshme, sepse punoja brenda shtëpive të zyrtarëve komunistë, u shërbeja atyre, bashkëshorteve, fëmijëve, sigurisht me gatishmëri të plotë.

Në fillimet e mia kam qenë punëtore vile dhe detyrat që më caktonin kishin të bënin kryesisht me larjen e dyshemesë, oborrit, larjen e rrobave, hekurosjen e shumë punë të tjera shtëpie. Më vonë, pasi u specializova në një kurs për kuzhiniere, u pozicionova në këtë profil, duke gatuar për shumë pushtetarë komunistë ndër vite, njëherësh duke shërbyer në pritjet e delegacioneve të huaja që vizitonin vendin tonë, pritje që organizoheshin kryesisht në Pallatin e Brigadave.

Por, edhe pse njëfarësoj unë dhe koleget e mia ishim të besuarat e shtëpive të këtyre zyrtarëve, siguria dhe kontrolli ishin primare edhe për ne. Çdo mëngjes, përpara se të hynim në vilat e Bllokut, tregonim fletëhyrjen, të cilën e paraqisnim tek postblloku, e pastaj futeshim nëpër shtëpitë respektive nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites.

Çfarë kujtoni nga përvoja juaj e parë e punës?

HATIXHE DURO: Për herë të parë kam nisur punë në vitin 1965. Do të zëvendësoja një kuzhiniere që kish marrë lejen e pushimeve. Atë ditë organizohej një pritje në Pallatin e Brigadave. Unë shërbeva pijet te të ftuarit e pranishëm, ministra të pushtetit popullor dhe disa përfaqësues të një delegacioni të huaj. Menjëherë pas kësaj përvoje, më dërguan të punoja si guvernante në shtëpinë e ish-ministrit të Mbrojtjes, Beqir Ballukut. Kam qëndruar për gjashtë muaj atje. Si punëtore kisha një marrëdhënie tepër korrekte me të gjithë familjen, por kryesisht me të shoqen e tij, Saide Ballukun.

Ishim gjithsej tre punëtorë dhe një kuzhiniere që shërbenim në shtëpinë e Ballukut. Puna ime kishte të bënte me pastrimin e shtëpisë, orendive, oborrit etj. Isha vetëm 23 vjeçe dhe fillimi ishte tepër i vështirë, plot emocione.

A ndihej barazia në mënyrën si ata ju trajtonin ju punëtorët e thjeshtë që u shërbenit zyrtarëve komunistë dhe familjeve të tyre?

HATIXHE DURO: Personalisht jam ndier e vlerësuar për punën time. I njihja rreziqet, ndaj gjithnjë mundohesha të bëja detyrat e ditës, kokulur, e bindur dhe pa kurrfarë kurioziteti të tepruar për të mësuar se çfarë ndodhte në vilat ku shërbeja, hyrjet apo daljet e njerëzve të caktuar, situata familjare apo politike të padëshiruara që mund të ndodhnin e që reflektoheshin edhe në shtëpi, të tipit nervozizëm apo ngritje zëri.

Nëse përhapja fjalë apo interesohesha më shumë seç duhej, pasojat do ishin të pashmangshme. Ndaj, duke ruajtur këto parime, respekti nga ana e tyre nuk më ka munguar. Beqiri shpesh ulej me ne punëtorët dhe bashkërisht pinim kafe. Ndërsa, të tjerë pushtetarë shpesh nuk na ndanin nga gëzimet e tyre familjare.Tregoheshin të kujdesshëm duke na bërë dhurata për vete dhe familjarët në rastet e festave të fundvitit.

Pas vilës së Beqir Ballukut, keni lëvizur thuajse në pjesën dërrmuese të vilave të ish-Bllokut apo jo?

HATIXHE DURO: Po. Kam punuar në shumë prej tyre, por këto lëvizje bëheshin jo pa rekomandime apo reputacion të mirë. Pas Beqir Ballukut kam punuar në shtëpinë e Hysni Kapos. Ishin një familje e respektuar, prej nga unë ruaj edhe kujtime shumë të bukura. Vito Kapoja e pëlqente shumë punën time të dorës dhe më kërkoi që t’i qëndisja dy palë çarçafë për të bijën, Verën, kur ajo u martua.

Doli një komplet shumë i këndshëm e për të cilin kam punuar ditë e natë derisa të bëja diçka të vyer. Aq shumë i pëlqeu Vitos puna ime, sa i sugjeroi gruas së Manush Myftiut emrin tim si një punëtore e zonja. Tek vila e këtij të fundit punova edhe më gjatë, sërish si punëtore, deri në çastin që vendosa të ndiqja shkollën e kuzhinës, mora të shtatë kategoritë bashkë me titullin e kuzhinieres profesioniste.

Zonja Hatixhe, cilin kujton si një moment të vështirë ndër vitet e punës suaj nëpër vilat e ish-zyrtarëve komunistë?

HATIXHE DURO: Ka qenë një moment që nuk kam për ta harruar kurrë. Ishte festa e Vitit të Ri dhe në Pallatin e Brigadave organizohej një pritje e një delegacioni portugez. Në krye ishte President Ramiz Alia, ndërsa ne të stafit në mëngjes na kishin thënë se ishte thjesht një koktej. Unë kisha përgatitur disa antipasta të lehta me sallam dhe qofte, djathëra të freskëta, pasi sigurisht për gatimet e kësaj natyre apo edhe të pushtetarëve të asaj kohe furnizimi me produktet dhe lëndën e parë bëhej enkas në magazinën e Bllokut, ku nuk mund të gjeje vetëm edhe qumësht dallëndysheje.

Gjithçka speciale. Mua më lajmërojnë në minutat e fundit se nuk bëhej fjalë për një banket, por për një darkë të mirëfilltë për gjashtë persona. Një tension i jashtëzakonshëm. Frika më pushtoi trupin. Çfarë mund të bëja në aq pak kohë? Ndërsa shoqëruesve të Ramiz Alisë gati sa nuk u kish rënë të fikët, përpara faktit se si duhej t’i shpjegonin atij se darka nuk mund të arrihej. Në ato çaste m’u vërtit çdo pasojë e keqe në kokë, ndaj mblodha veten dhe iu futa punës. Gjatë kohës që shtrohej banketi dhe shërbeheshin pijet, nisa të përgatis darkën që nga supa, mishi, filetot, ëmbëlsirat dhe brenda 45 minutave ia dola mbanë.

Gjithçka ishte gati. Atë tension e frikë që kam përjetuar atëherë, nuk mund ta harroj kurrë. Ju keni shërbyer si kuzhiniere edhe në kohën kur në Shqipëri erdhën disa doktorë kinezë për të parë gjendjen shëndetësore të Enver Hoxhës…. Episod më vete është edhe kjo pjesë në eksperiencën time të gjatë të punës. Mbaj mend që ishin pesë doktorë kinezë që erdhën për të vizituar udhëheqësin Enver Hoxha, në kohën kur gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Ata qëndruan 14 ditë në Tiranë dhe thuajse çdo ditë kam gatuar për ta, deri edhe petulla kineze. Asnjëherë nuk më kishte shkuar në mendje që mund të bëja edhe ushqim kinez, por ja që ia dola mbanë. Realizoja disa mbushje brumi me mish në forma të çuditshme, të cilat i fusja më pas në ujë të vluar për disa minuta. Ato i shërbeja sipas dëshirës, me djathë ose thjesht të marinuara. Kam gatuar shumë receta kineze, ndërsa doktorët mbeteshin gjithnjë të kënaqur nga gjithçka u përgatisja.

Kur keni punuar në shtëpinë e ish-Presidentit Ramiz Alia dhe tek Lenka Çuko?

HATIXHE DURO: Mbaj mend që në kohën kur punoja te Ramiz Alia, çdo mëngjes i shërbeja kafenë, ndërsa petullat e ngrohta ishin të preferuarat e tij. Gjithnjë më falënderonte për gatimet e mia, teksa e shoqja, Semiramisi, ishte një grua e jashtëzakonshme. Në çdo festë ajo nuk harronte të më bënte dhurata për familjen time dhe kjo më bënte të ndihesha mirë dhe e vlerësuar. Nuk ishin aspak njerëz tekanjozë. Edhe në vilën ku jetonte Lenka Çuko kam kaluar shumë mirë. Sa herë që kthehej nga puna, ajo do vinte gjithnjë të na përshëndeste ne stafin e punëtorëve e kuzhinierëve që punonim për të.

Në momente të caktuara gëzimi, familjare, ajo na merrte në valle bashkë me Naunka Bozon. Edhe pse shpesh mund të më provokonin në forma të ndryshme, duke vendosur nëpër sirtarë apo sipër komodinave lekë, bizhuteri apo sende me vlerë, unë i nuhasja kurthet dhe përherë shmangesha. Përditshmëria e punës sime ndër vite, derisa dola në pension, ka pasur sa përgjegjësi aq edhe frikë bashkë.

Por ishte kujdesi, vigjilenca ime dhe nevoja për të mbajtur familjen me atë rrogë, që çdo herë më shtynin të mos përzihesha në situata delikate, duke parë gjithnjë vetëm detyrat që më caktoheshin.

***

IKBALE GJAÇI: Adil Çarçani thyente këshillat e infermieres

Fillimisht ju keni punuar në magazinën ushqimore të ish-Bllokut që posedonte gjithçka kërkohej nga furnitorët për shtëpitë e pushtetarëve të lartë komunistë. Çfarë keni vërejtur gjatë viteve që punuat atje?

IKBALE GJAÇI: Në magazinën ushqimore të ish-Bllokut kam punuar për gati tre vjet. Çfarë nuk kam kaluar nëpër duar, mallra dhe produkte që nuk i kisha parë kurrë më parë. Çdo asortiment gjendej në atë magazinë, por sigurisht që ishte i destinuar vetëm për familjet e ngritura të funksionarëve komunistë, apo për Pallatin e Brigadave ku organizoheshin pritje shtetërore nga më të ndryshmet. Vetëm qumësht dallëndysheje nuk gjeje në magazinën tonë, se çdo produkt tjetër deri tek frutat e thata, filetot e peshkut ishin aty. Ne plotësonim kërkesat që na sillnin të shkruara enkas furnitorët e vilave të udhëheqjes, por çdo kalim bëhej me shumë kujdes. Tregohej shumë vigjilencë në peshën e ushqimeve, kontrollohej sërish cilësia, pasi çdo gabim ishte i pafalshëm.

Si kaluat më pas në pozicionin e guvernantes në vilën e Adil Çarçanit?

IKBALE GJAÇI: Tek vila e Adil Çarçanit kam punuar nga viti 1986 deri në fillim të demokracisë. Fillimisht më dërguan si punëtore në shtëpinë e tij, duke më thënë se do të qëndroja vetëm dy javë, por qëndrimi zgjati më shumë nga sa e kisha parashikuar. Me sa duket, atyre u pëlqeu metoda ime e punës, marrëdhënia korrekte që kisha me stafin e punëtorëve atje, por edhe vetë familjen Çarçani. Punët që bëja ishin nga të ndryshmet, nga pastrimi, larja e rrobave në lavatriçe, shpesh edhe gatuaja në kuzhinën e familjes, e cila ishte e pozicionuar në bodrum.

Kujtoni ndonjë moment veç të tjerëve në atë shtëpi?

IKBALE GJAÇI: Punova në shtëpinë e Adil Çarçanit gjatë kohës kur ai u diagnostikua me diabet. Çdo ditë vinte infermierja në shtëpi që i peshonte gjithfarë ai do të konsumonte gjatë vakteve të ditës. Shpesh përcaktonte edhe menynë, sepse e tillë ishte sëmundja. Duke respektuar atë regjim ushqimor bëhej e mundur që të ruhej niveli i sheqerit në gjak. Por, shpesh e kujtoj faktin që sapo infermierja mbaronte orarin e punës dhe largohej, Adili vinte në kuzhinë, na përshëndeste dhe kërkonte të hante sërish, ndonjë gatim të shijshëm që atij i pëlqente shumë.

Të nesërmen që i bëhej matja e glicemisë esëll nga infermierja, niveli i sheqerit i dilte mjaft i lartë, çka shpesh rrezikonte edhe shëndetin e Adilit. Bëhej zhurmë e madhe. Infermierja bënte kritika ndaj stafit, por gjërat përsëriteshin. Adili përsëriste të njëjtën gjë sa herë largohej ndihmësmjekja. Ndofta ngaqë ishte shijues i mirë i ushqimit. Të shoqen e tij, Havanë, e kanë treguar grua të sertë.

Ç’marrëdhënie kishe me të?

IKBALE GJAÇI: Për vetë pozicionin që ajo kishte, si prokurore, mund të dukej edhe e sertë, por me ne stafin e punëtorëve të shtëpisë ajo ishte korrekte, dhe kaq na mjaftonte. Tregohesha shumë e kujdesshme në punën time që të mos i lija shkas për kontradikta. Madje, edhe kur merrja pluhurat, çdo orendi e lëvizja me kujdes dhe e rivendosja sërish në po të njëjtin vend. Shumë kolegeve të mia u ka ndodhur që të kenë probleme pikërisht për faktin se pse lëvizen gjërat nga vendi nëpër shtëpi. Mua njëherë më ka ndodhur që teksa kisha vendosur rrobat për t’u larë në lavatriçe, një çorape me ngjyrë ishte përzier me to dhe të gjithë rrobat u bënë të zeza.

Kam qarë gjithë ditën. U mbylla në bodrum poshtë, sepse kisha frikën e pasojave. Përveç rrobave, kisha hallin se mos e merrte vesh e shoqja e Adilit, se do ishte bërë nami. Falë Zotit, një kolege ime aty u tregua e gatshme të më ndihmonte. I futi në klor, më pas në një ilaç zbardhues dhe ato u bënë si të reja. Asnjëherë nuk kam për ta harruar tensionin që përjetova atë ditë./ Panorama.al

64 Komente

  1. B
    Beno

    Kam nje pyetje . Petullat kudo serviren te ngrohta. Edhe ne lokalet e kohes edhe neper guzhinat familjare. Tani pas kaq vitesh renie te Bllokut dhe pas vdekjes se ish Presidentit Alia na del nje artikull : ..Ramiz Alia donte petulla te ngrohta... Pyetja eshte : Sipas jush pse ish Presidenti i kohes duhet ti hante petullat e ftohta, kur te gjithe njerzit tjere normale i konsumojne te ngrohta ?!!! Artikuj pa fare kulture e qellimi.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Abebe Bikila

      Antikomunistet fshatundare i hane petullat e ftohta se ja servirin vehtes.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na mbyten idiotet e Sali Komunistit

        ???????????????????????????????? Respekte. Si thote populli? Jam dhi tu qeshë. Jo me artikullin jo. Artikulli është shkruar nga nje idiot i ndershem. Komentet tuaja kane me shumë vlere nga artikulli.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Thjesht pergjigje

        O Beno, ti dukesh si specialist petllash, po ke gabime. E para, lokalet e kohes furnizoheshin me petulla nga punishtja e pastave dhe petullat mbasi arrinin ne pasticeri ishin bere akull dhe t'ju bie me kobure (qe te merremi vesh kjo nuk e ndryshon faktin qe njerezia i do petullat te ngrohta, por mos na caj derrasa kur na tregon qe petullat ne lokalet e kohes na paskeshin qene te ngrohta). E dyta jo te gjith njerezit i duan petullat te ngrohta, gjyshi im psh kishte qene ne Amerike dhe i donte petullat te ftohta (ne fakt ai i quant doughnuts-donats). Nuk kuptohet mire perse te paska prek kaq shume ty o Beno titulli i ketij shkrimi qe nuk ka asgje per t'u shqetsuar, sidomos po te krahasohet me gomarlleqet e tjera qe pat bere Ramiz Alia.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sokoli

          Genjeshtra. Ramizi i hante petullat brume, te pa skuqura.

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ?

            Sokolo ti duhet ta dish mire se ishe martuar me te bijen.

            Përgjigjjuni
        2. S
          Sara

          te shkretat... sa paskerkan vuajtur

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            Hahahaha... e bukur. Petulla me brockulla gatuen tani pas 30 vjeteve. A mund te na thoni se si I hante dhe akoma ha Sala petullat?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pa tjeter, Sara.

              Sara ti e ke fjalen per antaret e Birose? Ashtu eshte, kane viajtur shume, nuk iu mungonte asgje, kishin edhe sherbetore, kishin edhe magazine speciale ku kishte mallra qe edhe ata qe punonin aty i shikonin per here te pare. Vuajtje e madhe s'ke ç'i thua. Shyqyr qe me ne fund shpetuan e nuk vuajne me, por rrojne te lumtur e te gezuar per kaosin qe lane prapa me idiotizmin e tyre.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Franci

                Paskan vuajtur eeee, nga se paskan vuajtur ?? Nga privilegjet e panumurta ?? Apo harova qe nuk llogariten ato ....ose me sakt ....u haruan

                Përgjigjjuni
              2. E
                E verteta

                Paskan vuajtur te shkretat Nuk di a e perfituan statusin e te perndjekurit Nese jo mendoj qe te inicoj nje nisme per ta mare kete status nese mendojne se ka ndonje perfitim per to

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hajria

                  Ajo zonja qe ka sherby tek Beqir Balluku e ka harru emrin e zonjes Jo Saide po Taibe Hajtia

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    am

                    Nuk kuptoj titullin. kjo donte ti servirte te ftohta petullat?

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      BUJARI JU DEGJON

                      Mero,me vjen keq qe boton te ketille artikuj pa pike vlere,vetem e vetem per disa klikime me teper...

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Viktor

                        Unë jetoj në U.S.A dhe punoj Polic. Për të filluar punë mu deshën 1 vit e gjysëm dhe shumë intervista. Shteti para se të më punësonte kishte kontrolluar (background check) biografinë deri në brez të shtatë themi ne. Bike kishin dërguar punëtorë. Ë të gjitha punët që kisha blrë dhe kishin marrë çdo përshtypje të shoqërisë time. Prandaj thuaj asaj trasesë ik e kris bythën se të paskan kontrolluar biografinë.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Deddf

                          Bytha tixhes ne at koh hapej bythesh qe punonte ne bllok , i shiste pordh me te mirit sot ankohet tixhja , shko pastro halen e saliut e te monikes plera njerez pa shtyll kurrizore , sa je gjall te lepijn bythen kur vdes e nuk ke gje ne dor te shajn e beshtyn , prandaj zben hajer ky vend.

                          Përgjigjjuni
                          1. Odisea

                            O gazeta TEMA, pse nuk botoni sms…

                            Përgjigjjuni
                            1. Ç'ja bere mirë

                              Sakte. Respekte.

                              Përgjigjjuni
                            2. A
                              Anri

                              Artikull legen, pa pike kuptimi. Cfare do te thote kjo qe i dashka te ngrohta? Pse ju i hani prej floriri te marinuar duke u palluar? Edhe nje lypes kur e ha nje petull e ha te ngrohte e jo me presidenti i vendit. Artikull pa koke, pa kembe, pa pike kuptimi..Me ju nuk ja vlen te merresh se ju te mbushni me enegji negative..Mero Baze e ke bere gazeten vetem per prostituim dhe per artikuj pa vlere..Leqe ky disegnim i faqes eshte skandal. E kishit kryeveper sic e kishit...

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pensionisti i Porcelanit

                                Si ka mundesi qe sherbyeset e BLLOKUT flasin ndryshe nga Prof. Dr, Isuf Kalo?

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  Odise

                                  PIKA QE SJU BIE, SHIKONI BLLOKMENET E LALZIT….

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pensionisti i Porcelanit

                                    Lalezi u ndertua brenda normave morale te Ekonomise se Tregut, kurse BLLOKU i KUQ u ngrit si TUMOR ne zemer te Shqiperise ne kundershtim me BARAZINE qe ishte morali i Shoqerise Socialiste. Ne i rritem femijet ne nje dhome e kuzhine dhe gatuanim ne banjo, ndersa familjaret e Pashallareve te Kuq kishte secili pjestar apartamentin e vet dhe benin banjo me qumeshtin e fermes se Kamzes etj. privilegje prej feudalesh.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kingstone

                                      Hahahaha. Futja pordhes i thone kesaj. Ti ne ate kohe laheshe 1xhere ne 6 muaj dhe nuk te del era e mutit as sot.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kingisatom

                                        E kush e kishte fajin per kete? Apo talloni i sapunit?

                                        Përgjigjjuni
                                  2. T
                                    Thjesht pergjigje

                                    O Beno, ti dukesh si specialist petllash, po ke gabime. E para, lokalet e kohes furnizoheshin me petulla nga punishtja e pastave dhe petullat mbasi arrinin ne pasticeri ishin bere akull dhe t'ju bie me kobure (qe te merremi vesh kjo nuk e ndryshon faktin qe njerezia i do petullat te ngrohta, por mos na caj derrasa kur na tregon qe petullat ne lokalet e kohes na paskeshin qene te ngrohta). E dyta jo te gjith njerezit i duan petullat te ngrohta, gjyshi im psh kishte qene ne Amerike dhe i donte petullat te ftohta (ne fakt ai i quant doughnuts-donats). Nuk kuptohet mire perse te paska prek kaq shume ty o Beno titulli i ketij shkrimi qe nuk ka asgje per t'u shqetsuar, sidomos po te krahasohet me gomarlleqet e tjera qe pat bere Ramiz Alia.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. z
                                      zymbyli

                                      Kinezeri shqiptare.Episod i frikshem thote nderkohe qe guvernantet flasin me superlativa per udheheqien e asaj kohe

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Km

                                        C'jane keto zhgarravina.Sherbeu "petullen e ngrohte".per cfare e Ka fjalen kjo ?Jo se Beqiri e kishte qejf "petullen",i dolen djale dhe per orgji ne Rrushkull me nje tironce qe knonte bukur.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nje qytetar objektiv.

                                          Kam pershtypjen se ne shqiptaret shume gjera i kuptojme me veshtiresi, ose edhe gabim. Kjo vihet re ne shume nga komentet me siper ku shumica marrin nje ton armiqesor ndaj te intrvistuarave sikur, po ankohen, e po beshtyjne e po hapen bythesh, si thote nje inteligjent ketu etj. etj. Ore njerez mblidhni mendjen ato thjesht po tregojne cfare ka ndodhur. Nje fare Viktori qe na qenka edhe polic ne SHBA (dmth idiot amerikan) e merr sikur ajo zonja me siper ankohet perse ia kane pare biografine meqe edhe amerikanet ia paskan pare atij. Po ajo nuk po ankohet mor zoteri, ajo thjesht po tregon historine, apo ty o Viktor tu dha rasti te na tregosh me lezet qe na qenke bere polic ne Amerike, dhe nuk e le te te shpetoje. A nuk e shikoni o njerez qe ketyre te gjorave qe kane qene sherbetore (ou, pse mo kishin sherbetore shoket e birose? Cudi) edhe sot nuk u ka dale frika nga palca dhe jo vetem nuk shajne e nuk beshtyjne por perkundrazi krenohen me biografine e mire qe kane pasur e vazhdojne te kene dhe sa mire na i paskeshin trajtuar shoket e Birose me peshqeshe, me muhabete e me begenisje.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            anti25642654censurë

                                            qyte a e lexon goamrllëkun që shkruan?? apo nuk ke mësuar të lexosh akoma??

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nje qytetar objektiv.

                                              Ja po pres mamin tend te me mesoje alfabetin. Thuaji po deshe mos harroje abetaren, se une timen ja dhashe motres tende se m'u lut.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. a
                                                anti25642654censurë

                                                dhe jo ta këtheu në kokë?? tashti e kuptoj pse ke mbet kaq i mënçur!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Nje qytetar objektiv.

                                                  Nuk e kuptoj perse te vjen inat. Fisit tend vetem mire i kam bere, dmth i kam qire femrat, se ju meshkujt qiheshit te gjithe ne bythe. Apo e ke hallin perse nuk ua futa edhe juve burrave nganje here. Vinit era mut!

                                                  Përgjigjjuni
                                          2. I
                                            IPosHtRi

                                            Shkrim koti deh kujtime kot se koti... Ne fakt petullat hahen te ngrohta dhe jo te ftohta... Duhet verifikuar nje gje e "vockel", por me rendesi te madhe nga pikepamja e kohes se sotme dhe momentit kur "shfryhet" ne keto kujtime...: keto punonjeset e Bllokut e kishin gatimin e petullave te perfshire ne punen e tyre?? ...Apo ishte nje hangari e tepert dhe e paparashikuar nga protokolli i punes apo sherbimit..?!...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Q
                                              QFX 2O9

                                              Pse,komunizmi esht sistem i barazis midis njerzve apo i sklleverve ?! Se,kto sherbtore ishin skllave te komunistave t siperm. Edhe komunist,edhe me sherbyese sikur s shko. ..kurse ne na lan neper ato parafabrikate surrogato,pa drita,zhul pluhur e balt,tu u shty neperautobuzat e shkodres si zezaket neper anijet e sklleverve,...

                                              Përgjigjjuni
                                            2. D
                                              Drini i BardhE

                                              ...Ndersa Berisha nuk i don petullat..., por permes SyPeshkaqenit na i don vetem Zarfet plot e perplot dhe te nxehte e te rende nga brenda... (me para)...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Gomari i Babatasit

                                                Keto rreshts tregojne se udheheqesit komuniste paskan qene teper njerezore dhe jo harbute sic jane pershkruar,hajde krahasoji me kete vulgaret qe na drejtojne tani.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. O
                                                  Opq.

                                                  Duhet të kuptoni thelbin e kësaj situate që është paradoksi ideologjik. Komunizmi bashkë me komunistët që denigruan dhe shkatërruan borgjezinë, përmes Bllokut u shndërruan vetë në të tillë! Pra, u shndërruan në borgjezë. U shkëputën nga pjesa tjetër e popullatës duke u izoluar në Bllok, po njësoj si borgjezia e Europës. Klasa borgjeze e Europës ka të njëjtat sjellje: shërbëtorë, pastrues, kuzhinierë, dado, etj. Po s pate këto komoditete ti nuk quhesh borgjez, po popull i thjeshtë. Këtu është problemi, jo te trajtimi i shërbëtorëve...

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. s
                                                  sumatra

                                                  Mero je tej mase ndyresire me gjithe takëmin e gazetarëve qe te lepihen . Tpu qelbesire e ketyre kohëve te ndyra. Kemi parë ne bllok, kemi hyrë kur e kemi pasur te nevojëshme por askush nuk na ka prekur apo folur. Shko mor qen bir qeni be rezidencat qeveritare neper europe dhe provoje te hysh, qe ta merresh vesh se si ruhen e kontrollohen ato

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Medi Belortaja i verteti fare

                                                    Mero ndyresire? heee smira jote. Mero eshte super inteligjent o zotni Bajge! Respekte Mero Bazes!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. a
                                                      anti25642654censurë

                                                      medi ke të drejtë! mero është kopil!! shkruan një titull si ky dhe ne klikojmë për ti mbushur xhepin!! pra mero është peshkatari që hedh karremin dhe ne peshqit nga emocionet biem në grepin e tij duke komentuar!! sa më shumë komente aq më shumë fitim!!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. a
                                                        anti25642654censurë

                                                        me ne fund e kuptova!! te gjithe bejme gomarllek qe klikojme dhe komentojme!! po na krruhet aq shume sa nuk durojme dot!! pse?? se jemi gomere, perfshire edhe mua, biles une jam gomari kryesor!!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. a
                                                          anti25642654censurë

                                                          mamin kopje!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. a
                                                            anti25642654censurë

                                                            mamin paste!

                                                            Përgjigjjuni
                                                  2. s
                                                    sumatra

                                                    Mero je tej mase ndyresire me gjithe takëmin e gazetarëve qe te lepihen . Tpu qelbesire e ketyre kohëve te ndyra. Kemi parë ne bllok, kemi hyrë kur e kemi pasur te nevojëshme por askush nuk na ka prekur apo folur. Shko mor qen bir qeni be rezidencat qeveritare neper europe dhe provoje te hysh, qe ta merresh vesh se si ruhen e kontrollohen ato

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Blendi Fevziu

                                                      Po pidhin e donte te rruar apo me lesh Ramizi?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Entoni

                                                        Mendoj si komunist i bindur qe ka qene nuk ka bere naze. Si ta kete pasur shoqja Nexhmije????????????

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          MasKaRai

                                                          ..Jo, jjjoooo... E donte et lemuar taze si tulla jote.....

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. a
                                                            anti25642654censurë

                                                            bledo ai kishte qef qerosat si ti!!jeni kopila dhe ta thyeni në dysh!!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. a
                                                              anti25642654censurë

                                                              bledo, me fal, ia futa kot, me ndodh shpesh kohet e fundit!!

                                                              Përgjigjjuni
                                                          2. R
                                                            Roland

                                                            Per nder shume e frikshme eshte. Te kerkosh petullat e ngrohta kerkon sakrifica te paimagjinueshme nga ana e beresit te petullave. Nuk eshte shaka. Luhet me koken.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. t
                                                              tarasi

                                                              e tërci e vërci , një pyetje kisha mielli ishte i situr??

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. n
                                                                neseba

                                                                Lëreni more këto shkrime që nuk i hynë në punë askujt, shikoni ato vilat e sotme me nga 10 hale!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. n
                                                                  neseba

                                                                  Lëreni more këto shkrime që nuk i hynë në punë askujt, shikoni ato vilat e sotme me nga 10 hale!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Medi Belortaja i verteti fare

                                                                    Po shoku Pilo Peristeri si i donte petullat, e ngrohta, te vakta, te ftohta apo te ngrira nga te frigoriferit?! Ah po harrova, shoku Pilo bente seks me sherbyeset e viles se tij, kur gruaja e tij nuk ndodhej ne shtepi, e shkembim te leve qe ju jepte Piloja atyre, ose nga frika e Pilos qe kishte nje post te madh nuk i tregonin ate qe ju ndodhte me pallen e Pilos as burrit te tyre kur shkonin ne shtepi. Keto sherbyeset e mesiperme do kene pasur fat qe nuk kane punuar tek vila e Pilo Peristerit. Po kot me pyet; si ia bente Ramiz Alia me seksin kur i vdiq e shoqja Semiramisi?! Se ishte 61 vjec Ramizi kur mbeti pa grua, dhe dihet qe ai nuk u martua me. Apo masturbonte Ramizi?! Se ishte goxha burre, dhe dihet qe burri edhe 80 vjec ben seks kur nuk ushqehet mire, e jo me61 vjec, e sidomos kur ushqehet mire dhe ha petulla te ngrohta?!.. He, si ia bente Ramizi per >petullen" tjeter te ngrohte messhaleve te femres moj zonja sherbese dhe guvernante te vilave te udheheqjes?! Ku ta gjente ai..?!..Apo thuaj, ca "ca gjera nuk tregohen"???!!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. a
                                                                      anti25642654censurë

                                                                      medi,jo të gjithë janë si hamshori,gjyshi i K/M,naltmadhnia që kishte guzhinjere veneciane!!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                    2. V
                                                                      Voriepiroti

                                                                      Me Saliun Ilirin dhe Moniken mbi kok ju pafsha ter jeten tuj ju o njerez qe i keni ngren petullat e ftota , boll keni vujt me ata qe i kerkonin te ngrota kerkonin privilegj , o Mero e paç ne perjetsi saliun mbi kok ti me gazeten tende te ivestuar nga asfalia greke , me vjen keq se je dhe i persekutum ke pas xhaxhan agjet te grekve dhe ai sistem ta denoj me te pa drejt 20 vjet ne burg , i ka mar xhaxhi parat e burgut , po greku per sherbimet i ka lidh pension .

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. z
                                                                        zhuljeta

                                                                        Sa shume komente per petullat, ato qe i pergatisnin dhe ata qe i hanin. Problem i madhe.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. a
                                                                          anti25642654censurë

                                                                          zhul nuk është problemi për petullat,por tek theksimi "i kërkontet petullat e ngrohta"!! sikur të ishte një krim!! dhe pasi trumbetojnë këtë "ves" të tij,na del se tërë kohën që kjo puntore ka punuar me të dhe me të tjerët,ja paska kaluar jashtëzakonisht mirë!se të gjithë kanë qënë njërëz të mirë etje!! pra në fund të fundit i bëjnë rreklamë!!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. a
                                                                            anti25642654censurë

                                                                            ja e sqarova edhe nje tjeter ketu!! nuk lashe gje pa ndriçuar!! tamam si feneri ndriçues ne brigjet e adriatikut!!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                        2. a
                                                                          anti25642654censurë

                                                                          tek HATIXHE DURO e vetmia gjë që më bëri përshtypje ishte"Edhe pse shpesh mund të më provokonin në forma të ndryshme, duke vendosur nëpër sirtarë apo sipër komodinave lekë, bizhuteri apo sende me vlerë, unë i nuhasja kurthet dhe përherë shmangesha."! do të shtroja pyetjen-"përse duhet ta quante provokim hatixhja lënjen e lekëve dhe bizhuterive në sirtar a mbi komodinë?"! mos vallë në shtëpinë e saj hatixhja i fut në kasafortë?? për mendimin tim ka qënë thjesht besim,dhe aspak provokim!! për mendimin tim tixhes i ka shkuar në mëndje ndonjë gjë tjetër,vetëm se kishte frikë ta bënte?? sa për petullat e ngrohta!? krimi më i madh që nuk di si nuk ja përmëndën në gjyq ramizit!! do ta kishin varur në mes të shteshit!! si mor të kërkosh petulla të ngrohta?? nuk është dëgjuar askund të hahen petullat e ngrohta!normalisht ato ftohen në ngrirje të thellë dhe pastaj ia rrasin në bythë këtij që ka shkruar titullin!!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. ?
                                                                            ?

                                                                            Kete punen e provokimit e paske zberthyer mire o qerrata. E pate mesuar ne shkollen Skenderbej, apo me vone kur te shkerdhente komisari?

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. a
                                                                              anti25642654censurë

                                                                              jo, më shkërdhente guzhinjerja,mor bir!! pyte njëherë mamin për emrin tim!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. ?
                                                                                ?

                                                                                Paske ra shume poshte, une thashe se ta bonte komisari e te mbante me hater ne Oren Politike, po ti ia paske dhene guzhinierit si duket per noi cope mish me shume.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. a
                                                                                  anti25642654censurë

                                                                                  guzhinjerja,ose mami tënd!! mos e ngatërro me atë që të gatuante në shtëpi!!mami tënd e kishte zanat e baba pasion,prandaj mamaja punonte guzhinjere e babai gatuante në shtëpi!!mamaja të lodhej shumë,mor shpirt!! nuk përziente vetëm ajo,ja përzjenin dhe asaj!!

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje