“Merr pushtetin në Tiranë, ne mbajmë Enverin dhe Ramizin në Moskë”, dhëndri i Kadri Hazbiut tregon udhëzimin e sovjetikëve për Beqir Ballukun

31 Mars 2026, 14:30Dossier TEMA
“Merr pushtetin në Tiranë, ne mbajmë Enverin dhe Ramizin

Shqipëria është një nga ato pak vende ku komunizmi hodhi rrënjë të thella dhe u rrit nën tensionin e pashembullt të një sistemi të egër e të pamëshirshëm politik fund e krye.

Ky regjim e izoloi Shqipërinë për gati 50 vite nga pjesa tjetër e botës, nga bota perëndimore.

Agron Aranitasi, dhëndri i Kadri Hazbiut, ish -ministri i brendshëm në fillim të viteve ’80, rrëfen në Exclusive të vërtetat e tij mbi historitë famëkeqe në bllokun komunist. Edhe pse pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, Enver Hoxha e shpalli si Kryeministrin e ri, Kadri Hazbiu, një nga njerëzit më të besuar të regjimit komunist, ai u mënjanua shpejt, u përbalt dhe u arrestua, derisa e vranë pas shpine brenda në qelinë e tij.

Monika Stafa: Kush je ti Agron Aranitasi? Dhe më trego pak për jetën tënde… cfarë të lidh me poetin Fatos Arapi dhe familjen e tij?

Agron Aranitasi: .. Prindërit e mi kanë marrë pjesë aktive në Luftën Nacional- Çlirimtare dhe rrjedhimisht pas fitores së tyre, të partizanëve, pas çlirimit të vendit, në mënyrë krejt normale u përfshinë në strukturat e reja shtetërore. Mamaja ime ka tjetër histori, vjen nga një familje patriotësh të Vlorës. Gjyshi im është një nga themeluesit e Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. Ai ishte ortodoks, por nuk pranonte kishën greke dhe bënte pjesë në ata ortodoksë që quheshin ortodoksë uniatë. ..Ajo vinte nga familja Arapi, ku bëtë edhe ju pyetjen për Fatos Arapin, po vëllai i madh i mamasë dhe Fatosit, ka qenë një nga partizanët e parë të Vlorës por dezertoi nga brigada e parë në maj të 1944. Fatos Arapi është daja im. Kështu që gjatë periudhës së Koçi Xoxe kryesisht, e shihnin nënën me një sy… Kjo është pak a shumë origjina ime. Ndërsa puna ime është përqëndruar gjithmonë në fushën e televizionit, që në 1970 në janar, kam filluar në Radio Televizionin Shqiptar.

Monika Stafa: Si hyre në bllok? Në cfarë viti u bëre pjesë e tij?

Agron Aranitasi: Në fakt si shtëpi, ajo shtëpi nuk ishte në Bllok. Shtëpia ku banonte Kadri Hazbiu është atje ku sot është Piramida. Unë u njoha, u dashurova me vajzën e tij të dytë, Mozën, u fejuam, pastaj u martuam. Kur u fejuam ne, Enver Hoxha tha ‘ja, këto fejesa do partia’. Dhe pas 8 vjetësh shkatërroi jo fejesën dhe familjen time, por shkatërroi disa familje të cilat kishin kontribute gjatë luftës dhe gjatë punës.

Monika Stafa: Në fillim të viteve ’70 kish nisur një gjueti shtrigash brenda bllokut pas disa betejash për të eleminuar herë pas here emra politikë që rrezikonin pushtetin e Hoxhës. Përmendim këtu në vitet ‘50 Tuk Jakovën, Koci Xoxen, Nako Spiron, Liri Belishovën për të mbërritur deri tek banda, sic i quan Mehmet Shehu në një letër të tij drejtuar Enver Hoxhës, banda e Beqir Ballukut dhe gjeneralëve të tij… në fillim të viteve ’70. Cfarë ishte kjo histori e nomenklaturës komuniste për t’u vetpastruar?

Agron Aranitasi: Nisën me Sejfulla Malëshovën, që ishte një nga njerëzit më të kulturuar në atë parti. Ai ishte shumë i përgatitur politikisht dhe ju duhet të dini që Sejfulla Malëshova erdhi nga Bashkimi Sovjetik dhe Sejfulla Malëshova u bënte mësim për ideologjinë komuniste atyre që më vonë u bënë anëtarë Byroje. ..Pastaj vazhdoi me Liri Gegën dhe Dali Ndreun…Pastaj pas eliminimit të Koçi Xoxes, Nako Spiru u eliminua një vit para eliminimit të Koçi Xoxes dhe Nako Spiru ka vrarë veten,.. Pastaj vjen historia e Tuk Jakovës, që në ato momente ishte i vetmi anëtar i komitetit qëndror kur u formua partia që nuk ishte dënuar, dhe ishte sekretar i dytë siç u bë më vonë Hysni Kapo. Ai u dënua bashkë me Bedri Spahiun dhe mua më ka habitur gjithmonë fakti se si është e mundur që Enver Hoxha nuk e pushkatoi Bedri Spahiun se ai ka thënë gjëra që nuk ka guxuar asnjëri t’ia thotë, ia ka thënë në plenium. Pas dënimit të këtyre, erdhi dënimi i Liri Belishovës, por në këta tre të fundit ka dorë edhe Mehmet Shehu.

Monika Stafa: Flasim pak për Beqir Ballukun. Hyn në radhët e PKSH në vitin 1943. Dhe dallohej si një nga atentatorët më të njohur në qytetin e Tiranës. Njihet ajo historia me ambasadorin sovjetik kur ju ofrua pushteti në këmbim të treshes që gjendej në Moskë. Hoxha, Kapo dhe Shehu, cfarë i tha atij?

Agron Aranitasi: Beqir Balluku ishte pjesë e treshes. Beqir Balluku ishte ministër i mbrojtjes dhe po të shihni historinë e vendeve socialiste, çdo lloj tranzitimi i pushtetit që është bërë në to, është bërë me anën e ushtrisë. Edhe në Bashkimin Sovjetik pas vdekjes së Stalinit, ishte Zhugovi që eliminoi Berien dhe i dha pushtetin Malenkovit dhe në fund Hrushovit. ..Mehmeti nuk e donte Beqirin, kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të këqija dhe përfitoi nga ky rast për ta eliminuar.

Ishte mbledhja e partive komuniste në Moskë, parti komuniste dhe punëtore nga e gjitë bota në Moskë. Dhe Enver Hoxha në krye të delegacionit, me Mehmetin, Hysniun dhe Ramizin shkuan në Moskë. Aty ndodhi ajo përplasje që thonë. Hrushovi u acarua shumë, por jo vetëm Hrushovi, kundra Enver Hoxhës dolën shumë nga udhëheqësit e partive komuniste. Por e përkrahën dhe parti komuniste të tjera. Në radhë të parë, ajo rrinte si në hije, ishte partia komuniste e Kinës, sepse ai kishte filluar të afrohej me Kinën ndërkohë që po ndjente prishjen me sovjetikët. Atëherë ambasadori sovjetik dërgoi atasheun ushtarak, por ju i dini marrëdhëniet që ishin mes nesh dhe Bashkimit Sovjetik. Bashkimi Sovjetik ishte qendra e komunizmit botëror. Dhe ata i propozuan hapur Beqir Ballukut që merr pushtetin dhe ata, ne i mbajmë në Moskë. Dhe kjo nuk ishte një gjë që dallohej, kishte ndodhur precedentë dhe përpara. Ata kishin mbajtur në Moskë Boleslav Bjerutin e Polonisë dhe Matias Rakos e Hungarisë. Se ne themi gjithmonë për krimet e partisë komuniste në Shqipëri, shihni të partisë komuniste në Hungari. Beqir Balluku i tha po nuk u kthyen ata të katërt këtu, harrojini këta 2 mijë specialistë që keni në Shqipëri, se ishin 2 mijë sovjetikë me gjithë familjet.

Monika Stafa: Pra, ishte besnik i Enver Hoxhës?
Agron Aranitasi: Edhe Ramiz Alia, që unë nuk kam asnjë lloj respekti, por në librin e vet shkruante, që të thoje që Beqir Balluku doli kundra Enver Hoxhës, ishte e pabesueshme. Beqiri ishte njeri besnik. …’74 është një vit kyç në historinë e Shqipërisë, se në ’74 kanë filluar dhe prishjet e marrëdhënieve me Kinën. Ne flasim ’78 kur u prishën fare, por që në ’73 Kina ia ka dhënë sinjalet Enver Hoxhës, sepse në ’72 shkoi Kissingeri në Kinë, në ’73 vajti presidenti Nikson, Enveri u thoshte atyre që po largoheni nga marksizëm leninizmi.

 

17 Komente

  1. E
    E

    Lloqe Kavaje,keto qe thot zotnija dihen,jan publikuar disa here,mendova se do thoshte dicka te panjohur.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pun legenash

      Μ uti mut ngelet nga Enveri e te gjithë me radhë deri te Sal Edwin

      Përgjigjjuni
      1. Familja Arapi ,familje nderuar nga vlora ,origjine nga zverneci ,familje me profesor ,ekonomist bile dhe poet Te trajtuar mire ne vlore .KRUSHQIA ME KADRI HAZBIUN U prishi ekulibrin por nuk pesuan ndonje gje me duket fatosin e hoqen nga tirana Agroni ishe i biri hajdar aranitasit me detyra ne parti dhe sekretar partie i MB dhe nene kishte Liri arapi ,partizane dhe nuk i levizen nga tirana.AGRONIN ECUAN NE FUSHE ARREZ SI DHENDER I KADRI HAZBIUT TANI QE FLASIM NUK RRON ASNJE NGA ATA TE FAMILJES ARAPI DHE NUK KEMI PSE TE PYESNI ,MOS TULENDOJME KOCKAT KUR THONE

        Përgjigjjuni
        1. t
          tas

          Shqipe e dobet shume, nuk njihen fare lidhezat psh, dobet si njeri ashtu dhe gazetarja po te jete se ka folur si eshte shkruar paçavurja ketu.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Goliku

            Vazhdon seriali me "Përralla nga e kaluara komuniste". Rroftë gazeta Tema!

            Përgjigjjuni
            1. b
              ben

              Perralla te duken ty eleminimi i te gjithe udheheqjes qe ishin ne lufte duke u zevendesuar me figura groteske si Loqja Shenka (shoqja Lenka Cuko), Themie Thomai, mjelese e dalluar, Pali Miska, shofer, Hekuran Isai kaldaist dhe ministrja e kultures pa kulture Tefta Cami te cilet ishin ne Byrone Politike per te ngritur doren sa here qe ju kerkohej si dhe te duartrokistin zeusin Enver qe kishte mbutur ne klase kur e derguan ne France per studime. Jane me mijera te pushkatuar me dhe pa gjygj nga murtaja e kuqe qe masakroi nje popull te tere, prandaj do beje me mire te heshtje nese ke dy pare mend.

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kristi

              Cbeni me gjuhen,...gazetare... I intervistuari nuk eshte I pashkolluar dhe pa atikulim te gjuhes..., Shkrim si muhabet kafene..!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kristi

                Cbeni me gjuhen,...gazetare... I intervistuari nuk eshte I pashkolluar dhe pa atikulim te gjuhes..., Shkrim si muhabet kafene..!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kristi

                  Cbeni me gjuhen,...gazetare... I intervistuari nuk eshte I pashkolluar dhe pa atikulim te gjuhes..., Shkrim si muhabet kafene..!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pfiu mendje prishur si qumeshti i prishur !

                    Deshmitari qe tregon Historite , e pergjakura ne 45 vitet e Diktatures , njesoje si nje kriminel bashkefajtore qe ka bere nje krim mbasi ka shijuar pasurite dhe privilegjer nga krimet e te tjereve, rikkthehet ne Riedukim e ndergjegjes ne moshen qe secili pregatitet per lamturmire ne kete jete qe po jetojme...Ti vejme nje Note kaluese, mbase meriton ti lutemi Zotit ti beje nje vend ne parajse ne diten e largimit nga jeta...

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hahaha

                      Beqo eshte babai i asaj hajdutes...

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Petroninsi

                        Ky ishte mender për vehte nga të parët që ndanë gratë. Kur erdhën nga internimi fëmijët e Kadri Hasbiut, ky kërkoj të rimartohej me gruan, po ajo nuk e pranoj. Kur aji iku në internim ky e ndahu se sigurisht do ruante partishmërinë e familjes. Pika ngele rrugac kështu thonë në RTSH.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pensionisti i Porcelanit

                          Clirim Balluku dhe Agron Aranitasi, dy nga inxhinjeret me te mire te TVSH ne vitet 1970-1982; por ndersa Clirimi i heshtur nuk foli kurre per fushat ku nuk ishte i specializuar, Agronit nuk i rri goja rehat dhe keput brockulla.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lindi

                            Kjo histori dihet. Beqiri i qëndroi besnik shokut të luftës mgjse e dinte se Enveri vriste shokët e vet. Pse nuk pranoi ofertën ruse? Ndoshta naiv. Më vonë me siguri do jetë bërë pishman kur Enveri e flaku dhe e dënoi me pushkatim. Kjo është politika, sa e pistë dhe e pabesë.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pushteti i Enverit

                              Tash Kina mund t'i thotë Shqipërisë "ju jeni tradhëtarë të marksizëm-leninizmit!" Marrëzi t'i prishësh plotësisht marrëdhëniet shtetërore për shkaqe ideologjike. Po pse kishte marrëdhënie të mira me shumë shtete kapitaliste kurse me shtete "revizioniste" i ndërprente plotësisht? Ndoshta se ata të ndêrhynin direkt në pushtet?

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kim Nezi

                                Nuk i prishi Shqioëria mardhëniet shtetërore me Kinën, por Kina. Ajo ndërroi drejtim dhe nuk mbështeste më me ndihma vendet “socialiste” dhe lëvizjet komuniste. Shikonte biznesin. Ndoshta ka qenë edhe marrëveshja e fshehtë me presidentin amerikan. Ja, sot, përse nuk e ndihmon Kina Kubën siç ndihmoi Shqipërinë një herë e një kohë?

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nje nga Durresi

                                  Po pse Kina duhej te shkonte me mendjen e pjerdhur dhe te cmendur te E.Hoxhes apo me mendjendriturin TenCioPinit qe idete dhe planet e tij ekonomike e cuan Kinen sot ne nje superfuqi.

                                  Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje