(fragment)
[...] 29 nëntori 1944 u gdhi gri dhe me shumë lagështi. Qielli i mbuluar me re të zeza dhe zymtësia e shpërhapur tejpërtej ndillte mynxyrë. Tomori madhështor nuk dukej. Jo prej borës së bardhë, por prej mjegullës së zezë. Në pezm e sipër, shumëkush ato ditë po e kuptonte se ditët e haresë po merrnin fund më shpejt se sa e kishin hamendësuar. Përveç njësiteve guerile që kishin zbritur në qytet prej mesit të shtatorit, nuk pipëtinte asgjë tjetër. Shumica e tyre ishin të ardhur dhe për vendasit ata ishin të huaj. Edhe banorët e qytetit të atillë ishin në sytë e tyre. Pluhuri që ngrihej në rrugët me kalldrëm të qytetit e bënte edhe më turbullirë pamjen. Koha kishte ngecur në vend. Frika kishte hedhur rrënjët e saj dhe rritej përditë pa kurrfarë ndalese. Kambanat e bronzta të kishave bizantine dhe zëri melodioz i myezinëve nëpër minaret elegante të stilit otoman, kishin pushuar. Ato po zëvendësoheshin furishëm nga altoparlantë në trajtë hinke, që do të shërbenin për të përforcuar përhapjen në të katër skajet e qytetit të ideologjisë së re. Besimi në Zot do të zëvendësohej gradualisht me një besim të ri. Dhjetë urdhëresat e Teuratit do të zëvendësoheshin nga dhjetë parimet e Njeriut të Ri komunist. I mbrujtur me pikëpamjet e reja dhe i zhveshur nga vlerat hyjnore, qenia e re po niste rrugëtimin e saj, të gjatë dhe të sigurt drejt askundit. Askush nuk e ka menduar se përballë këtij mutacioni të ri njerëzor do të kishte ndofarë pengese të natyrës njerëzore.
Sapo konsoliduan pozitat e pushtetit, komunistët filluan shpagimin. Ata u treguan të pamëshirshëm. Një pushtet i fituar me grykën e pushkës, mund të forcohej vetëm me kamxhikun e terrorit. Dhuna ishte e tmerrshme. E pakompromis. Edhe pse e kishin më të lehtë, sepse një pjesë të kundërshtarëve i kishin eleminuar gjatë periudhës së luftës, nuk falën asnjë nga ata që kishin ngelur. Disa armiq potencial brenda radhëve të frontit nacional-çlirimtar, ishin spastruar nëpërmjet aksioneve të vështira, tradhëtisë, spiunimit tek armiku apo plumbit pas shpine. Rruga dukej se ishte e pastër, por jo xixë. Ndaj duhej vepruar sa më parë me ata pak të mbetur, familjarët dhe të afërmit e tyre, me pikat e kontaktit apo ata që mendohej se kishin pasur një marrëdhënie dhe pa më të voglin dyshim me armiqtë potencial të së ardhmes. Pushteti i ri më shumë rrezik shihte ata që kishin mbetur dhe mund të mendonin me kokën e tyre. Terrori i kuq nisi me inteligjencien e qytetit. Goditja e tyre do të bënte që pjesa tjetër të frikësohej dhe askush të mos bëzante. Heshtni. E patë çfarë i ndodhi filanit? E arrestuan natën në gjumë. Trokitën dhe e morën pa i dhënë asnjë arsye. As të vishej me rroba të tjera nuk kishte mundësi. Ai poeti i ri që u kishte dalë kundër komunistëve për luftën vëllavrasëse, shoku i ngushtë i Kristaqit dhe Margaritës, u tradhëtua tek disa të afërm të tij në fshatin Lapardha. E dorëzuan në mëngjes tek organet e pushtetit. Kishte nxituar për të nxjerr koburen, por kur kishte vënë dorën në brez, e pa që nuk e pati. E tradhëtuan. Pritet dënimi kapital. Një turmë e vuvët njerëzore, në errësirën e natës, iu turr ndërtesës-varr të ish-firmëtarit të pavarësisë dhe kryeministrit të vendit, shpërtheu sarkofagun, mori eshtrat e të ndjerit dhe i flaku në Osum. Gjyqi popullor dënoi me vdekje ish-deputetin e qytetit, djalin e myftiut të famshëm, atdhetarit të madh, qytetarit model. Nxënësi i Fullcit u ekzekutua gjatë natës. E shoqja i shkoi në mëngjes për t’i çuar ushqim dhe veshje, por i dhanë lajmin e ekzekutimit. Nuk e lejuan as të qante. Flitet se është zbuluar një organizatë e madhe me emrin “Bashkimi demokratik” dhe të gjithë anëtarët e saj po arrestohen. Po ngrihen gjyqe speciale nga prokurorë ushtarakë dhe gjykatës profan nga jurisprudenca. Synohet të goditen ata që kanë studiuar në perëndim, ata që nuk kanë qenë në krahun e fituesve apo pjesëmarrësit në organizatën Balli Kombëtar. Nuk shpëtuan as ata që kishin qëndruar neutral. Dhuna po godiste pa mëshirë atë pjesë që mund të reagonte, ndërsa pjesa tjetër do të heshtte. Disa nga frika, të tjerë nga mungesa e kurajos. Do të kalonin disa kohë derisa krimi dhe dhuna të normalizoheshin dhe njerëzit të ngarkoheshin me doza të mëdha urrejtje klasore për të ngjashmit e tyre njerëzorë. Ata që arrestoheshin dhe dënoheshin, tanimë, nuk do të shiheshin më si viktima, por si armiq. Të rrezikshëm. Evidentimi, spiunimi dhe denoncimi i tyre do të ishte një detyrë madhore dhe një urdhëresë partiake.
Qyteti po futej në një spirale ankthi dhe frike. Askush nuk e kuptonte se pse njerëz që deri dje i kishin parë dhe përshëndetur sokakëve të gurtë, të nesërmen zhdukeshin pa nam dhe nishan. Vetëm pas një farë kohe merrej vesh se ishin arrestuar apo ekzekutuar. Ishte një marrëzi kolektive e pajustifikuar. Asnjë përligjje nuk mund të kishte dhuna dhe terrori i atyre ditëve të fundit të nëntorit 1944...
o nivel 0 gazetarie. Po pse mor shkerllata do lexojm hartime ne ku nuk permendet as se per ke behet fjale. Po a nuk beni dot nje fjali te shkurter me sqarimin se per ke person behet fjale. o te lljefsha redaksine
Jane hartime te shkruar me AI (intiligjencen artificiale) per te justifikuar fondet per dekomunizmin e shoqerise. Data 29 eshte dita ku behen parate. Kaq e thjesht eshte.
Pse, cfare do te thote te kesh qene " nxenes i Fulcit " ? Kush ishte Harry Fultz ? Zoti ? Krishti ? Muhamedi ? Nxenesi i tij nuk eshte denuar thjesht pse ka qene nxenesi i Fultzit ( sepse te tille ka pasur me qindra ) por sepse ka kryer nje veper penale pasi kishte mbaruar shkollen e Fultzit. pastaj, Fultzi ( o filozof i madh ), pavaresisht nga maska me te cilen shfaqej, ne fakt ka qene agjent i zbulimit te huaj ( amerikan ). kaq per sot o horra te historise.
""DITET E HARESE PO MERNIN FUND """SHKRUAN KY KOQJA,,,,,SIPAS TIJ NEN PUSHTIM ISHIN NE HARE DHE KUR U CLIRUAN ISHIN NE ZI......KY PERSHKRIM SHKONI PER BASHKEPUNETORET E NAZISTEVE QE ISHIN NE HARE POR JO PER POPULLIN..........SE SI VAJTI PUNA NE DIKTATURE KJO DIHET.....POR NGA ANA TJETER DUHET THENE SE SPIUNLLEQET BEHESHIN PO NGA VETE KLASAT E PERMBYSUR.....
Cili eshte dallimi i atehershem me tani. Tani te marrin token… nuk te vrasin me plumb por te vrasin jeten. Tani te lene femijet te paarsimuar… nuk te vrasin me plumb pot te vrasin te ardhmen. Rani te lene re vdesesh ne dere te spitaleve, pra nuk te vrasin me plumb por te lene te vdesesh si qen. Edhe tani po te jesh kundra partise, nuk te japin as pune e jo me dinjitet. Mut arehere e me mut tani
Populli shqiptar eshte mallkuar nga perendia derisa të laje krimet që ka bërë ndaj djemve të saj me të mirë duke hapur rrugën e triumfit të pjesës së saj më të ndyrë,kriminele,spiune,maskarejve,fanatikëve,të paudhëve.
kujt i referohesh o pseudonim, rezistenca kunder pushtuesit eshte bere ne shqiperi gjithmon nga vendasit si shkoder,vlore, korce, malsi madhe, durres, gjirokastrer, sarande etj. etjj. ka dole ti dhe i cilit vend je.
Ky lapërdhari kishte shkruar dje se antifetarizmi ështê antishqiptarizëm.Çfarë kari?! E dashka Shqipërine të mbushur me xhamia, kisha dhe teqe. Ne shyqyr që patêm Vaso Pashën qê na tha :"mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit është Shqiptaria! Hej Çfarë idiotësh dhe plehrash mban kjo tokë! Pale kur thoshte që ka tre fe në Shqipëri! Të krishterë dhe myslimanë si dhe synitë, bektashinj, ortodoksë dhe katolikë. Ku janë tri fetë këtu?! I rrjedhur fare i shkreti. Mjerë "Tema" si është katandisur.
O Namir, sa herë të lexoj, më kujton Gjekm*t Gjekmarkajn. Poshtë mbreti, rrofë mbreti. Ik o Namir për kokën tënde! Burri ka një fytyrë, ti ke katër.
Lavdi heronjeve antipopullore, numer ne rritje, te popullit shqiptar...me qellim sllavizimin e shpejte te Shqiperise...
SHQIPERIA u shpall e pavarur ne vitin 1912.Deri ne vitin 1944 nuk kishte asnje traktor ,fabrike ,kombinate AGALLARET dhe kapitalistet tuaj e lane shqiperin analfabete ,bridhnin dhe mesonin dhe argatet vinin gjishtin per te marr ndonje tapi o dokument tjeter Cfare ben ata te 29 nentorit i pate me syte tuaj ne te gjitha fushat industri , bujqesi ,arsim ,shendetsi .Kandili 100 vjecar u zevendsuaa me llambat elektrike Liri nuk kishte e drejte po kishte shtet qe e shkatroi sali serbi cdo gje qe kishte ndertuar populli 5 mije te vrare per 45 vjet sa ka per 34 vjet nuk e di por vetem ne 1997 u vrane 3000 vete nga kerma berisha .Sa jane vrare pertjetersim prone le ta gjejne profesoret dhe doktoret me me tituj me euro nga filosofi i demokracise nje fare KULESherbimi shendetsor dhe i gjykatave nje korrupsion qe nuk shihet ne asnje vend te botes