
Në fjalën e tij nga Foltorja e Parlamentit, zv/kryeministri Arben Ahmetaj ndërsa përshkruante mënyrën sesi qeveria i është përgjigjur krizës së çmimeve pas pushtimit të Ukrainës, shtoi se shumë shpejt do të shtohen edhe 500 milionë lekë për naftën e fermerëve.
Më 7 korrik është paralajmëruar nga opozita një protestë për situatën e çmimeve në vend, por për zv/kryeministrin duket se situata është krejt tjetër. Ai u shpreh se ekonomia “si askund tjetër” është në rritje.
Krahas blegtorisë, edhe bujqësia sipas Ahmetajt po sheh rritje të prodhimit, “pavarësisht situatës.”
“Invazioni rus në Ukrainë. Sot, shqyr zotit keni lexuar 7 faqe dhe keni gjetur që gjithë bota e ka pranuar që kriza e çmimeve është pasojë e invazionit rus. Qeveria bëri një paketë injektuese për qytetarët në nevojë e pensionistët. Filozofia nuk ndryshoi. Çmimet e energjisë i mbajtëm si asgjëkundi tjetër të pandryshuara. Shumë shpejt do të shtojmë edhe një 500 milionsh për naftën e fermerëve.
Ju me demek të djathtët duhet ta vendosni…Investimet publike kanë një ngërç sepse vjen nga çmimet. Çfarë bën qeveria kompenson në favor të të mirës publike. Ekonomia është në rritje. E vetmja ekonomi në rajon që ka mbajtur ritmin gati 6%. Nga vjen kjo, nga fryma e Zotit? Nuk ka këtu kontribut injektimi i qeverisë? Edhe bujqësia, veç blegtorisë ka rritje të ndjeshme në prodhim. Nga se vjen kjo? Kjo vjen për shkak të politikave injektuese subvencionuese fiskale. Cila është arsyeja që janë rritur investimet? Është rekord injektimi…Po vendoseni, nëse jeni të majytë, gjys të djathtë. Ne jemi të majtë dhe do t’i mbështesim të gjithë qytetarët në nevojë. Do vazhdojmë me paketë të re nëse do të jetë nevoja në nevojë.”
Ahmetaj u ktheu përgjigje edhe atyre që thonë se Shqipëria radhitet mes vendeve me çmimin më të lartë të naftës. Sipas zv/kryeministrit ka shtete të Evropës që i kanë çmimet edhe më të larta.
Po mo palle po. Po nuk kane 25000 leke rroge KAr me zile
E para je i lig, nuk je loqe. Je i lig. Ato vendet qe permend ti qe kane cmimin e naftes me te larte se ne, mos harro t ju permendesh dhe te ardhurat qe i kane 50 here me te larta per njeri se ne. E dyta verte qe lufta ne ukraine ndikoi tek cmimet. Por ajo qe po ndikon me shume ne cmime ne jetesen e perditshme eshte ekonomia informale. Parate qe po derdhen lume nga droga dhe po pastrohen ne hotele, ne kulla, ne lokale dhe qe po ngrene cmimet ne qiell duke e bere vendin te paaksesueshem per njerezit e thjeshte.
Ka more ka,po na fol pak sa e kane rrogen ata dhe sa e kemi ne. Ne usa ka vende qe ka shkuar 7$ e ka vende me 5$ galloni,llogarite ti more ah metaj da eshte litri dhe sa mer nje amerikan,e pastaj dil e ligjero
Qepe gojen o legen, nuk ka zot me jua fal gjynafet.
Edhe shqipetari me i thjeshte e di se kush/cfare je ti...bej qejf ti, dhe ai I gjati qe ngeli ne ajer dhe ben fotografi neper Europe...ky vend fekalesh do ngelet...
Nuk kom mundesi t'ja them në sy këtij PISI, por ju jeni jo qeveri, por GRUP KRIMINAL!!! E vetmja gjë që dini të bëni mirë është llafollogjia dhe loja me shifrat në kurriz të popullit! Ketu po lulëzon leku i krimit, drogës e prostitucionit! Futini dhe një amnisti tani, siç e keni planifiku, e jeni dhe të legalizuar pastaj në çdo kohë!!!! E ëndërroj të kem përball nji si soji jot o mashtrues, e të të jap një PËSHTYMË në fytyrë!!!!
krahasimi me Boten e Pasur eshte mashtrimi /justifikimi i paaftesise per te qen aty ku eshte ky birbo .te tille Politikane jane te paafte . Pra k'ta s'i afrojne dot popullit te vet asnji lloj standarti ,por ne gjithcka jane te varur nga Bota . Neser nqs "Bota" X -shtet perendimore ,hudh nga humnera 2.Miljon qytetare te vet , edhe kaqolat parazite ,( qe ecin nen Moton e lashte ,si ka qen -ashtu do jet o Milet ) -do hudhin shqiptaret dhe Shqiperia do banohet nga Politikanet familjet e tyre dhe gjithe Bandat e Institucionet Bordellot e 30-vjeteve dhe natrishte te Huaj qe do popollojne vendin ,te cilat kane filluar te rriten goxhah ne Numer sot me Prona te blera nga kta Politikane qe i interson vetem xhepi i vet
Ku jane patronazhistet e sufllaqeve te AgjitPropit?