Javën e parë të muajit të ardhshëm do të hapen për qarkullim 6 kilometrat e para të autostradës Tiranë – Durrës. Gjatë inspektimit të punimeve në lotin e parë Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi tha se korsitë e reja do të hapen në javën e parë të muajit maj, dhe do të garantojnë shfryrje të trafikut edhe në prag të sezonit veror.
Pas mbylljes së punimeve edhe në lotet e tjera të saj, autostrada do të ketë 8 korsi në total, nga 4 në secilin drejtim, ndërsa shpejtësia e lejuar do të jetë nga 90 -140 km në orë.
“Gjendemi në aksin Tiranë-Durrës. Në fakt është edhe aksi më i ngarkuar përsa i përket trafikut në të gjithë Shqipërinë. Kemi hyrjen në Tiranë, hyrjen nga pjesa e Aeroportit të Rinasit edhe lidhjen me qytetin e Durrësit. Ky segment është një segment i rëndësishëm. Ne gjendemi këtu në punimet që po kryhen në 6 kilometrat e para të këtij segmenti. Patjetër kemi patur operacion të vështirë për zbatimin e tij, sepse jemi përpjekur që të mos pengojnë qarkullimin e mjeteve. Dëshira jonë ka qenë që ta përfundonim brenda dhjetorit këtë vepër. Dhe në fakt deri në vjeshtë punimet kishin ecur me ritme shumë të mira. Por më pas u hasëm me një dimër shumë të lagësht. Në kontratë jemi brenda kushteve të kontratës, sepse e kemi brenda muajit korrik dorëzimin e këtij aksi”, tha ministri Karakaçi.
Ndërsa kreu i ARRSH-s sqaron se ka arritur në 20% edhe volumi i punimeve për 2 kontratat që aktualisht po zbatohen për bypass-in e Tiranës.
“Ministër, ne jemi në fazën finale. Ne po përgatitemi për hapje, ashtu siç edhe ju keni lënë porosi që brenda fillimit të muajit të ardhshëm ne të jemi gati për hapje. Konkretisht jemi në lotin 1 ku po vijon asfaltimi. Qytetarët kishin pritshmëri që ne ta hapnim brenda dhjetorit, por për një sërë arsyesh, por kryesisht për faktin e ngarkesës së jashtëzakonshme që ka ky aks, ka pasur vonesa. Kjo është një rrugë që do të ketë 3+1 korsi”, dhe Kozeli.
Autostrada Tirane - Qafe Kashar to Tirane Durres
6 km e para Tr-Dr, i bëri Aleksanlder Meksi në 6 vetëm muaj, më 1996. Po 6 km bëri dhe i pashkolli superhajdut në plot 13 vjet (!!!)
Jo mor burre, as pese km me 2 korsi per krah nuk beri Leka Meksi per 5 vjet , i mbaruan fondet. Ketu kemi qene, e benim perdite ate rruge . E mbaroi Ilir Meta pastaj deri ne Durres, kur u be krye minister e ja futen Majkos, ne fund te 1999 per dy vjet, deri me 2001 aq. U zune pastaj me Fatos Nanon dhe dha dorheqjen ne fillim te 2002. Nuk i ishte hap oreksi akoma ilirit e Monikes.
Një Këshillë miqësore Ministrit Karakaçi. Lutem, mos dil nëpër TV, siç dole sot, mbasi FLET VETË PUNA. Edhe Erion Veliaj, edhe Belinda Balluku, dilnin nëpër tv nëpër kantiere, të shoqeruar nga rrotullhane, dhe kanë përfunduar në prokurori e burgje. Ti vetë personalisht, nuk ke MBUROJË POLITIKE, kështu që, je i kollajshëm për tu gëlltitur. Je thjesht aty, si “numëror topi”, sepse duhet të jetë NJË DIKUSH, për të firmosur si ministër, ATO që urdhërohet nga DIKUSHI lart në rè.
Shko ha sufllaqen e belindit
Nga te dy krahet... sufllaqe sufllaqe... boll mo, as nji minimum fantazie !
Me pelqyen shume arsyet e voneses, moti dhe qarkullimi. Kujtova se mos kemi qene ne lufte!!!
O BENI SINJALISTIKEN PROVIZORE SE I VRATE NJERZIT O INJORANTE!
I gjithe aksi rrugor deri te mbikalimi i Kasharit d.m.th.? Deri ne Durres do duhen edhe 20 vjet me keto ritme
Ti fusi i shi ne javen e dyte te Majit ta shihni autistraden e karit.
Ca t komentosh me pare mer amon. Shiheni Facebook -un e Kryeminstrit te dt 24 tetor ku thote qe punimet mbarojne brenda vitit(dmth 2025) Nje tjeter ekspert qe intervistohej ne Scan tv thoshte qe me shume gjasa mbyllet ne Janar 2026. Per ne qe e bejme cdo dite si rruge te thush tmerr eshte pak. Gjithsesi a do zgjidhi valle trafikun sidomos kur hyn n'Tirone?
Ok.bukur po behet. Po pasi vjen nga autostrada me 4 korsi hyrja tek ish dogana eshte hinke qe mezi futesh aq e ngushte dhe i gjithe fluksi do te mblidhet aty dhe do behet nje trafik llahtar. Gjithesesi qofsha i gabuar dhe do te kete nje zgjidhje se perndryshe do te jete skandali i radhes.
Sa,shpejt perfunduan 36 km si duket kane ardhur ufot dhe kan punu naten
Kesaj I thone po hapin rrugen qe te con drejt ik he’s nga Shqiperia, dhe tani do ikim me shpejt.
Te gjithe autostradat jane me tabela qe nuk duken me shkroja te vogla qe duhet te ulesh shpejtesine me lexuar cfsrw shkruhet,ne qarkullim me makina ka nga mosha 18 deri ne 80 vj
Po Balluku ku eshte,ajo po bente nje pune shume te mire thoshte Sulltani I Surrelit.Apo talli bythen dhe nje here me besniket e partise.
Qija robt 6 kilometra rruge nuk mbaron dot. Sa mire ja bejne popullit Shqipkar qe ja fusin karin deri ne fyt sa nuk kthejne dot as syte.
Ju anash me jelek ,kujdes kur e tundni koken
@@Hapet Loti i pare?????????????C´fare eshte "Loti"....se une qe jame Shqipetare mijra vjecare nuk e kuptoj kete??Nuk ka gjuhe teknike Gjuha Shqipe???
lot quhet kur njeriu qan kur qan shumë ka lot dhe qurre . këto deri tani na kanë dhënë qurret . kurse ne maj do na japin lotin . por kujdes vetëm pikën e parë të lotit
Tirane -Rinas 17 km 6 Lote ( nje lot 3 km ) Rruga Tirane -Durres 36 km ( 8 Lote )…….: Vetem ne shqiperi 1 lot eshte 3 km .
???????????????????? Loti i pare???????????????? autostradë????????????????
Ja nisi dhe Karakacoja fiks aty ku e la Bela,,,te fotot neper rruge i shoqeruar nga Palloshet e tij!
Thoni nje veoer qe eshte mbyllur ne kohe....
Po mbikalimet per njerëzit kur do t'i vendosni apo nuk ka problem le të vdesin rrugëve duke ikur për punë