Nëse do të kishte lirinë të formësonte axhendën ekonomike të Shqipërisë për vitin 2026, eksperti i ekonomisë Dr. Selami Xhepa shprehet në Apostrof se do të vendoste në qendër një debat që, sipas tij, shoqëria shqiptare e ka shtyrë për shumë kohë: raportin mes investimeve në infrastrukturën fizike dhe zhvillimit social.
Sipas Xhepës, modeli aktual i zhvillimit ka krijuar një disproporcion të thellë, ku nga njëra anë, fondet publike janë përqendruar kryesisht tek infrastruktura fizike — rrugë, asfalt, beton — ndërsa nga ana tjetër janë lënë pas arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi i individit në tërësi. “Kemi ndërtuar rrugë që nuk mbarojnë, rrugë që shemben, rrugë që edhe kur përfundojnë prodhojnë sërish trafik,” thekson ai.
Sipas Xhepës problemi nuk qënrdon vetëm te cilësia e investimeve, por te filozofia që i udhëheq ato. Ai argumenton se Shqipëria vazhdon ta shohë zhvillimin kryesisht në terma betoni apo asfalti, ndërkohë që ka neglizhuar aspektin social të shoqërisë. Kjo ka sjellë edhe paradokse të dukshme: ndërtohen rrugë, por mungon kultura e sjelljes në rrugë; ndërtohen lulishte, por mungon sjellja qytetare në hapësirat publike.
Për këtë arsye, ai thekson se është i domosdoshëm një rishikim serioz i tavaneve buxhetore dhe i prioriteteve të investimit. Kufizimi i shpenzimeve për infrastrukturën “hard” dhe orientimi drejt “infrastrukturës sociale” — arsimit, shëndetësisë, formimit të individit — është, sipas tij, kusht për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe më të drejtë. Balanca aktuale, sipas tij, është e anuar dhe kërkon korrigjim urgjent.
Episodi i plotë i Apostrof Podcast publikohet të dielën, ora 17:00
Rrugë, beton, apartamente… po për kë? | Selami Xhepa | Apostrof #53
O profesor i nderuar! Shteti duhet te investoje ne ndertimin e apartamenteve per familjet e pastreha, familjet e reja, qe te rinjte mos te emigrojne rrugeve te Europes dhe familjeve ne nevoje. Parate shkojne te rruget sepse gjysma vidhen dhe n.q.se demtohen nuk ka zarrar, ndersa te apartamentet per novojtaret nuk vjedhin dot se cdo demtim i tyre ka pasoja ne njerez, prandaj nuk planifikojne fonde.
Bravo Profesor! Ky është "grushti më i fortë" që nga viti 2013. As Berishën, as të tjerët, as opozita as SPAK-u dhe BE! 1 fjalë = 6000000 libra! Selami i goditi Ramës në bark vetëm me një deklaratë!
Dikush ka thene:Nese don te shkaterrosh nje vrnd ,mos i shkaterro ekonomine,por prishe nga mendja, hiqi edukimin dhe sidomos hiqi moralin kombetare…Ne kete menyre ke realizuar shkaterrimin e nje vendi…Ne shume ane kejo po ndodh dhe me shqiperine..Si mund te kene moral kombetare shqipetaret ,kur per jo me shume se tre dekada me shume se gjysma e popullit ka braktisur dhe vazhdon ta braktise atdheun e tij ,me lrhtesi me te madhe sipas formules qesharake…”Endra amerikane apo evropiane…..”
Te kishin shqipot "sjellje qytetare", nuk do kishin lejuar qe kjo klase politike bashke me lukunine tuaj t´i milnin per 34 vjet rrjesht.
Ndërtojmë rrugë,është gjëja më e mirë që bënë një qeveri.Se si të sillemi me rrugët,të mësojnë vetë rrugët.