Transporti urban dhe ndërqytetas do të rikthehet në normalitet, pas një marrëveshjeje mes Shoqatës së Transportit dhe përfaqësuesve të qeverisë dhe pushtetit vendor.
Përfaqësuesit e shoqatës bëjnë me dije se pas takimit me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e bashkisë, është rënë dakord për vijimin normal të shërbimit, ndërsa është diskutuar edhe për një subvencion të mundshëm për litër karburant, vlera e të cilit mbetet ende për t’u përcaktuar.
Shoqata thekson se nga sot do të vazhdojë transporti me kapacitet të plotë.
“Patëm një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe nënkryetaren e bashkisë, u dakordësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do të ketë subvencion lekë për litër, por do të jetë në diskutim si vlerë.
Nga sot do të vazhdojë transporti me kapacitet të plotë, se edhe operatorët duan ta ofrojnë shërbimin siç duhet për shkak të asaj që u pa këto dy ditë.
Do të kemi edhe takim tjetër javën që vjen për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike, si TVSH, akcizë, kategoritë që udhëtojnë falas.”, shprehet shoqata.
Shoqata hajduto-mafioze me ju nuk duhet biseduar por duhet shporrur
Drejtorët e linjave të transportit publik janë mafioza. E bëjn kontratën me puntorin, më pas i japin fund brënda ditës pa u shqetsuar aspak për pasoja, pasi kan dritën jeshile nga ministria ekonomis ,ministria infrastrukturës, dhe shoqatës së transportit ku me bekimin e kryetarit të bashkis tallen me të gjithë qytetarët. Zyrat e tyre janë si në afrikë, vetëm një copë dërasë kanë si tavolinë, ndërsa urbanët nuk pastrohen prej vitesh, me xhama të plasaritur dhe motor të lodhur. Veç faturinos we ulërin si qen për shitjen e bllokut të biletave, më pas vjen dhe kontrollori faturinove që shqetson për së dyti herë qytetarin. Akcizën për litër do e përfitojn, reduktimin e transportit do e praktikojn dhe zhvatjen për një shërbim që nuk i shërben askujt, do përballemi.