Pensionet, 167 milion euro shtesë/ Paratë e pashpenzuara nga ministritë transferohen në Fondin e veçantë

20 Shkurt 2026, 19:20Ekonomia TEMA
Pensionet, 167 milion euro shtesë/ Paratë e pashpenzuara nga

167 milionë euro janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve që është hapur pranë Bankës së Shqipërisë.Ministria e Financave njofton se të gjitha fondet buxhetore që nuk u shpenzuan nga ministritë dhe institucionet publike gjatë vitit 2025 tashmë janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve.

Shuma e depozituar në Llogarinë Speciale pranë Bankës së Shqipërisë  synon të forcojë stabilitetin financiar të skemës publike të pensioneve duke ulur deficitin që ka kjo skemë.Transferimi i këtyre fondeve do të përdoret për të  përmirësuar sistemin e pensioneve në vend.

Prej kohësh institucionet në vend kanë njoftuar hartimin e një reforme të Pensioneve me qëllim ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për çdo qytetar.

Transferimi i këtyre fondeve buxhetore është kryer në zbatim të Aktit Normativ si dhe në përputhje me kuadrin ligjor për menaxhimin e sistemit buxhetor.

Ky është një hap konkret në drejtim të forcimit të qëndrueshmërisë financiare të sistemit të pensioneve dhe garantimit të një mbështetjeje më të drejtë dhe më të sigurt për pensionistët.

4 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Per 60 perqid te pensionisteve qe EDI ju dha noc rrokun do te perdore keto euro, per ta balancuar situaten duke e sfumuar ate padrejtesi dhe poshtersi qe u be me vendimin per shtesen e pensioneve

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mjeku i dale ne pension minimal ne vitin 2000

      Jo do te korigjoje 45000pensioniste qe kane dale para 2014-tes per ti bere te barabarte me koleget e tyre qe kane dale pas 2015- tes dhe marin dyfishin e pensioneve te atyre qe kane dale para 2014-tes , eshte nje padrejtesi qe duhet korigjuar ? Nuk mund te kete pension , nje mjek apo infermjer te barabarte me nje sanitare ? Kete ligj vendosi sali efendiu ne vitin 1993 duke na dhene LEMOSHE , kete duhet ta korigjoje qeveria Rama ?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parku Rinia

        Premtimet boshe e ne stil banditesk, ------ ¨una tantum¨ ketu

        Përgjigjjuni
    2. I
      Islam haskasa laprak

      E pershendes kryeministrin .dhe e falemderoj

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje