Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë arrijnë nivel historik

30 Janar 2026, 19:55Ekonomia TEMA
Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë arrijnë

Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë kanë arritur në nivelet më të larta historike, duke kapur vlerën e 7.3 miliardë eurove në fund të dhjetorit 2025. Të dhënat zyrtare tregojnë se, krahasuar me fillimin e vitit 2024, kur totali i rezervës ishte 5.6 miliardë euro, rritja ka qenë me më shumë se 30 për qind.

Në përbërjen e rezervave vërehet një shtim i dukshëm i arit, i cili ka arritur në 430 milionë euro, nga vetëm 204 milionë në fillim të periudhës së raportimit.

Po ç’domethënie ka kjo?

Ari konsiderohet aset strehë në periudha pasigurie financiare, inflacioni dhe tensione gjeopolitike, ndaj rritja e tij rrjedhimisht ulë varësinë nga valutat dhe tregjet financiare. Forcimi i rezervave valutore rrit aftësinë e bankës qendrore për të stabilizuar kursin e këmbimit, për të përballuar goditje të jashtme dhe për të garantuar mbulimin e importeve dhe detyrimeve të jashtme, duke vepruar si një “jastëk financiar” për ekonominë shqiptare, shpjegon Lapsi.al. Rritja e çmimit të arit në tregjet ndërkombëtare reflektohet edhe në rezervën e Bankës sonë Qëndrore.

6 Komente

  1. R
    Roja

    Rezerva plot,po perqindja per qyetaret sa vjen dhe ulet!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Sa të shesim millin plot.republikën e kemi të fortë.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mondi Vlore

      Eshte normale po te vjedhesh remitancat e bashkatdhetareve qw dergojne kursime pe familjet e tyre!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Banka

        Nuk ēshtē e vērtet.Borxhi publik ēshtē 130% tē PBB, papunēsia ēshtē 33%, ka vēshtirsi nē pagesēn e infermierēve, gazetarēve,tē pērmbytjeve nē zona, Paqja fiskale nuk ekziston, rritja pagave ēshtē e mundur vetēm nēse punonjēsit punojn dyfish.Sot kemi vēshtirsi tē financohemi nē tregje pasi bota sovrane ēshtē BB nga AAA qē e kanē shtetet ku enigrojn qytetarēt tanē.Nga 911 000 turist qē kishte vēndi yn nē 2025, kētē vit nuk do jen as 119 000 ,pasi situata politike ēshtē e rēndē, dhe pērmbytjet e muajit dhjetor -janar, bēnē qē dhe ata pak tē huaj ti braktisin pronat e tyre nē vēndin tonē.Shikoni big brother qē banorēt dēbohen me barkun bosh.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Don Jon

          Papunesia 33% !!?? Vec per pune nuk mund te ankohesh sot ne Shqiperi se mungojne punetoret e jo puna!!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shefi 55

          Nuk tregohet leku i shtepise o zoteri! Keshtu po i thoni anglezit a ndonje tjetri hajde merreni3 sikurse moren floririn qe kishim gjate luftes. Keta jane mjeshtra per te sajuar pretekste.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje