Shqiptarët nuk sigurojnë shtëpitë, vetëm 7% e pronave të mbrojtura nga fatkeqsitë natyrore

11 Janar 2026, 21:40Ekonomia TEMA
Shqiptarët nuk sigurojnë shtëpitë, vetëm 7% e pronave

Më shumë zjarre të rëna në verë, të pasuara nga përmbytje të shumta në dimër. Megjithëse Shqipëria po ekspozohet gjithmonë e më shumë ndaj fatkeqësive natyrore, qytetarët vijojnë t’i drejtohen shtetit për rimbursim, edhe pse fatin e banesave të tyre e kanë pasur vetë në dorë përmes sigurimit vullnetar.

“Duke qenë një produkt vullnetar, nuk është i shtrenjtë dhe duhet të përqafohet nga individi për të menaxhuar rrezikun e vet. Qytetarët shpenzojnë për të blerë internet, për produkte të ndryshme luksi, por nuk shpenzojnë – ose më saktë nuk investojnë  për të menaxhuar këtë rrezik nga përmbytjet, tërmetet apo zjarri, duke menduar se nuk do t’u ndodhë ose, nëse ndodh, do t’i drejtohen shtetit”, tha Artur Ribaj, ekspert sigurimesh

Edhe pse sigurimi i pronës është vullnetar, si në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, në Shqipëri, sipas të dhënave, vetëm 5–7% e pronave kanë qenë të siguruara deri vitin e kaluar, një nivel shumë më i ulët krahasuar me vendet e zhvilluara.

“Edhe përqindja që ju citoni i referohet kryesisht sigurimit të detyrueshëm për shkak të kredive, pasi këto prona janë të ekspozuara ndaj bankave dhe duhet të sigurohen. Problemi është historik, por lidhet edhe me mungesën e kulturës së sigurimit të pronës nga vetë individi për të menaxhuar rrezikun, si dhe me faktin që kemi mësuar popullatën se, nëse ndodh një dëm, duhet të përgjigjet shteti,” shprehet ndër të tjera zoti Ribaj.

Sigurimi i pronës në Shqipëri ndaj fatkeqësive natyrore ka një kosto mesatare prej rreth 1 euro për metër katror në vit. E thënë ndryshe, për një banesë 100 metra katrorë, sigurimi vjetor nuk kushton më shumë se 100 euro dhe mbulon dëme nga 20 deri në 40 mijë euro, në varësi të shkallës së dëmtimit të banesës./vizionplus.tv

5 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Ce do, perdore taksat tona shteti qe tua rregulloj, pasi i ka vjedhur nje here parate per ndertimin e masave mbrojtese ndaj fatkeqesive natyrore.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Durres

      Meqenese eshte vullnetare pagesa per shtepite , atehere ata qe nuk e kane paguar cfare mutin duan ? shteti thit qe 7% jane siguruar shtepite , e shteti te demshperbleje ata 7% qe e kane siguruar , ska pse te paguaj te tjeret , une kam jetuar ne Durres te keneta , i njoh nje pjese te madhe ata me fytyra , e pashe protesten te bashkia dhe nga 80 vete qe orotestonin 60 e me teper ishin banore te kenetes ku dhe nuk kane paguar sigurimin e shtepive .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Manipulimet me Siguracionet !

        Deri sa fatekeqesite kure ndodhin nga natyra ! shteti e ka perdetyre te perballoje demet e shtepive qe demtohen.... nuk ka perse te paguajne njerezimi Taksa ekstar pagesa per te siguruar shtepite e tyre ! kerkoni ne Internet dhe lexoni se kush jane ata pronare te Firmave te Siguracioneve per shtepite ! aty do te gjeni Emrat e Miliardereve qe zanafillat e pasurive qe kane vene , i kane qe mbas viteve 90 ! ( jo te gjithe mbase ! ) Po te kerkoni dhe te Interesoheni shume e me shume , aty do te gjeni Emrat e ish Ministrit et Finacave ! ( Emri Mbiemri ? ) i cili jeton ne USA , dhe pasurite i ka te shperndare ne fisin e gjakut te tije.....duke filluar qe nga USA - Australi- Greqi - shqiperi po e po .. Gjithsesi secili e vendose vete !

          1. R
            Rorirota

            Paguajnë për internet se duan të shohin Big Brother dhe telenovela turke, e Berishën përditë në orën 12.00. Nuk sigurojnë shtëpinë… presin shtetin të paguajë… kapitalizmi nuk është socializëm që shteti përgjigjej edhe pse ti s’paguaje taksa.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje