Ulja e normës së interesit do të lehtësojë shqiptarët që marrin hua në banka

12 Nëntor 2024, 22:10Ekonomia TEMA
Ulja e normës së interesit do të lehtësojë

Kreditë do të bëhen më të lira në vijim. Pas uljes në 2.75 për qind nga 3 për qind që ishte normën bazë të interesit për lekun, Banka e Shqipërisë vlerëson se shqiptarët do të paguajnë më pak për huatë që do të marrin apo për ato që kanë për të shlyer.

“Ekonomia shqiptare do të ketë në dispozicion një ofertë të kredisë bankare që i shërben plotësimit të nevojave të saj për konsum dhe investime dhe ajo që duhet theksuar është me kosto të ulëta financimi”, tha drejtori i Politikës Monetare Erald Themeli.

Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli sqaron se ulja e normës bazë u bë për të shkak të rënies së shpejtë të inflacionit, i cili nëse vazhdon të ulet cenon edhe rritjen ekonomike.

“Analiza dhe parashikimet konkluduan që balancat rreziqeve në afatin e shkurtër qëndrojnë në kahun e poshtëm që do të thotë që goditjet e ofertës që kanë sjell rënien e inflacionit gjatë vitit 2024 do të vazhdojnë të jenë të pranishme gjatë tremujorit të 4 madje rrezikojnë ta zhvendosin këtë tregues edhe poshtë projeksionit tonë qendror prej 1.për qind. monetare”, deklaroi Themeli.

Nga ana tjetër ulja e shpejtë e inflacionit ka dhënë ndikim pozitiv tek qytetarët dhe bizneset.

“Të ardhurat e disponueshme të familjeve të siguruara nga punësimi pagat, rritja e remitancave janë në zgjerim dhe garantojnë rritje të konsumit dhe të mirëqenies së tyre. Edhe bilancet e bizneseve janë pozitive”, theksoi Themeli.

Banka e Shqipërisë vlerëson se mbajtja nën kontroll e inflacionit, rënia e borxhit publik dhe njëkohësisht rritja e pagave dhe e punësimit, garantojnë një rritje të qëndrueshme të ekonomisë së vendit. (Marjo Brakaj)

1 Komente

  1. .
    ...

    Shumë mirë Banka e Shqipërisë, po a do t'i përgjigjen bankat e nivelit të dytë proporcionalisht kësaj ulje? Nëse jo, përfitojnë bankat, populli i paguan kostot, dhe se nesër ato i çojnë prap në fis. Sqarohemi popullin se ndonjëherë i ngatërroni kot.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje