“Përcjellin ndjenjën e përkatësisë së popullit shqiptar”, ja fanellat e reja të kombëtares për stërvitjen në Euro 2024

23 Maj 2024, 14:39Sport TEMA
“Përcjellin ndjenjën e përkatësisë së

Jemi vetëm pak javë para startit të Euro 2024. Sylvinnho ende nuk ka bërë publike listën e të grumbulluarve, teksa të gjithë tifozët presin me padurim për të mësuar se kush do të jenë të përzgjedhurit e brazilianit për finalet e kampionatit europian.

Pavarësisht kësaj, FSHF ditën e sotme ka zbuluar fanellat e reja që futbollistët do të mbajnë veshur. Nëpëmjet një video në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me kompaninë “Macron Football” kanë krijuar uniformat e reja që do të përdorin lojtarët gjatë stërvitjes para ndeshjeve.

“Ngjyrat tona, simbolet tona!

Futbollistët kuqezi do të zbresin në stadiumet e “Euro 2024” me fanellat e reja të nxehjes nga ‘Macron Football”, që përcjellin në çdo kuptim ndjenjën e përkatësisë së popullit shqiptar”, thuhet në postimin e FSHF-së. Ndërkohë të gjithë tifozët do të kenë mundësinë të blejnë këto fanella online.

15 Komente

  1. S
    SS

    Fanellë zhgarravinë, nuk ka një stilist të aftë të modeloje një fanellë të thjeshtë e elegante?

    Përgjigjjuni
    1. 2
      222

      Jane fanellat per nxemje jo te fushes

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cajupi

      Shume e bukur, agresive.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Ohrid

        Bastardimi vazhdon. Shkijet Duka

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Jan bluza per gjys ore nxemje ne fushe para ndeshjes!!

          Përgjigjjuni
      2. K
        Kot

        Duken sikur jane njollosur me gjak.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamuri ( jo Noka )

          Sikur i keni ble te Gabi ,çfare eshte kjo fanelle shume e shemtuar ,ndērojeni sa me shpejt ,mire qe ky pronari Duka nuk ka stamposur (Lironi Non Graten ) fanella perfaqeson gjithe Shqiptaret ,e duheshin nja tre modele e te behej pyetje per cilen fanelle jeni .

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shmili

            FANELLE SYREALISTE ! Autori dadaist,

            Përgjigjjuni
            1. S
              Saranda

              Kjo fanell eshte vizatuar e bojatisur ne Surrel, vazhdon tallja me shqiptarine.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erdogan

                O Saranda penta lexoje mire shkrimin. Ne fund ta shpjegon se jane fanella per stervitje jo uniformat zyrtare. Pra si me ta shpjegu une ty, nuk eshte kostumi qe vishet per ne dasem, por bizhamet kur fle ne shtrat. E kuptove o fyll surreli? hahahahahahahaha

                Përgjigjjuni
                1. e
                  edmond( koder rreshen)

                  Erdogan ! D.m.th se kjo Uniforma asht si Pizhamet para se me flet gjum ! Me ni fjal rezultati i neshjes dihet se do na zej pergjumshem Italia Spanja dhe Kroacia ! Nuk u gjet ni model si "uniformat e punes" me ni logo me germa Arabe, per te tregu se si festojm kur bajm golin ! Motoja do ishte ,: Pun dhe shum pun,per te justifiku se perse jemi ne Gjermani ,kurse mbishkrimi Arab,domethanja si festojm kur shenojm,ne kombinacion me beli tanzen, kur festojm ne dhomat e zhveshjes !

                  Përgjigjjuni
              2. C
                C'eshte kjo Fanell o duk pederi !

                ne Fanellat Shqiptare duhet te jen Flal te kuqe dhe disa si vale te zeza ke krahet ose vetem te Kuqe Flak

                Përgjigjjuni
                1. V
                  VAR-i

                  Hiqeni këtë fanellë se na trembët fëmijtë. Si t’u themi që deri tani ata e dinë ,se i kemi rritur me këtë ide,se uniforma e parë është kuq e zi ,ku bluza është e kuqe si flamuri dhe të mbathurat në ngjyrën e zezë. Pra uniforma aktuale ka kuptim kështu dhe është serioze,por të sajosh brënda bluzës pislliqe të tilla,si kjo e paraqitur këtu,është gjithçka nga dikush me qëllim.

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    kacubani

                    Beni nje fanell te thjesht ,,,ngyra e kuqe e erret dhe nje rosak me dy koka ,,, se shqiponjen me dy koka dhe kryq e ka serbia ,,,,ka qen perandori ,, ,haha

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tuttifrutti

                      nuk e nderron dot fanellen fshf se kontrata me macron thote nje here ne nje ose dy vjet ,qe do te thote do luajme me te njejtat qe bene fazen eliminatore......dhe nxjerrin bluzat e warm up ...sa qesharake

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje