Në Dortmund, aty ku Shqipëria do të luajë me Italinë më 15 Qershor ndeshjen e parë të Europianit edhe pse stadium është rreth 62 mijë vendësh nuk do të ketë hapësirë për të gjithë tifozët.
Por në qytet do të ngrihen “fan zona” që do të kthehen si një arenë futbolli. Më e madhja do të jetë ajo në parkun kryesor të qytetit.
Deri në 25 mijë persona mund të shfrytëzojnë njëherësh këtë hapësirë ku do të vendoset një ekran 144 metra katrorë në Westfalenpark.
Po një tjetër zonë tifozësh do të funksionojë në qendër të qytetit, pikërisht në Friedensplatz.
Kapaciteti do të jetë rreth 6 mijë persona ku në momentin ku nuk do të ketë një ndeshje grupe muzikorë dhe DJ do të argëtojnë të pranishmit.
Nga 14 Qershori deri më 14 Korrik në të gjithë Europën vëmendja do të jetë në Gjermani.
Lini një Përgjigje