Lënia jashtë nga Sylvinho shkaktoi shumë pakënaqësi, FSHF merr "me të mira" Myrto Uzunin

31 Maj 2024, 15:09Sport TEMA
Lënia jashtë nga Sylvinho shkaktoi shumë pakënaqësi,

Dita e sotme për Myrto Uzunin është shumë e veçantë. Sulmuesi i kombëtares feston 29-vjetorin e tij të lindjes dhe urimet për të janë të shumta.

FSHF nuk ka harruar dhe ka uruar beratasin në këtë ditë të veçantë. Federata i uron sa më shumë suksese në jetë dhe karrierë. 

“Sot feston ditëlindjen e 2️⃣9️⃣-të sulmuesi  i Kombëtares, Myrto Uzuni! Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron gjithçka të mirë në jetë dhe karrierë!

Gëzuar ditëlindjen Myrto!”, ka shkruar FSHF-ja.

Kujtojmë se Uzuni ka mbetur jashtë listës së Sylvinhos për Euro 2024. Lënia jashtë e tij ka shkaktuar shumë reagime. Një zgjedhje taktike e brazilianit për ta lanë jashtë sulmuesin, i cili ka qenë një pikë kyçe në kualifikuese me kuqezinjtë.

2 Komente

  1. Çim.ça.ko..!

    Ndoshta e gabuar!! Uzuni e meriton kombëtaren. Çdokush mund të gaboj.. Edhe profeti gobon..!

    Përgjigjjuni
    1. e
      e verteta

      Uzuni ben ndeshje te bukura me klubet dhe shenon por kur vjen puna te Kombetarja i drishen gjunjet, e njejta gje vlen edhe per Manajn.Te shohim cfare do beje ky i fundit ne Europian por nuk ka treguar gje sa here ka luajtur me Kombetaren.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje