“Nuk kishte pastërti me Cikalleshin”, Astrit Hafizi: Tani gjithçka rrotullohet rreth Brojës, ja pse nuk u mërzita për Uzunin

30 Maj 2024, 19:38Sport TEMA
“Nuk kishte pastërti me Cikalleshin”, Astrit Hafizi: Tani

Lista e bërë publike nga Sylvinho bëri jo pak zhurmë, ku ajo që ra në sy ishte mungesa e disa legjionarëve “big”, lojtarë si Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni apo Keidi Bare. Ashtu siç pritej diskutimi ishte i madh mbi zgjedhjet e trajnerit, do të ishte i njëjtë edhe nëse linte jashtë lojtarë të tjerë, por diskutimi ishte më i madh, mbi të gjitha për Sokol Cikalleshin, një lojtar që me Sylvinho-n në stol kishte luajtur 7 nga 8 ndeshje si titullar.

Astrit Hafizi, ish trajneri i Kombëtares, në një intervistë për News24, theksoi se me Cikalleshin nuk kishte pastërti, ndërsa për Uzunin nuk u mërzit shumë pasi është një lojtar i ri dhe do të rikthehet sërish në Kombëtare:

“Shyqyr që ia arritëm kësaj dite që të këtë surpriza, sepse, ndonjëherë, në Kombëtare dihej se kush do të vite, flas këtu shumë vite përpara. Tani, kemi një bollëk lojtarësh, të cilët trajneri i zgjedh sipas situatave. Unë mendoj që ndoshta, argumentet, apo justifikimet që kanë pasur për ndonjë lojtar nuk kanë qenë bindëse, si në rastin e Cikalleshit që nuk e kuptova qartë se pse nuk është grumbulluar.

Mbase për Cikalleshin është çështje moshe, pasi çdo fillim e ka një fund, por lojtarë të tipit Cikalleshi duhen trajtuar ndryshe. Këto vitet e fundit, 10-15 vitet e fundit, lojtarë të kësaj moshe nuk janë trajtuar si duhet në Kombëtare. Ato kanë detyrimin minimal për t’i treguar arsyet, duhen shpjeguar vendimet. Në fakt, kjo nuk është bërë me Cikalleshin, duke e detyruar të largohet nga Kombëtarja. Nuk ka një pastërti komunikimi me lojtarë të tipit Cikalleshi”.

Me Cikalleshin jashtë, Hafizi mendon se tani do të jetë Armando Broja qendra e sulmit, gjithçka do të rrotullohet rreth tij:

“Vetë zgjedhjet të çojnë në një pikë, edhe pse këtë e di më mirë Sylvinho. Unë mendoj se për sa kohë u bë kjo lëvizje, Broja do të jetë pika kryesore, rreth këtij lojtari do të rrotullohen gjërat në sulm”.

Ndryshe nga Cikalleshi, Hafizi mendon se për Uzunin diskutimi është ndryshe, është i ri dhe mund të rikthehet sërish në Kombëtare, që në shtator, për Ligën e Kombeve:

“Unë nuk mërzitem shumë për Uzunin dhe Baren. Dëshirë kisha që Uzuni të ishte në Kombëtare, për atë që ka dhënë, por do vijë sërish, nuk i ka kaluar mosha. Këtu janë zgjedhje që as unë nuk i mora vesh, por Uzuni do të kthehet prapë, nuk ka arsye pse të mërzitet. Unë mendoj që këto janë zgjedhje të momentit, por për Cikalleshin diskutimi ishte ndryshe”.

Ish trajneri i Kombëtares nuk është dakord as për lënien jashtë të Keidi Bares, për më tepër që zëvendësuesi i tij është një lojtar si Abrashi, zgjedhje që e ka të vështirë t’i arsyetojë:

“Edhe këtu kishte pak kontradiktë. Arsyeja ishte, na duhet një lojtar që ka shpirt, që ka zemër, një lojtar që lufton, që ka dhënë, por Abrashi ka shumë që nuk është ftuar. Edhe Cikalleshi ka zemër, ka shpirt, ka dhënë shumë, të dy lojtarët kanë të njëjtën moshë, pra ka një arsye tjetër pse Cikalleshin nuk e kanë marrë dhe Abrashin po, duke parë që është në mesfushë ka shumë lojtarë si Asllani, Ramadani, Laçi etj. Nuk e di, nuk gjej dot një shpjegim, vetëm Sylvinho e di”

Pavarësisht emrave dhe listës, Hafizi theksoi se Sylvinho nuk duhet paragjykuar, pasi zgjedhjet janë ekskluzive të trajnerit.

9 Komente

  1. T
    Tifozi plak

    Te njejtet njerez qe thonin se Uzuni nuk eshte material per ndeshje te nivelit te larte te kombetares nashi qajne se pse nuk e thirren .Tobe ekstrafukurallah .Keto jane ndeshje ne te cilat kombetarja mund te kete 1-2 raste goli dhe i duhet nje lojtar i cili te shenoje jo nje lojtar qe nga 100 raste mezi prodhon dy gola

    Përgjigjjuni
    1. Je shume I sakte, Bravo!

      Përgjigjjuni
    2. p
      pjeter

      Astri Hafizi je bere i pa durushem! Duhet te kesh respekt per idete e menyren e lojes qe ka koleku yt,duhet akoma te luajm,dhe nuk pushoni duke shprehur smiren tuaj,ziliqare patollogjike!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adriatik

        Po ik ore Hafiz, ti gjithmonë ke sharë ç'do tranjer që ka marë kombëtaren. Po ke byth merr një ekip e na trego ca vlerash ke.Boll na çave trapin.

        Përgjigjjuni
        1. r
          realist

          PIKE !

          Përgjigjjuni
        2. 2
          222

          Ori aty përpara një shtyllë duhet....po nji ama Edhe e kemi Brojën... Vetëm RESPEKT për Kolin! po 26 jan

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anti

            Ky eshte shume i zgjuar. Kur flet te gjithe mbajne shenime. Nuk e di pse jane kaq cmirezinj ndoshta nga qe si pjerdh me kush por ama helmin ne thonjza e hedhin. Eshte normale qe do te kete pakenaqesi dhe kritika por kur ato jane destruktive thjesht percajne dhe hedhin faren e dyshimit. Do vinte nje dite edhe per Cikalleshin dhe ne kete moment alternativa e tij eshte nje i ri i fuqishem ne superforme dhe duke qene se sulmi duhej reduktuar pasi ne me shume do luajme ne mbrojtje u pa e udhes te mos grumbullohej kur te mbaroje Evropiani qe per ne rruga do te jete e shkurter ishalla gabohem ti japim nje medalje mirenjohje Cikalleshit dhe personi qe do ja vendos te jete Astrit Hafizi. Shkurt na cate trapin Cikalleshi me teper ka qene i vlefshem ne mbrojtje se ne sulm na e bete sikur me qene Messi skeni te mbaruar me zhurmen po shyqyr zotit qe ata sjua fershellejne dhe kjo pune ka mbaruar.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilir

              Ky ja fut kot se ka qen dhe vet trainer.Pse duhej patjeter ta merte cikalleshin nese do e merte per merita ka dhe te tjer ndersa per nivel ai nuk mundet te thirej perpara Brojes apo Manaj.Dhe vet niveli i cikalleshit 4 apo 5 ndeshjet e fundit ka lene shume per te deshiruar.Traineri nuk mer lojtaret cfare kan dhen por cfare forme ka.Per kintribut fshf do marri te fjith ata qe kan luajtur me kombetardn le ta marin dhe cikalleshin.Problem i madh pse nuk e ftoi ghjesht fare traineri ka vleresuar kush eshte me i mire

              Përgjigjjuni
              1. R
                Realist

                O Hafizi. O kokcep. "Gjithçka rreth Brojes" ??!! Jo or jo. Gjithçka rreth Gjimshitit dhe portier Berishes thuaj... se e gjithe loja do zhvillohet nga 0 ne 30 metra larg portes sone. Ne nuk kemi per te kaluar mesin e fushes...asnjehere...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje