Jasir Asani: E ndjej se do t’i shënoj Italisë në Europian

30 Maj 2024, 14:54Sport TEMA
Jasir Asani: E ndjej se do t’i shënoj Italisë në Europian

Jasir Asani është ndër lojtarët e parë që ka mbërritur në Tiranë për të nisur përgatitjet për Europianin.

Asani thotë se ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës do të zbresin në fushë me dëshirën që patën në fazën kualifikuese, për të fituar çdo ndeshje.

“Kemi lojtarë që hyjnë në fushë me mentalitet fituesi.

Nuk është rastësi që kemi ardhur në Europian dhe duhet ta bëjmë surprizën më të madhe”, tha ai.

Sulmuesi kuqezi shikon përtej ndeshjeve të grupit.

“Pse mos ta kalojmë grupin. Besoj se me tifozët do t’ia dalim që ndeshjen e parë”, u shpreh ai.

Shënuesi i 3 golave në fushatën kualifikuese të Europianit ka ende për të dhënë. Asani beson se do të tundë përsëri rrjetën.

“Shumë më pyesin a do të shënosh ndaj Donnarumma-s, Kroacisë apo Spanjës.

E kam një ndjesi që do të shënoj kundër Italisë dhe kam një ndjenjë që do të bëjmë gjëra të mëdha atje”, tha Asani.

Shqipëria e nis Europianin më 15 Qershor në Dortmund, pikërisht ndaj ekipit kampion në fuqi Italisë.

6 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

    Po patjeter qe do shenosh Po pse nuk e bere ne ndeshjet me amatoret e Ishujve Faroe dhe Moldavise ? Kur te bllokuan ato skuadra merre me mend cdo bejne italianet.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Normali

      haaaaa normal

      Përgjigjjuni
    2. A
      Albtifoz tironc

      Per momentin Asani eshte jashte forme. Me siguri Silvinjo e ka kuptuar dhe mundet ta mbaje ne stol. Sallakshi magjik eshte vertet ne nje faktor i madh i kualifikimit tone, dhe i jemi mirenjohes, por te luash me Italine duhet te jesh i afte te vraposh 90 minuta. Dhe padyshim nqs luan, do ti vene disa vete ta bllokojne. Te rrime me kembe ne toke se ndeshja me Kilin na tregoi se ne c'nivel jane ekipet e mira!!!

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Aq më mirë nëse i vënë disa vetë që ta bllokojnë, atëhere do të kemi më shumë lojtarë të lirë në fushë!

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dulja

        Sa golla ke me i ba Italies bre Jasir? 3, 4, apo 10?

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jasiri

          10 do i bej

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje