Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka komentoi në një intervistë për Euronews Albania listën e Shqipërisë për në Euro2024 të prezantuar 2 ditë më parë nga trajneri i kuqezinjve, Silvinjo.
I pyetur lidhur me lënien jashtë formacionit të Sokol Cikalleshit dhe më tej tërheqjen e tij nga Kombëtarja, Duka u shpreh se mërzitja e tij është legjitime si një futbollist që ka kontribuar për kombëtaren dhe mund të ishte pjesë e Euro2024.
“Mund të ishte shumë mirë, se ka kontribuar shumë, por nëse Cikalleshi do ishte brenda dhe Broja jashtë do kishim të njëjtin diskutim, ndaj thashë që kjo është subjektive.
Nuk mendoj se do isha më pak i mërzitur se Cikalleshi nëse do isha në vend të Cikalleshit.
Do isha mërzitur shume dhe ndoshta do bëja ndonjë deklaratë edhe më shumë se tërheqja nga Kombëtarja, sepse kur ti e do një gjë dhe ke kontribuar duket sikur vërtetë të është bërë një padrejtësi, dhe mund të jetë.
Sepse pikërisht për këtë është subjektive, në vlerësimin e dikujt është më i mirë Cikalleshi se Broja, në vlerësimin e Silvinjos është Broja më i mirë se Cikalleshi, me të drejtë është mërzitur”, tha Duka.
Nuk diskutohen dy sulmuesit më të mirë! Dikush mund t'a zgjidhte duke larguar një mesfushor ose mbrojtës. Përgjegjësia është e trajnerit, fitoren ai e dëshiron më shumë se kushdo. Mbase dëshiron të ketë më shumë barazime.
Nuk jemi ekip sulmues dhe nuk kemi lluksin te heqim mbrojtes.