“Dua të plotësoj ëndrrën e gjithë shqiptarëve dhe të babit tim”! Armando Broja: E kam gjithmonë në mendje, Shqipërinë ta çojmë në Botëror

29 Maj 2024, 12:58Sport TEMA
“Dua të plotësoj ëndrrën e gjithë

Armando Broja ka dhënë rrëfimin e parë në një media shqiptare. Sulmuesi i Chelsea ishte i ftuar në emisionin që transmetohet në Youtube dhe i dedikohet Kombëtares, Koha Shtesë, ku ka folur për gjithçka para EURO24 rreth Kombëtares, karrierës së tij dhe kundërshtarëve që do të na presin në Gjermani.

“Anglia më ka thirrur kur isha më i vogël, kam folur me babin dhe familjen. I thashë babit që unë kam qef që të luaj për Shqipërinë, është vendi më afër zemrës time, është vendi ku më ka lindur familja. E kam më shumë afër zemrës, edhe njerëzit që janë aty dhe tifozët. Ishte një zgjedhje që nuk e mendova dy herë.

Kam folur me Kovacic para 2 javësh, ai luan me Kroacinë dhe kemi qenë bashkë te Chelsea. Kemi folur dhe kemi thënë se do të jetë një gjë e bukur. I thashë që urojmë që të fitojmë ne, pavarëissht se do të jetë e Shqipëria. Nuk i thashë që do të shënoj, e mbajta vet këtë dëshirë, kemi qeshur së bashku.

Shqipëria në Botëror? Është padyshim objektivi im, e kam në mendje gjithmonë. Është e madhe jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët që nuk kanë shkuar kurrë në Botëror. Është gjëja më e madhe që mund të bësh si vend. Në Botëror nuk futen të gjitha, por vetëm më të mirat. Ne kishim qenë afër në një rast, por kemi edhe disa shanse të tjera përpara dhe uroj të shkojmë aty, dua të bëj ëndrrën realitet për të gjithë shqiptarët dhe babin”, tha Broja. 

10 Komente

  1. N
    Një gjerman prej Shqipnie

    Je talent ,por je i papjekur akoma,se merr topin e ikën me vrap ,nuk bën lojë kolektive. Dhe përpara se të shkosh në botror,bëj diçka tani që të jepet shansi në Gjermani. Hajt suksese!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futja

      Pooooo je trim i madh tiiiii

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bedriu

        Akoma me babin ti

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          ec ec se asgje nuk do besh

          Përgjigjjuni
          1. 8
            8 komentet e para 8 pederaste greqir

            sa me shum largohemi ne shqiptaret nga kjo Bordello e kryepederit ymer boze ,aq me shume mbushet kjo hale ,me pederastat graqir gerko serb

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kirederf

              Të uroj që mos të kesh dëmtim, se të gjithë mbrojtësit të ka zili,inat dhe përdorin çdo armë për të dëmtuar, kuptohet anën që vetem futboll nuk quhet. Para 42 vitesh, Mbrojtësi Italian Xhentile, shkaktoj 28 faulla ndaj miti Maradona

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifozi plak

                Ky eshte pa ekip dhe super i motivuar te tregoje vehtene.presioni eshte ne kundershtaret se shqipot shkojne sipas parimit te lashte shqiptar”c’i qi t’emen te kapim cfare te kapim”.nese mbrojtja resiston dhe fruston kundershtaret ky mund ti kape ne befasi me kundersulm duke shfrytezuar shpejtesine qe ka ,kuptohet nese eshte aq i shpejte sa dikur.perndryshe menyra tjater si mund te shenoje eshte me aksione te shpejta po na nuku i kemi mesfushore te shpejte si ne futbollin englez qe te krijojne hapesire per te te shenoje .

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  12 -zero gola

                  Ore Armando po Je djale I ri ,hiqe ate mjekren se nuk te shkon fare .se mire ata qe e mbajne per fe po ti je dhe katolik ….kishe lezet te shikoje djemte e kombetares dikur me tipare europiane edhe pse me fukara se juve sot….Shqiperine perfaqesoni Jo Iranin….do Hani gola do ngopeni dhe nuk ju ve njeri faj aq mundeni..ATA qe fluturojne me presh ne bythe nuk dijne gje nga futbolli,,tre ekipet qe do luaj Shqiperia Jane te klasit Boteror Jo te klasit te Dukes ….Do behet nje Show tip Ballkan vari trapin e tallava kenge per ata qe kujtojne se Kombi behet duke pellitur e duke kenduar kenge bajate kosovare…

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alban Labi.

                    Suksese djalë. Mos u pezmato nga shkruesit anonim që bëjnë vetëm kritika për të tjerët dhe vetë nuk janë të zotë për asgjë. Nuk janë të zotë as për të folur (shkruar) me edukatë në gjuhën shqipe. Shiko para dhe stërvitu fort. Mos u ndiko nga gojëhelaqët që nuk kanë bërë asgjë të mirë në jetë. Për veten e tyre, se për të tjerët as që bëhet llaf. Emri yt është BROJA. Emër i nderuar për të gjithë shqiptarët e mirë. Punë të mbarë djalë.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlonjatii

                      Mirë të thotë , mos i dëgjo plehrat por puno fort dhe për ekipin

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje