Perla e “gazetares” sportive, shfrenon imagjinatën: Amir Abrashi si Luka Modric

29 Maj 2024, 09:46Sport TEMA
Perla e “gazetares” sportive, shfrenon imagjinatën: Amir

Amir Abrashi ishte një nga emrat që bëri bujë në listën e Sylvinhos për lojtarët e grumbulluar të Kombëtares shqiptare në Euro 2024. Mesfushori i Grasshopper rikthehet në ekipin kuqezi pas gati 2 vitesh ku ndeshja e fundit ishte miqësorja e humbur 1-3 me Italinë më 16 nëntor 2022 në ‘Air Albania’.

Sylvinho e komentoi si një afrim për grupin duke qenë se 34-vjeçari ka një eksperiencë disavjeçare me Kombëtaren ku ka qenë titullar absolut edhe në Euro 2016.

“Pitbulli”, e quanim zakonisht bazuar në karakteristikat e tij në fushën e lojës ku grinta, pasoni, dëshira, palodhshmëria kompensonin cilësitë teknike që ndoshta i mungonin. Por, gazetarja sportive, Viola Spiro, mendon të kundërtën. Ajo e krahason Abrashin me Luka Modric për shkak të polivalencës në adaptimin e çdo skeme apo pozicioni në fushë.

“Abrashin do e krahasoja me Modric janë lojtarë që nuk luajnë vetëm në një pozicion apo skemë të caktuar”, u shpreh gazetarja në emisionin ‘Opinion’.

Kjo deklaratë perlë ka marrë ‘dhenë’ në rrjete sociale ku komentues të shumtë e konsiderojnë absurd këtë krahasim mes dy lojtarëve që janë, jo vetëm të ndryshëm në filozofi, por ku e ku në cilësi, me gjithë respektin për Abrashin i cili edhe vetë do të çuditej.

2 Komente

  1. c
    cazzomaiale

    Violen e kane mare per te thithur kar e per te ngritur kembet perpjete dhe jo per te bere gazetaren sportive. Se paska kuptuar mire detyren e ngarkuar

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtari.

      Po mire por edhe ndonje superlative e duan keta djelmosha nuk u ben keq.Po mos iu kundervihuni edhe ndonje supervleresimi.Armir mos e caj trapin se edhe mund te te kundervihen ti shiko vetem perpara ne Gjermani.Forca gjithe cunat qe jane perzgjedhur per ne Gjermani.Mos e nenvleresoni asnjehere vehten para askujte.Beni me se miri punen tuaj kaq eshte detyra juaj ndaj asaj fanelle qe keni veshur rrezultati eshte tjeter gje.Kam besim se do beni me te miren tuaj dhe grupin keni per ta kaluar pa frike.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje