Nga Drilon Xhepollari
Lista e trajnerit Sylvinho kishte disa risi dhe befasoi jo vetëm tifozët e kombëtares, por edhe opinionin sportiv.
Kjo listë e ndryshuar disa herë ishte një “thikë mbas shpine” për disa lojtarë, por mbi të gjitha për Sokol Cikalleshin, pa harruar Myrto Uzunin dhe “pitbullin” Keidi Bare.
Për kontributin që këta lojtarë kanë dhënë në kombëtare meritonin të ishin pjesë e Europianit, pasi të gjithë janë protagonistë në klubet e tyre, madje shumë më tepër se disa të tjerë në këtë listë, që qëndrojnë edhe në tribunë.
Për të argumentuar zgjedhjet e tij Sylvinho thirri gazetarët në një konferencë shtypi, por arsyetimi i tij nuk ishte bindës dhe ishte në siklet të madh.
Sigurisht, lista do të prodhonte diskutime dhe polemika, por a mund të lihet jashtë Europianit, një futbollist, i cili ka luajtur rregullisht në të gjitha eliminatoret (8) dhe në 7 prej tyre ishte titullar?!
Si mund të zbresë kaq shumë poshtë në hierarki një lojtar, kur vetëm para pak muajsh ishte zgjedhje e padiskutueshme për sulmin?
Kjo është pyetja që kalon në mendjen e çdo personi që lexon listën, pavarësisht nëse e ka dashur apo jo Sokolin.
Vërtet Cikalleshi ka shënuar vetëm një gol në eliminatore (në barazimin 1-1 me Moldavinë, që solli kualifikimin), por detyrat e tij nga trajneri ishin të theksuara mbrojtëse.
Çdo fillim e ka një fund dhe Cikalleshi nuk e meritonte këtë lamtumirë për atë që i ka dhënë kombëtares, por në këtë realitet që po jetojmë, mirënjohja ka vdekur!
E njëjta panoramë edhe për Myrto Uzunin. Autori i 11 golave në La Liga të Spanjës, mbeti jashtë Europianit, edhe pse statistikat e tij janë impresionuese.
Sulmuesi beratas është kritikuar në disa raste për paraqitjen e tij në kombëtare, por si mundet që ai të japë më të mirën në fushë kur trajneri nuk e aktivizon në pozicionin natyral që ai luan te Granada?
Dikur në të njëjtën mënyrë degdisën edhe Odise Roshin, i cili nga sulmues i linjës së djathtë, u kthye nga Edi Reja, mbrojtës i majtë dhe pas kritikave humbi veten dhe kombëtaren.
Roshi nuk foli dhe u harrua. Ndoshta kjo ishte një kronikë e paralajmëruar për Uzunin, por edhe Myrto, nuk reagoi dhe tani e pësoi.
Të shënosh 11 gola në La Liga, nuk është e njëjta gjë si në Emiratet Arabe, Turqi apo Kroaci dhe Sylvinho e di mirë se ka luajtur vetë në këtë kampionat.
Duke analizuar të gjitha ligat ku aktivizohen legjionarët, në këtë listë duhet të kishte vend edhe për një lojtar të kampionatit shqiptar, qoftë dhe vetëm për imazh të Superligës, për të treguar se në Shqipëri luhet futboll.
Ftesat e trajnerit Sylvinho për këtë listë ishin me dy standarde, ndoshta ai u ndikua, por realiteti është se me këto zgjedhje vrau shumë zemra dhe mbi të gjitha meritokracinë, që ai e kishte trumbetuar me të madhe kur u prezantua!
Te gjithe behen Trainere e specialiste,Lerjani ne dore atij qe pergjigjet per kte pune
E di shume mire qe Shqiperia nuk ka shance te kualifikohet ne grup dhe pergatit terrenin per te treguar qe ka patur te drejte, te ul vlerat e Silvinjos dhe te paramendoj se zgjedhjet ishin te diktuara nga te tjeret. Por nuk na tha se ç'fare ka fituar Shqiperia me Uzunin, Cikalleshin dhe Roshin? Ishim kampion bote? Europe? Ky nuk eshte specialist futbolli, thjesht nje çakall qe perfiton nga perleshjet e te medhenjve.
Natyrshem,qe fillojne lehjet kritike te hidhura,nga lloji xhepollarve,apo te deshtakve shkodrane vata,hafizi,qe mbartin vec xhelozine dashakeqe arnaute.
sa debil qe je... ky eshte sport komptetitiv jo tribune veteranesh o rush, shko futi ndonje birre me shoqet e rri rehat
Ne kombetare cdo ndeshje fillon nga e para dhe rendesi ka gjendja aktuale dhe ajo e para 6 muajve . Ne kombetare nuk thirresh si shenje mirenjohje per kontributet e kaluara se ashtu i bie qe te therresin sul demollarin qe ka 20 vjet qe e ka lene futbollin . Traineri ka 3 ndeshje me 3 kubdershtare te veshtire dhe ka thirrur ata qe mendon se do i bejne pune ne keto 3 ndeshje dhe jo ata qe i kane bere pune ne te kaluaren. Nashi ne e ka mire apo keq do e tregoj fusha e lojes ne 15 qershor .
Foli Driloni qe ka fituar Boterorin me ekipin e Devollit. Trajneri po mendon si te perballet me Spanjen, Kroacine dhe Italine, juve i bini defit me keta pleqte qe i bene gola Moldavise. Ai ve karrieren e tij ne diskutim me cdo levizje qe ben, keta ekspertet e leshit, flasin tani, do flasin edhe po humbi Shqiperia, do flasin edhe po fitoi.
Silvinjo na çoi në europian dhe i di vetë punët e tij , I vetmi që mund të flasë dhe të komentojë është Igli Tare Ju të tjerët HESHTNI , se na çatë bythën , llafazane , legena
11 gola ne la liga..........8 me penallti