Lista e Kombëtares në sytë e Vatës: Sylvinho shtroi rrugën për të ardhmen, i ka mbyllur derën Uzunit dhe Bares

28 Maj 2024, 18:27Sport TEMA
Lista e Kombëtares në sytë e Vatës: Sylvinho shtroi

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, komentoi në A2 Sport listën e Shqipërisë për Euro 2024, e cila u publikua një ditë më parë nga trajneri Sylvinho.

Vata shpreh çudinë se si kanë mbetur jashtë Cikalleshi dhe Uzuni, ndërsa vlerëson vendimin e sulmuesit për t’u tërhequr në këtë periudhë. Për Vatën, koha e Uzunit dhe e Bares është mbyllur në Kombëtare me Sylvinhon trajner.

“Lista është interesante, ka çdo gjë brenda, por edhe shumë enigma dhe shumë paqartësi. Në të njëjtën kohë është interesante, ky është futbolli, gjithmonë ka surpriza dhe pakënaqësi, luftë për ekzistencë.

3 futbollistë të ekipit kombëtar pretendojnë se kanë bërë maksimumin për të qenë pjesë, por sot nuk janë. Koha do ta vërtetojë nëse Sylvinho ka pasur të drejtë me vendimmarrjen e tij. Cikalleshi ka qenë lideri i ekipit kombëtar në majën e sulmit, shembulli i shpirtit të sakrificës. Ai ka qenë në 100% gjithmonë. Energjia e tij do t’i mungojë grupit. Edhe Uzuni është një djalë me shpirt luftarak që jep maksimumin. Ai ka merituar çdo minutë në kombëtare dhe me meritë ka mbërrit në La Liga dhe me të drejtën e Zotit kërkonte të ishte në listë. Në fund të fundit është një lider që merr vendimet më të rëndësishme dhe ai është Sylvinho me stafin e tij.

“Sokoli ishte përgatit me i dhënë fund karrierës me Kombëtaren pas Europianit. Sigurisht që do të jetë i zhgënjyer pasi në mendjen e tij ka menduar se do të ishte pjesë e grupit. Megjithatë, mendoj se ka marrë vendimin e duhur në këtë moshë që është, pasi do t’i duhet tashmë që të përqendrohet te klubi aty ku paguhet. Ai është një djalë me këmbë në tokë. E ka mbyllur në paqe. Ky është futbolli dhe kjo mund t’i ndodhë shumë lojtarëve të mëdhenj të futbollit”, u shpreh Vata.

Më tej ai komentoi edhe surprizat e listës, ata që janë grumbulluar. “Sylvinho dhe stafi i kanë analizuar detajet dhe futbollistët. Ata kanë marrë vendime jo vetëm për kohën tani, por edhe që do t’i shërbejnë të ardhmes. Me Sylvinhon trajner, koha e Uzunit dhe e Bares ka mbaruar. E vetmja shpresë për ta është që Sylvinho të largohet pas Euro 2024. Unë e shoh që këta dy futbollistë nuk janë të pëlqyer edhe pse nuk e di arsyen”, tha Vata.

6 Komente

  1. N
    Na myten

    Boll me ken' shkodran se t'tana i ban! Arlind Ajeti dhe Amir Abrashi kishin ca vite që e kishim mbyll por u futen prape ne ekip. Lista eshte sipas atyre qe ke perballë, Spanjës, Kroacisë dhe Italisë dhe perballe tyre duhen lojtare të fortë në mbrojtje, agresive dhe te shpejte në mefushë. Sulmi kismet. Cikalleshi eshte superlojtari qe eshte sakrifikuar me shume prej te gjitheve se ka luajtur faze mbrojtese, 65-70 minuta ne eliminatore dhe perballe ketyre ekipeve ne Euro jo vetem do te kishte te veshtire por do kthehej edhe ne barrë. Uzuni nuk mund te luante jo vetem se nuk eshte 100% por nuk hyn ne pune kunder atyre ekipeve pasi ai eshte me rezultativ ne pozicionin central dhe jo anesor ku si me Grenaden ashtu edhe me Kombetaren s'ka dhene asgjë. Do thirret ne eliminatoret e boterorit. Pa merak.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gostivari

      Pse këto komente. Cikalleshi nuk e ka shpejtësinë (dinamikën) e pak vitesh më parë. Po të njëjtën mangësi vuan edhe Uzuni. Vendim i vështirë, duke marrë parasysh meritat, por koha gëlltit jetën.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doli

        edhe futbollistet tane jane njesoj si politikanet nuk duhet ta kuptojne se koha u ka ikur mbeshtes plotesisht zgjedhjet e tranierit

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bujar Kanapari

          Cikalleshi vetelargohej pas Evropianit. Erdhi Mesi me Maradonen ne ekipin tone? Ka rimarre Abrashin per eksperience. Shume mire, dhe largon nje tjeter me experience. Po ti analizosh te dyja ndeshjet miqsore, edhe me Kilin skuadra ka luajtur mire, por skuadra nuk ishte e mbledhur, dhe u ndje mungesa e Cikalleshit. Nuk ka logjike, qe nje lojtar te kete qene titullare ne te gjitha ndeshjet kualifikuese dhe te mos thirret as rezerve. Ka marre Alinjin si mbrojtes i 9. A duhet te merrej para Cikalleshit?

          Përgjigjjuni
          1. R
            Ruzhdi Guleksi

            Urime Kombëtares

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real Madrid 15

              Mendoj qe Aliji edhe portieri I 4 jane te tepert dhe mund te bente vend per Cikalleshin, Baren dhe ndoshta per Uzunin, megjithese nga rastet qe humbi me Angline nuk u ngrit asnjehere tek pritshmerite. Bare ka fantazi me topin, po Gjasula ofron me shume edhe ka gjatesine ne avantazh me Baren. Abrashi eshte i pa prekshem .Daku edhe Broja zgjedhja e duhur per sulmin. Hoxha, Manaj nga mesi I te dytes. Daku me I shpejte , I ri dhe me I pregatitur fizikisht.Bajrami 20 minuta nga fundi. Nuk duket ne forme. Per mua: Strakosha, Balliu, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli ( Ajeti), Ramadani, Abrashi,Asllani, Asani(Muci), Daku, Broja.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje