“Më vjen keq për Cikalleshin, i ka dhembur më shumë se të gjithëve”, Lala komenton listën e Silvinjos

28 Maj 2024, 09:27Sport TEMA
“Më vjen keq për Cikalleshin, i ka dhembur më shumë se

Altin Lala ka komentuar listën e Kombëtares shqiptare për Kampionatin Europian 2024.

Ish-lojtari shqiptar është shprehur në një lidhje të drejtpërdrejtë me “RTSH”-në se ndjen keq ardhje për lënien jashtë të Sokol Cikaleshit.

Sipas tij, sulmuesit kavajas mund t’i ketë dhembur më shumë se kujtdo vendimi i Silvinjos, pasi mosha nuk e lejon të ëndërrojë sërish për një ngjarje tjetër kaq madhore sa Europiani.

“Janë surpriza që… sidomos për Cikalleshin, që më duket se i ka bërë të gjitha ndeshjet. Është shije shumë e hidhur, për faktin që është edhe në moshë.

Duhet t’i ketë dhembur që nuk do të marrë pjesë në këtë event kaq të rëndësishëm. Çdokujt i dhemb, edhe Uzunit me Baren, por ata kanë prapë kohë të luajnë me Kombëtaren. Për Cikalleshin më vjen keq. Silvinjo ka bërë mirë (në stolin e Kombëtares) dhe nuk duhet ta paragjykojmë.

Ai na ka surprizuar më parë me marrjen e Asanit, që ishte një faktor në sulm që ne u kualifikuam. Jam kureshtar, ose do të na surprizojë të gjithë, ose do të jetë e anasjellta, që do të marrë vetëm 23 lojtarë”, ka deklaruar Altin Lala.

2 Komente

  1. L
    Llalla ne Itali tuj u trainu ne Palester

    C'ka per te dhembur ktu mer Lala ! Si nuk mesuat njiher ju te pakten qe keni qen kq kohe edhe ne Gjermani se si funksiono sot kjo Bote e ngelet ne ato mentalitetet e vjetra ,te familjarizuar , pa ndryshsuar spak .Nqs nuk do ndryshonim Mentalitet ne Kombetaren sot s'do ishim ktu ku jemi . Ciklleshi mbetet nji Futbollist i nderuar e i rrespektuar nga gjithe Tifozat Shqiptaret , por vje nji momet dhe ai vet ,qe i do te miren Kombetares , hap kraun e i le te Rinjt te ken Shacin e tyre si Veterane mbetet i Nderuar . (das tut überhaupt nicht Leid ) uo Lal .Flisni Pozitivishte per Silvinjon e KOmbetaren e lerini kalamalleqet . Kombetarja sot ka Nevoje per nji Atmosfere Motivuese qe te shkojn te karikuar ne Hamburg__ jo thshetheme . __

    Përgjigjjuni
    1. M
      MIKEL SHESTANI

      Persh! " Dasma", qe filloi e vazhdoi me sukses duhesh te vazhdonte me dasmoret e dites se pare( me perjashtim te gjendjes fizike ose te ndonje faktori te rastesishem).Megjithate, i uroj suksese kombetares!.Flm

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje