Lista e kombëtares, kush janë legjionarët që Sylvinho ju mohoi Europianin

27 Maj 2024, 17:13Sport TEMA

 

Lista e kombëtares, kush janë legjionarët që Sylvinho ju

Myrto Uzuni, Sokolo Cikalleshi dhe Keidi Bare janë tre emrat me peshë në radhët e legjionarëve, të cilëve tekniku brazilian Sylvinho nuk iu ka dërguar një ftesë për në Euro 2024.

Sulmuesi i Granadas nuk ka bindur trajnerin e kombëtares edhe pse ka bërë një sezon të parë për tu vlerësuar në La Liga, duke shënuar 11 gola për ekipin bardhekuq.

Cikalleshi njëjtë si ylli beratas mbetet jashtë, edhe pse sulmuesi kavajas ka gjetur 12 herë golin dhe ka asistuar 5 herë në ligën turke gjatë këtij sezoni me Konyaspor-in e tij.

Vendin e tyre në repartin e avancuar Sylvinho ja ka besuar Rey Manaj, i cili u shndërrua në një makineri golash me Sivasspor-in e tij në Turqi, duke shënuar 18 herë në kampionat dhe 4 herë në Kupë, por edhe Arbër Hoxhës që ka luajtur titullar te Dinamo e Zagrebit.

Në repartin e avancuar sakaq bie në sy edhe mungesa e Arbnor Mujës, një emër i thirrur për herë të parë nga Sylvinho në ekip, por që humbi vendin e titullarit te Antwerp, ku luajti edhe në Champions League, duke u transferuar te turqit e Samsunspor.

As Keidi Bares nuk i kanë vlejtur minutat e shumta në këmbë, në sezonin e mirë që mbylli me Espanyol, në ligën e dytë spanjolle, ndërsa vendin e tij në mesfushë e merr një veteran si Amir Abrashi.

As Keidi Bares nuk i kanë vlejtur minutat e shumta në këmbë, në sezonin e mirë që mbylli me Espanyol, në ligën e dytë spanjolle, ndërsa vendin e tij në mesfushë e merr një veteran si Amir Abrashi.

Një tjetër mungesë, këtë herë në mbrojtje është Frederic Veseli, i  cili duket se ka vuajtur dëmtimin e fundit të sezonit me Karagumruk.

I pyetur për emrat e mëdhenj që mungojnë në listën e kombëtares kuqezi, tekniku Sylvinho në konferencën për shtyp u përgjigj duke thënë: “Nuk preferoj të flas. Preferoj të flas vetëm për lojtarët që kam në grup. Refuzoj të jap një përgjigje për ata që mbetën jashtë.

3 Komente

  1. V
    Vardari arbnor i Gërgurëve

    Suksese kombëtarja jonë ! Mbështetje Sylvinhos. Aspak punë e lehtë.I vie ca aromë Duke...

    Përgjigjjuni
    1. t
      teoniko

      Kte Abrashin ce do?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mario

        Je shume i Zgjuar Sylvinio.I lutesha Zotit(Jo se do dalim Kampione Europe),por Muna nuk ishte per Kombetare.Uzuni ka shume vitevdhe ka bo vetem nje Gol ne Kombetare.Cikalleshi eshte 35 vjec,luante nje pjese loje dhe sa fillonte e dyta Trajneri e ndrronte,Kuptohet Pse.Sa per Baren me vjen keq:Do doja Bare te ishte dhe Kumbulla jo,eshte Bythe si lojtar.Sa per Veselin nuk ishte per Kombetare.Nje liste e Mrekullueshme,kam Shprese.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje