Skema rezultoi një dështim, Duka mbështet “Final Four”: Është e sukseshme

27 Maj 2024, 14:57Sport TEMA

Në këto po momente po zhvillohet asambleja e përgjithshme e zakonshme 2024 e FSHF-së. Presidenti Armand Duka ka mbajtur një fjalim ku është ndalur edhe tek aplikimi i skemës së “Final Four”. Ai është shprehur se ishte një sukses.

“Këtë vit vëmendja kryesore ishte aplikimi i skemës së “Final Four” në kampionatin e djemve dhe vajzave. Pavarësisht stepjes dhe mosbesimit aplikimi i kësaj skeme rezultoi i suksesshëm.

Ky format i ri i kampionatit ka pasur diskutimet e veta por besoj se performanca e skuadrave dhe emocionet e fazës finale dhanë përgjigje pozitive për zgjidhjen tonë.

Urime ekipit të Egnatias që fitoi kampionatin por edhe ekipi i vendit të dytë, Partizani duhet të ndihet i fituar për çfarë dhuroi mbrëmë në stadiumin e “Air Albania”.

Urime edhe skuadrave që u ngjitën në Kategoritë respektive, Elbasani dhe Ballshi në Kategorinë Superiore dhe Tropoja me Pogradecin në të Dytën në të Parën”, tha ndër të tjera Duka.

1 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Shume i suksesshem; Rrogozhina vetehumbi ja 7 ndeshje radhazi ngaqe e kishte siguruar vendin e 4.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje