Grumbullimi me Shqipërinë në Europian, mbrojtësi kuqezi: Ëndërr e bërë realitet

27 Maj 2024, 19:34Sport TEMA
Grumbullimi me Shqipërinë në Europian, mbrojtësi kuqezi:

Pavarësisht sezonit të vështirë, trajneri Sylvinho ftoi Marash Kumbullën për Europianin.

Mbrojtësi i Romës por që së fundmi luajti për Sassuolon në huazim, bëri një reagim në rrjetet sociale, ku u shpreh i lumtur.

“Krenaria që ndiej tani është e vështirë të shpjegohet. Të luaj në këtë kompeticion duke përfaqësuar vendin tim është një ëndërr dhe më në fund do ta bëj realitet!

Do të jetë një turne shumë i vështirë, por jam i sigurt se si skuadër do të japim gjithmonë maksimumin për t’i bërë njerëzit tanë të gëzohen dhe t’ju bëjnë krenarë! Forca Shqipëri!”, – shkruajti ai.

1 Komente

  1. K
    Koli

    Ti je Dobet Marash.Vetem vitin e oare me Veronen ishe Mire,pastaj 2 vite me Romen ishe nje zhgenjim komplet.Po te merr vetem qe mos Digjesh fare si lojtar,se ke Sasuolo tregove qe luajte vetem 3 ndeshje,ku ne dy te fundi bere Autogol dhe Penallti kundra ekipit.Me pak fjale ti do kohe te marresh veten,tek Roma nuk je pjese e ekipit,me kete marrhe ne Europian behet qe te gjindet ekip per ty ne Itali,por nuk mendoj qe ke per te kuajtur ne Europian:Jane Gjimshiti,Ismajli,dhe Ajeti.Pas Mihaj vjen ti.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje