Të gjithë u çuditën dje, kur Silvinjo, në 27 emrat e publikuar për në përgatitjet e Europianit, nuk kishte përfshirë emra të rëndësishëm.
Askush nuk e priste mungesën e Sokol Cikalleshit, sulmuesit që udhëhoqi ekipin kombëtar si titullar në 7 nga 8 ndeshjet në grup, duke vrapuar, sakrifikuar, luftuar në çdo top dhe shënuar një gol të rëndësishëm nga penalltia me Moldavinë, barazim ky, që vulosi edhe kualifikimin në Europian.
Por, pse Cikalleshi mbeti jashtë?
Kjo ndoshta është pyetja që bën çdo tifoz shqiptar, edhe pse mund të ketë paragjykime për shkak të moshës së tij (34 vjeç), në fushë sulmuesi ka dëshmuar të kundërtën dhe për aq minuta sa ka qëndruar në fushë, nuk është ndalur në asnjë moment.
“Panorama Sport” mëson se ka pasur një balotazh të fortë mes Rei Manajt dhe Armando Brojës për të qenë pjesë e listës. Por, lobimi i dy sulmuesve për të qenë pjesë e listës ka qenë shumë i fortë nga shumë faktorë dhe si pasojë e saj, është zgjedhur “e keqja më e vogël”, duke u nxjerrë jashtë listës se Europianit Sokol Cikalleshi.
Myrto mori pushimet para kohe, duke lënë ndeshjet e fundit me Granadën dhe për t’u rikuperuar plotësisht nga shqetësimi në tendinë, por dje mësoi se nuk është pjesë e listës së publikuar nga braziliani. Këtë sezon sulmuesi beratas ka shënuar 11 gola në La Liga, një shifër e konsiderueshme për një sulmues që luan për një ekip që ra nga kategoria. Megjithatë, përshtatja në grupin e Silvinjos që me mbërritjen e tij nuk ka qenë më e mira. Gjithmonë ka pasur disi pakënaqësi të pashprehura publikisht nga Uzuni, sidomos për lënien në stol me Çekinë dy herë dhe Moldavinë. Gazeta mëson se kjo është vënë re edhe nga trajneri nëpër grumbullime dhe mund të jetë një faktor që e ka penalizuar 28- vjeçarin.
BARE-MUÇOLLI-MUJA-VESELI
Po ashtu jashtë listës mbeti edhe Keidi Bare që ka qenë pothuajse në çdo grumbullim me Silvinjon, pavarësisht se nuk është preferuar si titullar. E njëjta situatë edhe për Veselin i cili është thirrur por nuk ka luajtur. Ndërkohë dy Arbnorët, Muja dhe Muçolli nuk janë përzgjedhur nga trajneri, ky i fundit vuan edhe nga një dëmtim dhe nuk është gati. Sa i përket Mujës, transferimi në Turqi u duk si një hap mbrapa, por nëse shohim listën, janë shtuar mesfushorë me tipare mbrojtëse dhe mbrojtës të mirëfilltë./ PANORAMA SPORT
Pse i vini rrotull ketij problemi??!! Ja u tha shume qarte Silvinio,"grumbullova ata qe me pershtaten me shume me kundershtaret",Broja e Manaj jane me te afte per te marre e shfrytezuar asistet,qe me Spanjen e Italine nuk do jene te shmta ,Çikalleshi,qe lufton shume por nuk ka ate shpejtesine qe kishte dhe me Spanjen e Italine do ishte shume me veshtire per te se sa ata te dy,Dakun e ka marre si alternative,dhe eshte shume here me ne forme se tre te tjeret. Uzunin e penalizoi edhe demtimi, dhe duke qene qe ka Seferin qe i pershtatet me shume lojes se Silvinios sesa Uzuni,nuk mund ta merrte ne vend te Hasanit qe luan ne krah te djathte, plus Muçi qe qe me shume ka familjaritet nga e majta e sulmit,te gjithe u pershtaten roleve qe u kerkon trajneri,por rendimentin e japin me shume ata qe jane ne rolet natyrale. Nuk eshte penalizim per ata qe nuk u thirren,trajneri duhet te beje zgjedhjet sipas strategjise se tij per tre ndeshje,nuk eshte e thene qe te jete e sukseseshme kjo zgjedhje,por pergjegjesia bie mbi trajnerin per te zhjedhur ,fituar dhe deshtuar,neve na mbetet vetem tu urojme,qe çunat e kombetares te na nderojne,nuk ka shume rendesi se fitojne apo humbin,rendesi ka te na nderojne me paraqitjen e tyre ato tre ndeshje.
pikerisht se nuk ka shume rendesi kalojme apo jo , por vetem paraqitja, Cikalleshin duhet ta kishte mar. Jo vetem si vleresim dhe mirenjohje, por edhe sepse qe nga koha e Igli Tares nuk kemi pasur nje pyke ne sulm qe lufton per cdo top
Bravo. Perfekt ne analize dhe te lumte goja per urimin!
Halli i vertete eshte: si te shtojme sa me shume njerezit qe e kane procesin e te menduarit si Pjetri me lart. Na duhet sa me pare te fitojme kohen historike qe kemi humbur. Na duhen trajnere e ekipe ne cdo fushe te jetes qe mendojne si Pjetri.
Pse i bieni mđe qafđe Sylvinjos. Muji ka talent, por i mungon agresiviteti. Cikalleshi e Uzuni te ngathte.
Fiks, Pjetër!
Ky jecgu i Beratit me kombetaren nuk ben as per te mbledhur topat mbas porte e jo me te kete ndonje minut, , eshte nje pordhac, din vetem te ngreje breket me gisht ne njeren kofshe gjate gjithe ndoshjes , kurse Qika e Lleshit sillet ne fushe si motorr i prishur, kurese Jasir Asani duket si Taipi i Al Pazarit
Shko kullot dhit
Broja eshte deshtim total. Lojtar individualist qe nuk luan per ekipin. I vetmi shans qe ka Shqiperia eshte loja ne grup. Per frymen e ekipit nuk mund te sakrifikohet nje lojtar si Cikalleshi qe ka dhene maximumin ne 10 ndeshjet e fundit. Mjafton te shohim notat qe i ka vene UEFA
E sigurt qe ti nuk mer vesh nga football
O ti qe "merr vesh" nga futbolli.. sa minuta ka luajtur futboll Broja me ekipin e vet?? Çikalleshi ben pjese ne grupin qe na çoi ne Evropian dhe eshte e pakuptimte te prishesh kete grup, sepse ne nqs kemi ndonje shans te ecim perpara ne Evropian eshte vetem duke qene grup. Se individualisht jane te gjithe me mire se ne. Mgjth koha do ta tregoje.
O ti qe "merr vesh" nga futbolli.. sa minuta ka luajtur futboll Broja me ekipin e vet?? Çikalleshi ben pjese ne grupin qe na çoi ne Evropian dhe eshte e pakuptimte te prishesh kete grup, sepse ne nqs kemi ndonje shans te ecim perpara ne Evropian eshte vetem duke qene grup. Se individualisht jane te gjithe me mire se ne. Mgjth koha do ta tregoje.
Kombëtarja është kompetencë e trajnerit dhe pikë. Nuk zgjedh as ti as unë. Dhe thuaj shyqyr që erdhi kjo ditë që ka lojtarë të mirë më shumë nga ç'mban kombëtarja. Trajneri zgjedh më të mirët e të mirëve. Respekte edhe Çikalleshit.
Te krahasosh cikalleshin me brojen eshte njesoj sikur te krahesosh diten me naten,cikalleshi as per te kapur topat mbas porte nuk ben or miku im,i ka ik koha nuk vrapon dot dhe per ne qe me shume do lozim ne kundersulm duhet shpejtesi ne sulm
Pse cfar te keqe ka . Ju gjen lli Eri vendin ku te luni
Po, analizë e plotë, e detajuar, bindëse. Jo për t'i bindur të gjithë. Sikur futbolli të luhej me 22 lojtarë prapë disa do të mbeteshin në stolen e në tribunë.????
3 lojtare ka Shqiperia te nivelit larte profesionist. Cikalleshi, Asllani dhe Bajrami. Ne ka lojtare qe pershtatet me cdo lloj skeme dhe lojtari, eshte Cikalleshi. Luan me mire pas qendersulmuesit. Qe Selvijo te justifikoje listen, duhet te kthehet me Kupen ne Tirane. Cikalleshi nuk eshte ne planet e trajnerit pas Evropianit pasi mbyll ciklin. Per te mbajtur moralin lart tek lojtaret qe do luajne ne Shtator, sakrifikoi Cikalleshin, ku nuk u thirr as per te qene ne stol. Te tjerat jane pallavra. Manaj, mund te thirrej ne Shtator.
Gjimshiti, Mitaj dhe Broja keta jane tre yjet e Shqiperse
Bravo; P pjeter ka me paster dhe me arsyetim me te sakte,por ne e kemi ne gjak ose A D N qe ta bejme qimen tra.
Silvinjo i njeh mirë lojtsrët dhe e bën mirë punën e vet. Mos u merrni me thashetheme.
Zgjedhjet jane vetem te trajnerit.Me Cikalleshin eshte bere poshtersi mosmirenjohje qe nuk eshte grumbulluar.,se ishte shtylla e taktikes ne 5 ndeshjet e para.Me sa duket Silvinjo ne kete europinen kerkon ta rreshtoje ekipin si kater ndeshjet e fundit,qe nuk bene asnje gol,se silleshin sportistet si pordha neper breke.”Fundi dalte per hajer!”- a ka lene nje fjale Gjergj Mullaga.Fundi duket,por ne nuk duam ta shohim.Kater ndeshje miqesire,asnjera ne Shqiperi!?
Cikaleshi duhet te vare kepucet ne gozhde
Filluan hyn ne loj direkt matrapazet e gazetaris bastardet qe nuk njofin limit per nje grusht para , e kapen situaten , por ekipin e zgjedh trajneri o te pa udh , komtarja dhe europiani nuk esht vend qokash , cikalleshin edhe po ta merte ne stol do rrinte se esht me i dobet dhe me pak efikas se Broja , Manaj Daku Hasani Seferi dhe ata qe zgjodhi trajneri , gol deçiziv nuk ishte goli Cikalleshit por tre golat e Hasanit me tre ekipet me te forta ne eleminatore , Uzuni ka qen hija vetes vet ne eleminatore plus qe esht nje lojtar manget ne fush se ka 4 vjet nji gol ka ber me komtaren , ju doni qe ne te fitojm dhe te bejm diçka ne kte europian apo te bejm sfilat mode dhe lojtaresh pa vler ne fushen e futbollit , mjaft naj shpifet ca gjoia specialist fshatar qe kritikojn trajnerin per zgjedhjet e tij , ju nuk shkoni as ne stadium te shikoni nje ndeshje kampionati , na beni specialistin ju te ardhurit nga fshati , bashk me kta gazetar vampira qe marin noj leg dhe i thurin lavdi ssgjes , e shesin dinjitetin e ekipit komtar per dy kacidhe te pa udh , lereni Silvinjon te qet , ai ka zgjedhur lojtaret me te mir te momentit se kerkon rezultat , ju keni hall se nuk shikoni dot Cikalleshin dhe Uzunin ne fush , per cikalleshin kam respekt e me vjen keq por nuk esht me ne form se lojtaret e zgjedhur , ata le ta marin ta mbajn ne bankin te shikoj ndeshjet , por per ne formacion nuk esht , ne duam fitoren e ekipit ton ne rradh te par se kemi vetem 1 ekip , lojtar kemi plot , rrespekte per Silvinjon i uroj shanc fat e fitore ekipit ton te zemres ekipit kuq e zi .
Atehere, po Rroshi nuk duhet te ishte ne kombetare, sic riktheu Abrashin? Le te grumbullonte nje sulmues me shume dhe jo 9 mbrojtesa. Aliji nuk ka luajtur ne kualifikuese dhe nuk mund te perfshihet ne skuader para Cikalleshit. Ata qe kane kontribuar nuk lihen jashte.
Bravo! Respekte!
Ndoshta deri ne 7 Qershor Silvino mund te kryej ndonje ndryshim tjeter. Vertet me vjen keq per ata futbolliste qe i kane dhene shume kombetares dhe eshte shume normale qe ne Europian duhen lojtare me eksperience. Ndoshta trajneri do shohe se ai di c'ben.
Armando Broja nuk mund te jete ne balotazh me askend, eshte talenti me i madh qe ka pasur Shqiperia: Trajneri ose e merr, nese eshte gati per te dhene kontribut, ose e le jashte sepse eshte i demtuar. s'eshte ne forme, etj, etj., por nuk mund te jete ne balotazh me askend. Prania e Brojes ne kombetare nuk varet nga forma e te tjereve, por thjesht nga forma e tij.
Ata qe diskutojne Brojen nuk marrin vesh nga futbolli. Ai do ti ngreje kuotat e kombetares tone. Ne rast se do te shkojme larg, shkojme se kemi nje sulmues qe ben diferencen.
Mor tit vasili mos te ka qir gje mamken uzuni
Jooo Faslli . Babai i Myrtos e ka bërë "dëmin" me mamanë e atij Titit... Dhe si ndodh gjithmonë me këta vëllezërit e ftohtë , ky i Meros e ka inat atë të Spanjës , se ka bërë karrierë , dhe i duket sikur i'a ka vjedhur këtij që ha fara poshtë xhamisë ... URIME EKIPIT KOMBËTAR NË GJERMANI !!!
Zgjidhje e duhur ne sulm me lojtare teknike. Kemi vuajtur per ta.
Zgjidhje e duhur ne sulm.
Oooo Cikalleshin as ne Stol NUK e kisha thirrur jo mol te luj per Kommentaren.
Ç'ashtu bre, ç'ashtu! Na Plisat kena me kan n'Gjermani, e po mujtna me I dhan i dorë Komtares tonë me ba do golla. Ç'ashtu! Rrnoftë Sal Berisha, ene Albin Kurti! Forca Shqype!
Uzuni eshte lojtar i mire por me kombetaren ka shenuar qe kur s’mbahet mend kunder San Marinos .Per Cikalleshin ka patur kritika ne opinionin sportiv se ditet e tij me te mira me kombetaren kane mbaruar .Ajet ,Aliji dhe Abrashi jane zgjedhje te diskutueshme per ne qe s’i kemi pare duke luajtur .Kumbulla nuk e di nese mund ti besohet pas gafave qe ka bere me klubin .Broja mund te beje ndonje gje vetem ne kundersulm perndryshe kombetarja nuk i mesfushoret qe dine te ndertojne aksione e ta nxjerrin te lire si futbollin englez .kemi shprese te jete super i motivuar pasi do qe te beje emer te mire sepse eshte pa ekip .Daku eshte i forte e i shpejte e eshte gati te kere shpirtin ne fushe .Seferi njk e di nese ka shpejtesine e duhur per te luajtur ne keto nivele .Asanit ia kane kuotuar hilene e qe prej moldavise e bllokojne e s’e lene te gjuaje nga larg .Bajrami njk eshte ai qe ka qene .Gjimshiti ne forme por ka luajtur gjithe ato ndeshje te nivelit te larte me klubin e nuk i dihet nese ka karburant ne serbator .Portieret mysybet pa asnje minute e zoti e di nese jane ne forme apo jo .Silvinjo e di kete muhabet prandaj nuk ronovon.nese i del mire gjen nje kontrate me te mire diku tjeter .nese i del keq largohet sepse do jete veshtire te punoje me opinionin kunder .
Çikalleshi eshte kontibutorbi vjeter ne kombetare dhe per shkak te moshes kjo ishte mundesia e fundit per te qene pjese e kombetares.Te tjeret per shkak demtinesh,forme sportive nuk u grumbulluan, por jane te rinje dhe do kene mundesi te behen pjese e saj ne boteror dhe europian tjeter.Por duhet te marrim parasyshe dhe mendimin dhe idene e Silvinjos se me ke do ndertoje ekipin per te perballuar kundershtare te medhenj.
Mos ja fusni pordhes tani te gjithe mend jepni. Lista eshte e duhura tani nuk ja vend per qoka Cikalleshi vertet ka dhene por nuk merret lojtari per te ngrohur stolin. Abrashi ka qene lojtar formacioni por u demtua tani eshte gati ka shpirt luftarak fundja edhe si rezerve I ploteson kushtet.Aliji rezerve i asit Mario Mitaj si mengjarash qe eshte ajo qe me duket e egzagjeruar 4 portiere nuk jane te nevojshem.
Uzuni ne ekip luan mire ne kombetare disi frigohet mos pi fut topin ne port.Une jame i lumtur qe na erdhi koha lojtar te la liges mos me marr ftesen kjo tregon se kemi shume ngritje fati nuk ishte me ne ne kete grup por Silvinjo do te nxjerr maximumin ????????????
Ti Emiljano Xha Jaho Dhimitri e te tjere nuk kuptoni nga futbolli . Me komentet qe beni tregoni injorancen tuaj ne drejtim te futbollit te humanizmit dhe mirenjohjes . Per lojtaret frymezues gjithmone ka vend ne ekip . Sic eshte frymezues Mesi apo Ronaldo ne ekipet e tyre ashtu ishte dhe Cikalleshi per kombetaren tone. Ishte e domosdoshme eksperienca mundimi dhe djersa e derdhur ne keto eliminatore nga Cikalleshi . Mos grumbullimi i Cikalleshit eshte tradheti dhe mosmirnjohje nga ana trajnerit dhe e stafit . TURP.