Sylvinho merr në Gjermani 107 mln euro, mosha mesatare dhe pozicioni në UEFA problem për Kombëtaren në Grupin B

30 Maj 2024, 13:23Sport TEMA

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e Euro 2024 në Gjermani dhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho, shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar. Veç shqiptaro-brazilianit edhe rivalët e stolit në Grupin B, Italia, Spanja dhe Kroacia kanë shpallur listat (disa paraprake) të lojtarëve të grumbulluar.

Jo më kot sipas shortit ky grup për tanët u quajt "Grupi i Ferrit", me Shqipërinë që do përballet me ekipet 'big' të Evropës. Tanimë panorama është thuajse e qartë, ndërsa diferenca mes rivalëve është e madhe.

Lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho, në totalin e vlerës sipas "Transfermarkt" kapin shifrën e 107.30 milionë eurove, dukshëm më pak se rivalët. Mosha mesatare e ekipit kuqezi është 27 vjeç, ndërsa mbajmë vendin e 66-të në renditjen botërore të FIFA-s.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se Sylvinho nuk ka marrë asnjë lojtar nga kampionati vendas, ndryshe nga Spalletti, de la Fuente apo Dalic. Veçohet vlera 1.01 miliardë euro e Spanjës, ndërsa Italia ka 27 emra nga Serie A.

Për t'u theksuar se deri më 7 qershor 2024, një javë para nisjes së eventit, trajnerët do duhet të dorëzojnë në UEFA listën me 26 emrat final që do marrin me vete në Euro 2024.

Sylvinho merr në Gjermani 107 mln euro, mosha mesatare dhe pozicioni

2 Komente

  1. m
    malok vicidoli

    Gjatesia mesatare e albanezve ~172cm ......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje