Kombëtarja dhe pordhët shqiptare

31 Maj 2024, 11:34Sport TEMA
Kombëtarja dhe pordhët shqiptare

Nga Edmond Arizaj

Ne harrojmë shpejt. Kujtesa jonë është si e peshqve. Një javë duke analizuar, debatuar, kritikuar, sulmuar, mallkuar, listën, apo mungesat në ekipin provizor thirrur nga Silvinjo. (1 milionë e ca trajnerë që mund të bënin më mirë se ky).

Ka dy gjëra shumë më madhore se disa të qejmbetur. Shqipëria është në Europian, në finalet e tij. Nuk jemi duke diskutuar se “për pak ia dolëm”, apo “vendi i tretë nga fundi është më i mirë se vendi i dytë nga fundi”, por po diskutojmë të kalojmë Italinë, Spanjën apo Kroacinë!!! Dhe kjo teorikisht duhet t’i bënte bashkë gjithë shqiptarët e shqipfolësit.

Kujt i thua! Do gjejnë një kleçkë me domosdo dhe me se s’bën do japin mendimin e tyre që kategorikisht është më i miri, më i sakti, dhe padiskutim më i arrirë se i Silvinjos. (Humels nuk u thirr në kombëtaren gjermane, por u mërzit vetëm mbrojtësi veteran, jo gjysma e Gjermanisë).

E dyta që ka mbetur pothuaj e virgjër në diskutime e debate: Kombëtarja jonë, ndryshe nga të gjitha të tjerat që po shkojnë në Gjermani, nuk ka ASNJË lojtar nga kampionati vendas. Mos do ia hidhni fajin edhe për këtë Silvinjos? Apo duhet të bënte “sevap” e të merrte ndonjë nga kampionati anemik i Shqipërisë?!

E bukura është kur komentuesit e rrjeteve sociale bëjnë ekspertin, ndërsa “ekspertët” nëpër studio e intervista bëjnë të irrituarin e rrjeteve sociale.

Sa pak modestë e falënderues që jemi! Aq më pak, mendojmë e kujtojmë. E pothuaj aspak për të qenë bashkë “në të mirë e në të keq”. Para pak kohësh ishim gati t’i bënim monument në Tomorr Silvinjos, këto ditë pothuaj e linçojmë. Egzakt teoria e turmës!

Uroj me shpirt që Shqipëria të bëjë një paraqitje më shumë se fantastike në Gjermani, jo vetëm për kënaqësinë e të gjithë shqiptarëve, për emrin, për të ardhmen, krenarinë, por andej nga fundi i listës, edhe për të mos patur mundësi që shpirtvegjlit të gëzohen e të nisin të shesin pordhë me tonë për “parashikimet” e tyre e gabimet e Silvinjos, e jo me kile si deri tani.

Forca Shqipëri! Forca djema! Forca Silvinjo!

8 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Edmond ! Te pergezoj per kete trajtese. Jemi çudi per t' u çuditur ne. Ne jemi mrekulluar me trajnere shqiptare te kombetares kur kemi bere ndonje rezultat sesasional si barazimi me Gjermanine ne 1967, qe i lam jashte europianit, apo fitoren 3 me 2 me Moldavine per here te pare jashte shtetit... Me vjen keq qe komentojne zgjedhjet e Silvinjos lloj-soj injorantesh...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosovari i Sylvinjos

      Shkrim i nje legeni Ky idiot i shkrimit nuk kupton se ketu behet fjale per mungese Profesionalizki dhe Drejtesie nga ana e Sylvinjos qe veproi tamam si halabak rrugesh ne perzgjedhjen e lojtareve pa prrdorur asnje lloj kriteri Meritokracie. Dhe kjo eshte fyerje per cdo Shqiptar sese Sylvinjo veproi sikur ketu nuk jetojne njerez , po sikur jemi ne xhungel. Ndaj te gjithe specialistet e futbollit duhet ta denojne patjeter jete sjellje te piste prej te korruptuari te Sylvinjos ne perzgjedhjen e lojtareve. Te mos e lene te kaloje pa lagur ky legen trajner Nuk diskutohet qe Sylvinjo ka bere pazar me lojtaret , ndaj SPAK. ta hetoje kete qelbesire te piste, qe e mbushi Kombetaren me gjithe budallenjte e Kosoves. Mire qe nuk thiri ne Kombetare dhe Ramush Haradinaj ????

      Përgjigjjuni
    2. A
      Adriatik.

      Shume mire ka shkrujtur zoteria.I ka ngelur te na jape edhe vendin qe do zere ekipi jone ne grup. Forca djem.Pordhe gazetari.

      Përgjigjjuni
      1. a
        abc

        Kur do të shkruajë edhe ky, që nuk di se çfarë thotë?!

        Përgjigjjuni
        1. t
          tomhanks

          Ky eshte nje shkrim i para nje muaji i autorit te shkrimit qe batallet e Temes e marrin dhe i japin hapesire. Shikoni çfare budallai ze vend ne portalet shqiptare. Edmond Arizaj Pse ra “tërmeti” në USA? Dihet që në Amerikë nuk bie tërmet, dmth andej nga Bregu Lindor. Mirëpo ja që ra në New Jersey dhe ishte shumë i fortë. Ju mendoni se ishte tërmet vërtetë?! Po ta vrisni pak mendjen, dhe të kujtoni ato që kam lajmëruar unë dhe të tjerë si unë për dhjetë vjet rresht do ta kuptoni se çfarë po luhet. Ju kam thënë që Hëna që shihni ju nuk është ndonjë trup qiellor. Atë e kanë vënë këta që drejtojnë botën, dhe është Hëna e pestë. Tani që do të ndodhë eklipsi në 8 Prill, ata vendosën që ta ndërronin Hënën prapë, dhe kjo do të ishte e mbushur përveçse me prozhektorë edhe me kamera super të ndjeshme që kontrollojnë lëvizjet e dhjetë miliardë personave njëkohësisht dhe raportojnë tek këta të Kabalës. Eklipsi do të ishte sinjali për nisjen e eleminimit të pesë miliardë njerëzve siç u kam thënë tetë vjet më parë. Por gjatë nisjes për ngritjen në qiell të Hënës, që do të bëhej nga tunelet e New Yorkut dhe New Jerseyt, diçka shkoi keq dhe një nga motorët e Hënës së re plasi rrugës, dhe kjo shkaktoi tërmetin. Ata nuk kanë hequr dorë dhe do të bëjnë edhe një përpjekje tjetër ne krahun tjetër, në Bregun Perëndimor nga Arizona. Mos dëgjoni budallenjtë që mbahen si ekspertë pse kanë mbaruar ndonjë shkollë e kanë bërë ca studime. Ja pyetini: Meqë ishte tërmet, pse nuk kishte pasgoditje si ai tërmeti që ra në Shqipëri?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sara

            te rrofte kosherja

            Përgjigjjuni
          2. p
            pjeter

            Bravo,duhet vetem ta mbeshtesim kete kombetare,e te besojme te ky grup,qe fatkeqesisht nuk mund te shkonin te gjithe ne fazen finale,keta qe jane grumbulluar jane me te pershtateshmit e Silvinios , po ashtu, as qe diskutohet edhe " hip se te vrava,zbrit se te vrava" qe tashme, eshte nje sport kombetar ne Shqiperi,e qe eshte veshtire te gjesh nje fitues!!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sokrat ziu gramsh

              Bravo Stlviinjo

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje