AKCESK organizoi me mbështetjen e One Telecommunications dhe ALBtelecom trajnimin dy ditor për“Menaxhimin e incidentit kibernetik”

29 Dhjetor 2022, 10:58Hi-Tech TEMA

AKCESK organizoi me mbështetjen e One Telecommunications dhe ALBtelecom

Interneti dhe teknologjia e informacionit, gjithnjë e më shumë po impaktojnëshoqërinë dhe ekonominë nëtërësi dhe bashkë me to rritet edhe rreziku ndaj kërcënimeve kibernetike.

Siguria dhe reagimi ndaj incidenteve kibernetike ishte kryefjala e një trajnimi të thelluar për "Menaxhimin e incidentit kibernetik" që AKCESK organizoi dy ditë radhazi, me të gjitha Infrastrukturat Kritike të Informacionit, të ndara sipas sektorëve, në përmbushje të objektivave të "Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2020-2025".

Qëllimi i trajnimit ishte  rritja e kapaciteteve profesionale të nevojshme për operatorët e infrastrukturave kritike në Shqipëri, si një ndër objektivat kryesore të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Gjithashtu gjatë trajnimit dy ditor për t’i bërë sa më konkrete dhe praktike njohuritë e marra u organizua një stërvitje kibernetike, me skenarë të mbështetur në praktikat më të mira.

Të qenit vigjilent dhe i përgatur  mbeten përherë motoja e aktiviteteve që ofrojnë mundësi për të diskutuar rreth sfidave të sigurisë kibernetike.

One dhe ALBtelecom është një kompani e përgjegjshme sa i takon çështjeje sensitive që lidhen me sigurinë në internet, duke investuar në marrjen e masave të duhura,në mënyrë që abonentët të jenë të sigurt për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e të dhënavetë tyre.

Në ditët e sotme siguria kibernetike është prioritet i infrastrukturave kritike të informacionit, duke përfshirë edhe biznesin.

AKCESK organizoi me mbështetjen e One Telecommunications dhe ALBtelecom

 

Lini një Përgjigje