Si ta përdorim teknologjinë pa shkatërruar jetën

26 Dhjetor 2022, 18:21Hi-Tech TEMA

Si ta përdorim teknologjinë pa shkatërruar jetën

Në vitin 1995, vite përpara se të fillonte të bashkëpunonte me kërkimet e kësaj rubrike, Rena Rudavsky dhe familja e saj u përzgjodhën për të marrë pjesë në një eksperiment novator teknologjik: hulumtuesit e Carnegie Mellon University do të instalonin një kompjuter në dhomën e tyre të ndenjes dhe do ta lidhnin me internetin. Në atë kohë vetëm të 9% e amerikanëve përdornin internetin (në 2020 ishte rreth 91%). Rena, që në atë kohë ishte në vitet e para e shkollës së mesme, kujton se ishte ulur përpara kompjuterit gjitha ditët, duke marrë pjesë në chat room dhe duke naviguar në ueb. Kur mbaronte, ishte një familjar i saj që zinte vendin e saj. Çuditërisht, ky eksperiment nuk ngjalli biseda të mëdha në shtëpinë e saj. “Nuk kemi folur shumë në dhomën e ndenjes kur kompjuteri ishte i ndezur”, më ka thënë Rena nëpërmjet emailit. Veç kësaj, “asnjëri prej nesh nuk i ndante përvojat private në internet me familjarët e tjerë”. Përvoja e Rena ishte zakonshme siç demonstruan hulumtuesit që në 1998 botuan studimin HomeNet, sot i bërë i famshëm. “Një përdorim më i madh i internetit është i shoqëruar me një rënie të komunikimit të pjesëmarrësve me familjarët e tyre” dhe “me një zvogëlim të dimensioneve të rrethit social të tyre”, shkruan hulumtuesit. Fakt akoma më preokupues, kjo çonte në një “rritje të depresionit dhe të vetmisë [së pjesëmarrësve]”. Po t’u përmbahesh atyre që thotë Rena, përvoja e saj i konfirmon këto rezultate.

Një e vërtetë më e thjeshtë

HomeNet mund të jetë (dhe është) interpretuar si një aktakuzë kundër internetit, ekraneve apo teknologjisë moderne të komunikimit në përgjithësi. Në realitet ilustron një të vërtetë shumë më të thjeshtë mbi dashurinë dhe lumturinë: teknologjia që përjashton ndërveprimin me të tjerët në jetën reale e redukton mirëqenien tonë dhe prandaj duhet të menaxhohet me vëmendje të madhe në jetën tonë. Për t’ia nxjerrë të gjitha benefitet, duhet të përdorim instrumentat dixhitalë në mënyra që i përmirësojnë marrëdhëniet tona.

Pandemia e Covid-19 ka krijuar një mjedis pjellor për kërkimet mbi koneksionin social. Çdo herë që rrethanat e jetës sociale ndryshojnë papritmas, hulumtuesit si unë vrapojnë që të bëjnë pyetje të vështira njerëzve, me blloqet e tyre të shënimeve në dorë. Njëra prej zonave më të rëndomta në dy vitet e fundit ka qenë tentativa për të kuptuar sesi kalimi i papritur masiv në komunikimin dixhital – me zvogëlimin pasues të takimeve personalisht – ka influencuar koneksionet sociale në tërësinë e tyre. Në një artikull të botuar në revistën “New Media & Society”, hulumtuesit kanë përcjellë një studim mbi rreth 3000 të rritur gjatë muajve të parë të pandemisë dhe kanë zbuluar se emailet, rrjetet sociale, lojërat online dhe sms qenë zëvendësues të papërshtatshëm të ndërveprimeve personale. Thirrjet zanore dhe videothirrjet qenë lehtësisht më të mira (edhe pse kërkimet e mëpasme e kanë vënë në dyshim vlerën e këtyre teknologjive).

Aktivitete zëvendësuese

Të qenit socialisht të lidhur është një prej çelësave të lumturisë. Nëse kjo e zvogëlon, është më keq, dhe e njëjta do të ndodhë për të dashurit tuaj, sidomos për fëmijët tuaj. Një studim i vitit 2014 ka zbuluar se 62% e fëmijëve amerikanë mendon se prindërit janë tepër të hutuar sa t’i dëgjojnë; arësyeja numër një është përdorimi i celularit nga ana e prindërve. Mënyra ku vetmitarët diversivë si shikimi i faqeve ueb apo navigimi i reduktojnë koneksionet sociale është e qartë: janë aktivitete që zëvendësojnë ndërveprimin. Por komunikimet virtuale, ashtu si mesazhet tekst, janë për nga natyra e tyre ndërvepruese dhe teorikisht duhet të jenë më pak të dëmshme. Problemi është se me këto teknologji humbasim thellësinë apo dimensionalitetin tonë. Mesazhet e tekstit nuk mund t’i transmetojnë shumë mirë emocionet, pasi nuk mund t’i dëgjojmë apo shohim bashkëbiseduesit tanë; e njëjta vlen për mesazhet direkte në rrjetet sociale (më në përgjithësi rrjetet sociale nuk përdoren për të komunikuar me një individ të veçantë, por për të transmetuar informacione një publiku më të gjerë). Këto teknologji u qëndrojnë ndërveprimeve personaëe si një version i pikseluar në bardhezi si Gioconda i qëndron asaj reale: janë të identifikueshëmm, por të paaftë që të prodhojnë të njëjtat efekte emotive.

Komoditet dhe mirësjellje

Me komunikimet me dimensionalitet të ulët tentojmë ta kalojmë nga një njeri tek tjetri dhe, për pasojë, t’i ndryshojmë thellësinë me gjerësinë. Ja pse në bisedimet ballë për ballë tentojnë të jenë me ekspansive dhe më të pasura se ato të kryera nëpërmjet tekstit. Hulumtimet kanë demonstruar se bisedat e thelluara sjellin më shumë mirëqenie sesa komunikimet e shkurtëra. Ndërkohë, nga një studim i fundit longitudinal ka dalë se adoleshentët që dërgojnë më shumë mesazhe respektivisht bashkëkohësve të tyre tentonin të eksperimentonin më shumë depresion, më shumë ankth, më shumë agresivitet dhe raporte të këqija me baballarët e tyre. Mund të duket e çuditshme që edhe jashtë rrethanave të imponuara nga pandemia adoptojmë vullnetarisht teknologji që dëmtojnë lumturinë tonë. Shpjegimet kryesore janë dy: komoditeti dhe mirësjellja. Vegjetimi përpara një ekrani (gjë që 9 adoleshentë amerikanë në 10 thonë e e bëjnë për të “kaluar kohën”) është thjesht më e lehtë sesa të flasësh me një njeri dhe komunikimet virtuale si ato me aplikacionet e tekstit janë më të shpejtë dhe më të lehtë se një vizitë tek një njeri apo një telefonatë. Mendoni për këto teknologji si ushqimi i gatshëm për përdorim në një minimarket: nuk është maksimumi, por është sigurisht më komode, dhe pasi ne ngrënë sa duhet burrito të ringrohur në mikrovalë, harrohet shija e asaj të vërtetës.

Me proliferimin e mesazheve tekst dhe të rrjeteve sociale, shumë njerëz frikësohen se komunikimi më të tjerët nëpërmjet komunikimeve stil i vjetër mund të rezultojë i komplikuar. Një herë i kam kërkuar njërit prej fëmijëve të mi të rritur, teksa i shkruante një mesazh një miku, se pse nuk kishte shtypur 10 numra dhe nuk kishte folur me të. “Do të ishte e paedukatë”, mu përgjigj. Në vitin 2019 hulumtuesit kanë zbuluar se familjet që jetonin në largësi shpesh favorizonin komunikimet asinkron si sms për t’i reduktuar në minimum ndërhyrjet në kohët e të tjerëve. Kjo nuk do të thotë se tendenca është universale; personalisht u telefonoj të gjithë fëmijëve të mi çdo ditë në FaceTime (dhe shtirem se nuk e vërej bezdinë e tyre). Braktisja e internetit dhe eliminimi i komunikimeve virtuaëe nga jeta qartazi që nuk është zgjidhja. Rrezikohet që të izolohesh dhe do ta kompromentonte aftësinë për të fituar jetë. Megjithatë kërkimet regojnë se mund të mësohet të përdoren teknologjitë për t’i integruar, në vend që t’i zëvendësosh, marrëdhëniet. Ja dy mënyra për ta bërë.

Të ndërveprosh është më mirë sesa të vegjetosh

Nuk ka asgjë revolucionare në këtë rregull: 45 vite më parë prindërit e mi më thonin që të dilja me shokët e mi në vend të të rrija e të shikoja televizor. Diferenca sot, përtej faktit që televizioni nuk qëndron në xhep, qëndron në evidencën empirike: sot dimë se, nëse praktikohet me tepri, shkëputja vetmitare dhe mbi një ekra e redukton lumturinë dhe mund t’i sjellë shqetësime gjendjes shpirtërore të tilla si depresioni dhe ankthi. Për t’i braktisur zakonet jooptimale, mund të përdoren opsionet e dispozitivëve që llogarisin kohën e kaluar në rrjetet sociale, në internet dhe të kufizohen në një orë në ditë ose më pak. Një qasje tjetër popullore, që nuk është testuar akoma nga hulumtimi akademik, konsiston në ndryshimin e rregullave të dispozitivëve, duke kaluar nga vizualizim me ngjyra në një shkallë të hirtash. Im bir e ka bërë dhe betohet se e ka zvogëluar ndjeshëm kohën që kalon duke vegjetuar.

Krijimi i një hierarkie komunikimi

Është e paarësyeshme të presësh që dikush të pushojë së dërguari mesazhe, por mund t’i drejtohesh pakashumë këtij instrumenti nëse ke një “rend të operacioneve” për të folur me miq, kolegë dhe njerëz të dashur. Kur është e mundur, privilegjohet takimi personal, sidomos me miqtë e afërt. Një studim i vitit 2021, i botuar në revistën “Computers in Human Behavior Reports”, ka zbuluar se sa më shumë njerëzit komunikojnë ballë për ballë me partnerët e tyre, aq më shumë ndjehen të kuptuar dhe aq më të kënaqur me raportin e tyre. Kur është e pamundur të takohen, më mirë të zgjidhet një teknologji që parashikon një kontakt ballë për ballë apo telefoni. Dërgimi i mesazheve apo përdorimi i teknologjive të ngjashme vetëm për çështje ndërpersonale apo urgjente. Eksperimenti formativ të cilit Rena i ishte nënshtriar gjatë adoleshencës e ka bërë që të reflektojë thellësisht mbi efektet e internetit dhe ka pasur një impakt mbi përdorimin që i ka bërë teknologjisë gjatë gjithë jetës së saj. Kishte një profil Facebook në universitet, por e ka fshirë pasi është diplomuar dhe nuk i është kthyer më kurrë. Shmang rrjetet e tjera sociale dhe fëmijët e saj nuk janë në internet.

Për standardet e sotme, jeta e saj mund të duket demode. Vajza e saj u bie derës së fqinjëve për t’i vizituar, familjarët e saj ulen në portik pas darke, duke bashkëbiseduar midis tyre dhe kalimtarëve. Shkruan dhe dërgon letra prej letre dhe, kur e pëdor teknologjinë, e përdor si shtojcë të raporteve të saj, jo për t’i zëvendësuar ato: për shembull, mban aktin e një grup mesazhesh për prindër, por vetëm për të organizuar aktivitete personale. Për pjesën më të madhe të nesh – sidomos për njerëzit që janë rritur bashkë – interneti është një pjesë e padiskutueshme e ekosistemit të jetës, që futet në çdo të çarë dhe çdo vrimë pavarësisht nga vendimet tona të vetëdijshme. Nuk do të kthehemi në jetën që jetonim përpara këtij lloji teknologjie, natyrisht. Megjithatë, mund dhe duhet ta përdorim me vëmendje në shërbim të dashurisë.

The Atlantic- Përgatiti: Armin Tirana

Lini një Përgjigje