Mund të qëndrojë nën ujë për katër ditë, ju prezantojmë me superjahtin Nautilus

12 Tetor 2022, 15:58Hi-Tech TEMA

Mund të qëndrojë nën ujë për katër ditë,

Prodhuesi holandez i jahtit U-Boat Worx, ka prezantuar dizajnin e superjahtit që kushton 25 milionë dollarë.

Jahti i quajtur Nautilus mund të lundrojë mbi dhe nën sipërfaqen e ujit dhe të qëndrojë nën ujë për katër ditë. Megjithatë, prototipi funksional mbetet akoma një ëndërr. Por, falë përpjekjeve dhe ekspertizës së kompanisë U-Boat Worx, kushdo që është i gatshëm t’i paguaj 25 milionë dollarë, do ta ketë superjahtin Nautilus që është 37.5 metra dhe mund të lundrojë nën ujë.

Pjesa e sipërme ofron luks të pafund përfshirë pishinën, barin, kuzhinën dhe shumëçka, e të gjitha këto elemente mund të palosen pa problem kur Nautilus futet nën ujë. Në dispozicion është edhe varka elektrike që i reziston shtypjes së ujit dhe që mbetet pjesërisht jashtë jahtit duke ofruar mundësi që t’i transportojë zhytësit në lokacione të ndryshme. Në brendësi të jahtit është kuzhina, dhoma e qëndrimit ditor për katër persona, ka dritare të rrumbullakëta, pesë dhoma gjumi ku një prej tyre është më e madhe nga tjerat.

Gjithashtu në kabinë ka hapësirë të mjaftueshme edhe për gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Motori që e vë në lëvizje funksionon me naftë, por ka edhe një tjetër elektrik që i ndihmon të lëvizë me shpejtësi prej 16 kilometra në orë. Jahti mund të qëndrojë nën ujë për katër ditë në një thellësi prej rreth 200 metra. U-Boat Worx i plotëson kërkesat e çdo blerësi, kur është fjala për dizajnin. E ata që vendosin ta kenë një të tillë, duhet të presin deri në 30 muaj.

Rikujtojmë, se kompania ‘U-Boat Worx’ që merret me prodhimin e nëndetëseve private, ka prezantuar së fundmi modelin e ri. Fjala është për modelin UWEP, përkatësisht ‘Under Water Entertainment Platform’, që është 35 metra e gjatë, 7.62 e gjerë dhe 7 e lartë, kështu kjo nëndetëse mund të përdoret edhe për organizime festash. Nëndetësja mund të akomodojë deri në 120 pasagjerë, që është relativisht shumë dhe ka bateri me kapacitet 1.2 mWh që është e vendosur në pjesën e poshtme.

 

1 Komente

  1. K
    Kajo Karafili

    Se mos fut uj se na q!u nonen.

    Lini një Përgjigje