Një veçori pak e njohur e sigurisë në iPhone është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi pengoi përpjekjet e autoriteteve federale amerikane për të kontrolluar pajisjet e sekuestruara të një gazetareje. Kohët e fundit, “Modaliteti i Bllokimit” (Lockdown Mode) i Apple i pengoi agjentët e FBI-së të hynin në iPhone-in e gazetares së Washington Post, Hannah Natanson.
Agjentët sekuestruan telefonin dhe pajisje të tjera gjatë një kontrolli në shtëpinë e saj, si pjesë e një hetimi ndaj një kontraktori të Pentagonit. Megjithatë, FBI raportoi se ekipi i tyre i specializuar “nuk mundi të nxirrte” të dhëna nga iPhone sepse ishte aktivizuar ky modalitet.
Pra, çfarë është saktësisht ky modalitet, si funksionon dhe a duhet ta përdorni?
Çfarë është “Lockdown Mode”?
Apple e përshkruan këtë si një mjet mbrojtjeje “opsional dhe ekstrem”, i projektuar për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike shumë të sofistikuara (si ato të sponsorizuara nga shtete). Ai është i disponueshëm në iOS 16, macOS Ventura dhe versionet më të reja.
Funksioni vendos kufizime të rrepta në aplikacione dhe veçori për të zvogëluar “sipërfaqen e sulmit” që mund të shfrytëzojnë programet spiune (spyware).
Pse Kodi është më i sigurt se Biometria?
Një mësim i rëndësishëm nga ky rast lidhet me mënyrën se si e kyçni telefonin.
Biometria (Fytyra/Gishti)- Ligjërisht, autoritetet në shumë vende mund t’ju detyrojnë ta hapni telefonin duke e mbajtur atë para fytyrës ose duke vendosur gishtin në skaner.
Kodi (Passcode)- Ekspertët thonë se kodet janë më të sigurta ligjërisht, pasi autoritetet e kanë më të vështirë t’ju detyrojnë të tregoni një fjalëkalim që keni në mendje.
Në rastin e Natanson, agjentët kishin urdhër për të përdorur biometrinë e saj, por ajo e kishte çaktivizuar atë dhe përdorte vetëm kodin. FBI pranoi se “nuk mund ta detyronte të jepte kodet e saj”.
Si ndikon ky modalitet në telefonin tuaj?
Kur aktivizoni “Lockdown Mode”, telefoni nuk do të sillet si zakonisht. Ja çfarë ndryshon:
Mesazhet- Shumica e bashkëngjitjeve (foto/video) bllokohen.
Interneti- Disa faqe mund të ngarkohen ngadalë, imazhet mund të mos shfaqen dhe shkronjat (fontet) mund të ndryshojnë.
FaceTime- Thirrjet nga njerëz që nuk i keni telefonuar kurrë më parë bllokohen automatikisht.
Fotot- Informacioni i vendndodhjes hiqet kur ndani foto.
Lidhjet- Telefoni nuk lidhet automatikisht me kompjuterë apo aksesorë të pasigurt USB.
Nëse përpiqeni të skanoni një kod QR në një restorant ose palestër përmes shfletuesit të internetit, kamera mund të mos funksionojë. Do t’ju duhet ta fikni modalitetin për të kryer veprime të tilla.
Si ta aktivizoni (hap pas hapi)
Nëse mendoni se keni nevojë për këtë nivel sigurie, ja si ta bëni:
Shkoni te Privacy & Security (Privatësia dhe Siguria).
Zbritni në fund dhe prekni Lockdown Mode (Modaliteti i Bllokimit).
Futni kodin tuaj të telefonit (Passcode).
Pajisja do të riniset (restart) dhe do të jetë nën mbrojtje maksimale.
Për ta çaktivizuar, ndiqni të njëjtat hapa.
Apple thotë qartë: “Shumica e njerëzve nuk do të jenë kurrë shënjestër e sulmeve të kësaj natyre”. Për përdoruesin mesatar, ky modalitet mund të jetë i bezdisshëm sepse kufizon funksione të përditshme. Megjithatë, për gazetarë, aktivistë, apo zyrtarë që mund të jenë në rrezik përgjimi, ky është mbrojtja më e fortë që Apple ofron.
Seriozisht e keni qe do ti mbroje Lockdown te dhenat e iPhone? Jeni shume mbrapa me teknologjine. Po gjithe informacionet i iPhoneve kalon njehere nga serverat e NSA dhe Palantir, pastaj te Apple Google Amazon Microsoft Meta e me radhe. Nuk ka fare nevoje ta zhbllokoj FBI telefonin qe te shikoj se cfare ka telefoni, sepse gjithe informacionin e ka ne Cloud dhe Datacenters. Por si gjithmone, Apple mashtron perduruesit duke ju dhene nje sens sigurie false. Me pak fjale mbulon mutin me shurre. Une personalisht as nuk qasem fare te iPhone-et, as me dore nuk dua ti prek.. Eshte 100% pajisja me e sofistikuar spiune.
@IT-a rebel, je koqe kandari. Jo te mbrohesh nga NSA o i uruar, por nga hajdutlleqet e tjera qe gjen rruges. ????
Po pse o i uruar, agjenci hajdutesh eshte FBI qe kerkonte te dhenat e Gazetares sipas artikullit? C'fare te dhenash valle kerkonte FBI nga nje gazetar, qe supozohet se ka lirine e shprehjes me ligj, dhe eshte puna e tij te investigoje e publikoje te palarat e atyre qe i japin urdhera FBI-se. Po nuk jemi ne Bashkimin Sovietik apo ne Gjermanine Lindore te Stasit, qe donin te dinin c'fare thua, kur pjerdh apo merr fryme. Supozohet se jetojme ne Demokraci, te pakten ne aparence dhe kushtetute. C'fare krimi paska bere kjo Gazetare pervec faktit se eshte nje Gazetare? Kjo histori te ben te mendosh dhe me thelle, se sa e rendesishme eshte ruajtja e privatesise ne kohet qe jetojme. Sistemet totalitare nuk instalohen brenda dites. Ato vijne gradualisht dhe ne shumicen e rasteve dhe me konsesusin e turmes, qe nuk e kupton se sot ndoshta nuk ke asgje per te fshehur, por kjo mund te ndryshoj neser dhe ajo qe nuk fsheh sot, neser mund te perdoret kunder teje e te shpallesh Armik i Popullit ose te kufizohesh ne akseset e perditshme me institucione apo kompani private. Se te dhenat personal qe vidhen nga Apple dhe kompanite e tjera te iPhone-et nuk fshihen kurre, por regjistrohet e arkivohet pergjithmone.
Leji bagtit majn iphone, se ska ci duhet siguria datave le thajn e dhjesin se per at qellim jan ne ket bot, cdo Paisje e cdo program sidomos amerikan qe nuk esht open sourse osht 100% i kontrollushem nga cdo agjenci spiunesh shteti normalisht shumica skan nevoj per privatsi ska c duhet se skan ca me rujt, po kujt i duhet e kush ka me rujt nuk keshillohet apsolutisht iPhone vetem programe open source munsisht kriptume pgp.